“Letërsinë dhe mediet i bën bashkë gjuha, përkatësisht fjala nëpërmjet së cilës përcillet mesazhi deri te marrësi. Për aq sa e zotërojnë artin e letërsisë gazetarët, për aq edhe shkrimet e tyre dalin më të përsosura dhe më tërheqëse për lexuesit. Këtë e mundëson eleganca gjuhësore dhe veshja stilistike e shkrimit”, ka thënë Ragip Sylaj, shkrimtar e gazetar, në tryezën letrare me temën “Letërsia në media”, që është organizuar sot, nga Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës
Kreshnik Bekteshi
Autorët të cilët shkruajnë recensione, poezi dhe kritika letrare, nuk paguhen aq sa e kanë vlerën këto shkrime, të cilat botohen në media të ndryshme shqiptare, ose ka raste kur ata përmes kësaj pune nuk paguhen fare. Kjo ishte njëra ndër konkluzat që rezultoi pas një debatit të gjerë nga krijuesit letrar në tryezën letrare me temën “Letërsia në media”, që është organizuar sot, nga Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës, që njëherësh edhe ka shënuar aktivitetin e fundit për këtë vit.
Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës, ka vlerësuar në këtë debat se letërsia në media është brengë e të gjithë krijuesve letrarë në vend dhe jashtë kufijve shtetëror, pasi që mediet në vend, në përgjithësi ato të shkruara dhe elektronike nuk i japin hapësirë të mjaftueshme për t’i paraqitur para publikut ngjarjet kulturore.
Ragip Sylaj, shkrimtar dhe gazetar, në kumtesën e tij, me titullin “Letërsia origjinale e munguar në mediet e Kosovës, ka deklaruar se letërsia si akt i fjalës dhe media si mjet i komunikimit kanë një koherencë të hershme. Ai ka thënë më tutje se që të dyja këto si vlera kanë përfituar njëra nga tjetra, pavarësisht dobisë apo dëmit të ndërsjellë të tyre.

“Letërsinë dhe mediet i bën bashkë gjuha, përkatësisht fjala nëpërmjet së cilës përcillet mesazhi deri te marrësi. Për aq sa e zotërojnë artin e letërsisë gazetarët, për aq edhe shkrimet e tyre dalin më të përsosura dhe më tërheqëse për lexuesit. Këtë e mundëson eleganca gjuhësore dhe veshja stilistike e shkrimit. Ndërkohë, shkrimtari në gazetari mund të përfitojë shkathtësinë dhe mjeshtërinë e hulumtimit të së vërtetës jetësore për ta konstruktuar të vërtetën e tij artistike”, ka thënë letrari Sylaj, i cili më pas ka shtuar duke thënë se shumë autorë nga gazetaria kanë kaluar në letërsi, por ka qenë një numër i konsiderueshëm i atyre shkrimtarëve të cilët nga arti i të shkruarit kanë kaluar në informim.
“Shkrimtarët më të njohur të Kosovës kanë kaluar në mediet qoftë të shkruara dhe elektronike. Ata me përvojat e tyre, kanë lënë vulën e vet. Ky rrugëtim mund të thuhet se është duke u vazhduar edhe nga brezat tanë të rinj. Paraqitjen e letërsisë në media sigurisht që ndryshe e sheh botuesi apo drejtuesi i mediumit në vend dhe ndryshe shkrimtari”, tha Sylaj, ku me këtë kumtesë, pastaj ka nxitur që të debatojnë edhe poetët, shkrimtarët dhe kritikët e tjerë letrarë si botuesi i gazetës ditore:“Bota Sot”, Bajrush Morina, Gani Mehmeti, drejtor i Arkivit të Kinematografisë Shtetërore të Kosovës, shkrimtari Ibrahim Kadriu e disa personalitete tjera të sferës së kulturës, të cilët ishin të ftuar për të dhënë mendimet e tyre në këtë tryezë kushtuar sfidave të letërsisë në mediumet vendore, se pse në një farë mënyre ka rënë niveli i shkrimeve kushtuar dramave artistike, librave të ndryshëm dhe xhirimeve të shfaqjeve teatrore.
Nga ana tjetër, poetja, Blerina Rogova-Gaxha, ka vazhduar debatin duke deklaruar përmes kumtesës së saj, se ka një konstatim dhe në të njëjtën kohë edhe paradoks se sa më shumë që të arsimohen masat aq më shumë banalizohen mediet. Banaliteti në këtë kontekst, sipas poetes Rogova, nënkupton zhveshjen dhe suspendimin total të çdo dekorit estetik nga komunikimi publik.
“Letërsia pa dyshim e lidhur me një mori gjërash nga lidhja më e plogët deri te ajo më e fuqishmja e saj. Në këtë fushë është edhe relacioni i letërsisë me mediet, një relacion gjithsesi i diskutueshëm dhe tejet i rëndësishëm. Rëndësia e tij, bëhet ende më e madhe në kulturën tonë, në të cilën thuhet se karakterizon nivel i ulët i konsumimit të literaturës, duke i dhënë raste të shumta rol primar paraqitjes së veprës në media, recensionit, kritikës dhe pak apo aspak vetë veprës së letërsisë”, ka thënë ajo.
Debatuesit, me nostalgji kanë evokuar shkrimet që realizoheshin nga trembëdhjetë gazetarë të cilët ishin të angazhuar vetëm për rubrikën e kulturës në të përditshmen “Rilindja”, që ishin shkruar vite më parë. Ata theksuan se ne mediet e shkruara, aktualisht po mungon si e cilësuan ata “një Rilindje e ditës së shtunë”, për faktin se po në këtë, shumë studentë e kanë blerë këtë gazetë vetëm për shkak të shkrimeve letrare.
“Në një nga të shtunat e asaj kohe, kam lexuar për herë të parë, poezitë e Ali Podrimjes, po ashtu në atë “Rilindje”, të asaj dite, kam lexuar recensionin e parë për romanin e Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, por kam lexuar edhe polemikën e nivelit akademik të të ndjerit Ilmi Agani ndaj librit “Morofologjia e një fushate” shkruar nga akademiku Rexhep Qosja.”, theksoi në fjalën e tij, në këtë debat publicisti Bajrush Morina.