Shpend Ahmeti sipas të gjitha gjasave do ta heq foton e ish presidentit Ibrahim Rugova, në komunën e Prishtinës. Në vend të asaj foto ai do të vë foton e presidentes aktuale të Kosovës, Atifete Jahjaga ashtu siç e parasheh edhe ligji për protokollin e shtetit.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nuk ka dashur as që ta pranoj e as që ta mohoj një gjë të tillë mirëpo ai ka lënë të kuptohet se foto e Ibrahim Rugovës nuk do të jetë më prezentë në komunë.
“Në ditët e ardhshme do të fillojë puna e zyrës për marrëdhënie publike në komunë dhe ata do të mund të iu përgjigjen, por besoj që do të veprohet në sipas ligjit”, ka thënë Vraniqi.
Ndërkohë ligji për protokollin e shtetit obligon kryetarët e komunave që në zyret e tyre të kenë fotografitë e presidentit të vendit.
Të vetmit që kishin injoruar këtë ligj deri më sot ishin Isa Mustafa dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur skandaloze dhe shkelje të ligjet heqjen e flamurit shtëtëror dhe heqjen e fotografisë së Presidentit Rugova.
“Është skandaloze dhe shkelje e ligjit heqja e flamurit shtetëror nga salla e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Prishtinës. Z.Ahmeti është zgjedhur, betuar dhe ka marrë mandatin bazuar në kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet të veprojë në përputhje me të. Në ditën e parë të punës ai heq edhe fotografinë e Presidentit Rugova. Si mund të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës kur tregon hapur urrejtje ndaj flamurit shtetëror dhe Presidentit Rugova”, ka shkruan në rrjetin social facebook, ish-nënkryetari i Prishtinës, Avdullah Hoti.