2013-12-28

“BASHKE TA FESTOJME LIRINE APO KOCKA VECMAS TE LEPIJME…”


…si ta festojme pavaresine e Kosoves?

“BASHKE TA FESTOJME LIRINE APO KOCKA VECMAS TE LEPIJME…”

ZEF PERGEGA

Festat tona kombetare, sic eshte dita historike e ngritjes se flamurit me 28 nentor 1912 ne Vore (nuk e di ku eshte pengesa qe nuk e nisim qe me 28 nentor 1444, kur e ngriti flamurin ne Kruje Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe themeloi shtetin e pavarur shqiptar ne te gjitha trojet nga Turqia, po e nisim me qeverine e Vores qe kishte akses deri ne Fier?!” dhe pavaresine e krijimin e shetit te dyte shqiptar te Kosoves, duhen te trajtohen si festa te palces se identitetit shqiptar ne te gjitha trevat e ne diaspore.
Po c’fare ndodh ketu ne emigrim ne SHBA?!
Paguajme shpesh darken, per tu kthyer ne banese te merzitur. Te merzitur nga fjalimet e thata, te vyshkura parafabrikate te gjata e stergjata…te merzitura nga muzika, nga e njejti repertor dhe toni shume i larte dhe i zhurshem. Tash 14 vjet ne Amerike ende nuk e kam pare Cun Mulet te jete ule…megjithse i kendohet ne cdo aktivitet. Apo ulesh o Cun Mula…?! Te merzitur nga tallavaja e nga mos profesionalizmi i organizimit!
Kur gjaku heronjeve ende nuk eshte thare, e per to nuk flitet asnje fjale, e kur kockat e tyre renkojne, atje nga fundi, kur kujtojne se jemi te pire nga nje kenge serbe e degjojme!
Une nuk jam kundra snje populli, as turk, as grek dhe as serb, se populli im ka votuar qe perfaqesuesit e tyre ti kete si kular ne qafe ne parlament!
Kjo loje e rrezikshme dhe ky pazar me festat tona ne diaspore me kujtoj 21 dyqanet antike te Lezhes time te vjeter, rrugica e te ciles niste nga Katedralja e Shen Kollit deri tek furra e bukes, buze ures se lumit Drin. Edhe sot e kujtoj me nostalgji eren e simiteve te saj! Rrugica ishte e shtruar me kalldrem dhe dyqanet i mbanin qepenat e hapura.
…Samare me pluhur mielli, berbere qe rruanin, qethnin e prisnin mustaqet e bajraktareve dhe bejlereve, thase me krune, mbi konope te bardhe varur lekura te regjura…djathe me shtreba!
“A don gjize zotni?! Babune groshe e misri te verdhe, pordhe hajgaresh…me tej duqani i nuseve..
“Sa i ke keto tirqe?!”
“Dy mije per ty!”
“Sa te rende e paske doren?!”
“I ka qep dora e nje malesoreje!”
“A po don stringla sermi mirsitore?”
Me tej kovace qe kallaisin kusija te shpuara nga patritozmi i forte. Teneqe te ndryshkura shet dikush per thark thishe…vargu i gjate i specave te kuq, te varura ne ajrin e miteve te shoqerive te interesit, te ulur ne qylymin e nderit ne qimen e 40-te te pambush!
“Hajde zotni, kemi kembore per desh?!”
“Kembore…?”
“Po po kembore me rrum!”
…Festat u interesojne si te gjalleve, si te vdekurve, si heronjeve e martireve qe u duket jeta si me le kur bien per atdhe! Ketyre te fundit qe jetojne me vepren e tyre u interesojne si test per te kuptuar terrin dhe hijen e syve te njerezve qe rendin pas lepirjeve dhe karakterin ua kane besur per 20 dollare thyerjeve!
Diten e Krishtlindjeve 2013, kur u ktheva nga puna, pata nje gezim. Ambasada e Kosoves ne Washington me dergonte nje kartoline urimi ne gjuhen angleze. Jo vetem per mua, qe i perkas ketij besimi, por me erdhi mire ne sy te femijeve qe me bombarduan me pytje per Kosoven. Me erdhi mire edhe si shenj dhe ogur i bardhe, ne driten e te cilit shoh thyrjen e nje paragjykimi.
Per keta te Shqiperise nuk behet fjale. Ishin mesuar te vinin ketu per te perdhursur, nencmuar dhe si faraonet e rrezuar te ngrinin ne tempullin e shenjte nje pale. Po si kishin depertuar?! Shikoni gjurmet e glacimmeve! Ne nje kuptim mire qe fitoj PS-ja se ndonje diplomat na kishte ngjallur neveri, kur ia shikonim kollaren si llape qeni dhe kemishen e yndyrosur, tek kishte lepinte kocka dhe poshteronte inteligjencen e mergates!
Mora vesh keto dite se ne nje salle gri me trazime ishin mbledhur krente per te diskutuar se si ta festonim “bashke” me bythen jashte pavaresine e Kosoves. Pra kerkohej mendim per kete feste, jo heronjeve, jo kontribuesve deri me 100 mije dollare, jo atyre qe lane familjet ne Amerike dhe veshen ne front uniformen e UCK-se, kur disa u qyrren…,jo familjes se tre heronjeve Bytyci, jo more jo, jo ndonjerit nga batalioni “Atlantiku, jo more jo Agron Mirdites…! Para tyre asgje nuk eshte Adem Jashari, para tyre eshte i vogel Ded Gjon Luli, madej kush po e njeh Heroin kombetar Gjergj Kastrioti, se mbi gomar ka hyp e nuk zbret DonKoshoti!
Promblemi numer nje nuk eshte respekti e nderimi i ngjarjes, historise dhe gjaku i te reneve, po kush ta kape me i pari mikrofonin, qe po e shyejne sic shqyen qeni kockat. Se keta nuk i sheh ne nje promovim e ngjarje kulturore, se aty nuk ka kush nderim per barkun e madh…
Degjova se dikush kishte propozuar qe te pregatitet nje pershendetje e shkurter, pas fjales se rastit, dhe te lexohet ne emer te 38 shoqatave. Shume ide e bukur! Ketu u prish loja… dhe Ambasadori i Venedikut u zgerdhi nen petkun e ngaterreses…
Po pse more vellezer doni ta ktheni ne tallava cdo vlere kombetare, te qendisur me indet e gjakut te deshmoreve?!. A ka menyre tjeter?! Po si more nuk ka. Kemi ketu aktore, regjizore, duke perjashtuar kllaunet e dites, kompozitor, njerez qe kane dale ne skene me mijra here. Po jo duhet te jape mendim vetem kryetari i shoqates, jo te gjithe se nuk futen ne je thes, si dikur, nenkupto sekretarin e partise.
Kjo feste mund te behet shume mire me nje koktej, me nje ekspozite fotografike, qe mund te vinte nga Kosova, me nje program letraro- artistik, me nje konkurs krijuesish…dhe keshtu ajo do te merrte vleren me te larte qytetare, me nje ide te perbashket, po lufta e garuzhdeve eshte e tmerrshme. Ne kete corbe kultura edhe gjalle aksidentalisht!

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...