( Ose: “Zjushë Lumja”, përherë e rrethuar nga nxënësit e saj, me ngrohtësi dhe dashuri )
Lumja, ndërmjet nxënësve të dashur…
Kësaj radhe, dëshiroj t’i njoh lexuesit me një mësuese emërmirë, si për nxënësit dhe prindërit e tyre, nga kryeqyteti ynë Tiranë. Jemi takuar bashkë jo vetëm sivjet, në Panairin e 16-të të Librit, “Tirana-2013”, por edhe më parë, në Panairet e 14-të e 15-të të Librit, në shoqërinë e mjaft shkrimtarëve dhe poetëve të afirmuar. Ndër ta, ka qenë kolegu e miku ynë i përbashkët, Sadull Zendeli-Daja, nga Gostivari dhe që jeton tash afër 50 vjet në Suedi. Ky vetë ka botuar disa libra, me poezi e fjalorë etj.Por dhe për atë janë shkruar libra.…Atëherë, po përurohej libri “Dashuri engjëjsh”, të cilin e kishte përgatitur shkrimtari Skënder Hasko. Për të, aty foli edhe shkrimtari i njohur Bardhyl Xhama. Ndërsa, më pas edhe unë pata kënaqësinë ta përmendja në shtyp, këtë libër të një lloji tepër të veçantë. Prandaj, tani po zhvillojmë një bisedë të thjeshtë, si për kata dy libra, planet e Lumes për botime të tjera dhe, shkurt, për shumë vite të saj, në punën për edukimin dhe mësimin e brezit të ri.
1.Siç të janë drejtuar, me shumë nderim e respekt, breza të tërë nxënësish, po tëë them edhe unë kështu…Pra, “zjushë Lume”, a mund të na tregosh dicka më tepër rreth librit të parë, “Dashuri engjëjsh”, si lindi mendimi për ta hartuar atë, si u realizua botimi i tij dhe çfarë përmban?
-Ju falënderoj shumë për këtë bisedë, prof. Murati! Konkretisht, po u përgjigjem: Botimet e librave të mi kanë nisur fare thjeshtë. Kisha vite, që mblidhja shkrime nga nxenesit e mi. Ishte 7-8 Marsi i vitit 2007, kur po hyja në shtepi. Vjen një taksist dhe pyet të njohurën time për shtëpinë, se ku banoja. Me dashamirësi, ajo ia tregoi. Ai mbante dy buqeta me lule të freskëta në duar dhe, pasi m’u afrua buzagas, më përshëndeti. Sigurisht, e falëndërova dhe e përqafova me ngrohtësi. Ndërsa po hyja në shtëpi, drejtoresha e Shtëpisë Botuese “Toena”, Irena Toçi më pyeti se nga kush i kisha ato buqeta me lule, duke i cilësuar shumë të bukura.
Ndërkaq, padashur, më ranë përtokë disa kushtime. Ajo u përkul dhe i mori në duar. Nga kureshtja, i lexoi shpejt e shpejt. Në vijim, më pyeti nëse kisha të tjera krijime të tilla, nga nxënësit e mi. Ashtu siç qe fakti, iu përgjigja se numri i tyre ishte i shumtë. Me kaq, e përfunduam atë bisedë.