Parafjale 70 sonete

 





          
          
Këto ditë doli nga botimi vepra më e re e Demir Behlulit me titull Parafjale 70 sonete Kjo vepër poetike botohet në 70-vjetorin e lindjes së autorit. Është një vepër që i kthehet në retrospektivë kohës së kaluar, së cilës i këndon autori në fjalë. Vepra ngërthen në vete 70 sonete, që janë simblikë e lindjes së autorit dhe e 70 soneteve të krijimtarisë së tij letrare. Vepra “Parafjalë” ëshë një “lloj” arti “kanunor” ku “rrëfehet” e përshkruhet e kaluar e krijuesit nga nisjet e para letrare e gjer më sot. Këtu kemi një artikulim arti letrar, i cili të përkujton krijuesit e hershëm të soneteve, të cilat forma janë të vështira për realizim artistik. Demiri Behluli, gjer më tani ka botuar 17 vepra në prozë e poezi.Autori veprën e tij e ka ndarë në shtatë kaptina.


Demir Behluli është njëri ndër piktorët më të mëdhenj të arti piktural. Ai ka krijuar mbi 3000 vepra artistike, ka punuar mbi 1570 portrete, organizoi 9 ekskpozita personale, mbi 63 ekspozita kolektive. Demiri u shqua edhe si skenograf. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit.


Mandej, ai punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizio 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185 reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 43 xhamive me 26.000 m2 arabeska orgjinale shqiptare, botoi 17 vepra dhe u prezentua në 10 libra të përbashkëta. Demir Behluli ka bërë një “histori” të madhe në artin dhe kulturën shqiptare si piktor dhe si krijues i artit letrar.


****************


Demir Behluli lindi më 10 shkurt 1938 në Ranatoc të Preshevës. Shkollen fillore e kreu në fshatin Maxhere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e atrit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Gjermanisë.



Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje.


Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Jeton dhe vepron, si pensionist, në Gjilan.
Binqa, by Zeqirja Rexhepi


Veprat letrare

Me këto duar-1968
Dielli-zog qielli-1969
Jehonë maji-1981
Udhëtimi-1984
Kronikë-SHKA “Punëtori 1968/781985
Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore-1995
Mbreti i shtëpisë-1996
Trenat e bukës-1997
Duke pritur-1997
Ese, kritika, ekspozita-1997
Portrete shkrimtarësh-250 portrete me laps-2002
Shtëpi prj zalli-poezi për fëmijë-2004
Kur njeriu flet vetëmevete-tregime-2006
Befasi e këndshme-novelë-2006

Ekspozitat personale

1955, Preshevë, si nxënës i klasës së VI-të fillore
1960, Shkup, si normalist
1965, Bileçe,si ushtarak
1967, Preshevë,
1971, Preshevë,
1980, Gjilan,
1985, Gjilan, ekspozitë retrospektive
2004, Gjilan, “Portete e laps”
2005, Tiranë
2007, Gjilan,etj.

Muralet

Martirët e Karadakut, (650 metra katror - 500 figura) - Kisha në Binçë

Xhamitë e dekoruara

Malishevë-Gjilan, 1984
Smirë-Viti,1988
Lluçan-Bujanoc,1988
Vërban-Viti,1989
Karaçevë e poshtme-Dardanë,1991
Skifteraj (ish Gjylekar)-Viti,1991
Letovicë-Preshevë,1991
Sullare e epërme,Gjorgje Petrov-Shkup,1993
Bukurocë-Preshevë, 1993
Breznicë-Bujanoc, 1993
Geraj (mëhalla e poshtme)-Preshevë, 1994
Geraj (mëhalla e epërme)-Preshevë, 1994
Rahovicë-Preshevë,1994
Xhamia "Atik"-Gjilan 1994 (renovim dhe arabeska të reja)
Beguncë-Viti, 1995
Ramjan-Viti, 1995
Hani i Elezit-Lagjja e Re, 1995
Zhiti-Viti,1996
Manastirc-Ferizaj,1996
Stagovë-Kaçanik, 1996
Marali-Malishevë, 1997
Krushë e madhe-Rahovec, 1997
Tërnavë-Preshevë,1997
Miratoc (Shatërvani)-Preshevë, 1997
Asllare-Bujanoc, 1997
Remnik-Viti, 1998
Norçë-Preshevë, 1998
Asllare (riparim pas djegies nga serbët)-Bujanoc, 1999
Lagjja Çenar çeshme-Gjian, 2000
Muçivercë-Drdanë, 2000
Sadovinë e Çerkezëve-Viti, 2000
Livoç i poshtëm-Gjilan, 2000
Zhegër-Gjilan, 2000
Tërpezë-Viti, 2001
Sllakoc-Gjilan,2001
Dobërçan-Gjilan, 2002
Budrigë e epërme-Viti, 2002
Damjan i Hasit (teqe)-Gjakovë, 2004
Xhamia e vogël -Gjilan, 2005
Llocë (ish Llovcë)-Gjilan, 2006

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit