Intervistë për “Zhurnal plus” me Meta Dullajn, këngëtare dhe valltare nga Prizreni
“Zhurnal plus”: Cilat janë aktivitetet dhe të arriturat e tua në skenë si këngëtare, valltare dhe aktore humori?
Dullaj: Në Festivalin Kosova Fest 2011 e mora çmimin e treteme një këngë që e shkrova vetë, një vit më pas, po në këtë festival isha mysafire nderi. Kam qenë pjesëmarrëse në Festivalin “Çelësi Muzikor” dhe jam futur në dhjetëshen më të mirë. Para tri muajsh ka dalë filmi artistik ''Jetim me babë e nanë” ku unë luaj rolin e njerkës. Jam pjesëmarrëse në shumë skeçe humoristike me humorist të njohur. Marr pjesë rregullisht në xhirimet e programeve festive që bëjnë televizionet për festën e Vitit të Ri etj. Kam mbaruar shkollën e mesme për muzikë, kam vazhduar tani tre vitet e fundit për balet në Shoqërinë “Agimi” dhe së shpejti diplomoj.
“Zhurnal plus”: Me cilët aktorë të humorit ke bashkëpunuar?
Dullaj: Me Shkoklen, Lecin, Cimën, me Krrylat etj.
“Zhurnal plus”: A ke kënduar në diasporë?
Dullaj: Nuk kam mundur për shkak të shkollës, po tani pas diplomimit do të jem më e lirë dhe shpresoj të marrë pjesë edhe nëpër manifestimet që i bën diaspora shqiptare.
“Zhurnal plus”: Sa e vlerësoni estradën muzikore shqiptare?
Dullaj: Shumë. Të gjithë janë të mirë.
“Zhurnal plus”: Kush e ka zbuluar talentin Tuaj si këngëtare dhe kur ka qenë paraqitja Juaj e parë skenike?
Dullaj: Talentin e kam zbuluar vetë me ndihmën e nënës, kurse paraqitja ime e parë skenike ka qenë në Boks Karamboll 2007, ku ka qenë pjesëmarrëse edhe e adhuruara ime Genta Ismaili, e cila më ndihmoi shumë.
“Zhurnal plus”: Cili është kujtimi juaj më i hershëm?
Dullaj: Lufta dhe tragjeditë e vitit 1999 kur isha 8 vjeçe.
Zhurnal plus”: Çfarë të është dashur të mësoje vetë?
Dullaj: Baletin. Kam pasur shumë vështirësi për ta bindur familjen që të më lejojnë të merrem me balet.
“Zhurnal plus”: Çfarë ke blerë për herë të parë me paratë që ke siguruar vetë?
Dullaj: Veshjet i kam fiksim.
“Zhurnal plus”: Çfarë zakonesh të mira ke?
Dullaj: T`u ndihmoj njerëzve përreth me gjithë atë cka mundem, të mos futem aty ku nuk më takon, t`i dua të gjithë ashtu sic janë.
“Zhurnal plus”: Çfarë ëndrrash sheh? A të kanë thënë se ti qesh në ëndërr?
Dullaj: Po, e kam zakon të keq komentimin në ëndrra të gjërave që bëj gjatë ditës.Gjithashtu edhe qesh shumë.
“Zhurnal plus”:Ku do të jetoje po të ishe plotësisht e lirë për të zgjedhur?
Dullaj: Në Paris, aty ku kam jetuar katër vjet.
“Zhurnal plus”: A të pëlqen të rrish në vetmi?
Dullaj: Jo. E urrej vetminë, i dua zhurmat dhe më pëlqejnë familjet e mëdha me shumë anëtarë.
“Zhurnal plus”: Cila kafshë të pëlqen më shumë?
Dullaj: Qeni Pittbull.
“Zhurnal plus”: A e takon mësuesin apo mësuesen e parë?
Dullaj: Jo, nuk e kam takuar. Kam dëgjuar se e ka pësuar gjatë luftës.
“Zhurnal plus”: A ke menduar ndonjëherë për vetëvrasje?
Dullaj: Asnjëherë. Do ishte mëkat ta mendoja një gjë të tillë.
“Zhurnal plus”: A ke pasur ndonjëherë aksident trafiku?
Dullaj: Po. Tri herë.
“Zhurnal plus”: A do kishe dashur të jesh deputete, ambasadore, ministre, presidente?
Dullaj: Jo. Politika nuk më pëlqen.
“Zhurnal plus”: Si është Meta në dush?
Dullaj: Shumë e ngadalshme. Mbetem më shumë se një orë dhe të gjitha planet e ditës i bëj gjatë dushit të mëngjesit.
“Zhurnal plus”: Si është Meta në një studio fotografike?
Dullaj: Me komplekse dhe e stresuar.
“Zhurnal plus”: Si është Meta në një klub nate?
Dullaj: E qetë. Nuk lëviz nga vendi kur pozicionohem.
Zhurnal plus: Para pasqyrës?
Dullaj: E çmendur (qesh)
Zhurnal plus: Në fletët e një ditari?
Dullaj: Histori.
Zhurnal plus: Në miqësitë e vjetra?
Dullaj: E njëjta.
Zhurnal plus: Si është Meta në flirte?
Dullaj: E qetë.
Zhurnal plus: Ç’është skena dhe publiku për ju?
Dullaj: Diçka e jashtëzakonshme.
Zhurnal plus:Cili ka qenë udhëtimi më i largët që keni bërë?
Dullaj: Udhëtimi më i largët dhe i pari ka qenë gjatë luftës në Kosovë kur udhëtuam në këmbë për në Shqipëri dhe unë isha vetëm 8 vjeçe. Pastaj Franca. Stambollin e vizitoj çdo verë.
Zhurnal plus:Sa kohë të lirë ka Meta?
Dullaj: Pak.
Zhurnal plus:I dashuri sa vjeç është?
Dullaj: Nuk kam të dashur. Jam singëll.
Zhurnal plus:Si do të ishte i dashuri juaj ideal?
Dullaj: Korrekt.
Zhurnal plus: E keni patur të vështirë të arrini këtu ku jeni?
Dullaj: Nuk kam pasur shumë mbështetje, por puna dhe vullneti sjellin rezultate.
Zhurnal plus: Kujt ia rrëfeni sekretet tuaja?
Dullaj: Vetëm Xhejdës që e kam mike zemre.
Zhurnal plus: Mendoni se në suksesin Tuaj ka ndikuar më shumë talenti,pamja,fati Zoti apo?
Dullaj: Puna. Edhe pamjes i kushtoj rëndësi,kurse fatin e zgjedhim vetë kur zoti na krijon pa mangësi.
Zhurnal plus: Si do ta përshkruanit veten, çfarë tipi jeni,çfarë karakteri keni?
Dullaj: E qetë, e sinqertë, e dashur dhe shumë e ndjeshme.
Zhurnal plus: Çfarë vlerësoni më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjëherë më mirë mos ta kisha këtë?
Dullaj: Shpesh herë qaj dhe them me vete pse nuk jam arrogante dhe mendjemadhe, sepse sot butësia dhe respekti nëpërkëmbet nga disa njerëz.
Zhurnal plus: Cila është ajo që të nervozon dhe ajo që të relakson?
Dullaj: Ajo që më nervozon është kur nuk kam qasje në internet, kurse ajo që më relakson është vozitja e natës.
Zhurnal plus: Tri gjërat pa të cilat nuk mundeni?
Dullaj: Pa familje, pa shoqëri dhe pa makinë unë jam invalide.
Zhurnal plus: Deri tani, cila është çmenduria më e madhe që keni bërë?
Dullaj: Në Qendrën Tregtare “Gorenje” në Prizren, njëherë pasi u zura me vajzën e xhaxhait, humba kontrollin dhe kam dëmtuar dy aparatura.
Zhurnal plus: Si janë 24 orët tuaja të zakonshme?
Dullaj: Çdo orë të jetës e çmoj dhe mundohem ta shfrytëzoj maksimalisht.
Zhurnal plus: Për çfarë nuk i kuptoni njerëzit?
Dullaj: Për thashethemet dhe komentet pa nevojë.
Zhurnal plus: Çfarë do të thotë dashuria për Ju?
Dullaj: Dashuria për mua është e shenjtë dhe duhet të respektohet.
Zhurnal plus: Si e përshkruani mashkullin ideal?
Dullaj: Inteligjent dhe i gjatë.
Zhurnal plus: Hobi Juaj?
Dullaj: Muzika.
Zhurnal plus: Kush kujdeset për lukun Tuaj?
Dullaj: Unë vetë dhe Loreal Mersin në Prizren.
Zhurnal plus: Në cilin vend dëshironi të jetoni në hapësirën e banuar me shqiptarë?
Dullaj: Tiranë, Prizren, Shkup…
Zhurnal plus:Cilin personalitet të historisë shqiptare do të dëshironit ta takonit sikur të ishe e mundshme?
Dullaj: Naim Frashërin.
Zhurnal plus:Cili është personaliteti më i rëndësishëm historik për ju?
Dullaj: Historia e Skënderbeut dhe vetë Skënderbeu.
Zhurnal plus: A ekziston Zoti?
Dullaj: Po, dhe jam e lumtur kur mendoj që jam rob i tij.
Zhurnal plus:Çfarë do të ishte për ju fatkeqësia më e madhe?
Dullaj: Fundi i botës.
Zhurnal plus: Kultura e cilit vend perëndimor ju pëlqen më së shumti?
Dullaj: Kultura franceze.
Zhurnal plus: A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
Dullaj: Po, do të ishte një super mrekulli.
Zhurnal plus:Cili është personi më i rëndësishëm për ju?
Dullaj: Babai.
Zhurnal plus:Cila ngjyrë ju pëlqen më së shumti?
Dullaj: E kuqja.
Zhurnal plus: Cilin virtyt tuajin e çmoni më së shumti?
Dullaj: Jam energjike. Nuk lodhem.
Zhurnal plus: Cilat virtyte i çmoni te një grua?
Dullaj: Kujdesi i veçantë për fëmijët që e bën një grua ta quaj princeshë.
Zhurnal plus: Cilat virtyte i çmoni te një burrë?
Dullaj: Seriozitetin dhe korrektësinë.
Zhurnal plus: Frika më e madhe?
Dullaj: Kam frikë të flej pa drita, i frikësohem territ.
Zhurnal plus: Ti je e bukur apo simpatike?
Dullaj: Marr shumë komplimente për bukurinë, por vazhdimisht më thonë e ëmbël dhe simpatike.
Zhurnal plus: Një djalë shqiptar, çfarë ka ndryshe nga një djalë francez?
Dullaj: Asgjë vetëm në zakone. Cdo shtet ka kulturën e vet.
Zhurnal plus:Po vajzat ku ndryshojnë?
Dullaj: Çdo vajzë ka botën e saj.
Zhurnal plus: Cili është komplimenti më i bukur që të është bërë në Francë?
Dullaj: Në atë kohë isha fëmijë 8 vjeçe dhe nuk më është bërë asnjë kompliment, vetëm se më kanë quajtur kokëfortë edhe e egër në shkollë.
(Intervistoi: E. Neziri)