"Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura. Në tekstet shkollore ose nuk përmendej fare, ose thjesht shtonte "një prej tradhtive të shumta të ish-mbretit Zog". Studimi i M. Stafës përfundimisht e shqipton problemin në formë akademike-shkencore, duke e shpëtuar prej folklorit dhe "shkencës atdhetare".
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq".Pasi përfundoi studimet e shkollës masteriale, duke mbrojtur tezën e saj për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin dhe stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq; Monika Shoshori Stafa ka kryer një studim tjetër me karakter gjithashtu monografik. “Monarkia kundër Republikës – Si u shit Shën Naumi”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Naimi”. Bëhet fjalë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti (katër çerek-mbretër), republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet (protektorat), regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare. Të gjitha këto, të ndërprera prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme. Kjo monografi me karakter sintetik, mbështetur në të dhëna të fshehura a të mënjanuara të historiografisë shqiptare, si dhe në anketimin e mendimit shkencor aktual, përfshihet në këtë libër, ku botohet për herë të parë, duke shtruar e zgjidhur shumë pikëpyetje pikërisht në pragun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.