Pikërisht pse miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e shkrimeve shqip; pikërisht pse përmes gjuhës dhe jo një totemi ndërperandorak jemi identifikuar; pikërisht pse gjuha shqipe ka konfirmuar të përbashkëtën dhe jo dallimin, në antologjinë që ka përgatitur Naim Zoto, ka mundur të bashkojë në një antologji për shqipen nga shkrimtarët shqiptarë autorët më të vjetër të epokës humaniste shqiptare, Nezimin e Frakullës (“Divan, kush pat folurë shqip / ajan e bëri Nezimi”), rilindësit e degës europiane dhe të asaj orientale, themeluesit e gjedhes kritike të mendimit shqiptar me ata të gjedhes etnocentriste, shkrimtarë të realizmit socialist dhe refuzues të rreptë të metodës së tyre në Perëndim, këngë popullore arvanitase dhe poetë arbëreshë të “Rilindjes së tretë” (duke qenë të prirur për ta pranuar mendimin e dijetarëve arbëreshë se ekziston një “Rilindje para Rilindjes” pikërisht në shekullin e 18-të, rilindja iluministe që përgatitën kolegjet, shkollat, shekulli i akademive dhe universiteteve). Në këtë antologji qendrojnë pranë e pranë pa ndonjë ankim ndaj njëri-tjetrit Buzuku e Bogdani, Budi e Bardhi, Nezimi e G. Schirò-i, Naimi e Lasgushi, Çajupi e Mitrushi, Ali Asllani e Filip Shiroka, Mjedja e Fishta, Koliqi e Camaj, Kadare e Agolli, Arapi e Gjetja, Qiriazi e Papleka, Hamiti e Podrimja, Lako e Leka.
Botimi i antologjive nuk është një traditë shumë e verifikuar në letërsinë shqipe. Më të suksesshme kanë qenë botimet e kategorisë “Studime e tekste”, duke qenë më të shfrytëzueshme për shkollat. Poradeci pati përgatitur qysh në vitin 1937 një “Antologji të kësikohshme të literaturës shqipe”. Musine Kokalari pati bërë gati një antologji të letërsisë shqipe në italisht. Nuk u botuan, jo sepse letërsia shqipe nuk e kishte kaluar tashmë vijën kritike “to collect or to select”, por sepse pritja e tyre ishte e diskutueshme.
Në rastin e antologjisë poetike për gjuhën shqipe pritja është më e sigurt. Jo vetëm sepse autori ka punuar me kërkesa të larta ndaj vetes, për të gjetur “pikën e nderit” në raportin midis vlefshmërisë dhe cilësisë, por dhe sepse me këtë antologji historishkrimi i letërsisë shqipe në fakt merr një mësim të rëndësishëm, ndonëse tërthorazi: botime të tilla, në prerjen tematologjike, do të mundësojnë ndryshimin e përfytyrimit për vetë traditën letrare, duke e promovuar atë me vlerat e saj të vërteta.
Shumë pikëpyetje që mund të ekzistojnë në mendjet e lexuesve, për mungesën e detit në letërsinë shqipe, për mungesën e erosit, të gruas, deri dhe të njeriut, do të merrnin një përgjigje bindëse, së pari, duke përzgjedhur çfarë është më cilësore në traditën e shkrimeve shqipe për këto fjalë-çelësa.Mund të thuhet se shqiptarët kanë mbijetuar ndër shekuj jo pse arritën të mbrojnë kështjellat, katedralet dhe qytetet mesjetare, sepse ato ranë në duart e një perandorie teokratike që sundoi edhe me anë të shqiptarëve për afro pesë shekuj, por përmes gjuhës së tyre. Shqipja që flasim (jo shqiponja që fluturon) është kryeshenja e identitetit kombëtar shqiptar.
Romantikët e quanin “gjuhë perëndie”. Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Vetë letërsia shqipe lindi si një mundim për t’u shprehur në gjuhën amtare.
Autori: Naim Zoto
Titulli: Antologji për gjuhën shqipe
Kolana: “Në 100-vjetorin e shtetit shqiptar”
Gjinia: Poezi
Shoqëruar me një studim të prof. dr. Shaban Sinani
ISBN: 978-9928-109-21-7
Nr. i faqeve: 192