2013-12-06

Vdiq Nelson Rolihlahla Mandela, 1918 – 2013




Presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut dhe ikona e luftës kundër aparteidit,Nelson Rolihlahla Mandela, (1918 – 2013)vdiq  në moshën 95 vjeçare.

Mandela ka udhëhequr tranzicionin e Afrikës së Jugut nga sundimit i pakicës së bardhë në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Ai kishte marrë një trajtim të gjatë mjekësor në shtëpi, pas tri muajve të kaluara në spital, për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Vdiq Nelson Mandela (Video)

Në një deklaratë në televizionin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Jacob Zuma tha se Mandela “u nda nga ne në paqe”.

"Kombi jonë humbi djalin më të madh”, theksoi ai. 
Laureati i Çmimit Nobel të Paqes ishte një prej shtetarëve më të nderuar në botë, pasi predikonte pajtimin pavarësisht se kishte kaluar 27 vite në burg. Ai është parë rrallë në publik, që nga pensionimi i tij zyrtar më 2004.
Nelson's Mandela's life in pictures (Getty;Reuters;AP)

“Ajo që e bëri Mandelan të madh është pikërisht ajo që e bëri atë njeri. Ne pamë tek ai atë që ne kërkonim në veten tonë”, tha Zuma, transmeton BBC. "Nelson Mandela na bashkoi dhe ne së bashku ia japim lamtumirën e fundit”. 



Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) (18 korrik 1918 - 5 dhjetor 2013) ishte President i Afrikës Jugore dhe Luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore.



 Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje.
Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhti të lartë" nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë.



 Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit a u bë lideri i grupit të armatosur së ANCs, Umkohnto we Sizwe. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u denua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u denua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte.


Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demoklratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.



Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishtë aktiv për organizata për drejta të njerëzve të ndryshme.Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.

Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.

Personale

Ishte 3 herë i martuar dhe ka 6 fëmijë. Gruaja e tij e mbramë vdiq në 2004. Mandela është i dekoruar me 50 çmime doktori në mbarë botën. Ai u dekorua edhe me çmimin indian civil Bahrat Ratna (1990) me të cilin u dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.

Djali i tij i dytë, Makghato Mandela avokat dhe biznismen, vdiq me 6 Janar 2005 në moshën 54 vjeçare nga sëmundja HIV, SIDA.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...