2013-12-21

PER KOSOVEN DHE SHQIPERINE EUROPA NUK E HARRON KURVERINE


ZEF PERGEGA


…se shqiptaret e kosovaret e harruan Lahuten e Malesise, iu perveshen haremit, fitimit dhe porstitucionit politik, vetem per vete nje ciflik!

Ne pergjithesi shqiptaret e harrojne shpejt te keqen. Edhe pse temperamentin e kane te larte dhe gjaku u rrin i valuar ne deje, perseri e ndjekin pas karrocen e te keqes, duke i shtyre me brylla te drejtit ne mesin e tyre.
Po nuk harrojne francezet. Ata kurre nuk e harrojne deshtimin e Anzhuineve qe ne dyluftim me Gjergj Kastriotin Skenderbeun u perfshine ne nje lemeri te vertete dhe ne nje katastrofe historike. Fitorja i buzeqeshi mbretit Alfonco te Napolit, te cilit Heroi yne i shkoi ne ndihme. Po francezet nuk e harrojne kurre Ali Pashe Tepelenen, qe i sfidonte ne politike e ne tregti, madje edhe ne sigurimin e pashallekut te vet, ku nuk mund te hynte dhe as te dilte pa leje as edhe nje veze pule.
Keshtu ndodhi ne Uren e Ibrit, ku e kishin ne mbikqyrje francezet. U thane luftetareve dorzoni armet e shkoni ne parlament, pse te rrini ne llogore shkoni atje e mbani valigje ne vend te levoreve. Keni uje e keni dush, keni pare dhe makina, plot xhepi e takfina!
E c’ndodhi?! Serbet u grumulluan ne Veri. Moren ate qe nuk u takonte. Pushtetin edhe token…e lumi yne rrjedh gjak e eshtra. Me influencen franceze Europa krijoi idene e pajtimit te Veriut shqiptar, me serb te ngulitur, duke shmangur qellimisht kerkesen apo thirrjen e gjakut te heronjeve te Kosoves, qe Serbia te pranonte krimet monstruoze te bera ndaj popullit shqiptar. Trumcaket e Kosoves pa vizion u zhyten ne kurverine e Europes. Madje kjo kurve e motit, sic edhte shprehur Fishta, organizoi me strukturat e veta ne menyre qe te largonte prej Kosoves forcat nderkombetare te sigurise. Po ku djallin u poqen keta njerez per te bere shtet, kur nuk u eshte dhene rasti te marrin pjese qofte edhe ne nje seminar nderkombetar per pushtetin lokal dhe jo me per ate qendror!
Kopilin qe ua lane francezet ne dere ne kembe te lumit Iber eshte krimi me i madh i ketij shekulli qe do ta vuajme me shekuj. C’fare i duhej Kosoves, per vec se respektit dhe mirenjohjes ndaj gjakut te derdhur, kur Amerika, Anglia e njohen te gjithe teritorin e Kosoves. Clintoni e solli lirine e Kosoves me bomba mbi Serbine, Bushi e deklaroi ne Tirane lindjen e shtetit, Toni Bler zbriti ne Tirane e ne Prishtine dhe deklaroj se do te riparohej historia ndaj shqiptareve. Europa duke pare ekzaltimin e shqiptareve, pregatiti ardhjen ne pushtet te atyre qe do te ftoheshin deri ne brinjen e fundit, per tu kthyer ne nje azme me lageshtire ne mushkeri ne marredhenjet me Ameriken dhe Angline! Keta me frak e kapele republike, te etshem per karrike i varen shpresat sic i varen ujkut mushkeriite e qengjit, ne varsen europiane te kohes se Kongresit te Berlinit. Keta riba ate vegjel, si ne Tirane e ne Prishtine harruan se peshkaqenet e Europes edhe pa nje dhemb ne goje te gelltisin si pa te keq.
Serbet nuk e harruan Shqiperine dhe as Kosoven. Gjalleruan Institutet e tyre famekeqe. Ne vitin 1989 “pushtuan” qendren e Tiranes. Ata blene te gjithe dyqanet e qendres se kryeqytetit tone, blene shtepija dhe krijuan lidhjet e vjetra pro-sllave me ndihmen e eksponeteve dhe te agjenteve qe kishin jetuar si krimba dheu ne gjirin e partise se punes. Pronesuan media. Ne vitin 1997 e ndane Shqiperine mindis Greqise dhe kufirin e vune ne Lezhe. Se bashku shkaterruan shtetin shqiptar, per ta patur me te lehte marrjen e Kosoves dhe kufiri per Greqine te zbriste ne Shkumbin. Por keto i harrun shpejt ne Tirane dhe ne Prishtine. Pse, nuk mund te gjesh ne kryeqytetet e dy vendeve qofte edhe nje grup qe merret me studime strategjike, politike dhe agjenturore, kundra vendit tone qe bejne serbet, greket dhe turqit.
Ne qeverisjen Shqiptare dhe kosovare kane ardhur gjithmone ne pushtet, por grek, pro turk, e pro serb, me parulle ne dore pro-perendimor. Ndersa dekleratat e partneritetit me Ameriken dhe Angline nuk jane gje tjeter vecse servilizem dhe lavirizim politik. Po keto nuk i han dot as mushka dhe jo me Amerika dhe Anglia. Pikerisht per keto pafytyresi dhe mosmirenjohje politika amerikane dhe ajo Angleze eshte zbehur ndaj ceshtjes shqiptare dhe kosovare. Duke e ditur kete Europa, Shqiperise nuk i dha statusin e pranimit ne BE, ndersa Kosoven e struki ne nje qoshe te errte per ti cel Serbise driten jeshile.
O jaran, po ti ne Prishtine ke nje rruge me emrin Sulltan, ku “ndalohet” me ligj ndezja e qirinjeve!
Kujt ia shiti Tirana dhe Prishtina sektoret strategjik! Cilat nga firmat amerikane, angleze, apo gjermane, po e ndertojne infrastrukturen perendimore. Si more jaran, ai qe te merr sektoret strategjik te merr edhe si teritor, por edhe politikisht. Si po duam me shkue ne Amerike ne Angli ne Gjermani, duke na ndertuar rruget, telefonat, hidrocentralet, serbet, greket e turqit?! Estrakfurullah!
Pra te gjithe biznesin e bejne me fqinjet se pazari u shkom me mire. Kur e marrin vesh se fqinjet ua hodhen bertasin me te madhe per ndihme nga Amerika. Permendin vlerat shpetuese te Washingtonit, te Bushit e Clintonit.
Pak kohe me pare me ftese te nje grupi biznesmenesh te rinje shqiptare ne Amerike, mora pjese ne nje takim me eksponente te tregtise se jashtme Amerikane. Njeri nga ekspertet e larte tha tekstualisht keshtu:
“Bizneset amerikane nuk i kane ne liste investimet ne Shqiperi e ne Kosove. Keta dy shtete nuk perfshihen ne harten e tyre te investimeve!”
Sidomos ne Amerike, por besoj se edhe ne vendet europiane te indistrializuara biznesi eshte i ndjeshem nga politika. Madje politika e drejte e serioze eshte nje dritare e hapur per bisnezit. Politika amerikane ka qene gjithmone serioze ndaj Shqiperise dhe Kosoves, por qeveritaret tane, kur e kane kaluar lumin ia kane sha kalin…keta dhembekrimbur!
Mire e thoshte Prof Ernest Koliqi: “Shqiperise i nevojitet nje qeverisje jo me maske shqiptare!”
Pse dy qeverite tona nuk e deklarojne bashkimin kombetar, se duan te jene me kombin e vet pashallare e me te tjeret bythbrashe!
Diten qe nisen bisedimet me Serbine, diku kam shkruar se duhej drejtuar kutive te votimit, qe sovrani e sidomos ushtaret e komandantet e vdekur dhe ata qe kishin mbetur gjalle, per tua bere atyre qe vendosin ne kry te vet shpinen me te bute se barku ne menyre demokratike. Po Bac Ademi revolta e popullit eshte shuar si guri i gelqeres. S’ka ma tamth kombi e interesat kombetare jane kthyer ne leter bixhozi.
Kosova ende nuk ka nderuar heronjte e vet, Shqipera u ngre tradhetareve permendore e fshati digjet e kurva krihet!

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...