2013-12-27

Xhevat Latifi-Magbule Xhemaili: Piktorja që ka bojnat fjalë të gdhendura në pikturë!


Ajo, është profesoreshë e përkushtuar dhe përditshmëria me ligjërimin e artit e ndjek si hije. Po hijet dhe drita, ngjyrat dhe letra, vijat dhe pëlhura me atë – të kuqen e Onufrit, delikatesa dhe përqendrimi natyrshëm se e bëjnë të veçantë Magbule Xhemailin, piktoren akademike nga Gjilani.

Piktorja që ka bojnat fjalë të patinuara në ato vijëzat e pikturave, derdh ngjyrën e dashurisë për jetën. Studiuesit serioz, artin e Magbules, e kanë piketuar në atë të origjinalitetit, dhe brishtësisë femërore. Një zë i butë dhe i fildishtë femre, një pluhur afresk-esh, të nxjerra nga kujtesa dhe legjendat. Një pro-urbaniste që proteston për të mbrojtur eko-diversitetin e jetës në natyrë. Një zë që nuk përkulet por ngrihet si kampione edhe atëherë kur tjerët nuk besojnë...
Magbule Xhemaili: Piktorja që ka bojnat fjalë të gdhendura në pikturë!
Piktori i mirënjohur Gjelosh Gjokaj, punën e Magbulës, e vlerëson të jetë në koherencë me modernën. “Mendoj se puna e Magbule Xhemailit nuk eshte aspak prapa krijimeve figurative qe sot bëhen ne Evropë nga gjenerata e saj”, shprehet Gjokaj.

Ai, Gjokaj si një artist i rryer për të njohur talentet duke vlerësuar piktoren për aktualitet dhe origjinalitet, pohon se “Origjinaliteti i saj krijues, teknika e punës dhe mënyra e krijimit janë dëshmia me e mirë se ajo po ec e sigurt dhe është me trendin e artit modern që sot po krijohet gjithandej Evropës dhe më gjerë”

Studiuesi i artit Mustafa Ferizi, duke vlerësuar Magbulen si “Koherencë Pikturale”, shkruan se që nga paraqitja e parë në ekspozitat e artit pamor kosovar, piktorja bëri të kuptohet se në raport me krijuesit e gjeneratës, po vinte ndryshe: sa në aktin e shprehjes aq ne aktin kreativ. “Magbule Xhemaili, sjellë një ”yrnek”, në pikturë të artikuluar në mënyrë krejtësisht strukturaliste”, ka vlerësuar prof Ferizi, duke shtuar se Magbulja pra ishte dhe mbeti krijuese e veçantë, si me koncepte artistike, po ashtu me mënyrën me të cilën i barti dhe i realizoi ato ne pikturën e vet.

Arti i Magbulës, është koncept artistik me struktura racionale, që pasqyron vetëdijen dhe protestën e botës së saj të brendshme, një art modern me diskurs të mileniumit, me shpirt estetik dhe milimetrike në piketim të vijës dhe honeve të gjithësisë.

Si një kozmopolite dhe globaliste në pikëpamje, Magbulja, bënë përpjekje të pareshtura të krijojë harmoni, sa në botën e saj të brendshme aq në atë të krijimit të harmonisë, të pasqyroje ndjenjat me idetë, të bukurën dhe realen. Pak-sa Niçeane, në kërkim të njeriut të ri! Njeriut që nuk pranon kohëzgjatjen e pafund të robërisë dje dhe të tranzicionit të stërzgjatur sot.

Ajo, është From-jane ngase kërkon njeriun e ikur nga liria, që të kthehet vetës, që të lirohet nga vetë-tjetërsimit. Është Sokrat-i-jane, kërkon tokëzimin e filozofisë të artit të saj, lejon të preket, të merret me veti, të vendoset në libra, akoma më shumë të lëviz të dalë jashtë në murale, në qoshet urbane pse jo edhe si grafite. Thënë ndryshe ajo kërkon që arti i saj të komunikoj me njeriun...

Apo sic do ta vlerësonte prof Ferizi, “Në esencë, në pikturën e Xhemailit gjejmë prirje madje të shquar, për të komunikuar në mënyrë racionale. Racionalizimi i saj nuk shprehet vetëm në botën e koncepteve, por edhe në materialin me të cilin i ndërton dhe sendërton ato. Ky material përbëhet nga ngjyrat e errëta gati monokrome, herë-herë, të ndriçuara me tone apo thekse të hareshme koloristike, ose me ndonjë mesazh linguistik, të dhënë në formë grafiti”.

“ Njeriu, është ai që donë të jetë”, thotë Magbulja. As jeta, as njeriu dhe as arti, nuk mund të themi se janë trik i natyrës. Arti nuk është rren, nuk është lojë aksidentale e natyrës! “ Është një harmoni perfekt në kozmos, dhe po qe njeriu është sinkrom me vetën, do ta ketë të përjetshme lirinë”, thotë ajo, duke shpalos motivet, të nxjerra nga jeta e përditshme, kundërthëniet sociale, shfrenimi urban, dhe ku një vend të veçantë zë jeta në natyrë.

“E ka koha dhëmbin e saj që zhdjerr, ciflon, gërryen disi kobshëm pa reshtur. Disi në mënyrë tinëzare çdo gjë para vetës, çdo sekondë, çdo vit, është shumë e shtrenjtë koha dhe ne duhet të shfrytëzojmë atë!? Duhet ta vjedhim kohën nga koha”, thotë piktorja
Magbulja, te motivet dyert e ronitura, muret herë të zhveshura, herë të rrënuara... komunikon me gjuhën e artit modern, përmes së cilës gjuhë, ndërton identitetin e vet kreativ, mëvetësinë shprehëse, dorëshkrimin vetanak inventiv e subtil.

Pikturat e Magbule Xhemajlit, të bëjnë me ndje vetën mirë. Janë këto piktura që kërkojnë të “ rrimë të lumtur”, pse jo dhe të protestojmë… Është koherencë pikturale” !

Planet per te ardhmen:

Në muajin e Nëntor 2013 do të prezentohet në ekspozitën ndërkombëtare “Ditët e artit në Gosau” në Zvicërr, në të cilën ekspozitë do të prezentohen 30- 50 artistë të vendeve të ndryshme.
Ndersa nga 12/16 shkurt 2014 do të jëtë pjesëmarrese në ekspozitën ndërkombëtare “1st Italian Biennale of Creativity, e cila do të mbahet në Veronë.

BIOGRAFIA

Magbule Xhemaili u lind në Pogragjë të Gjilanit më 1 Tetor 1976. Më 1995 pas mbarimit të Gjimnazit "Zenel Hajdini" në Gjilan, u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve Figurative – Dega e pikturës, në klasën e Akademik. Prof. Muslim Mulliqit, ndërsa u diplomua më 2000, në klasën e Prof. Xhevdet Xhafa. Mbaroi magjistraturën dhe mbrojti me sukses temën e diplomës "Struktura e grafitit në pikturë", nën mbikqyrjen e Prof. Esat Vallës, më 2008.

Magbulja, që nga viti 2000 punon si mësimdhënëse e lëndës së Artit figurativ në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Nga tetori i vitit 2012 deri në qershor 2013 punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e Edukimit në Gjilan në cilësinë e asistentes në lëndën Arte të Bukura.

1999 - Bëhet anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Gjilanit.
2000 - Kursi i Fotografisë Artistike i udhëhequr nga Lala M. Vula
2000 – Themeluese e OJQ- së / Grupit të Artistëve të rinj “ Botart ”
2001 - Shkroi dhe realizoi në bashkëpunim, projektin e quajtur “Muri i Paqës” mural i pikturuar në një ndërtese në qendër të Gjilanit.
2002 - Bëhet anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës, SHAFK
2005 - Bëhet anëtare e SHAFM "Draudacum "- Gostivar / Maqedoni
2006 - Çertifikatë nga seminari treditor me temën "Trajnimi i mësimdhënësve rreth metodologjive të reja të mësimdhënies në lëminë e artit figurativ - Art terapi " oganizuar nga Foundation together –Slloveni & QPEA - Ferizaj.
2008 - Kuratore e ekspozitës së femrës kreative “ Ne jemi ato që…”
2008 - Kursi për Disenj Grafik. Formësimi i disenjit dhe teknologjia e shtypit. Organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.


Ekspozita individuale:
01 Shtator 2009 - " Gjurmë në kohë "/ Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë
28 Shtator 2009 - " Gjurmë në kohë "/ Galeria e Arteve, Tetovë - Maqedoni


Ekspozitat kolektive:

1998 - 2009 “Flaka e Janarit” Galeria e Arteve, Gjilan
2000 - “Shpërthimi” Ekspozitë e klasës së profesorit Xhevdet Xhafa / “Hani i 2 Robertëve”, Prishtinë
2000 - “Udhëtime në kujtesë” - Ekspozitë e Fotografisë Artistike, Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2000 - Centre Philippe Auguste 27200 Vernon, Francë
2002 - “Shoqata e Artistëve Figurativ të Gjilanit”, Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2003 - 2007 “Femra krijuese” Galeria e Arteve, Gjilan
2003 - “Arti dhe Natyra” ekspozitë kolektive përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë
2004 - “Bienali Ndërkombëtar i vizatimit”, Galeria e Arteve e Kosovës në Prishtinë
2004 - “Salloni Pranveror” Muzeu i Kosovës, Prishtinë
2004 - “Salloni i XXXI i Nëntorit”, Galeria e Arteve e Kosovës - Prishtinë
2005 - “Ekspozitë kushtuar 8 Marsit” Muzeu i Kosovës, Prishtinë
2005 - “My Changes 3” “Kështu nuk vritet një grua” Galeria Kombëtare e Arteve –Tiranë
2005 - Ekspozita - Kolonia Artistike "Gostivari '05"- Galeria e Qendrës për Kulturë, Gostivar
2005 - 2007 “Ekspozitë Mbarëkombëtare” - Galeria e Qendrës për Kulturë, Gostivar
2006 dhe 2008“Gjonmili” Ekspozita e VI - të & VIII - të Ndërkombëtare e Fotografisë, Galeria e Arteve, Prishtinë
2006 - “Ekspozitë e stud. të Fakultetit të Arteve Prishtinë ” Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë
2006 - 2007 “Ditët e Kulturës shqiptare në Maqedoni” Galeria Çifte Hamam, Shkup
2006 - “Çmimi Muslim Mulliqi” ekspozitë në Galerinë e Arteve të Kosovës, Prishtinë
2008 - “Muaji i Parë i Pavarësisë” Ekspozitë e Fotografisë artistike, Galeria e Arteve, Gjilan
2008 - “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e Femrës kreative në Galerinë e Arteve, Gjilan
2008 - “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e femrës kreative në Galerinë e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2008 - “Ekspozitë kolektive - përvjetori i themelimit të PDK- së”, Kafe / Galeria e PDK-së, Gjilan
2009 - “ Shoqata e Artistëve Figurativë të Gjilanit ” – Galeria e Arteve, Pejë
2009 - “ Salloni i Gjilanit ” – Galeria e Arteve, Gjilan
2010 - “ Gjon Mili” edicioni i 10- të/ Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2010 - Kolonia Artistike ,, Apollo 2010,, Fier, Shqipëri
2010 - Ekspozita Mbarëkombëtare " Çmimi i Nëntorit " Gostivar, Maqedoni
2010 - Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë Artistike ,, Fokus,, Fier – Shqipëri
2011 - Kolonia Artistike Ndërkombëtare“ Ulqini 2011”, Ulqin
2011 - Ekspozita e kolektive “ Ulqini 2011”, Ulqin
2012 - Ekspozita në Plejada e Artistëve Ndërkombëtarë - Prishtina 2012.
2012 - “Arti dhe Gruaja” ekspozitë në Kuvendin e Kosovës
2012 - Ekspozita - Kolonia Mbarëkombëtare te Artit “ GOSTIVARI QYTET I MIQVE”- 2012
2013 – Ekspozita në Plejada e Artistëve Ndërkombëtarë - Prishtina 2013.



Shpërblimet dhe mirënjohjet:
2001 - Falënderim për Projektin artistik " Muri i Paqës"
2001- Mirënjohje për punën e bërë në projektin e muralit në Gjimnazin "Z.Hajdini"
2002 - Shpërblimi për pikturën më të mirë “Flaka e Janarit” - Gjilan
2004 - Shpërblimi për pikturën më të mirë “Femra krijuese” - Gjilan
2004 - Çmimi për veprën më të suksesshme në ”Salloni i XXXI i Nëntorit ”- Prishtinë
2004 - Mirënjohje për të arritura të dalluara në lëminë e Artit pamor: për invencion specifik figurativ për vitin 2004/ Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte - Gjilan
2008 - Mirënjohje - si krijuesja më e dalluar në artin pamor për vitin 2008 /Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte-Gjilan
2009 - The first prize in the Imagine. Create. Innovate – Europe Day 2009 Photo Competition/ The European Commission Liaison Office to Kosovo ( ECLO)
2009 - Mirënjohje – piktore kreative më e dalluar për vitin 2009/ Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte – Gjilan
2010 - Mirënjohje – e dalluar në lëminë e artit pamor për vitin 2010/ Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport/ Gjilan
2012 -Mirënjohje – për pjesëmarrje dhe merita në aktivitetin artistik – figurativ plejada e artistëve ndërkombëtarë – Prishtina 2012
2012 - Mirënjohje - për pjesëmarrje në kolonia &ekspozita e artistëve, Mitrovica - Boletini / Prekazi 2012
Mirënjohje – Për pjesëmarrje në Koloninë Mbarëkombëtare te Artit “ GOSTIVARI QYTET I MIQVE”- 2012
2013 - Mirënjohje – për pjesëmarrje dhe merita në aktivitetin artistik – figurativ plejada e artistëve ndërkombëtarë – Prishtina 2013


Kritika Arti të shkruara nga:

Studjues i artit: Mustafa Ferizi, Akademik: Gjelosh Gjokaj, Skulptor: Ismet Jonuzi
Gazetarë: Minire Berisha, Tefik Selimi, Arben Shala etc.


E- mail: magbule.xhemaili@gmail.com

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...