2014-01-04

LISI I TAMLIT DHE I ZJARRIT NE FISNIKERINE E SHKRIMTARIT

…refleksione

“Malesorja e Bjeshkeve Tona” te autorit Lulash N. Palushaj

ZEF PERGEGA

Malesorja, burre iforte nuk eshte vetem ajo grua me xhublete, qe tjerre me furke e dredh perin e deles rude. Eshte ajo soinike deri ne legjende, qe e perkund djepin e krisamave me kengen e pazevendesueshme “nina-nana”. Eshte ajo qe pjek buken e jetes, duke e fshehur lotin e fatkeqesise. Eshte ajo fisnike, qe lind trima, qe per flamurin e vatanin turrin e kane si oshetima…
malorja_bjeshkevetona
Ishte maj ate vit. Po po, e mbaj mend mire. Blinat e Lezhes, ne rrugen e legjendave dhe miteve te saj te lashtesise e mbushur me gjimnaze dhe kroje diturie e lufte, ku degjohet ende mire trokthi i kalit te Heroit tone kombetar, ne unison me zerin e princave shqiptar te Beselidhjes, kishin celur lulet e tyre te bardha. Pasi ata ishin shumuar ne perandorine e tyre te celebrimeve te shenjta ne dege te gjelberta, u prushonin mbi supe kalimtareve, si orizi i te dielave te dasmave. Atje ne krye te rruges dallova nje fisnik me floke te bardha. Nuk mund ti dalloje lulet e blinit mbi fisnikerine e mesazhit te tyre. Dukej se blinat e Lezhes e kishin pritur Lulash Palushajn, sic priten princat e fjales kur vijne ne Lezhe. Ndoshta blinat e qytetit Lissus e dinin se Lulash Nika Palushaj kishte dale nga shtepia botuese “Gjergj Fishta” me librin e tij “Malesia dhe Fiset e saj”

Ishte 6 maj i vitit 1996 ne Lezhe. Nje koncidence e bukur, 6 maj 2012 ishte ate dite e shenuar ne kalendarin tim kur Lulash Palushaj ne grigjen e kishes se Shen Palit ne Detroit me dhuron romanin e tij me autofraf “Malsorja e Bjeshkeve Tona” Ne faqen e pare ai me shkruante: “z. Zef Pergega me respektin me te madh per ty dhe veprimtarine tende mbarekombetare ne fushen e botimeve” Pastaj ai nxori nga canta edhe nje dhurate tjeter ne shporten e shenjte te fjales shqipe. “Oqeani qe perpin” ese, ku me shkruante: “Vella dhe miku im i nderuar Pergega. Mbesim ne jete dhe kemi histori kur e deshmojme me vepra emrin shqiptar!”

Nuk desha te kalonte ky maj pa thene dicka per vepren dimesionale dhe te larmishme te Lulash Nika Palushajt. Me ka ndodhur te shkruaj per shume vepra autoresh te njohur dhe te pa njohur, por per Lulashin qe e kam prane nuk me ishte dhene rasti. Ai ka ardhur vazhdimisht ne promovimet e mija dhe ka qene i nderuar te marre fjlalen dhe te vlersoje krijimtarine time modeste. Eshte pergjegjesi, qe kur te endesh fjalen per miqte duhet te kerkosh separi fillin e saj…

Kulla e malesorit ka patur nje bekim nga zoti, ndaj mbi gurin e saj jane thyer rrufete. Ajo ka patur nje bashkejetese te paperseritshme me breznite. Ata kane nje jete te gjate bashke, kane nje lindje, nje dasem, nje dhimbje dhe nje ze, qe flet me kohen dhe me qiellin. Lulash Palushaj, qe e ngrosh muzen ne vatren e Lisit te Tamlit dhe te Lisit te Zjarrit, ne librin e tij i zberthen rrejdhshem e ne menyre emocionale, si plaku i mocem ne oden e madhe te miqve te larget, duke i vene gacen e ndezur cibukut te duhanit, i cel bukur fjala.

Se si jetuan shekujve kullat malsore! E kush ua dha zanin e mire, na e tregon biri i saj, Lulash Palushaj, bashke me tiparet dhe botekuptimin e saj, si nje lidhje guresh. Nuk ta jepte bijen per nuse nese keto cilesi nuk kalonin ne siten e imte te arsyes se maleve dhe te zakonit te saj. Se nusja lind djalin e bashke me te merr per te mire edhe zanin.

Ne kete linje, Lulash Nika Palushaj me plugun e vlugut te penes se tij, i shkon ngjitas ares se shkronjave te shkrimtarit Martin Camaj. Zani ishte kodi i krenarise se kulles se malsorit. Po Lulash Palushaj ka nje mendim te fisshem qe e nxjerr karakterin e malsores, te ndritur ne logun e Malsise, per tu gezuar lendina e saj, per kete krijese mbi te cilen peshuan vujtjet , sic peshojne acaret mbi dege pemesh. E autori shkruan:

“Bjeshket e maleve tona linden zana. Botekuptimi i rodit te fisit ka qene me marre bijen e malesorit nga oxhaku me ze te mire…!”

Lindja e djalit ne kulle, cante kulmin e shtepise per tu pritur ne preherin e perendise!

Me ndryshim nga disa autore te tjer,e qe trajtojne temen e tradites, bazuar ne kenget dhe rrefimet e popullit, ne himnizimet folklorike, Lulash Nika Palushaj, pasi e siguron lexuesin se me varken e tij mund te mberrish ne breg i suigurte, e fillon bashkebisedimin me lexuesin ne nje menyre praktike jetesore, jashte idealizmave dhe stisjeve te komanduara pa bote emocionale, por pikerisht aty ku degjohet nje dore qe perkund djepin, aty ku degjohet nje klithme qe lyp dashuri, aty ku kjo klithme kthehet ne ze dhe malsorja kujdeset si shqipja per zogjt,e qe te marre krah, qe fryti i barkut te saj te jete sa me i vecante ne vezullimin e bores, mbi aromen e luleve te prillit dhe perjetesine ta marre nga ujvaret e Cemit. Te krenohet mes vashave, qe luajne buze lumit me sterkalat, duke vjedhur dashurine e syve te tyre.

Ne kohe te shkuara jeta ne Malesi nuk ka patur nje dinamike te madhe. Qe nga lindja e deri tek fara e mbire ne ara, qe nga dita e dasmes, kur nusja puthte pragun e shtepise e deri tek mosha e njome e burrit, qe behet trim kur ve armen mbi krah, nuk i ka shpetuar syrit te vemendshem te Lulash Palushajt, qe i nxjerr thesaret e kesaj jete te mbyllur ne kater muret e kulles nga guri i mpire i shekujve, duke e vrojtuar me driten e holle te miresise deri ne detaje, kete jete qe flet duke mos folur. Madje autori Palushaj pa syze lexon edhe mbishkrimet e varreve te harruara, te cilat mbajne eshtrat e atyre qe i dolen zot vendit dhe fort u rane kembanave te se dieles dhe te kushtrimit per liri te atdheut, duke mos kerkuar as me te voglin shperblim. Me kete veper them se shperblimi me i madh eshte kutjimi qe na e sjell Lulash Palushaj, me nje patriotizem te mbushur ne pulmone, per keta njerez te heshtur.

Autori ne romanin e tij flet per njerez, si nje kapitull i dhimbshem ne flete e ikjeve biblike, qe shkojne ngjitas me fatin e autorit, qe ne rrethana te padeshiruara braktis atdheun me lotin qe nuk iu tha kurre. Po, loti I penes se tij u be lume e lumi drite, qe mbi lirine e fjales vec shendrit.

“…Keshtu flitnin vellezeritme vete e me njeri tjetrin. Me nga nje tas qumeshti ne dore qe u ka kishte dhene Katrina, bije e Vermoshit, po flasin me shume per Pretin me ulje zeri. Zakoni e ka patur se kur flisnin burrat grate nuk perziheshin…nuk shkon larg kuvendi vellazeror dhe kola shkeshorti I Katrines I drejtohet bacit, duke u munduar ta largonte pak shallin nga buzet e gojes “si u be puna e gjergjit, bac a kemi ndonje fjale te mire? Viti kaloi dh e ta prifte zoti shendosh per ty e ti e ke deren plot e zoti e din ma mire kthimin e tij…!”

Personazhet e romanit “Malsorja e Bjeshkeve Tona” nuk jane krijese e autorit Palushaj, as pjelle e fantazise se tij, por jane malsore e malesore te gjalla, me tipare e zakone te vecanta, per te cilet ne kete jete te shkurter nga vendlindja ne emigrim, i ka rene barra te kujdeset per ta, si atehere kur ishin ne bankat e shkolles dhe pergjohej se mos kalonte oren informuese edhe kur ata u bene burra si zogj te trembur, e ne mergate lypnin nje ndihme . Dhe profesori i papertuar i njom me keshillime, me fjale te embela, si bleta e malsise dhe me optimizem..

Filozofia e refimit te Lulash Palushajt na vjen me drite. “Nje here emigranteve u nevoitet streha , pastaj vatra e zjarrit familjar, aty ku ndizet ndjenja e vatanit dhe tradira malesore, pastaj ura e lidhjeve me njeri-tjetrin dhe vendlidjen per te menduar per kthimin!” Atje eshte nje amanet qe na e kujton Lulash Nika Palushaj, sic na e kujton Ernest Koliqi gjithe filozofine e mallit per Shkodren e tij, kur i kendon te bijes kur te shkoje ne vendlidje ne lagjen e tij…

Kullen e malesorit, nuk e tunden nga themeli fortunate e e dimrave te eger, as rrufete nuk e cane dot gurin e saj, por nje thike pas shpine europiane ne vitin 1913 e preu ne mes Malisine e Madhe, vellane me vella, token me lumin, varret me kryqin e zanin e malit me zanin e malit perballe. E shkrimtari tashme i afrimuar ne panteonin e krijimtarise artistike te kombit tone, Lulash Palushaj, nuk leshon vetem zerin e vet, por e bashkon ate me te gjithe zerat e proves si fortesi bese e amaneti me kullat e tjera te fisit, per te mos e harruar kete pabesi te madhe.

Katrina ka kaluar shume pranvera, por kur po e ndjente plakejn ne ajrin e paket i merr nipat e mbesat dhe del maje nje kodre, prej nga shihej Kelmendi e Vukli. Ajo ngre doren e djathe dhe syte e femijeve kureshtar ndjekin flurudhen e refimit te tokes se saj, ku kishte lindur dhe nuk e kishte pare qe diten kur kishte dale nuse me duvak e vaje. Lotet, eh lotet i mekin zerat…Fytyra e Katrines eshte rrudhur nga dhimbjet, ku atje ne dheun e ndare prehen shtate vellezerit e saj!

Figura e femres malsore eshte pershkruar nga Lulash Palushaj me linja te holla, me ndjesi poetike dhe artistike, por edhe me pathos te madh, per keto mbartese te shtigjeve te gjata, shpesh nen syte e balleve te vrenjtura te zakoneve te ashpera, si vete hijet e nates. Shpirti i autorit Palushaj, duket se eshte gatuar me duart e fort a te patosit kreshnik. Ai ne asnje veper te tij nuk mund te dale nga kjo bote dhe ne magjen e ketij brumi malesor ka dhimbje e dashuri, shprese e optimizem pozitiv, ndaj dhe darka ne vatren malesore ka nje shije te embel shqiptare, ne drute e ndezura te bujarise dhe mikpritjes.

Linja e pershkrimit te ngjarjeve nga romancieri Palushaj, i perngjn nje treni qe ecen shpejt, por i duhet te ndaloje ne stacionet e Malsise te marre pasagjere te rinje, qe me jeten, dramen dhe dhimbjen e tyre e pasqyrojne vepren, duke i dhene mesazhit nje force magjike ne fytyren e optimizmit dhe te mbijeteses.

Pikenisjen e jetes malsores, kesaj figure te skalitur me dashuri nga dalta e shpirtit krijues te Lulash Nika Palushajt, e capit ne nje kulle me emer te mire ne krahine, ne pragun ku lexohet emiri “Dul Gjeloshi”

Trajtimi i temes se femres ne jeten e tradites dhe dokeve te vjetra te koheve te shkuara, nderkohe qe kane ndodhur tranfromime rrenjesore, kerkon jo vetem nje guxim e pjekuri artistike, por edhe maturi, talent e durim, ne menyre qe ti shpetosh plagjatures dhe interferimeve te moderns, qe jane bere e drejte qytetare edhe ne Malsi, per ta paraqitur para brezave qe vijne me nje realizem te plote dhe me kroje interesante, qe te rrembejne te njomesh buzet e etura per vendin tend.

Kete besoj se Lulash Palushaj e ka arritur. Pervoja e tij studiuse dhe hulumtuese, mbeshtetur edhe ne gojetarine e popullit gjate takimve te tij me ta, ka qene nje arme per ti skalitur personazhet dhe per te na i paraqitur triumfalisht me gjithe origjinalitetin e tyre. Ne trenin e jetes malsore dhe shqiptare, Lulash Palushaj nuk eshte nje pasagjer i rastesishem. Ai me vemendjen dhe perkushtimin e tij i perngjan nje minatoi,y qe kur ne siperfaqe dallon nje xeheror, ai aty ndalet te zbuloje minjeren e visareve te cmuara te kombit te tij.

Keto ishin disa nga impresionet e mia, kur lexova romanin e Lulash Nika Palushajt “Malesorja e Bjeshkeve Tona”. Sigurisht, dhe per kete jam i bindur se kur lexuesi do ta kete lexuar kete roman do te kete me shume perjetime per ti shprehur me miq dhe krijues.

Le te jene keto shenime edhe si nje urim per Lulashin dhe vellane e tij Shtjefnin, per konributin e shkolles shqipe ne Detroit dhe per trajtesen e figures se femres malsore ne kete tete mars!

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...