Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme të artit në Pejë. Ka diplomuar më 2004 në Fakultetin e Arteve, Dega e Aktrimit, në klasën e profesor Luan Dakës. Pas diplomimit është angazhuar në disa shfaqje teatrale, si: “Sfida e madhe” e autorit Nebi Islami, “Nata e dymbëdhjetë” e Ëilliam Shekspeare-t, “Duart e ndyta” e Zhan Pol Sartre-t, “Shkolla e grave” e Molierit etj. Në vitin 2007, me dramën “Van Goghu Kosovar”, ka kryer magjistraturën në Degën e Dramaturgjisë në Prishtinë. Ndërsa, në vitin 2010, ka doktoruar me temën: “Ekspresionizmi, absurdi, ekzistencializmi dhe çmenduria: katër dramat shqiptare/shfaqjet”, në Fakultetin e Filologjisë “Kiril i Metodij” në Shkup. Nga viti 2008 punon asistent në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, ndërkohë ka punuar edhe gazetar i kulturës në të përditshmet “Koha ditore” dhe “Lajm ekskluzive”. Është autor i dy librave me poezi: “Djalli në qytetin tim” (1996) dhe “Dera e fundit e çmendurisë” (2003).Ky është libri i katërt i tij.
Aktivisht ai merret me aktrim por shkruan poezi dhe tekste dramatike. Aktualisht është profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në kryeqytet.
Ilir Muharremi, autor i veprës "Drama"
Aktivisht ai merret me aktrim por shkruan poezi dhe tekste dramatike. Aktualisht është profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në kryeqytet.
Vepra e shkrimtarit kosovar përfshinë dy drama që trajtojnë probleme socio-politike me të cilat përballet edhe shoqëria kosovare.
Shkrimtari dhe publicisti Ilir Muharremi, ka promovuar të hënën në Prishtinë, veprën letrare “Drama”. Ky libër, i cili për ta parë dritën i ka marr dy vite kohë autorit, përfshin dramat “Unë me veten” dhe “Kafeneja”, të cilat së bashku kanë gjithsej njëmbëdhjetë personazhe. Drama e parë ka dy personazhe që defilojnë në pesë skena, ndërkohë drama tjetër, nëntë personazhe dhe mund të realizohet në skenë me tri akte dhe gjithsej 24 skena.
“Unë me veten” të autorit Muharremi, ka të bëjë me një prototip të një njeriu, i cili nuk zgjedh mjete, forma dhe as metoda që të arrijë në pushtet, ndonëse intuita dhe vullneti i tij janë në shpërputhje me njëra-tjetrën. Ndërsa “Kafeneja” ka për synim të shpërfaq një ngjarje të bashkëkohësisë, ku disa njerëz intelektualë, krijojnë një konglomerat vlerash të ndryshme edhe pse profesionet e tyre janë tejet të ndryshme. Kafeneja është vendi ku bashkëdyzohen synimet dhe interesat e përbashkëta të këtyre nëntë personazheve, ku del në pah edhe zhgënjimi i tyre meqenëse asnjëri nuk arrin që t`i realizojnë veprat për çka janë të kualifikuar.
Autori Ilir Muharremi, i njohur edhe si kurator, ka theksuar në ceremoninë e promovimit të librit të tij, se asnjë shkrimtar nuk ka mundësi të ndryshojë asgjë me veprën e tij, por nuk i mohohet mundësia që botën ta bëjë më të lumtur.
“Veprën “Drama” pata filluar ta shkruaj para dy vitesh dhe mendoj që ka qenë një sfidë tepër e madhe ndaj hulumtimit të personazheve, kjo ngjante sikurse të rasti i Leonardo Da Vinçit, i cili kur ka filluar ta pikturojë “Darkën sekrete”, me muaj të tërë ka dalë në rrugët e Firencës për të hulumtuar personazhet e kësaj pikture. Personazhet e dy dramave, me muaj të tërë i kam hulumtuar nëpër rrugët dhe kafenetë e Prishtinës, Tiranës, Shkupit dhe të qyteteve të ndryshme shqiptare.”, ka thënë autori Muaharremi, duke shtuar se vlerësimi më real për këtë vepër letrare do të vie pasi publiku ta ketë lexuar atë.

Ndërkohë, studiuesi letrar, Flamur Maloku, duke u ndalur për ta vlerësuar vetëm dramën “Unë me vetën” është shprehur se ajo shënjon karaktere të veçanta në hapësirën e strukturës së tekstit dramatik.
“Karakteret e personazheve në këtë dramë, ndërtohen në një vij të lakuar të njohjes përmes relacionit të fushës dialog-monolog. Prandaj del se qëllimi i tekstit është e qartë sikur është e argumentuar, duke u shënjuar nga vetë dialogu i personazheve, jo përmes veprimit por, përmes diskursit dhe idesë. Kjo dramë e kërkon një lexues që ka shije për letërsi.”, ka thënë Maloku.

Flamur Maloku, kritik letrar
Redaktori i kësaj vepre, Jonuz Fetahaj, me shkrimin e tij në vend të eseut “Nga fëmijëria deri të pjekuria”, e ka çmuar lartë angazhimin e Ilir Muharremit kushtuar veprave të tij letrare-artistike. Ai e ka lavdëruar atë për shkrimin “Vang Gogu kosovar” me të cilën autori i veprës “Drama” kishte magjistruar në fushën e dramaturgjisë.
“Në udhëtimin e tij krijues Ilir Muharremi duke ia shtuar adoleshencës së vetë nga një bagazh krijimi, arrin deri të drama e shtrimit të një teme sa aktuale për kohën, aq edhe interesante, të një Vang Gogu kosovar që bredh e bënë atë që portretizohet si personazh me gjitha të bëmat me gjithë bagazhin dhe konfliktualitetin që bën për të dhënë porosinë se ky Van Gog nga Kosova, është një hero krejt tjetër nga ia që e kemi dëgjuar nga fjalët dhe parë edhe në autoportretin e piktorit të madh me famë botërore.”, ka thënë Fetahaj, duke shtuar se autori Muharremi, është përpjekur që të kalojë rubikonin e vështirësive jetësore, për të arritur deri te kualiteti i tij krijues.
“I gjithë portretit i këtij krijuesi letrar, tash për tash nuk mund të kornizohet, sepse rrugët që ai i ka ndjekur dhe po i ndjek, përpjekjet që po bën, na bëjnë të shpresojmë se ai po ecën një një rrugë e cila ka ecejaket e saj, por Iliri në këtë maratonë të vetën krijuese do të dijë ta realizojë me sukses.”, është shprehur i bindur letrari Fetahaj.

Shkrimtrai Jonuz Fetahaj, redaktor i veprës
Për ta vlerësuar veprën “Drama” të Ilir Muharremit, disa fjalë i tha edhe recensenti i kësaj vepre, Atdhe Hykolli, i cili theksoi për shkrimtarin Muharremi se tashmë ai është i njohur pasi që deri më tash është dëshmuar përmes shkrimeve të tij si publicist dhe dramaturg.