Grupi KOHA ndau sot shpërblimet “Rexhai Surroi” për letërsi e gazetari. Ceremonia, tashmë tradicionale, u zhvillua në ambientet e hotelit “Emerald” në periferi të kryeqytetit, në prani zyrtarësh të lartë politikë, personalitetesh të kulturës dhe krijuesish letrarë e gazetarë. Të pranishmit i përshëndeti drejtorja dhe pronarja e Grupit KOHA Flaka Surroi. Ajo duke folur për Shpërblimet e Grupit KOHA përkujtoi edhe figurën e Rexhai Surroit, emrin e të cilit e bartin shpërblimet e kompanisë KOHA e duke vënë në spikamë kontributet e tij shumëvjeçare në Kosovë, sidomos ato në letërsi, politikë e diplomaci dhe gazetari e publicistikë.
Pastaj ajo e shpalli fituesin e Çmimit për Vepër Jetësore - Nehat Islamin. Me këtë rast Flaka Surroi rikujtoi punën prej pionieri të Islamit nga raportimi i tij i përditshëm për një medium në gjuhën shqipe (“Rilindja”) nga vatra që kërcënonte paqen në botë, nga Lindja e Mesme, stilin dhe qartësinë jo vetëm të zhvillimeve, por edhe të mesazheve që u përcillej lexuesve shqiptarë në ish-Jugosllavinë.
Ajo në vazhdim tregoi se KOHA botoi përmbledhjet e shkrimeve të tij publicistikë me titull “Hotel Bejruti” dhe evokoi kujtime nga takimet dhe puna me laureatin në Kosovë dhe në botë.
Pastaj foli edhe laureati Nehat Islami i cili falënderoi për këtë mirënjohje.
Ag Apolloni me romanin “Ulurima e ujkut” u shpall fitues i Çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, kurse Arbana Xharra, gazetare e ‘Zërit’, dhe Vehbi Kajtazi i ‘Kohës Ditore’ për gazetari.
Autori i shpërblyer falënderoi për këtë çmim.
Në gjashtëvjetorin e këtij manifestimi, që njëherësh shënon edhe 25 vjetorin e largimin nga jeta në rrethana tragjike të Rexhai Surroit, u promovua edhe vepra e Bensik Mustafajt “Autoportret me teleskop”, botim i “Kohës”.
Në emër të jurisë, që përbëhej edhe nga Veton Surroi, Agim Isaku e Zenun Çelaj, Kim Mehmeti foli për vlerat artistike të romanit të shpërblyer të Ag Apollonit, të cilin e shquan stili, gjuha, në veçanti moderniteti në trajtimin e fenomeneve të kohës. Ndërkaq Zenun Çelaj, duke bërë publik emrat e dy gazetarëve që u nderuan me Çmimin “Rexhai Surroi 2013 ” për gazetari të shkruar theksoi vështirësitë me të cilat ishte përballur juria gjatë përzgjedhjes së tyre për shkak të numrit të madh të shkrimeve konkurruese, por edhe për shkak të nivelit të përafërt të rëndësisë, stilit, thellësisë dhe mesazheve që përmbanin ato për zbardhjen e fenomeneve që dëmtojnë të sotshmen dhe pengojnë të ardhmen më të mirë të vendit. Ndërsa Arbana Xharra u shpërblye për serinë e shkrimeve “Kosova alarmohet nga ekstremistët konservatorë”, Vehbi Kajtazi u shpërblye për shkrimet hulumtuese rreth korrupsionit e krimit të organizuar në shëndetësi, me titull “Klinika e vdekjes”.
Veton Surroi ndërkaq foli për veprën e Besnik Mustafajt, krijuesit tashmë të afirmuar në letrat shqipe, dhe diplomatit.
Manifestimi u shoqërua me një program muzikor me shije dhe të denjë për këso manifestimesh.