2013-12-30

Samir Kumbaro-Martirët


Filmi dokumentar “Martirët”, i realizuar nga regjisori shqiptar Samir Kumbaro dhe me skenar të historianit Uran Butka, ka hapur edicionin e dymbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të filmit dokumentar për të drejta e njeriut, “Një botë”, që do të mbahet nga data 23 deri më 28 dhjetor të këtij viti, në Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë.



Ky festival synon t’i promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe demokracinë në vend, por edhe të nxisë debate kuptimplote për çështje si të shoqërisë civile, politikave të jashtme, politikave ambientale e kështu me radhë, është thënë nga organizatorët e këtij festivali, shkruan kultplus.



Do të jenë gjithsejtë 34 filma dokumentarë të cilët do të shfaqen në kuadër të programit të këtij festivalit, tashmë tradicional. Dokumentari “Martirët”, që ka zgjatur 46 minuta, ka shtjelluar një temë për një gjyq special në Shqipëri, ku në të janë dënuar një grup intelektualësh që kishin kryer studimet universitare në vende të huaja por që nuk pajtoheshin asesi me idenë e ideologjisë komuniste. Kryetari i trupit gjykues, gjenerali Koçi Xoxe dënoi me vdekje edhe kunatin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës, ministrin e jashtëm të vitit 1944, Bahri Omani, me akuzën si “kolaboracionist”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...