“Europeizmi si histori mendimi” është i treti studim monografik brenda tre vjetësh i historianit Liman Varoshi. Ai vjen pas monografisë “Ballkani mes tri perandorive”, kushtuar zhvillimeve historike gjeopolitike që ndodhën në gadishullin e vjetër prej gjysmës së dytë të shekullit të 19-të deri në shembjen e perandorisë austro-hungareze, perandorisë otomane dhe perandorisë cariste ruse; dhe monografisë tjetër “Lufta e ftohtë në Europën e Lindjes”, një argument që në dekadat e fundme është sundues në studimet historiografike në botë. Liman Varoshi, në librin e tij të ri, ka për qëllim të certifikojë procesin se si utopia europeiste, pasi u bë një ide romantike, u kthye në një projekt funksionues, që është Europa e sotme, e cila përbën konfederatën më interesante në histori. Autori sjell në këtë libër tezën se koha e revolucioneve ka vdekur prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, çështjet europiane nuk zgjidhen më me veprim në rrugë por me lëvizje mendimi.
Libri "Europeizmi si histori mendimi", është i ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë Demokracitë perëndimore përgjatë procesit të rindërtimit pas Luftës së Dytë Botërore paraqet zhvillimet ndërkombëtare në fushat ekonomike, politike, sociale, monetare, si dhe sferat e marrëdhënieve ndërkombëtare me gjithë komplikueshmërinë dhe prapaskenat e tyre. Në kapitullin e dytë me një titull signifikativ: Demokracitë perëndimore dhe Detanta, vë në pah horizontin e gjerë të njohjes të problemeve globale nga ana e autorit i cili trajton faktorët që kushtëzuan rritjen ekonomike perëndimore, me një përqëndrim të veçantë në SHB gjatë kohës së Kenedy-it dhe Nixon-it, për t'i ndërlidhur këto me problemet me të cilat ballafaqohej BE përballë sfidave të zgjerimit, probleme këto të ndërlidhura me detantën (zbutjen) e zhvillimeve të përshpejtuara të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kapitulli i tretë është një studim përmbyllës i dy kapitujve të parë, si në rrafshin horizontal të politikave monetare të shteteve si SHBA, Angli, Francë, Gjermani e Itali po ashtu edhe në rrafshin vertikal të zhvillimeve të hovshme të të ashtuquajturit revolucion multimedial i shoqërisë post-industriale.
Autori: Prof. dr. Liman Varoshi
Titulli: Europeizmi si histori mendimi
Kolana: “Universitas”
Gjinia: Studim mongrafik
ISBN: 978-9928-109-36-1
Nr. i faqeve: 336