Pse pro et contra !?...
Bisedimet momentale midis Prishtinës dhe Beogradit mund të jenë rast për SHBA-në që të bëjnë një hap përpara nga politika, e cila është bërë e varur nga përkrahja e plotë për kryeministrin Hashim Thaçi, pavarësisht se ka akuza ndaj tij, ka vlerësuar diplomati amerikan Xherard Galluçi. Sipas tij, politika amerikane për Kosovën ka dy pjesë – ndihmë për Thaçin dhe akuza ndaj serbëve. Në një shkrim autorial të botuar në “Transconflict”, Galluçi shkruan se nuk është fshehtësi se Thaçi është kyç për mbajtjen e kontrollit mbi shqiptarët e Kosovës, transmetoi ‘Blic’. “Mbajtja e Thaçit si kryeministër të sigurt dhe bashkëpunues vetvetiu është bërë element i rëndësishëm i politikës amerikane”, shkruan ish-administratori i Kombeve të Bashkuara për Mitrovicë.
Për ata qi thojnë qi ska bërë asgjë qeveria e Kosovës 2008-2013 ,në krye me kryeministrin Z.Hashim Thaqin.
Qeveria e Thaqit bëri ndertimin e qindra km rrug të asfaltuara.ndertoi mbi 400 shkolla .rrug të rregulluara,parqe te rregulluara.Mbi 15000 vende puna.Shpalljen e Kosovës shtet të pamvarur dhe sovran i njohur mbi 100 vende të botes. Ndertimin e rrugës së kombit Kosove-Shqiperi .Hapjën e univerzitetit poblik të Prizerenit,Gjilanit,Gjakovës etj.Dhënjen e librave falas për shkolla fillore.
Vendosjen e autoriteteve të Kosovës në veri te Kosoveës pas 15 viteve..
etj.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, janë nominuar formalisht nga një grup ligjvënësish amerikanë për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.
Në njoftimin e përbashkët të ligjvënësve Eliot Engel dhe Robert Aderholt, si bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongres dhe ligjvënësve Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkëkryetarë të grupit të çështjeve serbe, thuhet se tre zyrtarët duhen nderuar me Çmimin Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, raporton “Zëri i Amerikës”.
Marrëveshja e prillit e këtij viti, mes dy kryeministrave, theksojnë ligjvënësit, shënon një pikë-kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.
Që nga tetori i vitit 2012, deri në fund të këtij viti, dy kryeministrat janë takuar rreth 20 herë me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE-së, duke arritur të bien dakord për çështje delikate mes të dy vendeve.
Çështja e fundit për të cilën ata po përpiqen të arrijnë një kompromis është ajo për sistemin gjyqësor në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.
Emërimet për Çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvënësit.
Komisioni prej 5 anëtarësh që përzgjedh fituesin emërohet nga Parlamenti norvegjez. Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor.
-------------
Gjarpri është njëri prej gjallesave më të vjetra në tokë dhe një simbol shumë i përhapur tek kulturat e ndryshme. Në Egjiptin e Lashtë dhe Lindjen e Mesme, gjarprit në njërën anë i bëheshin lutje sikur njërit prej zotëve, kurse në anën tjetër shfrytëzohej për qëllime tinëzare, vrasje, komplote dhe rituale të këqija. Në Indi, gjarpërinjve u bëhen lutje sikur Zotit edhe në ditët e sotme, dhe ata shikohen si simbol i plleshmërisë. Shpesh herë në ëndërr shohim gjarprin. Në interpretimin bashkëkohor, gjarpri në ëndërr simbolizon joshjen seksuale të rrezikshme dhe të ndaluar. Nëse e keni parë ëndërr në shtrat, atëherë është shenjë e agresionit seksual. Në një kuptim tjetër, gjarpri simbolizon personin afër jush i cili është i pashpirt, i pamëshirshëm, dhe të cilit nuk mund t’i besohet.
Gjatë historisë, popujt dhe kulturat e ndryshme kanë përdorur, vizatuar dhe skalitur gjarprin në shumë objekte dhe punë. Gjarpri është njëra ndër 12 shenjat e horoskopit kinez që përfshinë të lindurit ndërmjet datave 5 maj dhe 5 qershor sipas kalendarit perëndimor. Mistifikimi i mëtutjeshëm i gjarprit në mitologji është bërë në formë të dragoit, gjarpër i përmasave të mëdha dhe që fluturon, edhe ky një shenjë e horoskopit kinez për ata që kanë lindur ndërmjet datave 5 prill dhe 4 maj. Në këtë shenjë ka lindur edhe Hashim Thaçi (24 Prill 1968), ndonëse dragoi i është dukur si gjarpër me përmasa më të mëdha, prandaj vendosi të quaj veten gjarpër.
Në Indi dhe disa vende tjera, zbavitja e gjarprit me dajre (snake charming) përgjatë rrugëve është një shfaqje e përditshme. Aktori bart me vete gjarprin, zakonisht të llojit kobra (naja naja), në një krojshe ose çantë, ulet diku këmbëkryq, nxjerrë gjarprin dhe e vë përballë tij, dhe fillon ta zbavitë me një lloj fyelli ose instrumenti të ngjashëm. Kobra qëndron në bisht dhe pjesën e prapme të shtrirë, ndërsa gjysmën e trupit dhe kokën e mban përpjetë në drejtim të fyellit. Gjarpinjtë nuk kanë veshë të jashtëm, por kanë të brendshëm dhe shqisat e të dëgjuarit nuk i kanë të zhvilluara. Ata reagojnë ndaj lëvizjeve të fyellit, e jo të zërit të tij. Nga kjo karakteristikë fizike gjarpri duket si i padëgjueshëm.
Shqisat e të pamurit tek gjarpërinjtë ndryshojnë shumë nga ata që janë në gjendje ta dallojnë vetëm terrin dhe dritën, deri tek ata me shikim më të mprehtë, por në përgjithësi nuk kanë shikim adekuat për t’i përcjellë lëvizjet. Ata më tepër shfrytëzojnë erën në gjurmimin dhe ndjekjen e gjahut. Kanë nofulla shumë elastike dhe janë në gjendje të kapërdijnë viktimën ose ushqimin disa herë më të madhe se koka e tyre. Varësisht prej llojeve, disa shumohen me anë të vezëve, e disa tjerë pjellin këlyshë.
Gjarpri është njëri prej simboleve më të vjetra. Për të tregohen ngjarje nga më të ndryshmet (më gjerësisht për këtë në nëntitujt vijues). Shumica e atyre simboleve, që vazhdojnë dhe të përdoren edhe sot, ndoshta janë për shkak të karakteristikave biologjike të gjarprit. Gjarpri përshkruhej si roje e tempujve dhe shtëpisë nga gjitarët siç janë minjtë. Sipas një rasti mitologjik që përmendet shumë, miu kishte brejtur anijen e një profeti të mbushur me ushtarë. Nga vrima e miut anija po mbushej me uji dhe rrezikonte fundosjen. Gjarpri fut trupin e tij në vrimë dhe pengon fundosjen e anijes. Këtu gjarpri na paraqitet në simbolin e shpëtimtarit të jetës së njerëzve. Në mjekësi, sidomos në mbishkrimet nëpër barnatore, shenja e më e përhapur që simbolizon jetën dhe shërimin, përmban të vizatuar një gjarpër të mbështjellë rreth një hinke, me bisht të lëshuar teposhtë dhe kokë përpjetë pak të kthyer kah gryka e hinkës. Shumë njerëz ende vizatojnë tatuazhe në formë gjarpri në trup e tyre. Mirëpo, në kohët bashkëkohore gjarpri më tepër përdoret si simbol i frikës, rrezikut dhe propagandës(I.M)
Biografia e kryeministrit Hashim Thaçi
Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.
Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Z. Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit.
Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës.
Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.
Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992).
Gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga marsi i 1999 deri në janar të viti 2000, z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).
Në këtë periudhë zhvilloi aktivitet të dendur politik dhe diplomatik në qendrat kryesore botërore, në SHBA dhe Evropën Perëndimore.
Në jetën politike fillimisht angazhohet në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në vitet 1989 – 1993, (LPK).
Ishte lider i Lëvizjes studentore në vitet 1990 – 1993.
Në vitin 1991, z. Hashim Thaçi zgjidhet prorektor student i Universitetit të Prishtinës.
Pas largimit të dhunshëm të studentëve dhe mësimdhënësve nga objektet universitare, punon për ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar.
Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, z. Hashim Thaçi, me sukses të lartë i përfundon studimet në Degën e Historisë.
Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.
Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, z. Hashim Thaçi dhe një grup pjesëtarësh të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin, i gjykon në mungesë me shumë vite burg.
Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.
Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren.
Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.
Në tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK).
Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).
Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.
Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore.
Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.
Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.
Është i lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt.
Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.
(FLORIPRESS/FLORI BRUQI)
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës gjatë vitit 2013, me theks të veçantë marrëveshjen e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Radio Kosovën ajo tha se Kosova ka fuqi të madhe punëtore të arsimuar, prandaj shpreson se gjatë vitit 2014 do të ketë rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja punës për të rinjtë.
Diplomatja amerikane në Prishtinë, Jacobson e ka vlerësuar vitin 20013, vit të angazhimit dhe të suksesit në Kosovë.
“Më të vërtetë më ka lënë shumë mbresa puna dhe përkushtimi i madh këtu në Kosovë, përfshirë edhe ata që kanë diplomuar në SHBA për të dhënë një kontribut në zhvillimin e mëtejmë në Kosovë. Kemi parë gjithë këtë punë të madhe përfshirë edhe në dialogun me Serbinë dhe mendojmë se Marrëveshja e 19 prillit ka qenë një e arritur e jashtëzakonshme. Natyrisht që mbetet edhe shumë punë për tu bërë sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje por ne po shohim se Kosova ka hyrë në rrugë të drejtë dhe udhëheqësia e Kosovës e ka vënë në pah punën dhe të mirat si dhe përfitimet e qytetarëve të Kosovës në afat të gjatë e jo ato qëllimet afatshkurtra”, tha ajo.
Në këtë intervistë ambasadorja amerikane Jacobson theksoi se Kosova ka potencial të ri të arsimuar, prandaj gjatë vitit 2014 duhet të ketë rritje ekonomike dhe vende të reja pune pikërisht për këta të rinj.
“Mendoj se fuqia punëtore e edukuar dhe arsimuar mirë është burimi më i madh i Kosovës. Përderisa shkojmë drejtë 2014 posaçërisht duke pasur parasysh të arriturat në 2013 shpresojmë se do të shohim rritje ekonomike dhe vende pune pikërisht për këta të rinj dhe ne në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.
Gjatë kësaj interviste ambasadorja Jacobson vlerësoi edhe përfundimin e zgjedhjeve lokale me sukses, të zhvilluara në mënyrë demokratike dhe të lira. Përveç të tjerash ajo ka folur edhe për përshtypjet e saj për Kosovën, për njerëzit dhe kulturën.
------------------------------------
Hashim Thaçi, mes liderit dhe humbësit
Kryeministri i Kosovës vesh petkun e politikanit vetëm gjatë vizitave në Bruksel, prej nga ai bie lajme për një kompromis të ri, në procesin e vazhdueshëm të lëshimit pe në favor të Serbisë. Me t’u kthyer në Kosovë, edhe njerëzit që janë të afërt me të thonë se ai vesh petkun e një biznesmeni, që ka për detyrë të mbajë fijet e biznesit të kësaj ndërmarrjeje të madhe biznesore të quajtur PDK.(AVNI ZOGIANI)
1.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka kaluar testin evropian me organizimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
Gjatë një konference për media, ai ka vlerësuar se më 3 nëntori qytetarët u deklaruan dhe votuan për përfaqësuesit e tyre në një proces të mirëfilltë demokratik, mirë të organizuar dhe me standarde më të larat ndërkombëtare.
“Kosova kaloi testin evropian me organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike, në të njëjtën kohë për herë të parë u organizuan zgjedhjet në gjithë meritorin e Republikës së Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet në veri, ku ka dënuar incidente që kanë ndodhur atje. Thaçi i ka ftuar organet kompetente që të merren me këtë çështje.
Kryeministri Thaçi ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të vendit është hapi me i rëndësishëm që Kosova ka marrë që nga shpallja e pavarësisë. “Ajo çka është me rëndësishme është se qytetarët edhe në veri, pas 14 vitesh dolën në zgjedhje u deklaruan për përfaqësuesit e tyre legjitim në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se incidentet, që kanë ndodhur të dielën në veri janë të izoluara dhe nuk kanë peshë vendimtare në procesin e zgjedhjeve.
Ndërsa, deklaratat e zëvendëskryeministrit serb, Aleksander Vuçiq për të ndërhyrë në Kosovë, ai i ka quajtur qesharake, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë pasi që Kosova i ka mekanizmat e saj mbrojtës dhe të sigurisë.
2.
Kosova është futur në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kështu ka thënë kryeministri Hashim Thaçi të premten gjatë takimit të Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave dhe MSA.
“Agjenda evropiane tashmë është në rrugë të mbarë dhe na takon neve, që në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, ta shtyjmë këtë agjendë përpara, e kjo arrihet vetëm me një angazhim dhe përkushtim edhe më të madh nga të gjithë ne së bashku”, ka thënë Thaçi.
Ai ka treguar se të hënën do të fillojë negocimi zyrtar për MSA-në, ndërsa ka shtuar se ky fakt duhet të shërbejë si motiv shtesë për punë dhe përkushtim edhe më të madh për të gjithë. “Tanimë Kosova është futur në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ky moment kërkon reflektim nga ana jonë dhe është përgjegjësi shtesë që ritmi i punës të jetë edhe më i shtuar dhe përkushtimi asnjëherë të mos mungojë”, është shprehur ai, duke i ftuar të gjithë të vazhdojnë ta ofrojnë përkrahjen e nevojshme për krijimin e parakushteve për ta siguruar zbatimin efektiv të agjendës evropiane për Republikën e Kosovën.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Thaçi ka deklaruar se pret rezultate konkrete në të gjitha blloqet. “Presim që në procesin e ripranimit ta rrisim numrin e marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet e Bashkimit Evropian, të rajonit si dhe me shtetet e transitit dhe origjinës, siç janë Turqia, Afganistani. Në aspektin e riintegrimit na duhet të krijojmë kushte sa më të mira për riintegrimin e personave të riatdhesuar, posaçërisht rastet e rënda me nevoja të veçanta shëndetësore, por edhe për komunitetet, të cilat kanë nevojë për përkujdesje institucionale”, ka thënë Thaçi.
Ndër të tjera, Thaçi ka treguar se zbatimi i strategjive në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore është parakusht për liberalizim të vizave siç është edhe bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të institucioneve për zbatimin e ligjeve. “Për të gjitha këto na nevojitet përkushtim, angazhim dhe veprim i pakompromis ndaj të gjitha dukurive negative. Ky është një prioritet i tërë shoqërisë sonë, jo vetëm i procesit të liberalizimit të vizave. Për këtë arsye luftimi i dukurive negative ka qenë dhe do të mbetet prioritet për të gjithë ne”, është shprehur Thaçi.
4.
Prezenca e NATO-s në Kosovë është nja faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në Kosovën por edhe për rajonin në përgjithësi, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, t ë premten, në një takim me komandatin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Ferina.
Kryeministri Thaçi falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e madh që ka dhënë KFOR-i në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas standardeve më të larta të NATO-s, dhe shprehu besimin se Kosova është e palëkundur në vizionin e saj për integrimin në NATO.
Në kuadër të kësaj, u vlerësua mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 3 nëntorit dhe u theksua edhe nevoja e bashkërendimit të aktiviteteve sa më mirë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve, për ato komuna ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, me theks të veçantë në Komunat veriore të vendit.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina, shprehu përkushtimin e tij që të vazhdoj bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe theksoi përkushtimin se forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të jenë në shërbim të krijimit të një ambienti të sigurt, për zhvillimin normal të procesit zgjedhor që do të zhvillohet me 1 dhjetor.
Çka tha Avni Zogiani?
1.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka kaluar testin evropian me organizimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
Gjatë një konference për media, ai ka vlerësuar se më 3 nëntori qytetarët u deklaruan dhe votuan për përfaqësuesit e tyre në një proces të mirëfilltë demokratik, mirë të organizuar dhe me standarde më të larat ndërkombëtare.
“Kosova kaloi testin evropian me organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike, në të njëjtën kohë për herë të parë u organizuan zgjedhjet në gjithë meritorin e Republikës së Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet në veri, ku ka dënuar incidente që kanë ndodhur atje. Thaçi i ka ftuar organet kompetente që të merren me këtë çështje.
Kryeministri Thaçi ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të vendit është hapi me i rëndësishëm që Kosova ka marrë që nga shpallja e pavarësisë. “Ajo çka është me rëndësishme është se qytetarët edhe në veri, pas 14 vitesh dolën në zgjedhje u deklaruan për përfaqësuesit e tyre legjitim në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se incidentet, që kanë ndodhur të dielën në veri janë të izoluara dhe nuk kanë peshë vendimtare në procesin e zgjedhjeve.
Ndërsa, deklaratat e zëvendëskryeministrit serb, Aleksander Vuçiq për të ndërhyrë në Kosovë, ai i ka quajtur qesharake, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë pasi që Kosova i ka mekanizmat e saj mbrojtës dhe të sigurisë.
2.
“Agjenda evropiane tashmë është në rrugë të mbarë dhe na takon neve, që në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, ta shtyjmë këtë agjendë përpara, e kjo arrihet vetëm me një angazhim dhe përkushtim edhe më të madh nga të gjithë ne së bashku”, ka thënë Thaçi.
Ai ka treguar se të hënën do të fillojë negocimi zyrtar për MSA-në, ndërsa ka shtuar se ky fakt duhet të shërbejë si motiv shtesë për punë dhe përkushtim edhe më të madh për të gjithë. “Tanimë Kosova është futur në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ky moment kërkon reflektim nga ana jonë dhe është përgjegjësi shtesë që ritmi i punës të jetë edhe më i shtuar dhe përkushtimi asnjëherë të mos mungojë”, është shprehur ai, duke i ftuar të gjithë të vazhdojnë ta ofrojnë përkrahjen e nevojshme për krijimin e parakushteve për ta siguruar zbatimin efektiv të agjendës evropiane për Republikën e Kosovën.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Thaçi ka deklaruar se pret rezultate konkrete në të gjitha blloqet. “Presim që në procesin e ripranimit ta rrisim numrin e marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet e Bashkimit Evropian, të rajonit si dhe me shtetet e transitit dhe origjinës, siç janë Turqia, Afganistani. Në aspektin e riintegrimit na duhet të krijojmë kushte sa më të mira për riintegrimin e personave të riatdhesuar, posaçërisht rastet e rënda me nevoja të veçanta shëndetësore, por edhe për komunitetet, të cilat kanë nevojë për përkujdesje institucionale”, ka thënë Thaçi.
Ndër të tjera, Thaçi ka treguar se zbatimi i strategjive në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore është parakusht për liberalizim të vizave siç është edhe bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të institucioneve për zbatimin e ligjeve. “Për të gjitha këto na nevojitet përkushtim, angazhim dhe veprim i pakompromis ndaj të gjitha dukurive negative. Ky është një prioritet i tërë shoqërisë sonë, jo vetëm i procesit të liberalizimit të vizave. Për këtë arsye luftimi i dukurive negative ka qenë dhe do të mbetet prioritet për të gjithë ne”, është shprehur Thaçi.
4.
Prezenca e NATO-s në Kosovë është nja faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në Kosovën por edhe për rajonin në përgjithësi, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, t ë premten, në një takim me komandatin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Ferina.
Kryeministri Thaçi falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e madh që ka dhënë KFOR-i në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas standardeve më të larta të NATO-s, dhe shprehu besimin se Kosova është e palëkundur në vizionin e saj për integrimin në NATO.
Në kuadër të kësaj, u vlerësua mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 3 nëntorit dhe u theksua edhe nevoja e bashkërendimit të aktiviteteve sa më mirë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve, për ato komuna ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, me theks të veçantë në Komunat veriore të vendit.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina, shprehu përkushtimin e tij që të vazhdoj bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe theksoi përkushtimin se forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të jenë në shërbim të krijimit të një ambienti të sigurt, për zhvillimin normal të procesit zgjedhor që do të zhvillohet me 1 dhjetor.
Çka tha Avni Zogiani?
Sa pasuri ka familja e kryeministrit tonë Thaçi?
Sa para qarkullojnë zyrtarët e PDK-së? Zor se e di dikush, sepse këtë nuk e di as vetë familja Thaçi. Kryeministri ynë ka disa vëllezër që janë të lidhur me biznese që kanë përfitime direkte nga punët publike. Gani, Idriz e Blerim Thaçi janë të ndërlidhur me kompani e zyra publike që kanë përfitime direkte nga sektori publik. Raportimet e “Jeta në Kosovë” dhe të Preportr mbi këto biznese pothuajse janë injoruar nga “mainstream media”.
Skema pak a shumë është kjo.
Në qendër të këtij grupi të interesit është biznesmeni nga Drenasi, Milaim Cakiqi, i cili së bashku me vëllanë e kryeministrit, Blerim Thaçin, kanë kompaninë ndërtimore “Iliria Building”. Cakiqi figuron në regjistrin e biznesit si bashkëpronar i kompanisë “Ove Group” me Visar Banjicen, të birin e Hajati Banjica, të dy nga Maqedonia, e ky i fundit ka në pronësi kompaninë “Geo Mineral”, me bazë në Astrazub të Malishevës, e cila vetëm nga “Rruga e Kombit” dhe nga KEK-u ka pasur përfitime prej rreth 1,600,000 euro.
“Geo Mineral”, sipas hulumtimeve të “Jeta në Kosovë”, nëpërmjet vëllait të kryeministrit Thaçi, Idriz Thaçit, ka blerë naftë nga “Kosova Petrol”, një rrjet i stacioneve të karburanteve në posedim, por jo edhe në pronësi, të zyrtarit tjetër të PDK-së, Bedri Selmani.
“Ove Group”, në pronësi të Visar Banjices, është një kompani ku partneri i Thaçëve në “Iliria Building”, Milaim Cakiqi, listohet me numër letërnjoftimi si bashkëpronar. “Ove Group” ka përfitime të shumta nga sektori publik, sidomos nga KEK-u.
Pra, “Ove Group”, e “Geo Mineral”, që të dyja në pronësi të familjarëve Banjica, kanë qenë për vite me radhë përfituesit e miliona eurove nga sektori publik. Në biznes regjistrin e Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Biznesit po shtype numrin e letërnjoftimit të Milaim Cakiqit, parterit biznesor të Blerim Thaçit, edhe tani del si pronar i “Ove Group”. Kompanitë e Cakiqit kanë qenë edhe përfitues të privatizimeve të kontestuara në Kosovë. Cakiqi e Thaçi duket se paratë e përfituara në mënyra të ndryshme nga sektori publik i shpëlajnë në ndërtime të larta në Prishtinë nëpërmjet “Iliria Building”.
Natyrisht ky nuk është prezantimi i përgjithshëm i përfitimeve të njerëzve të lidhur me kryeministrin që përfitojnë nga kontratat me sektorin publik dhe nga privatizimet. Kompanitë e sigurimeve janë një nga sektorët më fitimprurës në Kosovë. Vëllai i kryeministrit, Gani Thaçi, është njeriu që praktikisht kontrollon këtë treg. Politikat që janë nxjerrë që nga ardhja e tij në postin e shefit të këtij sektori kanë qenë tërësisht të dyshimta. Një nga veprimet e para të qeverisë Thaçi ka qenë ulja e tatimeve për kompanitë e sigurimeve.
Biznese të tjera pa fund kanë zyrtarët e PDK-së dhe familjarët e tyre.
“Kalaja” është një kompani e familjarëve të zyrtarit të PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skënderajit, që ka pasur përfitime të shumta nga sektori publik, kurse në Drenas sot e kësaj dite kjo kompani mban si restorant ndërtesën e stacionit të trenit. Kompania “Security Code” e nipit të kryetarit të Skënderajt, Milazim Lushtakut, ka përfituar gjithsej njëmbëdhjetë kontrata me institucionet e Kosovës me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh.
“Kosova Petrol” po ashtu një përfituese direkte ose e tërthortë nga kontratat në sektorin publik, e që është marrë në posedim në një mënyrë të çuditshme, me një letër të UNMIK-ut, nga Bedri Selmani, ish-deputet i PDK-së dhe zyrtar i kësaj partie. Ambasadori i Kosovës në Washington, Akan Ismaili, ka privatizuar dy kompani në pjesën veriore të Kosovës, kurse ka hapur edhe një kompani në Leposaviq me emrin “Arena Invest”. Në këtë të fundit pronar figuron edhe deputeti i PDK-së, Berat Buzhala. Ismaili, para epokës së PDK-së ishte një njeri i zakonshëm, kurse sot ai ka një pasuri disa fish më të madhe sesa vetë kryetari i ShBA-ve, Barack Obama.
Lidhjet e kryeministrit dhe PDK-së me bizneset që janë përfituese direkte dhe të tërthorta nga sektori publik nuk janë hetuar ndonjëherë as nga policia vendore as nga EULEX. Ndërkohë që kryeministri është duke ndërtuar një shtëpi që i ngjason shumë një pallati mbretëror, ku është fqinj me partnerin e vëllezërve të tij në biznes, Milaim Cakiqit. Me makinën e këtij të fundit, kryeministri ynë është parë të ketë udhëtuar në një takim të fshehtë në Maqedoni para disa vitesh, takim ky i raportuar nga televizioni maqedonas “A1”, në të cilin janë parë edhe biznesmenë nga Shqipëria.
Shndërrimi i politikës në biznes, për kryeministrin dhe zyrtarët përreth tij ka pasur rezultate të papara pasurore.
Mirëpo, fatkeqësia e këtyre marrëdhënieve biznesore qëndron në faktin që kryeministri ynë ka bërë politikën biznes ndërkohë që përballohet në një proces negocimi me politikanë serbë të karrierës. Marrëdhëniet e kryeministrit tonë, përkatësisht familjarëve të tij, me bizneset me përfitime nga sektori publik e bëjnë atë një lider të dobët në politikë. Ato i krijojnë atij një presion të vazhdueshëm dhe ia pamundësojnë kryerjen e funksioneve themelore shtetërore.
Në fund të fundit kryeministri ynë ka treguar se jo vetëm i përkrah këto marrëdhënie që kanë marrë peng politikën, por ai është shndërruar edhe në një sabotues direkt të mekanizmave për mbisundim të ligjit. Gjatë një ngatërrese mes dy politikanëve të njohur, Azem Sylës e Gani Gecit, kryeministri ynë, në stilin e një kumbare të vërtetë, u fut në veprimin që nxori jashtë institucionet e drejtësisë. Pas një konflikti të armatosur, kryeministri takoi Gecin e Sylen dhe, sipas raportimeve, arriti t’i pajtojë ata.
Mirëpo, ajo që në të vërtetë varrosi edhe shpresat e fundit të tij si politikan është fakti se sipas mediave kosovare në këtë takim kryeministri i tha Gecit se një vrasje të pretenduar nuk e paskësh porositur Syla, por dha të kuptojë se ai e dinte se dikush tjetër e ka bërë këtë. Asnjë intervistim të kryeministrit nga organet e hetuesisë nuk u raportua nga kjo.
Të tillë liderë kanë ekzistuar në rajonin e Ballkanit dhe atë të Evropes Lindore në epokën post-komuniste, por në masë të madhe ata janë degraduar, apo edhe burgosur. Të tillë politikanë sot gjejnë punë si liderë vetëm në ndonjë nga republikat e ish-Bashkimit Sovjetik.
------------------------
Autori i librit, “Why Kosovo Matters”, ish ministri britanik, Denis MacShane mund të dënohet deri në 7 vjet burg në Angli për shkak se ka manipuluar me faturat e shpenzimeve të tij, raporton Daily Mail.
Bëhet fjalë për rreth 13 mijë paund apo rreth 15 mijë e 500 euro që ish deputeti anglez i ka vjedhur. MacShane e ka pranuar të hënën se ai i ka llogaritur gabimisht shpenzimet duke shtuar fatura të rrejshme për “kërkime dhe përkthime”.
Pranimi i fajit nga ana e ish deputetit laburist anglez është bërë katër vite pasi kanë nisur hetimet rreth shpenzimeve të tij. Ai i ka shfrytëzuar këto para për udhëtime nëpër Evropë, duke e përfshirë edhe një udhëtim në Paris ku ishte pjesë e një jurie vlerësuese për letërsi.
MacShane është një nga diplomatët e pakët perëndimor që i dolën hapur krah kryeministrit kosovar, Hashim Thaci, në kohë kur ky i fundit përballej me të dhënat e raportit të ish senatorit zvicran, Dick Marty për trafikim organesh.
Secretary-General Ban Ki-moon (right) meets with Hashim Thaçi, Representative of the Kosovo authorities.
UN Photo/Amanda Voisard
Në një shkrim autorial botuar në “The Wall Street Journal”, i titulluar “Njollosja e Hashim Thacit”, MacShane shkruante se “herën tjetër Këshilli i Evropës duhet të ekzaminojë në mënyrë më kritike nëse do të lejoj përdorimin e emrit për promovimin e akuzave aq të egra. Mediat perëndimore gjithashtu duhet të rishikojnë praktikat e tyre. Duke e pranuar në tërësi akuzat e Marty-t, ato kanë vepruar, pa dashje, si përkrahës të fushatës politike kundër Kosovës”.
---------------------------
Është kthyer në Kosovën krenar që e ka ndihmuar këtë vend 14 vjet më parë, merita të mëdha i jep edhe miqve të tij të UÇK-së të cilëve u është mirënjohës për kontributin dhënë Kosovës.
Por, sot më shumë se një dekadë nga përfundimi i luftës, ish-diplomati amerikan, James Rubin shpreson se duhet të vijë koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë.
Rubin, rikujtojë sfi dat në kohët më të rënda për Kosovën, flet për miqtë e tij të UÇK-së dhe kontributin që kanë dhënë gjatë luftës, por jep edhe mesazh të qartë për ata.
“Unë shpresoj që njerëzit të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”.
...
Rubin thotë se nuk dëshiron të jetë si diplomatët e dikurshëm të Departamentit të Shtetit kur kanë zgjedhur se me cilin krah të luftës duan të bashkëpunojnë, dhe se kosovarët nuk duhet pritur që ai të vijë e të tregojë se çfarë zgjedhje duhet bërë. “Nuk dua të jem si ata diplomatët e Departmanentit të Shtetit që zgjidhnin ‘jo unë dua të punojëme njerëzit e Rugovës e jo me ata të UÇK-së’.
Nuk dua të bëhem sikur ata shërbyesit e zyrës për punë të jashtme që thonin ‘unë e dua këtë njeri të UÇK-së e jo atë tjetrin. Kush jemi ne që të bëjmë zgjedhje të tilla... mos prisni që unë të vij këtu e t’iu them se kush duhet të jetë lidershipi juaj”, ka thënë Rubin. Ai porositë se sido që të të jetë e ardhja e tyre në pushtet ata duhet të punojnë shumë që vendi të zhvillohet e të mos lejojnë që gjendja e rëndë sociale të shfrytëzohet nga grupe radikale fetare. Ai kujton se gjatë luftës ka pasur shtete evropiane që e kritikonin ashpër Amerikën se po mbështet një vend që ka rrezik të bëhet shtet radikal islamik.
...
Nga përgjigjet ju dukeni i kënaqur me udhëheqjen vendore, një pjesë e së cilës dihet se ka përvojë ushtarake apo përvojë si luftëtarë. Në jo pak vende të dala nga lufta, liderët me përvojë ushtarake s’kanë vazhduar gjatë të jenë liderë politikë siç ndodh në Kosovë. A mendoni se është momenti që ata të tërhiqen dhe të lirojnë vendet për njerëzit të cilët nuk e kanë të kaluarën e tyre?
Rubin: Shikoni, ju thatë se unë jam i kënaqur me udhëheqjen e tyre, në fakt janë njerëzit e Kosovës të kënaqur, pasi që i kanë votuar ata njerëz, nuk jam unë ai i cili i ka votuar ata. A kanë qenë fer dhe perfekte, natyrisht që jo. Demokracia këtu është e re dhe nevojitet kohë e gjatë për formimin e partive të reja politike, për shtypin e lirë, pastaj sundimin e ligjit. Duhen gjenerata të tëra.
Në disa pjesë të botës kemi parë se një parti fiton shumicën dhe nuk sillet në mënyrë demokratike kur vijnë në pushtet. Përshtypja ime është nga ajo që kam dëgjuar dhe nga ajo që më është thënë se, liderët e juaj, jo vetëm që i kanë fituar zgjedhjet por edhe e kanë toleruar opozitën, pra kjo është zgjidhje, duke qenë tolerantë. Në rastin e z. Thaçi, toleranca e tij nuk është demonstruar vetëm nga dëshira e tij për të shkuar në bisedime dhe të tolerojë armiqtë e popullit të tij që janë liderët e Serbisë, të bëjë marrëveshje me ta, por kështu duhet të jetë toleranca dhe unë e përgëzoj për atë veprim. A duhet ai të tërhiqet apo a duhet Haradinaj dhe udhëheqësit tjerë të UÇK-së të tërhiqen, shpresoj se po.
Shpresoj se do të vijë koha kur ata do ta kuptojnë se është mirë të largohen derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë. Pas sa viteve kjo mund të ndodhë, nuk e di, unë nuk jetoj këtu. Ju jeni gjykues më të mirë të kësaj. Por, sigurisht që shpresoj që miqtë e mi në UÇK që bën aq shumë për të ndihmuar lirinë e njerëzve këtu e kanë mençurinë që të largohen sa janë në majë të suksesit dhe të mos presin derisa të bëhet shumë vonë.
Çdo mandat i tretë rrezikon demokracinë?!,
Rubin ishte miqësor me Thaçin
Thuaja pa përjashtim që të gjithë i japin të drejtë Xhejms Rubinit ish ndihmës sekretarit të shtetit amerikan, se është koha që të largohen nga pushteti, i ashtuquajturi krah i luftës, pa u kompletuar më shumë. Disa nga analistët mendojnë se pa përjashtim duhet të largohen, ata që sot quhen si ‘komandant xhipat’, të cilët të mbuluar me pasuri dhe pushtet nuk vozisin vetura të tjera, por secili më të shtrenjtë se tjetri.
Këshillë amerikane apo private?
Ish-diplomati amerikan James Rubini bëri një vizitë Kosovës pas 14 vitesh. Qytetarët e Kosovës nuk harruan asnjëherë ndihmën që ai ia ofroi Kosovës, pikërisht 14 vite më parë. Dhe tani, ai vjen mjaft krenar që e ka ndihmuar këtë vend.
Mirëpo, ai merita të mëdha për këtë i jep edhe miqve të tij të UÇK-së, të cilëve u është mirënjohës për kontributin dhënë Kosovës. Përveç falënderuar, ai ka edhe një këshillë për ish-luftëtarët e UÇK-së. E ajo është që ata të largohen sa më parë nga pushteti. Më shumë se një dekadë nga përfundimi i luftës, ish-diplomati amerikan, James Rubin shpreson se duhet të vijë koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë.
Në një intervistë dhënë mediave në Kosovë, ish-diplomati Rubin, rikujtojë sfidat në kohët më të rënda për Kosovën, flet për miqtë e tij të UÇK-së dhe kontributin që kanë dhënë gjatë luftës, por jep edhe mesazh të qartë për ata.
Nese lexohet me vemendje e pa paragjykime intervista e Rubinit, atehere lehtesishte eshte e kuptueshme se ai jep nje vleresim shume te larte dhe pozitiv per lidershipin politik te ish UÇK-se, ose siq po quhet me te drejte pra krahu i luftes.
Mirepo, Z. Rubin e shpreh shqetesimin e tij te natyrshem per ruajtjen e personaliteteve historike, siq jane edhe ish Komandantet dhe ish udheheqesit e UÇK-se, sepse dihet se po qendroj dikush per nje kohe te gjate ne politike, sidomos ne nje vend ne tranzicion siq eshte Kosova e varfer, pavaresishte sjelljes ose biografise se politikanit, nuk ka se si ndodh ndryshe pos qe politika ata ti perlyej.
Besoj se kush e lexon, kuptohet ne teresi dhe pa paragjykime, kjo interviste e Rubinit nuk e akuzon me snje fjale krahun e luftes, pra nuk e thote as nje fjale te vetme qe do ta diskreditonte Hashim Thaçin apo Ramush Haradinajn as si ish luftetar te lirise e as si politikan te kohes se sotme, prekundrazi ai shpreh simpati dhe admirim per ta, por une mendoj se me kete interviste Rubin deshmone me teper çiltersine dhe dashamiresine per çeshtjen shqiptare ne pergjithesi, e per UÇK-ne dhe luften e saje te drejte ne veçanti.
Nxjerrja i ndonje gazete (Koha Ditore, e tjera) ose i individeve e (ka)nalisteve te ndryshem karagjoz te disa fjaleve nga kontesti, kuptohet me nje dashakeqesi te skajshme, aspak nuk e ndryshon permbajtjen shume te mire te intevistes se Rubinit, prandaj edhe komentuesit ne DF thjeshte vetem sa e deshmojne edhe njehere injorancen dhe poshterisne e tyre anti UÇK.
Kryetari i Aleancës së Re të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një tubim elektoral në Mitrovicë të mërkurën ka thënë që partitë e krahut të luftës duhet t’i bindet këshillave të James Rubin, i cili tha se partitë e luftës duhet ta lëshojnë pushtetin në Kosovë.
“James Rubini, miku i madh i Kosovës, na la një mesazh të qartë, se njerëzit që bënë luftën duhet ta lëshojnë pushtetin sa janë në majat e suksesit, prandaj ne duhet ta vlerësojmë dhe të veprojmë sipas kësaj porosie”, ka thënë Pacolli.
Jashtëzakonisht është e turpshme nëse politikanët kosovarë ndërtojnë vila dhe ngasin vetura luksoze, ndonëse është e qartë se këto shpenzime nuk mund t’i përballojnë nga të ardhurat legjitime. Kështu shprehet gjatë një interviste për “Zërin” ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se një nivel i caktuar i korrupsionit është duke u toleruar, ndonëse kjo nuk është pritur të ndodhë në Kosovë.
Absurditeti, sipas tij, është se politikanët të cilët zyrtarisht marrin vetëm një pagë dhe janë bërë milionerë brenda natës, arsyetohen se të hollat për këtë jetë luksoze ua ka dërguar një kushëri që jeton në Zvicër!
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vlerëson lartë mbarëvajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajt më 1 dhjetor. Thaçi përmes një deklarate për media thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës edhe më 1 dhjetor, ashtu si edhe më 3 nëntor, me pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor dëshmuan një emancipim të lartë politik dhe demokratik. "Mbajtja e zgjedhjeve të lira, fer dhe transparente, të organizuara mirë dhe me standardet më të larta ndërkombëtare, është sinjali më i mirë që u dërgua nga Kosova për mbarë botën demokratike, për miqtë dhe mbështetësit e proceseve demokratike në Kosovë. Sot për shtetin e Kosovës, për të gjithë qytetarët e saj është një ditë e lumtur, pasi përmbyllëm një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit tonë, sovranitetit dhe institucioneve demokratike dhe legjitime të Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratë. Kryeministri në emër të Qeverisë, ka falënderuar qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe grupet politike për pjekurinë e treguar në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të shtetit tonë. "Për herë të parë, në historikun e saj, pas luftës, Kosova organizon zgjedhjet në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu edhe katër komunat veriore të Kosovës. Për herë të parë, pas shpalljes së pavarësisë, Kosova organizon zgjedhje me pjesëmarrje të të gjitha grupeve etnike në gjithë territorin e saj. Kjo është një histori e re për Kosovën, është hapur një kapitull i ri, kapitulli evropian i konsolidimit të shtetit tonë. Këto zgjedhje janë kyçe për të ardhmen e Kosovës. Jam i bindur se pjekuria e qytetarëve dhe institucioneve tona janë mesazh i qartë për të gjithë. Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës. Shteti ynë, Kosova, dhe qytetarët e Kosovës, kaluan këtë test jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar rolin aktiv të demokracisë dhe perspektivës së sigurt evropiane. Unë dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e plotë", thuhet më tej në deklaratë. Kryeministri Thaçi ka falënderuar po ashtu institucionet e pavarura për punën e tyre të mrekullueshme, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të gjitha institucionet e Sigurisë dhe Drejtësisë në Kosovë, si Policinë e Kosovës, Prokurorinë, EULEX-in, KFOR-in për punë e tyre të mirë, në veri dhe në gjithë territorin e Kosovës.
Ian Cliff ka qenë ambasador për katër vjet në Bosnjë-Hercegovinë dhe ka jetuar në Republikën Srpska dhe, në anën tjetër, me federatën e ndarë në dhjetë kantone.
“Mendoj se të gjitha që janë folur për ‘Republika Srpska’ në Kosovë janë gjepura, të pamenduara…”, thotë ai.
Sipas tij, nëse e njohin Kosovën ose jo kryetarët e komunave serbe, kjo është punë e tyre, por duhet të punojnë me sistemin e Kosovës, e kjo është e qartë me marrëveshje, shkruan Kosova sot.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve në komunat serbe në të cilat kanë fituar “Iniciativat Qytetare Serbe”, për të cilën ka pasur thirrje nga Beogradi për ta votuar, ambasadori Cliff ka këtë përgjigje:
“Ashtu si kudo tjetër, ka pasur dëshirë për ndryshim në komunitetin serb edhe në jug, duke parë veriun. Puna e tyre është që të punojnë nën ombrellën e Kosovës, me ligjet e Kosovës”, tha ambasadori.
Ndërsa sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, ai thotë se do të jetë interesantë të shihen nëse VV do t’i hedhë domate vetvetes nëse nuk janë të lumtur për diçka.
“Kam thënë gjithmonë nëse këta janë një lëvizje apo një parti politike,dhe ky do jetë një rast i mirë që ata të dëshmojnë se janë një parti, e jo më një lëvizje.
A po e krijon Hashim Thaçi “republikën serbe”!
“Unë me keqardhje ju them se jo që ai rrezik është i pranishëm, por është shndërruar në fakt të pa diskutueshëm”, thotë prof. Smaka.
Debati për aftin e Kosovës është rikthyer. Mbase ky debat do të jetë përcaktues edhe në fatin e zgjedhjeve të ardhshme nacionale. Dyshimet se kryeministri Hashim Thaçi e ka vënë në rrezik veriun janë shprehur një ditë më parë nga ambasadorja amerikan Trejsi Xhakobson, e cila tha se tash duhet përqendruar vëmendja e të gjithëve që të mos krijohet “republika serbe”, të cilën po pretendojnë ta krijojnë serbët.
Ndërkohë bisedimet po vazhdojnë në Bruksel. Të enjten është takuar sërish kryetari i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, me homologun serb. Serbët po e shfrytëzojnë çdo takim në negociatat në Bruksel për të arritur më shumë kompetenca për serbët, të cilat do të përmbushnin qëllimin e tyre, krijimin e “Republikës serbe” dhe më pas të shkëputjes së saj.
Por, nëse këtë e ka mundësuar Thaçi, atëherë faturën do ta paguajë në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Unë mendoj se çdo rrezik mund të minimizohet përmes bisedimeve, por mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm që të mos kemi një situatë me një republike serbe”, ka thënë ambasadorja Jacobson.
____________________
Nga Bedri ISLAMI / 8 Dhjetor, 2013
Hashim Thaçi, mes liderit dhe humbësit
Nga Prishtina ra miti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u përmbys ky mit nga një emër i panjohur në politikë dhe që nuk dihet ende se si është bërë pjesë e Lëvizjes Vetvendosja, kur përceptimi i tij duket më shumë libneral, edhe se qëndrimet më liberale të drejtuesit të saj; nga Mitrovica ra pushteti i Partisë Demokratike të Kosovës, banorët e së cilës prej shumë viteve ishin lidhur ngushtë me të; në Gjakovë, për herë të parë drejton një grua, e njohur fillimisht si zëdhënëse e qeverisë, pastaj si ministre e zevendëskryeministre, e deleguar aty nga figura kontraverse e Bexhet Pacollit, i cili luan me aleancat si me bizneset e tij; bastioni më i madh i AAK në atë qytet duket sikur u përmbys në momentin që nuk e priste; për të shkuar tek ndryshimi i papritur në Ferizaj, ku si duket, mungesa e një figure karizmatike si Bajrush Xhemajli, i hapi rrugë një kanditati tjetër.
Në Veriun e Kosovës dhe në jugun e saj, pra në çatinë e Kosovës dhe në themelin e saj, në Mitrovicë dhe në Gjakovë drejtojnë sot përfaqësues të Alencës së Kosovës së re të Pacollit, forcë politike, e cila, nga disa analistë është quajtur si krahu i Serbisë në Kosovë, por, si duket, njerëzit nuk kishin qenë të një mendje me këtë krahasim.
Pak kush e kishte pritur këtë shndërrim të beftë: në dy ditë zgjedhjesh, papritmas për drejtuesit partiakë, por , si duket, jo për banorët, ra miti i bastionit dhe u ngritën njëherësh disa probleme, të cilat, të sjellin drejt një tendosje të re, që nuk mund të zgjidhet edhenëse nesër do të bëheshin zgjedhjet e përgjithshme; të cilat, partitë politike atje, edhe i duan , edhe i druhen, edhe i shpallin të duhura sa më shpejt, edhe i lënë vetes kohë për të marrë frymë nga shoku politik që i goditi të gjithë.
Në të gjithë këtë gamë lëvizjesh politike dhe të një gjeografie të re në drejtimin vendor të Kosovës, e rëndësishme, e njëkohsisht më normale, është të analizohet shkaku, apo shkaqet ,që sollën këtë ndërrim të beftë, sidomos në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, edhe pse u faktorizua si partia me votuesit më të shumtë në vend, gati një e treta e njerëzve votuan për të; edhe pse ruajti primatin e drejtimit në 10 komuna, përsëri , prej saj, u shkëput drejtimi i disa komunave të tjera, bastione të rëndësishme në jetën politike të Kosovës.
Mendimi i parë është ky: njerëzit , duke i besuar Partisë Demokratike në një të tretën e tyre, nuk i besuan kanditatëve të zgjedhur prej saj. Sipas një vendimi të organeve më të larta drejtuese të Partisë, u bë rikandidimi i të gjithë drejtuesve të atëhershëm, vendorë, pa asnjë përjashtim. Arsyetimi: kanë punuar mirë. Vetëm kaq? Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në një shtet të ri, me njimijë e një hallet e Kosovës, duhej bërë diferencimi i duhur; ata që kishin punuar mirë, duhej të vazhdonin, të tjerët, duhej të shkonin. Posti i drejtuesit të komunës nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë, e po ashtu jo të gjithë janë të denjë për të drejtuar atë në disa mandate rradhasi.
Ky do të ishte arsyetimi më i thjeshtë për të jusfitikuar një humbje. Por ndërsa është i paktë, nuk është edhe i saktë në të gjithë segmentet e tij.
Fushata, në të cilën hyri PDK-ja, u konceptua prej saj si një gjë standarte, si e shkuara, si ajo që kishte ndodhur para katër viteve, duke mos dyshuar se tashmë në Kosovë gjërat ishin ndryshe, se kishin ndodhur e po ndodhnin proçese të rëndësishme politike, ku njerëzit nuk donin më të ishin dëgjues, por palë. Ata nuk u bënë thuajse kurrë palë, ndaj e ndjenë se kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ndërkohë partitë tjera nuk e shikuan atë si një zgjedhje rutinë vendore, por si përleshje politike. Ata e bënë debatin politik e jo admistrativ, ata e shndërruan Kosovën jo në një garë elektorale, por në një bastion politik, ku të gjitha mjetet ishin të pranueshme.
Kandidati i PDK-së për drejtimin e Prishtinës ishte një figurë e njohur, Agim Çeku, ndoshta më i zgjedhuri ndër të gjithë ata që ishin në garë, por do të ishte njëkohsisht ndër zhgënjimet e zgjedhjeve. Nëse faji do të ishte i tij, kjo do e kishte pasur një zgjidhje, por gjërat qëndruan jashtë se zakonshmes. Çeku bëri të njëjtën fushatë që ishte bërë edhe më parë, por më të avashtë, ai bëri zgjedhje të ndjeshme, por jo për një kohë tjetër që kishte ardhur në mendimin politik dhe në ndryshimet ekonomike.Çeku tregoi butësinë e tij karakteristike, por jo fuqinë e tij si drejtues i ardhshëm, dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Prishtinë.
Por shkaqet mendoj unë, janë më të thella se ata që duken në sipërfaqe. Jo të gjitha lidhen me një parti të caktuar: nganjëherë gjërat dalin jashtë saj, jashtë asaj që vetë kjo parti e drejtuesit e saj mund të paramendojnë e të parashikojnë.
Zgjdhet vendore në Kosovë u zvilluan në një kohë të pazakontë politike, me lëvizje të befta dhe shëndrrime politike, me krijimin e komunave të reja, me shumicë serbe,të cilat tani quhen nëntëshja serbe në Kosovë; dhe me disakordancë politike mes asaj që duhej bërë dhe mënyrës si po trajtohej nga opozita.
Hashim Thaçi rrezikoi jashtëzakonisht shumë me guximin për të hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë. Ai e kuptoi i pari se kjo ishte një e keqe e domosdoshme, për të mundur të zgjidhte vlera të së ardhmes. Për mentalitetin e shumë shqiptarëve në Kosovë, kjo është ende e padëshirueshme, por njëkohsisht edhe e parakohshme. Njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre, por edhe të të tjerë, nuk e duan një bashkëbisedim të tillë; ata e kanë menduar thjeshtë atë që kanë dëshiruar se, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e bën të panevojshme bashkëbisedimin me Serbinë. Lëshimet që bëhen herë pas here në ato bisedime dhe të cilat pastaj shumëfishohen nga ethet e pushtetit ose enigma që i mbërthen ato, e bën edhe më të ndjeshme revoltën. Pjesë e kësaj revolte është mosvotimi i përfaqësuesve të saj.
Kur Thaçi vendosi të hynte në këto bashkëbisedime ai kishte marrë një dozë të lartë sigurie se nuk do të ishte i vetëm në bashkëbisedimin me shqiptarët, për të pasur të qartë idetë pse po ndodh i gjithë ky proçes ndarje; por në fakt ai u la në një vetmi të madhe, e cila, duke krijuar mjegullën politike, krijoi njëkohsisht edhe dyshimin se çfarë po ndodh pas perdeve të fshehtësisë. Bashkësia Evropiane gjeti tek Thaçi një burrë shteti që mund të vendoste, por , ndërsa i pelqej fakti se kishin gjetur Njeriun që mund të vendoste, edhe atë që të tjerët nuk do e kishin menduar, ata e lanë fillikat, duke u mjaftuar vetëm me disa deklarata politike që shtonin dyshimin. Atë që nuk e bënë së bashku, Thaçi duhej ta kishte bërë vetëm.
Hashim Thaçi e ka një të metë, ai nënvlerëson ose harron nganjëherë fjalën që ka dhënë. Kjo nuk i bën dëm atij që i është premtuar, por vetë liderit kryesor të Kosovës, sepse pas saj, si pas një rikthimi, gjërat nuk mund të jenë njëlloj si më parë.Ai i premtoi popullit në Kosovë se çdo negocim me palën serbe,çdo bisedë,çdo çast paranënshkrimi e marrëveshje, do të jetë pjesë e popullit të Kosovës, i cili nuk do të jetë vëzhgues, por palë e pashpallur.Këtë, ai po e nënvlerëson nganjëherë, dhe kjo ishte njëri ndër faktorët e ndëshkimit që erdhi. Duhet bërë një ndërrim i qëndrimit: të mbahet fjala e dhënë. Ndryshe , në zgjedhjet e ardhshme, gjërat do të jenë më të thelluara.
Problemi themelor që shtrohet tani qëndron në zbardhjen e enigmës se cili do të jetë roli i Hashim Thaçit në të ardhmen: do të jetë ai i liderit apo ai i humbësit. Sepse aty ku ai ka arritur nuk mund të ketë alternativë tjetër: për sa kohë ai do të jetë në politikë, dhe do të jetë për një kohë të gjatë, ai gjithnjë do të jetë në mes të kësaj dileme: lider apo humbës. Ai nuk mund të jetë kurrë bashkëlider, por nuk mund të jetë kurrë as bashkëhumbës.
Pas zgjedhjeve vendore, analistë të ndryshëm, por edhe fatthënës politikë, shpejtuan të analizojnë këtë ndryshim politik në gjeografinë drejtuese vendore të Kosovës, si një humbje e ndjeshme për Hashim Thaçin dhe partinë e tij politike, në të cilën, dikur, unë isha bashkëthemelues.
Kjo do të thotë se ata nuk njohin tri gjëra: rikthimin e Thaçit si lider politik i gjithë Kosovës; staturën politike që ka vetë PDK-ja, si dhe mbështetjen që ka ende fuqishëm në qarqet e vendosjes, në Bruksel dhe në Washington.
Thaçi, përgjithsisht, është një lider që rikthehet. Ai bën sikur e pranon heshtjen, por në të vërtetë mendon rikthimin. Edhe kur duket i pamundur. Një shembull nga e djeshmja. Kur në vitin 1993, policia serbe arrestoi pjesë të rëndësishme të elitës drejtuese të UÇK-së, shumë vetë menduan se kjo ishte edhe mbaresa e saj; ndër të paktët që u rikthyen, edhe pse e pamenduar, ishte edhe Thaçi, si pjesë e Trupës Drejtuese të saj. Aq më tepër ai mendon rikthimin sot.
PDK-ja ka një staturë të fuqishme politike, të cilën nuk e gjen në asnjë formacion tjetër politik në Kosovë: aty janë një simbiozë: ish drejtues të UÇK-së, si Xhavit Haliti e Kadri Veseli, me intelektualë të shquar e dinjitarë si Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj, ka një ndërthurje mes atyre që bënë luftën dhe atyre që përgatitën pasluftën; shtrirje të ndjeshme jo vetëm, në zonat rurale, por edhe konceptimi i saj politik është më i saktë. Afërsi politike gjen vetëm tek AAK e Ramush Haredinajt, me të cilën, gjërat që i ndajnë janë tepër më të parëndësishme , se gjërat themelore që i bashkojnë. Kjo staturë politike, e cila, ndryshe nga shumë të tjerë, pranon diversitetin politik e të mendimit, nganjëherë dëmprurëse, është e aftë të rikthehet. Por rikthimi i saj tashmë duhet të jetë jo i njëjtë me rikthimet e herëshme: ajo duhet të largojë nga vetja, pavarësisht nga meritat e deritashme, të gjithë ata që përmes postit u bënë të pasur kur mjerimi kërciste tek të tjerët, ata që filluan ta ndjejnë veten zot të komunës apo edhe të rajonit, që bënin të fortin, kur të tjerëve u kërcisnin dhëmbët. Duhet kthyer edhe me mentalitetin se jo gjithnjë e njejta metodë sjell fryte të njëjta: fushatat e dikurshme politike tashmë janë lënë pas; opozita është bërë më radikale, ajo nuk shtron më çështje që duhen zgjidhur, por përmbysjen e rendit të gjërave, sepse e tillë është vetë lufta politike.
Së fundi, aktualisht asnjë parti politike në Kosovë nuk ka ende mbështetjen që ka PDK-ja. Kjo nuk i është dhënë rastësisht apo pa qëllim të veçantë.Dhe nuk i është dhënë vetëm se është parti në pushtet. Përmes saj, Bashkësia ndërkombëtare ka zgjidhur disa nga problemet më të mëdha politike që lidhen me Kosovën. Misionet e saj në Kosovë, herë pas here edhe duke e tepruar, kanë pasur mbështetjen e kësaj force politike, e cila, në fakt është dëmtuar pikërisht prej tyre, por edhe vetdija se asnjë forcë tjetër politike nuk do të kishte as forcën dhe as guximin për të ndërmarrë hapa të tillë politikë, që në misionet afatshkurtëra e dëmtojnë këtë parti politike, por që në kohra afatgjata ndikojnë në mbarësinë e Kosovës.
Çdo e keqe e ka një të mirë. Partitë politike në Kosovë duhen të rikthehen nga që i votojnë, dhe kjo, pa asnjë mëdyshje, duhet bërë sa më shpejt. Natyrisht do të ketë përsëri humbës e lider, do të ketë zhgënjime politike dhe çaste frymërimi, do të ketë përmysje dhe normalitet, e rëndësishme është që e gjitha të ndodhë përmes një proçesi njerëzor, të pranueshëm dhe të dinjitetshëm.
Rrugë tjetër nuk ka. Është koha e rikthimit. Është koha të mendohet për alenca të reja, që kanë në bazën e saj, pra në fillesë, një të djeshme të përbashkët. Nëse PDK-ja dhe AAK-ja, e thënë shkurt, nëse Hashim Thaçi e Ramush Haredinaj, për të shkuar më tej, nëse Kadri Veseli e Daut Haradinaj, vendosin të bashkërendojnë, atëherë forcat progresive do të qeverisin Kosovën edhe në dekadën e ardhshme, dhe kjo do të jetë në të mirën e saj.
Por kjo është një temë tjetër…dhe i takon së ardhmes.
Universiteti cullak
Politika ka zhveshur Universitetin e Prishtinës, nga çdo cilësi akademike dhe ka arritur t’ia humb çdo integritet stafit të tij akademik.
Ajo ka shndërruar UP-në në një bazë prej nga mëton të mobilizojë konstituencën e vetë duke e shfrytëzuar atë për qëllime elektorale.
Universiteti për vite të tëra ka funksionuar nën një rreth vicioz mes politikës e arsimit të lartë. Derisa UP është shfrytëzuar si bazë për lansimin në politikë të shumë politikanëve aktual, edhe politika në këmbim, e ka shfrytëzuar universitetin për t’u veshur nën petkun e akademikut, ka tentuar që të përfitoj kredibilitet në sy të opinionit. Sot, të jesh staf akademik në UP, duhet medoemos të jesh vazal i politikës dhe të zhvishesh nga çdo atribut akademik dhe profesional.
Ky hulumtim i Preportr, ka gjetur se në këtë instiucion të lartë arsimor, ekziston një trekëndësh i ndërvarur i ndikimit të politikës mbi rekrutimin e stafit akademik, dhe zgjedhjes së organeve udhëheqëse. Po ashtu, hulumtimi tregon se ka një lidhje të fortë në mes pozitave të larta publike, të organeve qeverisëse të vendit, dhe stafit akademik të UP-së dhe universiteteve private.
Një numër shumë i madh i stafit akademik, qoftë ata në Universitetin e Prishtinës, apo në kolegjet private, mbajnë pozita politike ose punojnë si drejtorë departamentesh në dikasterët qeveritarë.
Sipas të gjeturave të Preportr, del se një pjesë shumë e madhe e stafit akademik të UP-së, por edhe të universiteteve private, ose janë pjesë direkte e politikës, ose denjësisht i shërbejnë asaj.
Universiteti i Prishtinës në këtë rast del më i dëmtuari pasi pothuajse të gjithë profesorët që janë edhe politikanë, punën në universitet e kanë punë dytësore. Universiteti edhe ashtu ka mungesë të madhe të stafit me gradën më të lartë PhD. Nga të dhënat që Preportr ka nxjerrë nga ueb faqet e tri fakulteteve, Juridik, Ekonomik dhe Filozofik, del se gjysma e stafit është me gradën master.
Të gjetura e Preportr kanë treguar se punësimi i stafit akademik në UP, por edhe zgjedhja e organeve udhëheqëse, nuk mund të bëhen pa një përkatësi apo përkrahje politike, ku primatin e mban Partia Demokratike e Kosovës.
Me gjithë se në vitet e pasluftës me Ministrinë e Arsimit, ka udhëhequr Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila në pak raste ose hiç ka pasur ndikim në Universitet, UP-ja del se gjithmonë është komanduar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes mercenarëve ‘akademik’ të saj.
Ndikimi i fortë dhe direkt i LDK-së në UP, sipas Dukagjin Popovcit, ka marr? fund nga 1 tetori i vitit 1997.
Gjithë struktura udhëheqëse e UP-s?, që nga pas lufta, ose ka ardhur drejtpërdrejt nga politika, ose tërthorazi ka qenë e lidhur me politikën duke iu kryer shërbime të gjitha partive që kanë pasur pushtet.
Mirëpo, shfrytëzimi i politikës për të fituar pozita në universitet nuk ka qenë rrugë njëkahëshe. Shumë profesorë e asistentë e kanë shfrytëzuar universitetin që të marrin poste të rëndësishme politike, qoftë si deputetë, këshilltarë politik, ministra, zevëndësministra, kryetar asambleshë komunale etj.
Edhe organizatat studentore, që edhe ashtu kurrë nuk janë marrë me problemet e studentëve, i kanë dalë krah politikës, atëherë kur këtyre të fundit u është dashur kjo ndihmë. Kjo mbështetje nuk u është ofruar vetëm atëherë kur ish-luftëtarë të UÇK-së po akuzoheshin, ose dënoheshin për krime lufte. Drejtues të organizatave studentore që më shumë merreshin me politikë se me problemet e studentëve, sot kanë pozita shumë të rëndësishme në institucionet e Kosovës.
Universiteti i politikës
Universiteti i Prishtinës, që prej themelimit të tij, i ka dalë krah ngjarjeve më të rëndësishme politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova. I themeluar në vitin 1971, UP-ja ka qenë prijëse e proceseve më të rëndësishme, që ka kaluar Kosova që prej demonstratave të vitit 1981 deri të ato të vitit 1997.
Roli i universitetit ka ndryshuar ndër vite. Pas luftës, dëshira e pak njerëzve që vijnë nga bota akademike për depolitizimin e këtij institucioni nuk ka dhënë fryte. Sa më shumë që po kalojnë vitet, UP-ja po shfrytëzohet nga politika për interesa të ngushta të grupacioneve politike ose grupeve të tjera të interesit.
Zgjedhjet e fundit të strukturave udhëheqëse të këtij universiteti veç sa e dëshmojnë këtë. Veç rektorit të Universitetit që ka ardhur nga politika, dhe që gjatës fushtës zgjedhore direkt i ka kontribuar asaj,edhe disa anëtarë të Këshillit Drejtues, si dhe disa dekanë fakultetesh poashtu kanë ardhur bazuar në përkatësinë politike.
“Politika është e pranishme në Universitetin e Prishtinës dhe kjo gjendje vazhdon prej mesit të viteve të e 90-ta, zakonisht shprehet përmes dominimit të grupacioneve të ndryshme politike brenda universitetit”, thotë Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit.
Pupovci, thotë se ndikimi i politikës vërehet në rastet e zgjedhjeve të strukturave menxhuese të universitetit, por edhe të fakulteteve si dhe në rastet e emërimit të stafit akademik.
“Pra Universiteti i Prishtinës nuk është imun nga ndikimi i politikes dhe kur ngatërrohen interesat politike me çështje akademike atëherë mund të këtë ndikime negative n? cilësi”, shton ai.
Në hulumtimin e vet, Preportr ka gjetur se shumë nga ministrat, deputetët, këshilltarët politikë, drejtorët e departamenteve të ndryshme qeveritare janë profesorë edhe në Universitetin e Prishtinës por edhe në kolegjet private.
Akademikët e ekzekutivit:
Deputetë të Kuvendit të Kosovës q? punojnë si ligjërues në UP por edhe në kolegjet private.
Në presidencën e Kosovës
Kryetarët e Komunave
Zonjat e Akademis?
Strukturat udhëheqëse të ardhura nga politika
Mënjëherë pas luftës në krye të Universitetit erdhi Zejnel Kelmendi. Ai veç që herë- herë u ka kryer shërbime partive politike, nuk ka pasur ndonjë ndikim në bërjen e reformave dhe ngritjen e cilësisë në Universitet.
Këtë punë e kryente Georg Woeber, këshilltar special për arsimin e lartë në Ministrinë e Arsimit. Ngecjet në arsimin e lartë ai i arsyetonte me kushtet nëpër të cilat kishte kaluar ky institucion, në atë kohë i vetmi i arsimit të lartë. Në kohën e Woeber, Universiteti i Prishtinës qe bërë me statut.
Në kohën që Zejnel Kelmendi, ishte rektor, ( sot është këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit), Kuçit dhe Arsim Bajramit u ishin ndarë troje në atë që quhet lagjja e Universitetit.
Komuna e Prishtinës, drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit nuk kishte hezituar që këto troje t’i qes në emër të këtyre dy profesorëve që ishin nënkryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe pse trojet u qitën në mënyrë të jashtëligjshme, siç thuhej në atë kohë, në emër të tyre, Kuçi dhe Bajrami po bënin edhe një shkelje tjetër- kishin filluar ndërtimin e shtëpive pa leje ndërtimi. Në kohën kur i ndërtuan shtëpitë reagoi drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Lulzim Nixha.
Pas Kelmendit në një periudhë shumë të shkurtër rektor i Universitetit u bë Arsim Bajrami, i cili po vinte drejtpërdrejt nga politika. Bajramin e shkarkoi nga detyra ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, që vinte nga LDK, me arsyetimin se Bajrami ishte emëruar në këtë detyrë në mënyrë të paligjshme. Universiteti për disa muaj u udhëhoq nga Këshilli Drejtues.
Në vitin 2006, Enver Hasani u zgjodh rektor i Universitetit. Gjatë mandatit të tij rektori Hasani, po mundohej të vë rregull duke i identifikuar profesorët të cilët doktoraturat e tyre i kishin plagjiat. Për këtë veprim Hasani, nuk po merrte përkrahjen e askujt. Madje edhe Këshilli
Drejtues i UP-së ishte i ndarë, disa ishin pro e disa kundër. Si rrjedhojë as në kohën e Hasanit nuk u bë shumë për depolitizimin e UP-së dhe zhvillimin e reformave.
Ndërhyrjet më të mëdha të politikës janë bërë në kohën që rektor i UP-së, u zgjodh Mujë Rugova. Rugova në mandatin e tij ka bërë shumë shkelje. Dy vitet e fundit të mandatit të tij ai i ka mbajtur jashtëligjshëm, pasi në gjysmë të mandatit kishte arritur moshën 65 vjet dhe duhej të shkonte në pension.
Mujë Rugova, u bënte favore njerëzve të fuqishëm të PDK-së. Në kohën e tij asistent mësimor u zgjodh Bekim Haxhiu-Kamishi, deputet i PDK-së dhe ish- anëtar i SHIK-ut. Në rastin e Haxhiut u shkelen të gjitha kriteret për rekrutimin e stafit të ri akademik.
Rugova vetëm katër ditë para se ta përfundonte mandatin trevjeçar si rektor i Universitetit të Prishtinës, ka nxjerrë dy vendime, sipas të cilave të drejtën e regjistrimit të doktoratës në Fakultetin Juridik e kanë fituar 16 kandidatë.
Në dosjet që i kishte siguruar, Koha Ditore, ka dalë se shumica absolute e tyre nuk e kanë pasur mjaftueshëm as notën mesatare të kërkuar me konkurs.
Universiteti nuk u çlirua nga ndikimi i politikës as në zgjedhjet e fundit. Veç rektorit, Ibrahim Gashi, i cili vjen direkt nga politika dhe në zgjedhjet e fundit i shërbeu Partisë Demokratike të Kosovës, nga politika në detyra menaxhuese u zgjodhen disa dekanë dhe një pjesë e Këshillit Drejtues.
Bujar Dugolli u zgjodh dekan i Fakultetit Filozofik.
Dugolli në zgjedhjet e fundit parlamentare u rendit në listën e PDK-së për deputet, ku nuk i mori votat e nevojshme. Ai në këtë parti kaloi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për disa vjet Dugolli, ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Në kohën e tij janë privatizuar një numër i madh i ndërmarrjeve publike përfshirë edhe Feronikelin. Pjesë e kësaj partie, AAK-së madje në struktura më të larta të saj ka qenë edhe Ethem Çeku, i cili u zgjodh dekan i Fakultetit të Edukimit. Çeku ka qenë ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga partia, Çeku ishte larguar vite më herët, më arsyetimin se do t’i përkushtohej jetës akademike.
Edhe disa nga prorektorët e tashëm janë të lidhur me politikën. Nuri Bexheti është këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Sejdi Rexhepi për disa vite ka qenë këshilltar komunal në Kuvendin e Prishtinës, nga PDK.
Politizimit nuk i kanë shpëtuar as Këshillet Drejtuese të Universitetit. Pas shkarkimit nga pozita e rektorit të Arsim Bajramit, Këshilli Drejtues, për disa muaj kishte udhëhequr Universitetin e Prishtinës. Në përbërje të atij Këshilli, po ashtu kishte njerëz që vinin nga partitë politike ose ishin të lidhur më to. Kryetar i atij Këshilli ka qenë Jahi Hoxha, nënkryetar Demë Hoti, ndërkaq
anëtarë : Rahmil Nuhiu, Enver Mehmeti, Abdullah Aliu, Ibrahim Gashi, Isa Mustafa, Dukagjin Popovci dhe Haki Demolli. Në kohën që Universiteti u udhëhoq nga Arsim Bajrami për pak muaj dhe pas shkarkimit të tij nga pozita, ka pasur tendenca nga LDK që ta shtrij ndikimin e saj në Universitet përmes Ministrisë së Arsimit të udhëhequr nga Agim Veliu. Përbërja e Këshillit Drejtues e tregon këtë tendencë. Disa prej anëtarëve të Këshillit ishin pjesë e LDK-së si Isa Mustafa e Haki Demolli. I ndjeri Rahmil Nuhiu, ka qenë i afërt me PDK-në.
Mustafa e Demolli kanë qenë pjesë e Këshillit Drejtues edhe në kohën që rektor i Universitetit ishte Enver Hasani. Pjesë e KD-së ishin Basri Çapriqi, Demë Hoti, Abdullah Zejnullahu, Hivzi Sojeva, Dukagjin Pupovci dhe Hivzi Muharremi.
Pas kandidimit të Isa Mustafës për kryetar të Prishtinës, atë e zëvendësoi në Këshill, Muharrem Bajrami, që është anëtar i LDK-së.
Në mandatin e kaluar pothuajse të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, ose vinin drejtpërdrejt nga politika, ose ishin familjar politikanësh kryesisht të PDK-së. Këshilli Drejtues ka shumë kompetenca të cilat i gëzon me statutin e UP-së dhe Ligjin për arsimin e lartë, përfshirë misionin, zhvillimin, financat veprimtarinë, suspendimin apo shkarkimin nga puna të personelit, etj.
As Këshilli aktual nuk i mbetet mangut atij paraprak, për sa i përket përkatësisë politike. Pjesa dërmuese e Këshillit aktual kanë afërsi me PDK-së.
“Sa i përket zgjedhjes së personelit akademik e udhëheqës ka anomali të mëdha. Besoj që parakushti është kur një ditë, me shpresë, p.sh. stafi udhëheqës etj. në universitet nuk diktohet e emërohet nga politika. Thjeshtë është ofendim dhe poshtërim shumë i madh për krejt botën akademike e intelektuale kur lejon interferimin e politikës në jetën e universitetit e atë akademike”, thotë Arben Hajrullahu, ligjërues në departamentin e Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik.
Hajrullahu, ka qenë shumë i zëshëm ndaj parregullsive në Universitet. Ai ka bindjen që universiteti shfrytëzohet si trampolinë për t’u ngritur në politikë, po kjo nuk është rrugë njëkahëshe.
“Unë e kam ndjenjën se postet në universitet i ruajnë si rezervë që kur nesër mos të jenë më në pushtet të vijnë në universitet për t’u veshë me petkun e ri. Në fakt krejt ndërhyrjet nga politika janë në dëm të Universitetit, janë në dëm të publikes, për të cilën, për fat të keq, ka pak apo fare sens në këtë shoqëri”, thotë ai.
“Këtu është në mënyrë zingjrore se si njëri-tjetrit ia zënë si thuhet kokën me derë, duke filluar prej asaj se shumë raste dyshohen se kanë diploma fals, disa janë të emëruar prej politikës, pranojnë student pa asnjë kriter e me diktate nga politika ditore, krijohen programe ose tentohet të krijohen programe sipas nevojave të politikës së ditës, etj”, shton Hajrullahu.
Një profesor tjetër i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, në një opinion të botuar në të përditshmen Koha Ditore, e ka përshkruar në detaje gjendjen në këtë institucion të arsimit të lartë. Ai ka folur për ndikimet e politikës dhe ngecjet në Universitet.
“Sa i përket Universitetit të Prishtinës, përmasat e së keqës ka kohë që janë bërë shqetësuese. Menaxhimi i UP-së, nën kontrollin e rreptë politik, po degjeneron. Grupe individësh të akomoduar mirë në jetën akademike dhe që, për interesat e tyre në vendimmarrje, shpërdorojnë edhe grupe studentësh, më nuk arrijnë të fshehin sjelljet joakademike, rrugaçërie, kriminaliteti e amoraliteti. Ata janë faktorizuar aq shumë sa e kanë shndërruar këtë institucion në pronë private të tyre, kurse imazhin e mirë që më vite e kishin krijuar studentët e mrekullueshëm dhe stafi i përkushtuar në këtë universitet e kanë rrënuar pakthyeshëm”, thotë Zejnullahu.
Studentët e politikës!
Politika në Universitetin e Prishtinës nuk ka mbetur vetëm në nivel te menaxhmentit. Ajo në masë të madhe i ka prekur edhe studentët. Disa prej këtyre studentëve që janë treguar më të zellshëm në shërbim të politikës, kanë përfituar shumë pas kryerjes së studimeve.
“Shumica e këtyre organizatave vihen në mbrojtje të mentorëve të tyre politikë për t’i arritur marrëveshjet e tyre paraprake. Këto organizata kanë ndërhyrë shumë shpesh në çështje që nuk i takojnë shumë studentëve, çështje qe i takojnë gjyqësorit etj, por nuk janë ngritur kundër korrupsionit në universitet, cilësisë së studimeve e kështu me radhë”, thotë Dukagjin Pupovci.
Ai mendon që politizimi i organizatve studentore e ka fillin në vitin 1997, kur disa studentë të organizuar nuk po e duronin gjendjen dhe moszbatimin e marrëveshjes për arsim të lartë, të arritur mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë. Në tetor të atij viti ata organizuan demonstrata, pa e marrë bekimin e presidentit Ibrahim Rugova.
Këtu sipas Pupovcit merr fund ndikimi i LDK-së, mbi universitetin, ndikim ky që nuk e ka fituar as pas luftës edhe pse e udhëhiqte Ministrinë e Arsimit.
Organizatorët e kësaj proteste u pozicionuan pas luftës, me partitë që njihen si krah i luftës. Bujar Dugolli me AAK-në e Muhamet Mavraj e Driton Lajçi mbetën të afërt më PDK-në.
Pas luftës, me Unionin e Pavarur të Studentëve ka udhëhequr Afrim Hoti, sot profesor i Universitetit të Prishtinës. Pas tij ka ardhur Gani Morina, i cili ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Ai ka marrë pjesë në protestat që organizoheshin ndaj arrestimit të Fatmir Limajt, nga ana e Gjykatës Ndërkombetare për Krime Lufte në Hagë.
Unioni i Morinës, ka qenë kritik edhe ndaj bisedimeve që me 2003 zhvilloheshin mes Kosovës e Serbisë. Pasi Unioni i Pavarur i Studentëve më shumë merrej me çështje politike sesa me probleme të studentëve, në vazhdimësi nga studentë tjerë kanë dalë organizata të tjera, që synonin të merreshin me probleme të studentëve.
Më së shumti që ka përfituar nga shërbimi bërë politikës dhe jo studentëve është Sejdi Hoxha. Unionin e Pavarur të Studentëve, Hoxha, tash 32 vjeçar, e ka udhëhequr gjatë viteve 2004-2005. Vetëm disa vite më vonë, ai po ushtron funksione shumë të rëndësishme udhëheqëse në ndërmarrje të ndryshme si kryetar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës, kryeshef ekzekutiv në Postën e Kosovës, asistent në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj që është pjesë e UP-së.Hoxha është nip i deputetit nga radhët e PDK-së, Azem Sylës.
Në kohën sa Hoxha ishte kryetar i Unionit që zhvilluar një betejë në mes tij dhe Elbasan Hotit për të marrë këtë post. Postin e të parit të Unionit e mori Elbasan Hoti e Sejdi Hoxha themeloi një organizatë tjetër. Elbasan Hoti, njëjtë si Hoxha, i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbej mirë politikës. Hoti është drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, përderisa babai i tij, Avdi Hoti ka konkurruar si asamblist i PDK-së, për Komunën e Klinës, në zgjedhjet e fundit lokale.