Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/12/05
Isa u kundërpërgjigjet akuzave për Rrahman Morinën: “Rrahmanin, komunizmin edhe Putinin ua lë juve kumbarë”
Kryetari LDK-së nëpërmjet postimit në fb i është kundërpërgjigjur për herë të parë akuzave për bashkëpunim me Rrahman Morinën, duke treguar se ai e braktisi Kosovën, për shkak se akuzohej për cenim të rendit kushtetues të Jugosllavisë, për çka mund të dënohej me 20 vjet burg. “Rikujtim për të paditurit dhe të paaftit : Sot u them se unë jam larguar nga Kosova më 15 Shtator të vitit 1990, ndërsa më 19 Shator të atij viti më është lëshuar fletarresti për vepër të cenimit të integritetit territorial të ish Jugosllavisë, e dënueshme deri në 20 vjet burg, dhe nga ajo kohë kam qëndruar 9 vite në ekzil duke punuar për Kosovën, i ndarë nga familja, por nuk kam kërkuar kurrë azil politik, sepse gjithnjë më ka mbajtur shpresa të kthehem në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në fb.
Ai më tej për ata që e akuzuan rëndë si bashkëpunëtorë të Rrahman Morinës në fushatën e tretë zgjedhore për të gjallë të tij, thotë se mund ta thërrasin kurdo në ndihmë edhe Putinin, pasi janë të pafuqishëm të ballafaqohen me të, ndërsa ua rikujton se të fitosh me akuza të tilla, është një kurth për vetveten. “Prandaj, edhe Rrahmanin, edhe komunizmin edhe Putinin ua lë për kumbarë atyre që kanë dëshirë t’i thërrasin në ndihmë, kur nuk gjejnë argument të tjera për të këmbyer me mua. Ata që ndihmuan kundërkandidatin tim për të fituar duke u shërbyer me metoda të tilla duhet ta dinë se ato janë kurthë e së ardhmes së tyre. Sot nuk ka filluar kjo botë dhe nuk mbaron, jeta është e gjatë e LDK sot është më e fortë se kurdoherë më parë. Por, uroj që nga këto zgjedhje të fitoj qytetari në çdo pjesë të Kosovës. Isa Mustafa”, ka shkruar ai në fb e tij.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment