Të tre librat e prof. Shaban Sinanit: “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, “Etnos në epos” dhe tashmë “Tradita gojore si etnotekst” (botimet “Naimi”) janë një triptik mbi rrënjët e etnosit shqiptar, duke dhuruar kështu një korpus të dhënash, informatash, dëshmish, kodesh të etnosit e kulturës shqiptare, të cilat zbardhen, analizohen, krahasohen dhe zbërthehen dhe formësojnë në konkluzion vetëdijen mbi origjinën dhe identitetin kombëtar të iliro-arbër-shqiptarëve, madje duke e bërë këtë përdallim, dhe kjo e bën shumë interesant kërkimin e tij shkencor, përmes krahasimit me etnoset e tjerë në Ballkan e më gjerë.
Nuk është nevoja për t’u munduar shumë për ta shpjeguar këtë vlerë të librit. Si çdo vepër e këtij autori, për shkak të qartësisë që i jep kompetenca e lartë profesionale në fushën përkatëse, lënda e ofruar përftohet dhe thithet me lehtësi. Do të mjaftonte vetëm disa nga titujt e përmbajtjes së lëndës së librit “Tradita gojore si etnotekst- studime për etno-folkloristikë krahasimtare” për të nxjerrë edhe vlerat e tij:
1. “Great Code” në traditën gojore popullore shqiptare
2. Ligjërimi ungjillor dhe kodet etnojuridikë të shqiptarëve
3. Prania kulturore hebraike në traditën shqiptare
4. Eposi shqiptar dhe eposi pers: vështrim krahasues
5. Nga fqinjësia apo prejardhja: rreth bashkëpërkimeve ndërballkanike
6. Etnonimet e tjetrit në eposin shqiptar
7. Eposi i shqiptarëve dhe eposi i sllavëve të jugut: vështrim krahasues përmes emërtimeve
8. Qyprillinjtë në eposin shqiptar dhe në eposin boshnjak
13. Folklori shqiptar në vështrimin e të huajve
14. Eurokultura dhe identiteti europian i shqiptarëve
Krahasimet e traditës gojore, në atë shkallë sa ekzistonin para botimit të këtij libri, kanë pasur si pikë reference kryesisht kulturat klasike greke e romake, si dhe folklorin e popujve të sllavëve të jugut. Mungonin vështrimet krahasuese për kultura të tjera të mëdha të antikitetit, si ajo hebraike dhe perse. Mungonin po aq krahasimet me mitologjinë biblike dhe ligjërimin ungjillor.
Nuk kishim krahasime të traditave gojore të popullsive pakicë kulturore në Shqipëri, qoftë dhe në pikëpamje të dallimeve etnotipike (popullsi ndenjëtare - popullsi shtegimtare: rasti i folklorit të romëve); qoftë në pikëpamjen e identifikimit historik të vetes (sllavët e Prespës, grupime sllavishtfolësish të tjerë); qoftë në pikëpamje të hierarkive kulturore (rasti i bashkësive dygjuhëshe, si Himara); qoftë në pikëpamje të rolit homogjenizues - heterogjenizues të dukurisë. Krahasimi i dukurive etnofolklorike përbën një interesim prej më se dy dekadash në kërkimet e prof. Shaban Sinanit.
Duke ditur se ka qenë në traditën e shkollës shqiptare të albanologjisë njohja dhe studimi i traditave gojore të popujve fqinje, me sa duket qëllimisht, autori ofron me shumicë informacion dhe bibliografi, në mënyrë që pak a shumë libri të shërbejë jo vetëm për njohje e informim, edhe për të aftësuar e nxitur kërkimin e lirë. Gjithashtu kjo është arsyeja pse shumë emërtime, terma, idioma lehtësisht të receptueshme, janë dhënë dhe në gjuhët dhe alfabetet e burimit.