2013-12-23

Deklarata e Akademik Rexhep Qosjes, Doda: Ish marksistë leninistët, të dëshpëruar që e kemi quajtur Enverin, hitleri i shqiptarëve

Deputetja demokrate Mesila Doda, deklaron se ish-marksistë leninsitë po shprehen të dëshpëruar për etiketimin e dikatorit Enver Hoxha, si Hitleri i shqiptarëve. Reagimi i saj vjen pas deklaratës së Rexhep Qosjes, se ky etiketim është një akuzë që poshtëron shqiptarët.

Tentativa për ringjalljen e figures së diktatorit Enver Hoxha. Ky është përkufizimi që demokratja Mesila Doda, bën rreth debatit, që lindi pas shfaqjes së fotografive të Enver Hoxhës në ceremoninë qeveritare tek Varrezat e Dshmorëve, me rastin e 29 nëntorit!
Deklarata e Qosjes, Doda: Ish marksistë leninistët, të dëshpëruar që e kemi quajtur Enverin, hitleri i shqiptarëve
“Mesa duket kemi prekur mitet diktatortiale, të ish marksistë leninistëve. Nga një krah shprehen të dëshpëruar që ne kemi quajtur Enver Hoxhën si hitleri i shqiptarëve. Në fakt Enver Hoxha është më keq se hitleri i shqiptarëve, sepse është një person që persekutoi, vrau popullin e vet, dhe privoi shqipërinë nga një histori progresi prej 50 vitesh”.
Ish-pjesëmarrëse aktive në lëvizjen e Dhjetorit 1990, Doda konsideron si të nevojshëm risjellja në vëmendje e krimeve të komunizmit, pasi kush harron të kaluarën, është i destinuar ta përjetojë atë.
“Ne nuk bëjmë fjalë për një fantazëm të së kaluarës, por bëjmë fjalë për një fenomen që po tenton të ringrihet dhe të ringjallet dhe nga ana tjetër shikojmë edhe degradimin e atyre që quheshin marksistë leninistë të një kohe. Dikur merreshin me prangat e ploretariatit, tani merren me frizurat e deputeteve të opozitës”, deklaroi ajo.

Reagimi i zonjës Mesila Doda vjen pas deklaratës së Akademik  Rrexhep Qosjes, në një intervistë për Gazeten shqiptare thotë se, duke e quajtur Enver Hoxhën Hitleri shqiptar, Sali Berisha, jo vetëm se shqiptoi një marrëzi, një gënjeshtër historike, por në të njëjtën kohë i bëri një akuzë poshtëruese popullit të vet.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...