Fenomenologji letrare...
Në gazetat ditore si dhe në portalet e gazetave kosovare(Kosova sot,Koha ditore,Zëri,Bota sot,Lajm,Epoka e re,Tribuna,Express etj) kritika letrare dhe prezentimi i librave letraro-shkëncor bëhët kryesisht në stilin "Unë ty - e ti mua".Kësoji bëhej edhe në kohën e komunizmit ...
Janë të specializuar gazetarët(kritikuesit letrar) që të prezentojnë librat e rinjë në këto gazeta edhe për pak lek!!!
***
Në gazetat ditore si dhe në portalet e gazetave kosovare(Kosova sot,Koha ditore,Zëri,Bota sot,Lajm,Epoka e re,Tribuna,Express etj) kritika letrare dhe prezentimi i librave letraro-shkëncor bëhët kryesisht në stilin "Unë ty - e ti mua".Kësoji bëhej edhe në kohën e komunizmit ...
Janë të specializuar gazetarët(kritikuesit letrar) që të prezentojnë librat e rinjë në këto gazeta edhe për pak lek!!!
***
Udhëheqës të mediave të Kosovës kanë shfaqur pakënaqësi të mëdha lidhur me sistemin politik me të cilin po qeveriset Kosova dhe me skemën mediale të Kosovës, shkruan gazeta “Tribuna”.
Në disa kontribute të tyre për misionin vëzhgues të Bashkimit Evropian, ata kanë thënë se situata e mediave në Kosovë është e rëndë për shkak të vështirësive financiare por edhe për shkak të sjelljes së politikës dhe grupeve të interesit.
Sipas tyre, problemet kryesore që kanë mediat janë mungesa e pavarësisë dhe kriza financiare, sepse “i gjithë ambienti kosovar është i disfavorshëm për mediat”, duke filluar nga tregu i marketingut e deri tek sjellja e qeverisë.
Njëri prej përfaqësuesve të medias ka shfaqur pakënaqësi për profesionalizmin e RTV21, ndërsa një tjetër ka shfaqur rezerva për qëllimin e krijimit të televizionit Klan Kosova. Sipas tij, 70 për qind e pronësisë së këtij televizioni tash i takon kompanisë “Devolli”.
Disa nga udhëheqësit e mediave kosovare e kanë përkufizuar sistemin e qeverisjes nga kryeministri Thaçi si të korruptuar. Ata kanë dhënë edhe qëndrime favorizuese për disa subjekte politike në vend.
*******
RUMIU - POETI QË RIZA LAHI DONTE AQ SHUMË
Në ditën e parë të vitit 2014 e përcollëm për në banesën e fundit mikun tonë të paharruar, shkrimtarin Riza Lahi(1950-2013) ...Bashkë me familjarët, miq e të afërt kishin ardhur edhe pilotët, ata shqiponja të qiellit në respekt të kolegut të tyre, kishin ardhur përfaqesues të komunitetit rom për të cilët Riza Lahi shkroi sa e sa herë duke i përkrahur në shtypin e Tiranës, por mjerisht nuk na zunë sytë shkrimtarë të tjerë të Tiranës në mes të masës së madhe të njerëzve që i bënë nderimet Rizait tonë në varrezen e Tufinës. A thue se komuniteti i shkrimtarëve shqiptarë është shkatrruar plotësisht jo vetem materialisht por edhe moralisht dhe gëlojne veç si klane që ndajnë çmime sipas tarafit e marrin donacione prej instucioneve shtetrore. Mjerisht për asgjë tjetër nuk i ke.
E pra Riza Lahi nuk linte promovim libri pa vajtur, veçmas të autorëve të rinj, apo të tjerë anipse sillnin në promovime në sallën e Ministrisë së Kulturës a gjetkë, naivitete a rapsodi. E këtë Rizai e bënte se kishte respekt për njeriun, thoshte se kështu kemi filluar të gjithë. Ai ishte si një diell, i cili, që kur lind e perëndon rrezaton. Kishte shpirtin e butë Riza Lahi, ishte dashamirës, i respektonte të gjithë. Po ku ishin sot ata të cilët i nderoi e për të cilët foli fjalë dashamirëse e inkurajuese Riza Lahi?! Për turp të tyre nuk i pamë.
E dimë që miku ynë Riza Lahi nuk i përkiste klaneve ndaj nuk ju gjend një sallë e ndonjë institucioni kulturor ta nderonin publikisht siç bënë thirrje shkrimtarët e diasporës nga Amerika, e kjo nuk ndodhi sepse Riza Lahi i përkiste të drejtës, fitimit të meritave me djersë e mundim prej krijuesi. A nuk ndodhi kësisoj edhe me të palodhurin e të devotshmin shkrimtarin çam Bedri Myftari para disa muajve. Ja ku jemi përsëri.
Mjerisht sot, ashtu si edhe në të djeshmen në Shqipëri, edhe homazhet e të shuemve shkrimtarë, institucionet shtetrore i klasifikojnë sipas klaneve të politikës.
Na ruaj zot po të vdes ndonjë këshilltar zyrtaruc axhami, për nder arm - do të ngrihet në këmbë shteti.
Po përcjellim poezinë e Rumiut "Kur të vdes", poeti që aq shumë e donte Riza Lahi, të cilin e kishte përkthyer në shqip dhe e kishte gati librin e plotë për botim, e që aq shumë i shkon këtij momenti kur përcjellim mikun tonë shkrimtar në botën e Amshimit.(Kol Shkodrani)
****
Po ku ishin gazetat dhe Televizionet tona(Shqiptare!) që s'thanë asnjë rresht për Riza Lahin tonë të madh!
Turpi brirë nuk ka!
Riza Lahi ka lindur në Shkodër( 16. 01. 1950),vdiq në Tiranë(31.12.2013). Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE - së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve.....
Dhe për fund:
Disa Shkrime nga Riza Lahi
Autori Riza Lahi, me keto fragmente nga libri kushtuar Shkodres, kerkon te pershendese shkodranet e tij te shtrenjte qe nuk i ka takuar kurre, te nderuar fisnikun e Diaspores, Profesor Sami Repishtin, Paul Tedeschinin per kontributin e tyre ne faqet e ketij libri, si dhe mikun e tij Kolec Traboinin.
Te dashur lexues! Kur esseja ime, nen titullin e me poshtem
"ME NJE SHPATE TE ARTE GRIS PAKSA NAPEN E TRISHTIMIT"
u hodh ne shume qendra interneti nga mikesha e mrekullueshme e Shkodres, korcarja shqiptaro-amarikane Raimonda Moisiu, si u botua dhe ne nje te perditeshme Tiranase, u sulmua mjaft ashper nga nje burre rreth te shtatedhjetave. Ishte nje kosovar, qe e njihja personalisht dhe kish ngrene buke me mua, ne Tirane dhe ne Shkoder. Sulmi qe shumeplanesh dhe ne disa pika interneti shqiptaresh anembane. Por, flakeperflake, me te njejtin intensitet, me te njejtin nerv dhe energji po ky shkrim, u mbrojt, nxitur prej sulmonjesit, nga nje shkodran i panjohur. Banonte larg atdheut. Paul Tedeschini.
Kam patur per kete shkrim edhe nje reagim personal dhe plot dhimbje... te ndjere dhe te permbytur ne nostalgji, nga Shkodrani, fisniku i nderuar ne Diasporen Shqiptare, shqiptaro-amerikani Sami Repishti. Profesorin fisnik qe, edhe ate, sikurse mbrojtesin tim nga sulmi i vellait prej Kosove, nuk e kam takuar asnjehere, perpiqej te me jepte zemer me sa mundete, me grishte te mos trishtohesha me.
Nderkohe... U njoha dhe me motren e poeteshes se cituar ne esse. Ajo eshte mesuese letersie, banon ne Shkoder dhe, sic e shihni , eshte edhe njera prej recensenteve te librit tone. Me ka lene dicka me shkrim dhe une i premtova qe do ta hedh ne faqet e librit. Po e mbaj fjalen...
" ...Me kete liber, ju i keni kthyer Shkodres krenarine, qe pergjumej ne keto sporte; figura te lavdishme shkodranesh te moshuar e te rinj, te cilet mbushin me gjethe dafine kunoren e Rozafes krenare. Breza sportistesh, trajneresh, kampionesh sfiduesish boterore tregojne ne vepren tuaj se Shkodra s'lodhet kurre tuj tunde djepin e artit te bekuar nga Rozafa.
Gegnishtja e sjelle artistikisht ne veper , e ben ate fort te kandeshme per shodranet dhe juve, zoti Lahi - mik i shtepise se tyre, sa here qe mendja t’ju niset nga Tirana per ne qytetin e femijerise suaj.
Me mirenjohje nga qyteti i lindjes
Orjeta...Orjeta A. Dushi
20 maj 2007
MESUESI QE THEREN PARA NXENESVE
Fiqiret Hoxha nga Shkodra, ne jeten e tij te gjate prej arsimtari, ka patur nje ballafaqim te llahtarshem. Shembulli i tij, do te perbente nje shenjester te lakmuar per mediat e rruzullit. Ai ka mbrojtur oren e mesimit nga dhunimi ne nje menyre aq te denje, saqe ka nderuar vendin tone duke i dhene, ne te njejten kohe, kuptimin real te nocionit"Shkodra e kultures". Sot Fiqireti ende vazhdon te vuaje pasojat e nje thike kriminale qe ka hyre ne mishin e tij 14 centimetro, megjithese ngjarja ka ndodhur vitet e para te dhjetvjeçarit te fundit te mijvjeçarit qe shkoi. Fenomen i frikshem i dhunimit te ores se mesimit eshte i perhapur gjithandej neper bote. Shembull nga Shkodra shqiptare vjen neper rruzullin tone prej nje popull i varfer dhe pa tradita te vjetra arsimimi. Po , si ka ngjare?
- Zoti Fiqiret, te prezantohemi ne fillim?
‑ Kam lindur me 14 gusht 1948 ne qytetin e Shkodres nga nje familje e vjeter Shkodrane. Nena ime, Hyrija, ka qene punetore, ndersa babai im, Fadil Hoxha, arsimtar i ciklit te ulet...
- Mesuam se babai juaj nuk rron me. Ç'gje te veçante kujtoni nga ai?
- Ka vdekur ne moshen 53 vjeçare dhe, deri ne muajt e fundit te jetes, ka vazhduar detyren e arsimtarit duke qene per nje kohe shume te gjate me raport mjeksor. Ai, jo vetem qe nuk ka pranuar te rrinte ne kemp, por jane teper teper te rralla ditet kur ai u ka munguar femijeve ne klase. Fadil Hoxha, megjithese ka qene njeri prej nxenesve me te mire te gjimnazit te Shkodres, nuk pat mundur te siguronte burse pasi, ne vitin 1927, ai ka ulur mu ne mes te Shkodres flamurin e nje shteti te huaj, i cili kishte nisur te dominonte tej mase ne vendin tone, sikur ta kishte gjysem koloni te veten. Une e kujtoj babain tim tek qeshte me vete, ndersa koregjonte ne shtepi detyrat qe ai u jepte femijeve. Ne jemi gjashte femije. Qe te gjithe te edukuar mire dhe, me shkolla te larta. Une, si me i vogli prej tyre, vazhdova ate shkolle qe me ofruan. Vertete qe isha nga nxenesit me te mire ne gjimnaz, ama, ne ate kohe, une nuk mund te zgjidhja degen e shkolles se larte, pasi te gjithe vellezerit e motrat e mia, kishin vazhduar ne deget qe kishin zgjedhur vete. Mua, shyqyr qe me doli bursa!
- Si mbarove fakultetin, ne Shkoder te caktuan?
- Nuk behet fjale per ne qytet. Qysh ne vitin 1970 e deri ne vitin 1990 une kam sherbyer vetem fshatrave. Ne fillim kam qene mesues ne Burrel, ne fshatin Kurdari. Me vone... Gjithesej kam qene vetem 4 vjet mesues i thjeshte; me pas nendrejtor apo drejtor shkolle.
- Si te kane ecur punet fshatrave?
‑ Duket qe mire. Une kam marre disa here fleta lavderimi dhe, ne vitin 1987, jam dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor te asaj kohe me medaljen "Naim Frasheri". Atehere une isha drejtor shkolle ne fshatin Stajke, diku prane Bushatit.Medaljen ma ka vendosur ne gjoks me ceremoni ish sekretari i Pare i PPSH ne Shkoder, Muho Asllani, per te cilin ruaj shume respekt edhe sot, qe kohet kane ndryshuar krejtesisht. Dua te theksoj se, pas nje viti qe me dekoruan, mua me ndodhi nje fatkeqesi e madhe. M'u dogj shtepia. Zoti Asllani, ka nderhyre me cilesine e njeriut te pare te Shkodres qe mua te me jepnin shtepi dhe menjehere ma dhane. Dua te permend te vertetat ashtu siç kane qene; une nuk jam marre me politike asnjehere dhe, ashtu sikurse edhe babai im, nuk kam qene e as nuk jam antar i asnje partie.
- Te kthejme te ngjarja. Si ndodhi?
- Ishte 20 shkurt i vitit 1992. Disiplina ne shkolla kishte rene dhe mjaft mesues neglizhonin. Mirepo, edhe une, si mjaft arsimtare te vjeter, po perpiqeshim te mbanim shkollat e nxenesit tane me sa mundnim, mes ter asaj dalldije qe vorbullonte ngado neper vendin tone. Keshtu...Ate dite, une isha me temperature. Kur u gdhiva ne mengjes, ime shoqe, Liria, me vuri termometrin ‑ shenonte 38 grade. Liria, kembenguli qe te mos shkoja ne shkolle, por une , mora djalin e vogel me vete dhe u nisa.
- Perse nuk e degjove shoqen dhe ç'e doje djalin me vete?
- Ate dite une kisha dezhurnin ne shkolle dhe nuk doja qe t'i prishja planin e dites dikujt tjeter, qe do te ma zevendesonte. Persa i perket Sajmirit te vogel, se kisha edhe dy me te medhejte, e çoja vete ne kopesht dhe e merrja vete qe andej..
- Dhe shkove ne klase ? Ç'lende po jepje dhe sa ishte ora kur... Si rrodhi dita per ty?
- Ishte ora e katert dhe po shpjegoja histori ne klasen e tete B te shkolles tetevjeçare " Ndre Mjeda", kur trokiti dera e klases. E hapa. Pas deres pashe kater fytyra te mrrolura djemsh; me i vogli, siç u pa me vone, dhe me agresivi prej tyre, ishte nje tetembedhjete vjeçar. "Na e nxirr ate Aldi Nikollin! Na e nxirr menjehere, se kemi pak pune me 'te" ‑ me tha njeri prej tyre.Ata nuk kishin as maska dhe as thike nuk u pashe, mirepo, menyra se si po ma kerkonin nxenesin tim, me pruri nje parandjeje te keqe. I pyeta, fillimisht se, si ishin futur ne shkolle dhe a i kishin marre leje rojes se shkolles. I thashe qe ta prisnin Aldin jashte oborrrit dhe, si u kerkova qe te largoheshin menjehere, u mbylla deren. Vura llozin, dhe vazhdova mesimin ku kisha mbetur. Edhe semure isha, edhe qefprishur, por nuk e dhashe veten. Vazhdova te shpjegoja me ze sa me te embel, kur, pas tre ‑ kater minutave, dera u shperthye dhe, te kater djemte, hyne ne klase me nje thike te madhe te çveshur, qe e mbante ne duar me i vogli i tyre, ai tetembedhjete vjeçari.
- U trembe?
- Si nuk u tremba? Pashe nga nxenesi im, te cilin u sulen qe te katert ta kapnin me thiken çveshur. Donin ta thernin para klases.
- Pse?
- Nje gje krejt bajate. Me sa mbaj mend, ter puna ishte, perse vellai yt i madh ka ngacmuar motren time. Diçka e tille, por e mbaj mend turbullt.
- E kapen Aldin ata?
- Femija vrapoi tek une dhe u struk pas shpines sime. Dridhej. Ata me thane mua qe te largohesha sepse per ndryshe do te me thernin mua. U thashe se me mua mund te benin çfar te donin, ja ku me kishin, pa arme, i semure e se ata ishin alamet djemsh, por, me femijen nuk kishin asnje pune. U thashe per te fundit here qe te dilnin nga klasa. Shumica e nxenesve , te tmerruar, bertisnin dhe qanin. Disave u kishte rene te fiket. Ishte nje skene qe mos e provofte njeri. Aldi dridhej pas meje dhe, kur i thashe qe te mos kishte firke se nuk do t'i benin gje e se do te merreshim vesh, mbajtesi i thikes ma nguli ate ne gjoks. Ma nguli me sa fuqi qe pat. Ekpsertiza me vone rezultoi qe tehu i thikes kishte hyre katermbedhjete centimetro ne trupin tim dhe se me kishte prekur edhe aorten. Kur kam rene i mbytur ne gjak, klasa ka uluritur me te madhe. Kapen Aldin. Njeri e mbajti, tjetri, donte te me ngulte thiken edhe nje here tjeter. Degjova nje ze prej atyre qe i tha se, ja ku ishte Aldi tani, se per mua, "ky e hengri te semes". Kishin vetem nje thike. Si e hoqi me force tehun nga une, thikembajtesi u sul ta fuste ne zmren e Aldit...
- Perse nuk e vrau?
- Zoti qenka i madh. Para vdekjes te jepka force mbinjerezore. Para se te humbja ndjenjat nga plaga e thelle, Zoti me dha aq force, sa ia kam kapur doren vrasesit, sapo ky po donte t'ia fuste Aldit ne trup. Vrasesi u kthye nga une. Nderkohe, kam degjuar si neper jerm nje te bertitur "policia!". Ndaj nuk e realizuan vrasjen e femijes. Veç asaj frike, Aldit duket i ra te fiket dhe ata kujtuan se vdiq nga frika. Nderkohe, neper rremuje e siper, Aldi erdhi ne vete dhe u sul perjashta me vrap. Une isha thuajse i vdekur, kur kam ndjere te me kapnin dy duar te forta. Ishin te mesuesit te matematikes Skender Gjyrezit, qe eshte edhe kushuriri im. Me nisen menjehere ne spital, Skenderi, Rasim Kraja ‑ drejtori, Nail Rroji ‑ nendrejtori si edhe gjithe personeli i shkolles. Menjehere me futen ne sallen e operacionit. Dhe me shpetoi jeten kirurgu me i mire ne Shqiperi, biri i mrekullueshem i Shkodres se kultures, nje njeri human dhe qe ben çudira me thiken e tij te kirurgut, Dr. Ardian Dajti....
- Ndejte shume ne spital? Si vajti operacioni?
- Ndejta ndonje jave dhe dola nga spitali "me firme". Pra, nen garancine time personale. Ne spital mungonin thuajse plotesisht kushtet, dhe vendosa te shkoja ne shtepi. Gjithenje nen perkujdesjen e Ardian Dajtit, qe ka ardhur rregullisht te me kuronte ne shtepi derisa u ngrita topall me topall ne kembe. Dr.Ardiani me tha se ai nuk kishte mundesi te bente tjeter per mua dhe se duhej te shkoja ne ndonje klinike jashte shtetit patjeter. Me se fundi kam shkuar ne Zvicer dhe mjeku atje, nga me te miret e Evropes per plaget e krimeve, me ka thene se mjeku shqiptar kishte punuar ne menyre brilante dhe se, normalisht, per nje plage si ajo e imja, ne nje mije raste, vetem nje perfundonte me sukses, pasi vdekja ishte 999 per nje mije.
- Pse, kur shkove ne Zvicer, a duhej te ishte me ty edhe mjeku qe te kishte trajtuar? Nuk ishte Ardiani me ty?
- Jo, nuk ishte. Ministri i mjeksise i asaj kohe, z.Tritan Shehu, vendosi te dergonte per te me shoqeruar mua, jo Ardianin, po nje mjek tjeter nga Tirana. Zvicerani ate nuk e pranoi dhe, keshtu, une isha ter kohes vetem.
- Si shkove ne Zvicer? Me paret tuaja? Me ate rroge mizerabel arsimtari?
- Oh,eshte nje histori tjeter, kjo. Ne te vertete, fillpas nje muaji, me 7 mars 1992 me dekoruan me urdherin "Urdheri i trimerise civile". Interesimi per sherimin tim, po me dukej i vaket. Nje shoku im shkruajti ne nje gazete te madhe per kete ngjarje dhe u be ca buje. Por…vetem premtime. Vendosa t'i hyja ministrit te arsimit, qe me priti menjehere.
- Kush ishte minister arsimi ne ate kohe?
- Ka qene zoti Ylli Vejsiu.
- Ai qe pat thene se vetem zogu kendon pa para, mor Fiqo? Te kerkoi para nen dore?
- Oh, zoti Ylli Vejsiu me ka pritur si te isha une nje hero dhe ka bere te gjitha perpjkekjet e tija personale qe une te shkoja jashte. Kur me percolli, me tha se do te bente çmos qe te shkoja per kurim ja ne SHBA, ja ne Zvicer. Pas nje jave, me njoftuan te paraqitesha...
‑ Me paret e qeverise shkove?
- Ku kishte, qeveria pare, mor? Une kam lexuar vete letren gati me perulje qe i dergonte ne Zvicer Ministri i arsimit shqiptar, z. Ylli Vejsiu, nje fondacioni atje. Fondacionit "Solidest", qe ishte krijuar nga perendimi per te ndihmuar vendet e lindjes. Ne krye te ketij fondacioni ndodhej nje shqiptar. Nje burr shume fisnik, i quajtur Astrit Leka, ne ate kohe rreth 70 vjeçar.
- Ne ç'kushte u kurove?
- Ne nje spital shume te mire; i quajtur "spitali i luleve". Jam kuruar dy muaj atje. Gati perdite me merrte ne telefon ministri Ylli Vejsiu duke me thirrur vetem "hero". Nuk ia harroj sa te vdes. Se paku nje gazete zvicerane ka shkruar per rastin tim, duke vene titullin afersisht " Akt heroik nje arsimtari nga Shqiperia e vogel". Diçka keshtu. ..Ne spital me kane trajtuar si te isha princ. Edhe me po aq dashuri njerezore. Une shkoja ne shtepine e z.Astrit Leka dhe te zevendesit te tij zviceran si ne shtepine time. Madje, me ka bere pershtypje qe, femijet e zviceranit, çdo mengjes, sapo zgjoheshin, shkonin e i puthnin doren te atit. Ai me ka thene se, po te kishte ndodhur nje rast anolog ne Zvicer, mesuesi do te merrte nje pension special dhe nuk do te punonte me.
- Kur erdhe ne Shqiperi?
- Nuk kisha qejf te rrija ne kemp. Doja pune, por jo me shume ngarkese. Z.Vejsiu me ofroi te zgjidhja drejtor gjimnazi apo tetevjeçareje, por une i thashe se doja nendrejtor ne nje tetevjeçare ne qytet dhe ashtu u veprua.
- Pas kaq viteve, ke shqetesime prap?
‑ Po , kam. (Me jep te lexoj konstatimet e tre mjekeve , me dt. 6.12.2004, ku lexohet nje gjendje mjaft serioze, por qe ne nuk po ia servirim lexuesit ‑ RL)
- Fiqi! Pse nuk ulesh e shkruan nje liber vete rreth jetes tende si arsimtar dhe ta lidhesh me kete akt qe ke bere?
- Ehu?! E ç'a kam ba? Cili arsimtar do ta linte te therej nxanesi i tij para klases perpa u there vete me pare? Po... une e kam shkruar nje liber. Ai ben fjale per shkollen me te hereshme te Shkodraneve ne gjuhen shqipe. Kam punuar me shume pasion dhe ka materiale te mrekullueshem te dokumentuara; nisur nga mesuesi e drejtori i pare i "normales" se lagjes "Rus" - Riza Kisha. Librin e kam mbaruar, por nuk kam para per ta botuar. Sponsor? Oh, nuk kam pike talenti te dal e te kerkoj sponsor.
- Pse nuk ia ben nje kerkese bashkise se Shkodres? Cili ent shtetror nuk do te donte te botohej nje liber i tille me kaq vlere, per me teper, te shkruar nga nje hero?
‑ Pse, vertete ti mendon se une bej pjese ne kategorine e herojve?
*****
GJASHTË MUAJ MË SHFAQEJ NË GJUMË TAQUA …
Emblemës së dashurisë, korrektesës, ndershmërisë, guximit dhe devocionit të pilotëve të shkollës shqiptare, Andrea Toli, me rastin e humbjes së tij
Një emigrante shqiptare në SHBA i shkoi Nolit duke i kërkuar që t’i vinte fëmijës së saj një emër tipik shqiptar dhe “Peshkopi i Kuq”, si u mendua ca, shqiptoi emrin “Rrapo”.
Kështu është quajtur gjyshi i pilotit nga Myzeqeja, nga Toshkëzi i Andrea Tolit, një nga shëmbujt brilantë të korrektesës profesionale, burrit që komandoi për një kohë të gjatë pilotët e MIG 21 shëve super të shpejtë dhe, fillpas, pilotët e avionëve të shpejtësive të vogla e lartësive super të ulta të AN – 2 shëve karizmatikë, me pamjen e gënjeshtërt të krijesave ajrore të paraluftës së dytë botërore.
Tolit i përket sentenca se “disiplinë ajore do të thotë të ndrydhësh dëshira të paligjëshme që t’i grish përthithja e magjishme e fluturimit”.
Pilotët e rinj të “21” shëve, e kujtojnë edhe sot se si ai dilte në fundin e pistës me fletë në dorë për t’i parë ata se si vinin në ulje; për t’i parë i vetëm, me kujdes, pa patur njeri pranë; e kujtojnë se si hante thonjtë me dhëmbë, kur drejtonte fluturimet e djemve që kish përgatitur dhe vazhdonte t’i kishte nxënës edhe kur ata bëheshin “burra me thinja” në profesionin e ngarësit të aeroplanit, të cilit ai iu drejtua tër jetën me “JU”.
Nipi më i bukur i xha Rrapos, kryeplakut të Toshkëzit, ka patur rast, jo vetëm t’ia shtypte kurrizin gjyshit , por edhe të merrte pjesë më të nëpër mexliset e burrave. Rrapua, jo vetëm komandonte plot 72 Tolët që banonin nën një pullaz dhe nga të cilët, katër i bekoi për në luftën partizane, por , jo vetëm si kryeplak, por edhe si burrë i ditur, i matur dhe super i ndershëm, ishte prezent npër të gjitha kuvendet në fshat. Edhe kur kishte hare, edhe kur kishte ngatërresa, ziafete, zënka, pajtime,etj Rrapua që nuk vuri kurrë në gojë as raki e as duhan, siç vazhdoi edhe nipi i tij pilot, kudo e merrte me vete Andrea, djalin e parë të birit të tij, Petros.
Andreas i lanë gjurmë këta kuvende, ku shkonte me gjyshin. Ai tër jetën ka qënë kategorik me thyerësit e disiplinës dhe djemtë e rinj që çoç dhe kishin qejf të bënin ndonjë “hulianstvo” në ajër, por që i sikletoheshin analizave të pilotit brilant, i vunë me të qeshur nofkën “polic”.
Kjo nofkë, kur i erdhi në vesh këtij burri buzagaz, një “Anzholras”* i vërtetë, si ta kishte njohur Viktor Hygoi, por që di të qeshë me shpirt edhe sot, 72 vjeç – është i ditlindjes 29.12.1940 – qeshi me të madhe. ”Polic” më thënkan mua? Hahahahahah…. hahahahah….hahahahahaa…
Të gjithë pilotët thuajse, pasi miqësoheshin – sigurisht me të shpejtë si miqësohen pilotët ngado – kishin nga një nofkë me të cilën qenë mësuar të gjithë dhe ashtu vazhdonin ta thërrisnin njëritjetrin edhe kur ndonjëri bëhej shef i tyre. Mirëpo Toli i përkiste një brezi tjetër pilotësh; kish qënë shef që kur ata kishin vënë këmbn atje dhe, as atij, as drejtuesëve të tjerë, si Gezdari, Dhori…nuk u drejtoheshin me nofkat që aq bukur u shkonin.
Edhe vetë aeroplanit të tyre ata ia kishin vënë një nofkë – “stilolapsi”.
Haha… Edhe Andrea ua vuri çunave një nofkë të bukur – “kapoj” .
“Kapoj”… Ai u thërriste “kaposhë” kur i shihte grumbull dhe i thërriste për ndonjë mbledhje rutinë. Pilotët e respektonin shumë këtë gardian të hekurt të gabimeve në fluturim dhe nuk i gjenin kurrë as edhe një të metë, që u dilte i pari me gjoks detyrave, që nuk njihte hilera, dredhira, që e mbante uniformën e oficerit të pastër dhe të hekurosur, që i shkonte aq trupit të tij të drejtë dhe të derdhur dhe që, kur drejtonte fluturimet, përqëndrohej, tensionohej, stresohej, i brofte adrenalina, sikur të ishte në kabinën e djaloshit që po ulej, po ngrihej, po kërkonte lejë për të shkuar në poligon apo për të kapërcyer barrierën zanore.
“Komandant Andrea edhe kur mund të pinte me raste një gotë raki, këtë e bënte me finesë e hije, patjetër pasi kishin mbaruar fluturimet dhe vetëm me ne, “kapojtë” e 21 – shëve, kur ishim në kohën e lirë, apo me ndonjë teknik avioni nga vëndlindja e tij. Edhe kur kishte ndonjë rast të ndizte një cigare, kjo ndodhte vetëm kur kishte siklete e merak për detyrat e pilotëve të skuadriljes” – tregon duke qeshur me nostalgji Gjeneral Brigade Astrit Jaupi, që vazhdon t’i drejtohet edhe sot e kësaj dite me “komandant Andrea”, megjithëse “polici” i tyre i dashur po shkon drejt 75 viteve.
Sigurisht që, përveç përgjegjësisë, sidomos nderit dhe krenarisë së pilotëve të përzgjedhur mes një mase bashkëmoshatarësh pilotë që, gjithesi, u pëlqente fort ky selektim, ka qënë vëndimtar edhe roli i drejtuesëve të tyre që, ata, të përbënin shëmbullin model të një skuadrileje fluturuese të shkollës shqiptare të aviacionit.
Dhe mes drejtuesëve që i dhanë kësaj skuadriljeje drejtimin që mori, ka qënë edhe biri modest, zemërpastër dhe përmbajtës i gurtë i nevrikosjes nga Zharrëza myzeqare. Skuadrilja e MIG 21 është parë me shumë konsideratë qënga viti 1971 deri në atë 2003 (!). Këta – “njizetenjishat” e dashur të gjadrasorëve – e kaluan pa u prekur llahtarën kundër ushtrisë në marsin e ’97; do të vinin vite më pas që atë që nuk e bëri ’97, ta bënin dekretet shtetërore… MIG 21 është pilotuar deri në vitin 2003.
Të fundit pilotë që u hodhën në krahët e tij pas marsit ’97, që e rrokën fort atë edhe në emër të dashurisë së aq burrave që kaq shumë e deshën, që me zi u ndanë me të, se nuk ndaheshin dot, qenë pilotët Shefqet Lata, Astrit Jaupi, Ismet Zervoi, Raqi Qari dhe Qemal Xharo.
Deri në ditët e fundit, falë frymës që futën te kjo skuadrilje drejtuesit e parë të saj, ajo vazhdoi të kishte në shkallë të ushtrisë, pamjen e një oficeri elegant të aristokracisë që sulet në radhët e para të kavalerisë së tij me pallën që llaps dhe spaletat e shëndritëshme…
GRISHJET E MAGJISHME TË FIGURAVE VËRTIKALE
Toli, sikurse nxënësit e dy klasa të shkollës “Skënderbej” të atij viti, e ka filluar atë edhe pa i mbushur të katërmbëdhjetat.
Si kishin ikur nga Toshkëzi familiarisht, në Lushnjë, ai, djalë fshati ende, dhe i mësuar me lëndina, lule të egra fushe, bagëti që kullosnin, fryte në pemësh nëpër degë, një ditë pa dy fëmijë të veshur me uniformën e bukur të skënderbegasit. Me ngjyra të blerta dhe me një shirit të kuq te pantollonat; pah!, sa të bukura që ishin! Oh, sa i shkonin ato Sokratit, kushuririt të tij! (Sokrat Basha, pilot – dëshmor i atdheut). Në darkë ia tregoi nënës në shtëpi dhe…”Babai kishte një mik në Degën Ushtarake dhe, më në fund, u plotësua dëshira ime”.
Toli i ri u gjënd në cepin e Laprakës, ku uniforma e bukur e fëmijëve që kish parë në Lushnjë, tanimë i përkiste edhe atij. Por kish dhe diçka që djaloshi nga fshati, e përballoi lehtë: duhej të ngriheshe nga gjumi i mëngjesit me bori, duhej rregulluar shtrati vetë, duhej bërë gjimnastikë mëngjesi edhe po të ishte ftohtë.
Ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç dhe me zi priste kur vinin njerëzit e shtëpisë për ta parë.Me mësime po shkonte shumë mirë.
Toli edhe sot është lexues i rregullt i librave por, dikur, ai ka bërë hartime aq të bukura, saqë ia lexonin para klasës dhe, nganjëherë, edhe në klasat më të larta.
Kish nisur t’u afrohej rretheve letrare të kësaj shkolle që ka nxjerrë, në të vërtetë, shumë pena të njohura. Kishte mundur të shkëlqente në mësime aq, sa dy herë e kishin përzgjedhur në kontigjentin e nxënësve që do të shkonte të takonte figurën më të lartë të shtetit. Pra, nga më të mirët që kishte Shqipëria.Mirëpo…
Kishte diçka tjetër që nisi ta tërhiqte tmerrësisht. Ato ishin figurat vërtikale që bënin pilotët e aerodromit të Laprakës. Skënderbegasi Toli
zinte një cep dhe nuk ngopej së pari aeroplanin se si, nga e fluturuara drejtpërdrejtë bukur e mirë, befas kthehej dhe binte përmbys e pingul, drejt tokës, për t’u ngritur sërish përpjetë….
Duket se ndonjëra nga zonat e fluturimit të pilotëve që shihte Toli i vogël të ketë qënë diku përmbi qiellin e Laprakës. Kushedi se sa herë ndonjë pilot ka zbritur vërtikalisht drejt oborrit të madh të begasve të mahnitur!
Toli kujton dridhjen e herës së parë të zemrës në një tjetër rast, kur nga një aeroplan ra diçka që po vinte me të shpejtë drejt tokës, ndërsa aeroplani po vazhdonte më tej. Ajo “diçka” , papritur u hap dhe si një këpurdhë vigane gjyra – ngjyra dhe po zbriste tani ëmbël – ëmbël.
Fluturimet e pilotazhit, parashutistët, “ishin një mrekulli e vërtetë” dhe, pasionanti i hartimeve të mrekullueshme, ra në dashuri me ta.
“Nuk lija gjë pa lexuar nga gazetat kur shkruanin për pilotët; oh, sigurisht që i kisha lexuar që të gjithë librat që kishte biblioteka e shkollës së nostalgjisë sime, “Skënderbej”, që flisnin për pilotët dhe fluturimet”
Si një gjë të thjeshtë, Toli tregon se ka shkuar në Bashkimin Sovjetik – ketë sigurisht që ua ka thënë prindërve – por që kishte nisur shkollën e pilotëve, këtë gjë, edhe ai, si disa të tjer, ua ka thënë prindërve që “andej”. Ata e kanë pritur këtë lajm ardhur nga djali i tyre me hare .
Sigurisht që më i gëzuari nga të gjithë, dhe që , me siguri, edhe do t’ia falte vetes ndonjë mburrje nepër mexhlise për këtë rrugë që kish marrë Toli, do të kishte qënë gjyshi, Rrapi.
Por ai kishte vdekur.
DASHURI DHE INTRIGA POLITIKE
Ja se cili ka qënë brezi i pilotëve që studiuan në Borisoglebsk tok me të ftuarin tonë; që u lejuan të qëndronin në territorin sovjetik vetëm për dy vjet: Agron Daci, Guri Merko, Luan Milori, Vangjel Baba, Vangjel Llazari, Lutfi Myshkeri, Skënder Shahini, Nazmi Dauti, Harilla Rebi, Petraq (Peçi) Thomai, Bashkim Agolli, Besnik Shahi dhe Zija Memi.
Ky grup që përfaqësonte rininë shqiptare, mbaroi me sukses avionin JAK 18; ata ishin në të njjëtën bazë me të rinj hungarezë. Nëse shumica e djemve shqiptarë ishin bij familjesh fshatare, të përvuajtura dhe të një vëndi nga më të prapambeturit e Evropës dhe që kishte lënë dëshmorë në luftë e ishte dëmtuar ekonomikisht si asnjë vënd tjetër evropian, djemtë hungarezë, qenë ndryshe. Ata ishin thujase që të gjithë qytetarë, nga familje intelektuale, të rritur me përkëdheli dhe nga prindër që kishin një a dy fëmijë ; djem bulevardesh e që përdornin brilantinë për flokët dhe levandë kur dilnin xhiro.
“Por instruktorët na donin më shumë ne. Ata na dhanë gjithëçka patën. Nuk na kursyen asgjë, asnjë sekret të profesionit. Ata u përthithën prej dashurisë sonë që kishim dhe ne për ata. Na thoshin se ju jeni më të çiltër, se nuk e fshihni gabimin, se çfar keni, edhe në mos e thënçit me gojë, e thoni me të skuqur, me heshtje, me qejfmbetje, e cila dallohet menjëherë. Kurse ata…janë “hipokritë”, “hitrec”…”
Sapo kishin nisur fluturimet vetëm me “dallandyshen”, siç i thoshin të gjithë MIG 15, nën drejtimin e një instruktori – zëvëndës komandanti i skuadriljes – që kishte kaluar nëpër duart e tij 13 gjenerata njëra pas tjetrës, kur…
Gjithçka në bazë nisi të ftohej.Duhej të largoheshin .
Kohë pas kohe si një kometë e bukur, e frikëshme e përcëlluese, kalonin insinuata të turpëshme për të joshur ndonjërin që të rrinte atje e të mos kthehej në Shqipëri. Do të mbaronte fluturimet këtu dhe do të bëhej pilot i ushtrisë së lavdishme sovjetike. Do të kishte shtëpi e rrogë të madhe. Do të bëhej , pse jo, edhe gjeneral, në Ushtrinë e Kuqe respektohesin talented më shumë kudo, kurse, ti, je një pilot i lindur. Do të kthehesh dhe të pret fshati, balta, varfëria, më fal, injoranca e popullit tënd, të lutem, mos u fyej që të them të vërtetën e hidhur…
Djemtë e padalë shqiptarë kishin zënë miqësi me vajza ruse ndër mbremje vallëzimi apo në njohje të rastëishme.
Edhe këto dashuri ishin pjesë e tmerrëshme e joshjes, por ky brez i rinisë së Shqipërisë rritur nëpër mjerimin e pasluftës, e tregoi burrërinë e tij i vendosur.
“Instruktori im 35 vjeçar Beresllavcev më tha para ndarjes duke më parë në dritën e syrit: “ Mos e dhëntë zoti të ndeshemi në ajër për të vrarë njëritjetrin!”
KISHTE SHUMË SHKELJE… SI REAGONTE KOMANDANT NIKO HOXHA? PARADË AJRORE E PAPARË…
Grupi i Tolit, si përfundoi në Republikën Popullore të Kinës programin e “dallandyshes”, duke filluar gjithëçka dhe një herë nga e para, madje duke bërë sërish disa orë edhe në JAK un e përfunduar krejtësisht në Rusi, u kthye në atdhe.Tanimë përveç shkollës së furishme ruse, kishin edhe shkollën e kujdesëshme kineze; përveç dashurisë ruse të shprehur me fjalë, kishin edhe dashurinë kineze të shprehur me sy.
Toli kishte dëshirë të emërohej në Qytetin Stalin, siç i thoshin në atë kohë Kuçovës. E kishte familjen më pranë; qe shkëputur nga gjiri i saj që në moshën 12 vjeçare.
Mirëpo atë e emëruan në regjimentin elegant të Rinasit. Ishte marsi i vitit 1963. Në shkurtin e vitit 1964 – kur sapo kishte festuar 23 vjetorin e lindjes – dy netë para ndërrimit të gëzuar të viteve, i besuan avionin MIG 19.
Ndërkohë…
Kish nisur një erë shkeljesh ajrore dhe detare që nuk ishin vënë re më parë; tjetër shkeljet tokësore të kufirit. Këta shkelje të befta, shoqëroheshin me kundërpërgjigje të menjëherëshme të zotërve shqiptarë të ajrit. Në njërën nga ata ditë, është ngritur çifti roje; shoqërues ishte personazhi ynë, printe piloti i famshëm nga Tirana, Bilal Josa. Ishte muzg. Shkelja – në ujrat e detit.
Të dy shokët e gjetën shkelësin; e panë që nga lartësitë dhe u vërvitën teposhtë përmbi ‘të. Ishte një anije që çante mes detit dhe muzgu po shkonte duke u fashitur për t’i lënë radhën errësirs. Pilotët, sigurisht që nuk hapën zjarr, ama bënë disa rrotullime të frikëshme mbi “atë”, të shpejta, tër zhurmë dhe fare ultaz, as 20 metro, që të dallonin flamurin.
Atë muzg, të dy “djajtë” zemërbardhë dhe vetëm të qeshur, u sollën disa herë rreth anijes në lartësi kositëse, derisa identuan gjithëçka tek ajo.
Në ato vite, pa kursim, organizoheshin sidomos detyra taktike – me ngritje të menjëherëshme, me përgatitje të mëparëshme, me kombinim me armë të tjera, vetëm, në çift…
Në atë kohë, Rinasi komandohej nga Niko Hoxha.
Ja se çfar kujton Toli nga një gjetje e mrekullueshme e Hoxhës, që e ndjente detyrën e tij të përgatiste pilotët që i kishin besuar të drejtonte, si pjesë e qënies së tij vetiake.
“ Shkuam të bënim bombardim në Diviakë. Elementët e bombardimit nisin që në klasë, që në aerodrom, vazhdojnë te manovrat e hyrjes për hedhjen e bombave dhe finalizonin në hedhjen në shënjë të ekslozivëve të mbarsur me vdekje. Një pilot luftarak, duhet të përgatitet në situatë të ngjashme me luftën dhe këtë, ish partizani trim e dinte krejt mirë. Kështu…Niko Hoxha ndodhej në lartësi të madhe mbi rajonin e objektit që do t’i nënshtrohej bombave të pilotëve të shkollës së tij.
Në atë lartësi ai vërente ardhjen tonë me kujdes për të bërë më pas, një analizë sa më shkencore te realizimit të detyrës, bombardimit…Në kushtet kur kishim kaq dëndur provokacione ajrore nga fqinjët tanë”…
Kësi fluturimesh intensive aviacioni ynë luftarak ka bërë sidomos në situata kërcënuese.
Me 29 nëntor të vitit 1964 është organizuar parada më e madhe e aviacionit, ku parakaloi tër parku i aeroplanëve shqiptarë duke kaluar në të njëjtën kohë nëpër qiellin mbi sheshin “Skënderbej”.
Bombarduesin e vetëm që kishte Shqipëria, IL 28 e pilotit të shquar Bajram Hida, e shoqëronin 12 avionë MIG 15 të ardhur nga Kuçova, 12 MIG 19 të Rinasit të drejtuar nga piloti lab Lulo Musai si dhe 11 avionë MIG 17 të drejtuar në ajër edhe ata, nga Niko Hoxha. Por populli nga poshtë nuk kishte se si të shquante mes këtyre të njëmbëdhjetëve, edhe një që ndryshonte paksa nga ata. Ishte një spark MIG 15, pra, një dy vendësh mësimor. Përse? Sepse një vit më parë, me 17 qershor 1963, një MIG 15 qe rrëzuar dhe nuk plotësohej numuri.
MIG u i rrëzuar, pilotohej nga dëshmori i aviacionit shqiptar, Sokrat Basha.
Toli përmend fluturimet shumë intensive të bëra gjatë viteve 1972 – 4, kur është aplikuar edhe ndonjë thyerje me ndërgjegje e rregullave, siç ishin ulje – ngritjet “konvejer” natën , pra, pa u kontrolluar si duhet nga njerëzit e tokës, duke bërë rrathë njëripastjetrit deri të furnizimi i radhës. Gjithsesi, falë përgatitjeve dhe përkujdesjeve të shtërnguara, edhe kjo thyerje me dashje, është përballuar pa asnjë aksident. Në atë periudhë është realizuar një intensitet i paparë fluturimesh me gjujatës, mbase në tër Ballkanin. U planizua dhe realizua me sukses, fluturimi i një piloti në gjashtë fluturime luftarake brënda një dite.
Kështu, një pilot i vëndit që 4 – 5 vite më parë denoncoi Traktatin e Varshavës si vegël e hegjemonisë sovjetike, brënda një dite bënte: Një zonë me figura të pilotazhit të lartë (30 min.);një kapje në ajër (40 min.) një qitje a bombardim (30 min.), sulme tipike, fluturim në lartësi të ulët dhe luftim ajror.Një pilot shqiptar, pra, ishte krejtësisht konkurues me një mjeshtër fluturimesh të NATO s , “Traktatit të Vashavës” apo Izraelit, por ai kishte një tjetër avantazh: vetmohimin për detyrën e tij nuk e kishte nga nxitja e parave.
Shtojmë se avioni që ngrihej 6 herë në ditë me një pilot duke bërë për çdo ngritje nga 30 -40 minuta, ishte pikërisht MIG 19, që, në disa vënde të bllokut të lindjes, pilotët e cilësonin “flying coffin”
SI U PËRGATITËN NË SHQIPËRI PILOTËT E MIG 21
Sigursht që shkëlqyen në R.P. të Kinës gjatë përvehtësimin e MIG 21 burrat e ajrit nga më të përzgjedhurit që dërgoi Shqipëria atje. Ishin : Anastas Ngjela, Mahmut Hysa, Gezdar Veipi, Serafin Shegani, Bilal Josa, Agron Daci, Dhori Zhezha, Koço Biku, Vangjel Koroveshi, Petrit Bebeçi, Bardhyl Lubonja dhe protogonisti i tregimit tonë.
Në krye të tyre, ishte komandanti i Aviacionit, Edip Ohri, shefi i shtabit Elmaz Hasamataj dhe kryeinxhinjeri Hajrullah Jubani. Ishte viti 1969.
Andrea Toli, njëri nga të tre pilotët e këtij avioni që parakaloi në paradën e lavdisë së aviacionit shqiptar, me 24 prill 1971 ( për kujtesë të lexuesëve, atëherë u dogj një tank para tribunës prej dy MIG 19 të ardhur ultaz dhe papandehur – ka qënë , që në vitin 1970 në krye të skuadriljes së avionëve MIG 21. Në fillim si zëvëndës i komandantit Gezdar dhe, më pas, komandant, që nga viti 1973 deri në vitin 1980 kur mjekët nuk firmosnin dot më për shëndetin e tij në këtë dy herë superzanor.
Andrea Tolit i përket merita se ishte ai që eksperimentoi përdorimin luftarak të raketave me rreze infra të kuqe. Ai ka hapur zjarr me dy raketa dhe në udheheqje të fluturimit të tij ka qënë inspektori i aviacionit të vëndit, piloti i talentuar Anastas Ngjela. Për kërshëri të lexuesëve, kjo lloj qitjeje është zhvilluar edhe një herë tjetër; pas viteve ’90, nga piloti matian Shefqet Lata.
Ja se ç’shkruan me adhurim për të zgjedhurin tonë, Gjen. Astrit Jaupi:
“ Në paradën ushtarake të Nëntorit 1979, komandanti Andrea Toli ka drejtuar me profesionalizem pesëshen e MIG-21; konkretisht në qendër ishte ai, në krah të djadhtë – kom. çifti Dante Dusha me shoqërues Astrit Jaupi, në të majtë - kom. çifti Musa Kame, shoqërues – Shefqet Lata.
Le ta lëmë të na tregojë vetë diçka komandant Andrean, se si u përgatitën pilotët e MIG 21 në Shqipëri…
“ Në vitin 1972 u muar vendimi për përgatitjen e kontigjentit të parë të vazhdimësisë së grupit tonë. U përzgjodhën 6 pilotë ; Luto Sadiku, Musa Kame, Klement Aliko, Dhimitraq Robo, Dante Dusha dhe Kujtim Kryekurti. Me ‘ta, na caktuan ne të tre – Gezdari, Dhori dhe unë. Sikurse edhe ne, edhe këta djem nuk do të mësonin në ajër me një sparkë dy ndëshe të këtij avioni supermodern për kohën; thjesht, se nuk kishte; edhe kinezët nuk kishin. Përgatitjet teorike u bënë , sigurisht, me kujdes të madh, kurse, stërvitjet ajrore, përveç trenazheve të pandërprera në tokë, u bënë me avion dyvendësh MIG 17.
Ishte nga ditët tona më të bukura, kur, të gjashtët, u ngritën, fluturuan, u kthyen e u ulën në mënyrë të shkëlqyer. Që të gjithë, ne poshtë, i ndiqnin me sy fluturimet e kësaj gjashtësheje, e para që u përgatit në vëndin tonë dhe pa as edhe një ndihmë nga të huajt. Që të 6 djemtë vazhduan programin më pas duke plotësuar gjithëçka me përpikmëri dhe korrektesë maksimale. Megjithse, nga ky grup (Toli nuk është më i përzemërt; zëri i ntrashet dhe përtypet; ai i ka nervat e forta sa të mbajë lotët) na ranë dëshmorë dy. Lutoja dhe Taqoja…Me kalimin e kohës, ne nxorëm kontigjentët e tjerë të pilotëve. I nxorëm në aerodromin sa modern e po edhe paksa problematik të Gjadrit. Atje, në vitin 1978, u përgatitën dhe morën MIG 21shët grupi i përbërë nga pilotët Shefqet Lata, Ismet Zervoi dhe Astrit Jaupi. Në vitin 1980 u përzgjodhën dhe u përgatitën tre pilotë të tjerë, Fatmir Zyfi, Martin Bregu dhe Raqi Qari. Grupi i fundit i pilotëve të MIG 21 që u përgatit në vëndin tonë, pikërisht në Gjadrin plot erëra dhe pranë faunës së kënetës, ishin Bardhyl Brinja, Skënder Alija e Qemal Xharo…”
Ekipi shqiptar i MIG 21 ka guxuar, duke kërkuar rrugë të mundëshme të përdorimit të tij. Toli shton:
“MIG 21 është “gjuajtës – kapës”, pra, përdorimi tij bazë, është kapja në ajër. Edhe kinezët në këtë destinacion e kishin kanalizuar, por ky MIG ka edhe aftësi të tjera. Ne i shfrytëzuam që të gjitha. Ne kemi realizuar me ‘të edhe qitje kundër objekteve tokësore me raketa, topa dhe bomba; kemi bombarduar natën dhe kemi hapur zjarr kundër tankut.”
PO DHIMITRAQ ROBO?
Për vrasjen e tmerrëshme të komisarit të Gjadrit, dëshmorit Luto Sadiku, kemi folur në këtë libër dhe nuk duam të biem në përsëritje. Ndërsa Lutoja ra viktimë e një pulëbardheje, dëshmori Dhimitraq Robo …
Le ta lëmë të na tregojë komandant Andrean.
“ Taqoja..Ishte alamet djali. Kaçurrela gështenjë, mbi një metër e nëntëdhjetë, hahaha…me pakëz hundën përpjetë, si kolonjar, de, shumë zemërbardhë dhe nga më të kulturuarit që kishim. Ishte i shkëlqyer teorikisht, lexonte shumë, dhe rusisht, por kishte edhe shumë sedër. Më kujtohet një rast. Kishim një inxhnjer skuadriljeje – shumë korrekt e i përpikët – Kristo Gjonin. Kur Taqoja erdh nga leja, ai e mori në provim, provimet rutine, mirëpo…Nuk ia kish firmosur librezën Taqos dhe ai, me lotë në sy, erdh të qahej te unë. Këmbëngulte se Kristoja e kishte pyetur për diçka që nuk ia kishte spieguar askush.
Kristoja, siç të thashë, ishte tejet strikt. Me siguri që duhej të kishin shkëmbyer ndonjë fjalë jo fort të ëmbël, por nuk më tha, as Taqoja, sigurisht, as edhe Kristaqi.I thërres të dy. Taqoja hyn në kabinën e MIG 21; në anë të tij, ishim në të dy, Inxhinjeri dhe unë, komandanti. I them Kristaqit ta pyesë dhe ai, pyet – Taqoja, bilbil. Një pilot mjafton të dijë sa i duhet një piloti, apo jo? Dhe, vendosa veton – të shkojë në fluturim. Kristaqit i erdhi ca inat, por më pas i ranë nervat…hahahah…
Ishte viti 1974. Unë isha në ajër, kurse fluturimet i udhëhiqte piloti i mrekullueshëm dhe me plot përvojë, miku im Serafi Shegani. Kur dëgjoj në radio zërin e Taqos…Zë më të qetë nuk besoj të kem dëgjuar ndonjëerë kur pilotët raportonin për ngjarje në ajër. Pra…
” Nuk më punon sistemi kryesor i komandimit..Ndodhem mbi Shpirag, lartësia 5000 metro.”…Unë sapo u ula, shkova në një pikë ku dëgjoja bisedimin e tij me udhëheqësin e fluturimeve …deri në momentin, kur djaloshi kolonjar raportoi, pasi kishte vepruar plotësisht sipas udhëzimeve të sakta të udhëheqësit, që “Po hidhem!” …Oh, asi qetësie dhe besimi te jeta që ai aq shumë e donte!…nuk e kam dëgjuar kurrë!”
Rreth vrasjes së pilotit Dhimitraq Robo , ka patur dy – tre spiegime të ndryshme, nga të cilët, mos funksionimi normal i katapultës, për shkak të gjatësisë së djaloshit, duhet të jetë më larg së vërtetës.
E qartë si drita e diellit mbetet diçka – që aeroplani pat difekt shumë serioz, dhe që djaloshi ra në tokë pa funksionuar plotëisht sistemi i katapultimit.
Gjashtë muaj nuk u fluturua me MIG 21. Hija e vdekjes i shoqëronte pilotët që sapo uleshin secili në vëndin e tij në autobuzin e pilotëve. Karrigia ku ulej Taqoja, ja tek ishte…atje…Edhe në mencë, të gjithë i hidhnin një sy vëndit ku ulej Taqoja.
Sigurisht që kishte një farë ndrydhjeje, rënie entuziazmi tek djemtë. Me siguri kjo gjëndje do të shëndoshej, sapo të fillonin fluturimet sërish.
“ Por mua, thuajse më shfaqej në gjumë përnatë…gjashtë muaj rrjesht. E kam dashur shumë Taqon. Të gjithë e donin shumë…Atë e përcollëm për banesën e fundit në varrezat e vëndlindjes së tij, shoqëruar me fanfarë e qytetit të Ersekës nën drejtimin e dirigjimin e mikut të tij, sot Dr.Prof. i muzikës, Bajram Lapi…”, vështron nga cigaret e mia mbi tavolinë Andrea Toli, por pa e zgjatur dorën drejt tyre.
Andrea Toli mendon se fluturimet i kanë shkuar tërë jetën mirë; edhe të MIG ët, edhe te AN 2 shët. Ai këmbëngul se gjëra të vogla kanë të gjithë, por në profesionin e pilotit mbizotëron e bukura.
Toli ka provuar një herë të bëjë edhe ndonjë thyerje të disiplinës ajore. Ka qënë duke fluturuar me MIG 17 në zonë të pilotazhit. Ishte te Kepi i Skënderbeut dhe, me hundën e avionit drejt detit, ka bërë figura jashtë programit, nga të cilat, e ka ndjerë veten keq.
Fundja, dëshira për të bërë gjëra të panjohura, është në gjakun e çdo piloti.Por nga ana tjetër, askush nuk e ka të drjetën që, për hir të kësaj dëshire, të rrezikojë tërësinë që i përket popullit, vetes dhe familjes së tij – aeroplani dhe jeta e tij.
Toli ka qënë tër jetën gardiani i hekurt i disiplinës ajrore, ndaj“kapojt” e deshën aq shumë “policin” e tyre, që hante thonjtë me dhëmbë kur fluturonin ata, ndërsa i udhëzonte me zërin më të qetë në botë që nga kulla e fluturimit….
Dhe që i plotësonte çfardo lloj dëshire një engjëlli dhe këtë e dinte papërjashtim i tër regjimenti.
Ky engjëll ishte bija e tij e vetme, Edlira.
“Kujtimet e mia më të bukura të jetës së fluturimeve janë ata kur ktheja në shtëpi pas fluturimeve të natës. Loku im (Edlira) flinte si engjëll dhe unë, përkulesha mbi të dhe e puthja fare lehtë.
Ajo, në pikën e gjumit, i ngrinte krahët dhe, që nga bota e ëndërrave, më përqafonte me qerpikët e puthitur…”
“Anzholras”* – personazh i Viktor Hygoit, simbol i pastërtisë morale të rinisë (“Të Mjerët”)
(Riza Lahi: Përfunduar të dielen, me 13 janar 2013 në ballkonin e mbyllur të shtëpisë sime në Tiranë, ndërsa përjashta bie shi me ndërperje.)...