Skip to main content

QKUK nderon me mirënjohje donatorët





Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka ndarë sot mirënjohje për të gjithë donatorët që kanë dhënë ndihma në formë të donacionit për QKUK-në gjatë vitit 2013. Me këtë rast, Dr. sci.Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv në QKUK Prishtinë  duke falënderuar donatorët për ndihmat e dhëna, tha se ndihmat e dhëna për QKUK-në, kanë qenë të mirëseardhura për QKUK.
“ Ndihat e dhëna nga Ju në formë të donacionit kanë ndihmuar që shumë shërbime të jenë më funksionale dhe ta kenë më të lehtë punën e tyre, meqë me buxhetin aktual që ka QKUK nuk po arrijmë të mbulojmë në tërësi nevojat për pacientët” theksoi drejtori  Njazi Gashi.
Ai kërkoj nga donatorët që edhe në të ardhmen ta përkrahin QKUK-në, në mënyrë që shërbimet shëndetësore që ofrohen në QKUK të jenë më të lehta.
Me respekt,
Zyra për media QKUK
ww.qkuk.org
038500600-3025

http://qkuk.org/qkuk-nderon-me-mirenjohje-donatoret/


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)