Qamili i Vogël-QAMIL MUHAXHIRI (1923 - 1991) është këngëtar i muzikës popullore qytetare të kënduar në Gjakovë.I frymëzuar që nga rinia me muzikën tiranase ai u kthye në Kosovë dhe themeloi së bashku me Ymer Rizën,anembanë Kosovës,Shoqëri Kulturo-Artistike (SHKA).Me të kanë punuar shumë këngëtarë siç janë:Tahir Drenica,Mazllom Mezini,Bajrush Doda,Ismet Peja,Hashim Shala,Nexhmije Pagarusha,Shaqir Cervadiku,Shyhrete Behluli,Shkurte Fejza,Remzije Osmani e shumë të tjerë,ku sëbashku kanë edituar një numër të madh të këngëve e albumeve.
Një epitaf me pesë vargje që gjendet në njërin prej varreve në varrezat e qytetit të Gjakovës, tregon më së miri për jetën dhe veprën e njeriut që tash e njëzet e dy vjet shtrihet aty, Qamil Muhaxhirit, apo siç njihet nga të gjithë Qamili i Vogël. Një njeri i popullit për 50 vjet të karrierës së tij, Qamili i Vogël nuk ishte vetëm këngëtar popullor, por ai ishte edhe poet e kompozitor popullor, punëtor i palodhshëm i cili tërë jetën ia kushtoi këngës dhe përhapjes së saj në popull.
O ju shokë, miq’ e dashamirë:
Kur t’kaloni ndoj her’ k’tu pari -
K’thehuni e m’kqyrni ku jam i shtrirë,
Ndoshta pak ju hiqet malli !
Këto fjalë që janë n’kët guri -
Për kujtim ua lash n’atë jetë,
Se jam kenë gjithmonë i juaji,
Ju këndova pa hiq pritesë.
O ju shokë, miq’ e dashamirë:
Kur t’kaloni ndoj her’ k’tu pari -
K’thehuni e m’kqyrni ku jam i shtrirë,
Ndoshta pak ju hiqet malli !
Këto fjalë që janë n’kët guri -
Për kujtim ua lash n’atë jetë,
Se jam kenë gjithmonë i juaji,
Ju këndova pa hiq pritesë.