2013-12-05

Xhelal Staravecka - Përpara gjyqit të historisë




Picture

I dënuar tri herë me vdekje, por tri herë i shpëtuar mrekullisht. Mbreti Zog, Enver Hoxha, por edhe Italia fashiste kërkonin kokën e tij, por dukej se fati kishte rezervuar një tjetër “plan” për Xhelal Staraveckën, një personazh kyç në Luftën e Dytë Botërore. Një personazh në dukje kontradiktor. Nga drejtues i Luftës Antifashiste shqiptare, në kryekomandant të Xhandarmërisë në Tiranë. I akuzuar, i dënuar, i shpëtuar, ndër të tjera emri i Staraveckës lakohet sa herë flitet për masakrën e 4 shkurtit 1944. Ai akuzohet drejtpërdrejt si një nga organizatorët e saj. Sot, 68 vjet më vonë botohet dëshmia e vetë Staraveckës. Kjo dëshmi është vetëm një nga qindra episodet, ngjarjet apo figurat historike që autori përshkruan, duke iu referuar periudhës nga viti 1914 deri në fund të vitit 1966, ku në shumicën e tyre Xhelali ka qenë vetë protagonist: si organizator, së bashku me Riza Cerovën, i kryengritjes së Fierit; si një nga komandantët e parë dhe më të mëdhenj partizanë, shkolluar në Perëndim në një nga akademitë më të mira ushtarake europiane. Kujtimet historike të Xhelal Staraveckës, shkruar në Paris më 1966, ku ai vdiq në vitin 1980, do të publikohen të plota si libër nga shtëpia botuese “Naimi”, në bashkëpunim me trashëgimtarët e autorit, të cilët aktualisht jetojnë në SHBA. Libri, i cili në dorëshkrim ka rreth 500 faqe në format të madh, daktilografuar e nënshkruar nga autori, është përgatitur për botim, në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar.  Në kujtimet e tij gjenden dëshmi, dokumente, foto për masakrat greke mbi shqiptarët e Jugut në vitet 1914-1915; pastaj për Ahmet Zogun dhe figura të tjera të rendit të parë të periudhës monarkike; për Fan Nolin kryeministër e poet; për të ashtuquajturën kryengritje të Fierit (1935). Më pas vjen njohja, bashkëpunimi dhe ndarja me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Spiro Mosiun, Haxhi Lleshin, Myslym Pezën, Gjin Markun, Mestan Ujanikun, Fiqirete Sanxhaktarin (Shehu),  Mehdi Frashërin, Ali Këlcyrën, Dali Ndreun, Abas Kupin, Abas Ermenjin, Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën etj. Dorëshkrimi përmban, gjithashtu, vlerësime deri edhe për figura të fesë, letërsisë e kulturës shqiptare apo të huaj, si Gjergj Fishta, Ernest Koliqi etj., për rolin e tyre në raport me fashizmin dhe interesat e kombit shqiptar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...