2013-12-05

Pëllumb Qazimi shkruan historinë e ushtrisë shqiptare përmes botimit të një monografie shkencore

Pëllumb Qazimi - Histori e ushtrisë shqiptare

Picture
Gjenerali publikon historinë e ushtrisë shqiptare

Në këtë vepër tërësore, autori Pëllumb Qazimi bën një paraqitje të gjallë prej gati tetëdhjetë vite të historisë shqiptare në shekullin e njëzetë, ndërkohë, gjithashtu, shqyrton në një farë mënyre edhe ato periudha të historisë të shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor- ecurisë së zhvillimit institucional të ushtrisë shqiptare deri në vitin 1991, shkruan profesori i njohur kroat Ivo Goldstein në parathënien e librit të Pëllumb Qazimit, botuar për herë të parë në Kroaci në gjuhën angleze. Ndërsa prof. Aleksandar Stipčević, albanolog kroat thotë se "Ky libër do të jetë i dobishëm për ata shqiptarë që nuk e njohin mirë të kaluarën ushtarake të vendit të tyre dhe shumë më tepër për ne, të huajt, të cilët shpesh harrojmë rolin që kanë luajtur shqiptarët në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë".

Autori mbështetet në një numër të konsiderueshëm burimesh, në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe, për të demonstruar dhe mbështetur tezën e tij themelore - fillimi i traditave institucionale ushtarake shqiptare mund të datohet vetëm që nga themelimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912. Duke sintetizuar me kujdes këtë material të madh burimesh, autori në mënyrë kritike dhe të mprehtë paraqet ngjarje dhe zhvillime të një periudhe që përfshin pavarësinë e Shqipërisë, dy Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, vendosjen e diktaturave komuniste në Evropën Lindore, dhe në fund ri-vendosjen e pavarësisë.

Këndvështrimi i Pëllumb Qazimit është se historia e ushtrisë shqiptare nuk mund të vlerësohet e pavarur; ajo është e lidhur ngushtë me historinë e shtetit, me politikat, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Ashtu sikundër të rëndësishme për zhvillimin e shtetit shqiptar deri në vitet ’90 të shekullit të kaluar kanë qenë ndikimi i influencave të huaja; italiane, britanike, amerikane, jugosllave dhe sovjetike. Autori shmang kurthet e tërheqjes nga thjeshtimi dhe mitizimi ndaj këtij aspekti dhe ofron një pasqyrë unike të kualifikuar socio-politike të një çështje shumë të ndërlikuar.

Vlerësime për librin (botimi në gjuhën angleze):

“Monografia e plotë e ambasadorit Pëllumb Qazimi "Albania, the Military and the Foreign Influence (1912-1991)” është një libër pionier në historinë e ushtrisë shqiptare nga pavarësia deri në rënien e diktaturës komuniste. Autori ofron një pasqyrë të të gjithë kapitujve kryesorë në këtë histori nga përpjekjet më të hershme në favor të një sistemi të besueshëm të mbrojtjes nëpërmjet varësive të ndryshme nga periudha midis dy luftërave botërore, në vështirësitë e pengesat e periudhës së luftës e të pasluftës për ndërtimin e shtetit komunist. Kjo vepër ka përfituar nga përdorimi përzgjedhës i burimeve të reja arkivore dhe siguron një udhëzues të dobishëm për subjektin dhe për kursin e ardhshëm të kontributit strategjik të Shqipërisë në mbrojtje të demokracive euroatlantike”.
Prof. Ivo Banac, Departamenti i Historisë, Universiteti i Zagrebit

“Me besim të plotë se “Albania, the Military and the Foreign Influence (1912-1991)” do të jetë një tekst i dobishëm dhe informativ, unë e rekomandoj atë për lexuesit shqiptarë dhe të huaj”.
Ivo Goldstein, profesor i Historisë, Universiteti i Zagrebit

"Dr. Pëllumb Qazimi ka shkruar një analizë shumë interesante dhe të plotë të traditave kombëtare dhe të ndikimeve të huaja në historinë ushtarake shqiptare (1912-1991). I shkruar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, libri është një kontribut i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë dhe të fqinjëve të saj".
Bo Eric Weber, ambasador i Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Kroacisë 2008-2012

"Ky libër do të jetë i dobishëm për ata shqiptarë që nuk e njohin mirë të kaluarën ushtarake të vendit të tyre dhe shumë më tepër për të huajt, të cilët, shpesh, harrojnë rolin që kanë luajtur shqiptarët në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë".
Prof. Aleksandar Stipčević, albanolog, Zagreb 2012

"Libri i Pëllumb Qazimit jep një pasqyrë unike në një pjesë të historisë ushtarake të Shqipërisë që deri tani ka qenë e panjohur në botën e jashtme. Përvojat e tij personale të asaj periudhe, kur Shqipëria ishte krejtësisht e izoluar ndërkombëtarisht, e bëjnë punën e tij veçanërisht interesante dhe të vlefshme nga këndvështrimi shkencor".
Fredrik Vahlquist, ambasador i Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Kroacisë, 2012

"Shqiptarët gjatë gjithë historisë janë përballur me sfida. Perëndimi i njeh mirë problemet shqiptare, por shpesh këto probleme kanë qenë keqpërdorur. Libri i Pëllumb Qazimit tregon qartë se Shqipëria është një aleate e shëndetshme e Perëndimit”.
Zef Mirdita, profesor, Zagreb 2012.


Skeda e librit:

Autori: Pëllumb Qazimi
Titulli: Histori e ushtrisw shqiptare: 1912-1991
Gjinia: Studim monografik
Me një parathënie nga Ivo Goldstein, Profesor i Historisë, Universiteti i Zagrebit, Kroaci.
Recensues: Prof. Ivo Goldstein
Prof. Proletar Hasani
Prof. Arshi Çela
Redaktor: Edval Zoto
Ballina: “m&b”
ISBN: 978-9928-109-62-0
Botimi i parë: “Albania, the Military and the Foreign Influence (1912-1991)”, TIPOMAT d.o.o, Zagreb, Croatia, 2012.
Copyright i këtij botimi ©: Autori
Nr. i faqeve: 312
Çmimi: 1000 lekë/10 euro.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...