Hashim Shala u lind me 15.02.1936 në Verbofc të Drenicës nga një familje bujare me traditë kombëtare.Qysh si femijë, e pastaj në rini e më vonë në moshen e pjekurise i fjeti në zemër të kënduarit e melodise popullore në solo si dhe së bashku me vëllezerit e tij: Mustafën, Hysenin dhe Habibin.
Kjo dashuri ndakj këngës, jo vetem se u zgjerua, kështu ky këngetar tani filloj të këndoj edhe me mikun e ti Tahir Drenicen. Kënga dhe koloriti i zërit të tyre hyri ne çdo vatër, madje dhe te paharrueshme. Ky gjatë periudhes shumë vjeçare të shoqërimit te tij me kangen, duke marre pjese në shumë manifestime e festivale të vendit dhe jashtë, u kurorzua me mirënjohje e shpërblime të niveleve më te larta, si ajo në Minhen të Gjermanisë, Danimarkë, Bruksel, në New York e Çikago të Amerikës.
Deri më tani komponoj 169 këngë, nxorri 60 albume muzikore si dhe botoi 3 blej. Ky është bleni i katërt me radhë. Edhe këto këngë që i keni në dorë janë të inçizuara në pllaka të gramafonit , në audiokaseta dhe videokaseta.
Jeton dhe misionin e vet të këngetarit e zhvillon në Prishtinë.