Jemi në fund të kurorëzimit të një pune dy vjeçare studimore intensive. Porsi një fëmijë në hapat e parë me ndihmën dhe mbështetjen tuaj, arrita të ecë në një rrugë, që sinqerishtë për mua ka qënë një ëndërr e largët, si mollë e ndaluar, duke parë rrethanat dhe të papriturat që jeta na servir e na zënë në befasi. Këtu mora kurajon dhe forcën për të ecur para,për të shpresuar se e drejta për të realizuar ëndrrat është vetëm e jona dhe se me vullnet dhe këmbëngulje arrihet gjithçka.
Shumë herë jam thyer,zemëruar, përpjekur të jap më të mirën e mundshme, jo vetëm për të treguar veten, por kam vlersuar përkushtimin e secilit nga ju. Kam marrë kritika,jam vlerësuar, jam përmirsuar me ndihmën tuaj. Sot jam këtu për t’iu thënë:“Faliminderit “ !
Kur mora temën, mendova që të sjell diçka të re në tempullin e dijes, të falem në altarin e vyer ku vlerat shpalosen, dhe ku secili nga ne do të dëshironte të ishte një emër i skalitur.
Mimoza Cufaj Rexhvelaj
Nga fusha e madhe e letrave të shpërndara nëpër diasporën e largët, zgjodha mes shumë aromave poetike ato që për kohën mbartin vlera të veçanta,ku bota po i vlerëson, duke i ngritur në majat e vlerësimit, ndërsa në vendin e tyre ngelen të mbuluar nga pluhurat e kohës,të çmendur nga antivlerat, duke harruar vlerat e vërteta. Si një poete e re, mes kontakteve të mia dhe mbështetjes së kolegeve të mi, mora shumë vëllime poetike të botuara kohët e fundit dhe përzgjodha tre zëra si përfaqsues të letërsisë shqipe nga shiptarët që jetojnë e punojnë larg atdheut.
Ata i bashkon e kaluara e hidhur e diktaturës,persekutimi dhe mohimi i të drejtës për të thënë fjalën e lirë, por shpirti i poetit nuk mund të lidhet me zinxhirë. Një poeti, kur i mohohet fjala, ai është i dënuar me vdekje. Në rrethana e kushte të vështira ata u larguan nga atdheu drejt tokës së premtuar, duke marrë me vete mallin dhe dashurinë për tokën mëmë, që kurrë s’e harruan,dashurinë për gjuhën dhe njerëzit. Këto ndjesi përjetohen përmes vargjeve dhe poezive që janë kushtuar vendit, si mënyrë për të ngushëlluar vetën dhe shpirtrat e trazuar nga largësia në kohë e hapësirë.
Shkrimtari shqiptar ka qënë i ndërgjegjësuar, se njeriu i kënaqur me gjendjen e lirisë,thënë pak butë,është konformist. Poeti shkodran,Anton Çefa në librin e tij poetik “Dritarja e një britme” shkruan: “Për shokët e mi, brezin e poetëve jokonformistë,që u rritën e u plakën pa e gëzue lirinë e fjalës dhe pa e shijue fjalën e botueme,poezia asht’ nji bisedë e gjatë me vetëvetën për rujtjen e dinjitetit, e njikohësisht shfrim ndaj diktaturës.”
“Diku nëndheshëm,në Republikën e Shpirtit,në Republikën e Imagjinatës,në Republikën e të Idealeve krijuese e njerëzore,është latuar Kujtesa”.
Alternative, Kujtesa e Viktimave dhe e të Martirizuarve përballë represionit pushtues dhe gjenocidit totalitarist, përballë Kujtesës së Fitimtarit të Armës, synonte shlyerjen ose zhdukjen e Kujtesës së Parë, e cila pikësynonte imponimin e vetëm të një së vërtete,kurse për të tjerat të vërteta duhej heshtur. Shkrimtarët e përndjekur,krahas dëshmorëve të tjerë të Atdhuet,kanë qenë Roja e Mburoja të kësaj Kujtese,e themelimit të këtij identiteti nëpër shekujve,përballë inkuizicionit e shfarosjeve armike osmane,sllave apo komuniste. E vërteta ka qëndruar në anën e krijuesve të përndjekur, të cilëve u janë djegur,zhdukur e anatemuar mijëra libra e dorëshkrime,por qëtë gjitha ato janë rehabilituar,sistemet e dhunës janë shembur,kurse dënimin e historisë e kanë marrë inkuizitorët. Triumfi i Lirisë,Demokracisë dhe Humanizmit i dhanë të drejtë shkrimtarit,sepse çdo fjalë,varg a vepër ai ia dedikonte këtyre idealeve. E shkrimtari shqiptar nuk kishte se si të mos ishte i tillë,atdhetar e liridashës. Tek e fundit,a ka shkrimtar shqiptar që nuk ka shkruar për Atdheun dhe për Lirinë?!
Nuk është e lehtë të përballësh me jetën në një vënd të huaj, të tjera zakone, tjetër gjuhë, tjetër mentalitet, e tjetër kulturë. Ata arritën të përballën me sfidën për të mbijetuar dhe për t’u ngritur nga hiçi drejtë majave të vlersimit, këtë e shikon tek Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Terziu, e shumë e shumë shqiptarë të tjerë, që jetojnë larg atdheut.
Njerëz me shpirt të lirë që në kohë të vështira thanë fjalën e tyre përmes poezisë, gjuhës së shpirtit, duke bërë që pushteti i aso kohë t’u vërsulet si ujqër për t’i mbyllur në burgjet famëkeqe, ku dergjeshin shumë intelektual që lanë dhe jetën aty, por fati i tyre ishte një tjetër, ai i arratisjes drejtë lirisë...
Zërat e tyre vijnë fuqishëm duke gërshetuar dy botë të largëta të ndryshme,duke ndërtuar ura lidhëse mes lindjes dhe përëndimit, mes trysnisë së mohimit, dhe lirisë së fjalës. Duke marrë nga nektari i atdheut për të ushqyer shpirtin,duke derdhur perla poetike, duke bërë që emri i Shqipërisë të mos ngelet i harruar në botën e letrave dhe atë akademike.
Kështu do të shkruante Rudolf Marku në 1995 :”Poetët janë me të gjërë nga hapsira” .
Ndoshta ngaqë Poezia sublimon fatet njerëzore,poetëve u takon që të jetojnë në një jetë me të papritura,me një sërë rropatjesh dhe tramvajash,pa të cilat vetë letërsia-të paktën po t’i besojmë Borhesit-nuk do të kishte kuptim që të ekzistonte… Gjekë Marinaj arriti të botojë deri me sot veç një poezi të vetme, të titulluar: “Kuajt”. Fati deshi që ai të bëhej i njohur me atë poezi, të botuar nënjë cep të gazetës “Drita”,shumë e shumë më tepër nga autorët voluminozë,të cilët kishin vite, që botonin e lavdëroheshin, pa i lexuar kush. Ishte viti 1989 a ndoshta viti 1990. Ishte viti ku njerzit përjetonin një atmosferë mbytëse, absurde,fyese,groteske. Në Shkodër trupat e të vrarëve në kufi i tërhiqnin zvarrë përpara syve të shqyer të njerëzve. Turmat rrinin në rradhë me shpresë se mund të blihej një shishe qumësht. Nëpër trena, gjatë udhëtimit,njerëzit shkulnin dërrasat e dyshemesë dhe ndiznin zjarrin. Çdo gjë dukej se ishte kundër letërsisë dhe poezisë. Të zënë me preokupimet me banale të jetës,dukej se kujtimi i poezisë, i fantazisë, i ndjenjave, i fyente njerëzit… Çuditërisht,në këtë atmosferë aq të kobtë,njerëzit thërrisnin në ndihmë poezinë. E vetmja radhë që nuk i fyente njerëzit ishte pritja për të blerë“gazetën e shkrimtarve”.
Të njëjtën panoramë politike do ta gjemë edhe tek Robert Elsie, ku citojmë:”Themelet e sistemit qenë tronditur në fillim të korrikut 1990,kur mijëra shqiptarë rrezikuan jetën, duke kërkuar strehim politik në ambasadat e huaja si ajo Gjermane, Italiane dhe Franceze të akredituara në Tiranë.Brenda gjysëm viti, diktatura njëpartiake,që kishtë qënë sunduese në të gjitha aspektet e jetës shqiptare për gati gjysëm shekulli,mori fund.
Ndonëse gjykimi përfundimtar për periudhën “socialiste” në Shqipëri u duhet lënë historianve dhe politologve të së ardhmës, periudha dyzet e gjashtëvjeçare e “izolimit të shkëlqyer” nën regjimin marksist-leninist duket sikur i ka lënë vendit si trashëgimi mjerim të përgjithshëm dhe ekonomi që krahasohet me vendet me të prapambetura të Afrikës Qëndrore. Kur sistemi njëpartiak u hoq përfundimisht, në të vërtetë nuk kishte mbetur udhëheqje intelektuale për të mbushur zbrastinë e krijuar.Kultura shqiptare ishte rrënuar.Kështu,fillimi i viteve nëntëdhjetë, e gjeti shtetin shqiptar në një gjendje politike dhe ekonomike katastrofike me rrjedhoja dramatike për zhvillimin e letërsisë dhe kulturës bashkohore. Vërtetë,është e veshtirë dalja nga izolimi,por nuk ka dyshim se së shpejti Shqipëria do të zërë vëndin e vet në Evropë”.
Në këto kushte, ku një sistem i tërë është rrënuar përtokë, ku shpresa për një të ardhme është një dritë e largët e zhytur në terr, mijëra shqiptarë kërkuan strehim politk në vende të ndryshme të botës së lirë, duke kërkuar një jetë të re larg atdheut. Fillimet janë të vështira, të ikësh, të largohesh nga vendi yt, ku i ke dhënë një kuptim sidoqoftë jetës tënde, dhe në pak kohë të ndriçosh si ylber në qiellin e lirë, kjo nuk është gjë e lehtë. Këtë yllber ngjyrash poetike e mblodha si buqetë aromë-plotë për të aromatizuar altarin e dijes, të krijimit, të poezisë. Le të jetë nisma ime modeste si një gur themeli, që zërat e largët të shqiptarëve që jetojnë larg, të mos mbeten të huaj por të jemi me pranë se kurrë. Ata kanë nevojë të lexohen nga shqiptarët e trojeve amë, ne kemi nevojë për ta, t’i lexojmë.
Realiteti i ri i vendit tonë premton shumë për një të ardhme më të ndritur, ky brez shkrimtarësh janë një guidë e mirë brenda katalogut të drejtimeve të reja stilistike në poezinë e re shqiptare.