Janë apo nuk janë 28 mijë dëshmorë, aq sa udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha deklaroi në Konferencën e Paqes në Paris, në gushtin e vitit 1946?
Debati i hapur vite më parë, nuk ka pasur asnjëherë një përgjigje të saktë dhe shifra është lëkundur midis 6, 8 e 12 mijë të rënëve. Por, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, gjatë një interviste për “Shekullin” thotë se gjatë viteve të luftës në Shqipëri janë vrarë, pushkatuar e zhdukur, jo pak por28,110 persona. Dhe gjithçka, sipas tij, është e mbështetur në fakte e dokumente të shumë arkivore.
Në bazë të dokumenteve, sa të rënë ka Lufta Nacionalçlirimtare?
Sipas të gjitha dokumenteve të bazuara në arkivat shqiptare dhe ato të vendeve të tjera, gjatë luftës Antifashiste, janë vrarë, pushkatuar e zhdukur 28, 110 persona. Kjo shifër u bë publike nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946.
Si u mundësua një shifër kaq e saktë brenda një kohe të shkurtër nga mbarimi i luftës?
Në fakt për t’u përgatitur për në konferencën e Paqes në Paris u ngrit një grup pune me specialistë, të cilët për muaj të tërë u morën me verifikimin e gjithçkaje. Ata morën të dhëna nga formacionet partizane, qarqet, komandat e vendit dhe Pushteti Vendor. Shifra që dha Enver Hoxha në këtë Konferencë, nuk ishte kot, ajo ishte e mbështetur në shumë fakte e burime arkivore që e vërtetonin një gjë të tillë.
Përveç jetëve njerëzore, çfarë dëmesh të tjera solli Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri?
Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre i shkaktuan këtij vendi dëme shumë të mëdha që u pasqyruan për një kohë të gjatë në jetën e qyteteve e fshatrave të Shqipërisë. Trupat pushtuese gjatë operacioneve ushtarake që ndërmorën kundër forcave partizane, dogjën e shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Nga 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria u dogjën e u shkatërruan 1850 prej tyre. U dogjën gjithashtu sasi të mëdha drithi e prodhimi bujqësor, u grabitën dhe u therën bagëti të imta e të trasha që për zona të ndryshme arrinin gati 50-70 për qind e tyre. Me qindra qenë burrat e gratë në lulëzim të moshës për punë që u arrestuan u burgosën dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda ose jashtë vendit. Të gjitha këto ndikuan në pakësimin në një masë shumë të madhe të veprimtarisë ekonomike në mbarë vendin.
A ka një vlerë të përafërt të këtyre dëmeve?
Sipas llogaritjeve të specialistëve, pushtimi ushtarak i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm me vlerë mbi 3 miliardë dollarë amerikanë me vlerën e vitit 1938. Shqipëria ishte një ndër vendet e para në botë për humbjet e dëmet, për frymë dhe të mirave materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore
Çfarë u fitua nga Lufta?
Në fillim u fitua liria. Në saj të luftës së vendosuri e pa kompromis, heroizmit e vetëmohimit, guximi i popullit, Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist. Pra me fituesit. Marrja e armëve ishte një akt plotësisht i ndërgjegjshëm. Si asnjëherë tjetër ai i kishte të qarta dhe të përcaktuara qëllimet ndaj u tregua i gatshëm për çdo heroizëm e sakrificë për të arritur fitoren. Në zjarrin e luftës çlirimtare masat treguan iniciativa. U shfaqën me tërë thellësinë zgjuarsinë në të gjitha fushat e u organizuan me armë në dorë. Heroizmi i luftëtarëve i veprimtarëve të frontit çlirimtar të reparteve e njësive partizane u ngjasin legjendave. Nga radhët e masave dolën dhe drejtuesit e kuadrot udhëheqëse, komandantët e komisarët e njësive. Ndërsa në nderim të Dëshmorëve të Atdheut dhe Çlirimit, 5 maji dhe 29 nëntori i ccdo viti festohen me solemnitet në mbarë vendin nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe dëshmorët e tjerë të Atdheut. Vetë organizata ka orientuar të gjitha strukturat e saj në rrethe që këtë ditë ta përkujtojnë me krenari të ligjshme sepse kjo ditë përfaqëson njerëzit e mëdhenj që me gjakun e tyre çliruan atdheun dhe e radhitën vendin tonë me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore, si anëtare aktive e koalicionit të madh antifashist e që sot vendi ynë u pranua në NATO.
Kriminelët e Luftës në Nuremberg
Në Shqipëri u varën katër femra, e paprecedent
Dëshmorët nga njëra anë, po me tradhëtarët si u veprua pas lufte? Dalan Buxheli, thotë: “Lista me emrat e kriminelëve të LANÇ-it i është dërguar Gjyqit të Nurembergut që në atë kohë. Siç dihet ndër katër anëtarë të regjencës kuislinge dy prej tyre Lef Nosi dhe Fiqëri Dibra, ishin nga radhët e Ballit Kombëtar. Përfaqësues të kësaj organizate morën pjesë si ministra dhe në Qeverinë “Mitrovica”, siç ishin: Bahri Omari, Kol Tromara dhe Koço Muka, të cilët ishin pjesëmarrës në operacionet ushtarake kundër forcave partizane në ballë të të cilave ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani, Safet Butka, e shumë të tjerë. Në kontinentin tonë, gjatë Luftës së Dytë janë varur në litar 5 femra, një në Rusi dhe katër të tjera në Shqipëri, siç janë Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Ganimet Trebeshi dhe Liri Gero. Dhe këto janë bërë nga pushtuesit në bashkëpunim me tradhtarët shqiptarë. Falsifikatorët e historisë sipas tyre, ballistë, zogistë vlerësohen si çlirimtarë. Këta zotërinj harrojnë se në kohën e pushtimit fashist, Shqipëria ishte vetëm një milion banorë dhe 70 mijë partizanë përbënin afro 20% të pjesës së aftë për luftë. Ata shkuan në luftë pa dallim feje, krahine e ideje. Harrojnë se 28 mijë partizanë dhanë jetën në çdo kilometër katror ka rënë 1 partizan që i bie afërsisht 10% e njerëzve të aftë për luftë, harrojnë vështirësitë e mëdha që hasi Shqipëria për t’i dalë në të vërtetë zot vatanit dhe jo për të bashkëpunuar me pushtuesit, sipas mendimit kapitullues se Italinë nuk e përballojmë dot. Prandaj të presim kur t’i vijë koha e përshtatshme. U harrua se në ç’kushte të varfërisë së tejskajshme u zhvillua kjo luftë dhe se çfarë sakrificash të jashtëzakonshme kaluan bijtë e bijat e këtij populli për çlirimin e vendit”.
DËSHMIA
28.110 dëshmorët e Shqipërisë
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që e mohojnë 28 mijë dëshmorët e luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijonë si më poshtë”:
Dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore janë.…….........................................9470
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë 6436
Të asgjësuar në 23 kampet gjermane (pa varre) për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman janë................................................................................................................11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë...............................................................50
Të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre) janë.................................................................70
Të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre) janë....................................................351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë .........................................32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë........................................................168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë.............................. .....162
Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë......................................144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë.......................................27
Shuma e përgjithshme është.......................................................................................28.110
Flet Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të DëshmorëveLeonard Veizi -