SHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
*** Të drejtat dhe liritë e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze (1913), mund të respektohen dhe të mbrohen vetëm në qoftë se zbatohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Preambula dhe Neni 8, Pika 1). Ndryshe, me procedure të shkurtër, duhet të ndryshohet ajo Kushtetutë, në mënyrë që të mos gënjehen dhe të mos mashtrohen në vijimësi shqiptarët, të cilët që nga viti 1912, ende jetojnë si robër dhe si plaçkë e sundimit të egër kolonial të shteteve fqinje (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia).
-Ata që e shkelin Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk e kanë vendin në Qeveri, as në Parlament e as në Presidencë, por jashtë tyre.
*** Edmonda Haxhonasto dhe Nikolla Popovski të një mendjeje “diplomatike” : “ Incidentet nuk ndikojnë në raportet Shqipëri – Maqedoni”.(Shih: www.lajmpress.com/16/03/2012).
-Jo, jo, o Z. Haxhinasto, vrasja dhe terrorizimi i shqiptarëve, si dhe djegja e disahreshme e flamurit shqiptar në Maqedoni nga harangat paramilitare e policore sllavomaqedone (nga individë a grupe), nuk janë “incidente” të rastësishme, por akte të shëmtuara barbarike të qëllimshme dhe anticivilizuese antievropiane, të kryera mbi bazën nacionale dhe fetare kundër shqiptarëve, pas së cilave qëndron politika plakë dhe e re raciste dhe shoviniste sllavo-maqedone e urrejtjes, e diskriminimit dhe e spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre indigjene, rrënjët e së cilës datojnë që nga zhvillimi i luftërave ballkanike (1912-1913), e, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI(2012).
Ndoshta, sipas “syzave diellore” të politikanëve dhe diplomatëve shqiptarë të kallëpit të Haxhi Nastos nga Tirana, një politikë e tillë sllavomaqedone antishqiptare (që në thelb ka luftën shekullore të pushtimit të territorit shqiptar, vrasjen, terrorizimin, arrestimet, heqjene së drejtës së lirisë, burgosjen dhe dënimin me nga dhjetra vite burg të rëndë të shqiptarëve) ka vetëm përmbajtje të “incidenteve të izoluara” siç ishte rasti i Gostivarit, dhe i 15 nxënësve të tjerë shqiptarë, të sulmuar në autobusin e linjës 58 nga 20 fallangistë të maskuar maqedonë, si dhe djegja e flamurit shqiptarë nga një “organizatë e krishterë” terroriste?!
Mirëpo, pavarësisht nga një konstatim i tillë i gabuar antidiplomatik i i dy kryediplomatëve të theksuar Popovski – Haxhinasto, kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe rastet e fundit të egërsimit të individëve dhe të grupeve të maqedonëve ndaj shqiptarëve, sui generis kishin karakter të akteve terroriste, të cilat janë të dënueshme sipas të gjitha marrëveshjeve, protokolleve dhe rezolutave ndërkombëtare.
Jo “incidente”, por akte terroriste me “fener”!
Pse ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gosdtivar nga një polic sllavomaqedon, si dhe rrahjen dhe lëndimet e 15 nxënësve shqiptarë në një autobus në Shkup, si dhe djegjen e flmaurit shqiptar nga një “Oganizatë e krishterë”, i ka cilësuar si “incididente” (që do të thotë si ngjarje të rastit), është në interesin e shpëtimit të “lëkurës” së politikës dhe të diplomacisë së Maqedonisë përpara opinionit publik vendor dhe, në veëçanti të atij evropian dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të mos marrë ndonjë “karton të kuq” nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika, sepse Maqedonia ende ëndërron se një ditë, do bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Mirëpo, një ëndërr e këtillë, kurrë nuk do t’i plotësohej shtetit maqedon derisa shqiptarëve në Maqedoni ua mohon të drejtën e identitetit kombëtar dhe të drejtën e vetëvendosjes së brendshme ( minimumin e kërkesës legjitime dhe të drejtë të shqiptarëve), që të jenë të barabartë me maqedonët.
Mirëpo, si në aspektin njerëzor, human, kombëtar, politik dhe diplomatik, është e çuditshme dhe naive se si ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto është pajtuar me homologun e tij, Nikolla Popovski, që aktet kriminale dhe terroriste të fundit të harangave sllavomaqedone kundër shqiptarëve, t’i kualifikojë si “ incidente”?!
Kjo është “ diploamcia preventive”? – Jo, kjo është zero diplomacia e haxhinastove, e cila njësoj, sikurse diplomacia maqedone synon, që një ditë të shkretë, të bëhet anëtare e BE-së, në kurriz të sakrifikimit të drejtave legjitime, kombëtare, territoriale dhe historike të shqiptarëve brenda kufijve natyrorë të Shqipërisë Etnike.
Mirëpo, fatkeqësisht si diplomacia e Shkupit, ashtu edhe ajo Tiranës, nuk do t’ia arrijnë kurrë një objektivi të tillë të përbashkët (që sa më parë të aderojnë në BE) në kurriz të shqiptarëve të terrorizuar dhe të kolonizuar nga ana e pushtetit aktual sllavomaqedon.
Duke njohur standardet dhe kriteret procedurale të BE-së së pranimit të anëtarëve të rinj, nuk ma thotë mendja se, me një bagazh të këtillë kolonial ndërshtetëror, BE-ja, do t’ua hapë dyert Shqipërisë dhe Maqedonisë, pavarësisht “ nga të njëjtat synime euroatlantike”, që i ushqejnë këto dy vende ballkanike, siç janë kryediplomatët, Edmond Haxhinasto dhe Nikolla Popovski në takimin e tyre të përbashkët në Shkup. më 16 mars 2012.
Duke qenë se sipas Haxhinastos dhe Nikolla Popovskit “Shqipëria dhe Maqedonia kanë të njëjtat synime euroatlanike”, atëherë, për të realizuar këtë aspiratë integruese evropiane, Shkupi dhe Tirana, para së gjithash, duhet ta kenë të njëjtin objektiv dhe preokupim ligjor, kushtetues dhe demokratik, që të paktën (minimum), shqiptarëve në Maqedoni, t’ua njohin të drejtën e vetëvendosjes së brendshme, që do të thotë, me ligj dhe me kushtetutë, shqiptarët, të jenë element kombformues dhe shtetformues, ashtu sikurse maqedonët.
Vetëm kjo alternativë e ligjshme, e drejtë, realiste, demokratike dhe paqësore, është rruga më e shkurtër dhe më racionale, që Maqedonisë dhe Shqipërisë ua hap dyert e Bashkimit Evropian (BE).
Ndryshe me “inicidente” të tilla vrastare dhe plagosëse të shqiptarëve nga ana e bandave terroristëve sllavomaqedonë, Maqedonia vetëvetiu, do t’ia shkurtojë të drejtën e integrimit të saj në strukturat evroatlantike (BE dhe NATO), pavarësisht se e ka edhe ndihmën e diplomacisë së Tiranës zyrtare të Edmond Haxhinastos, ashtu siç pohoi homologu i tij, Nikolla Popovski.
-Të mira janë drekat dhe darkat diplomatike zyrtare (në kurriz të mohimit të drejtave të shqiptarëve) mes Tiranës dhe Shkupit, por të hidhura dhe të mjerueshme-“kafshatë që s’kapërdihet…” – ZERO, ZERO, është rezultati i tyre, kur është fjala për statusin e pazgjidhur kolonial të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Greqi, në Serbi dhe në Mal të Zi (1912-2012).
Mirepo, derisa shqiptaret te terrorizohen dhe te vriten si “qenet ne rrush” nga regjimet e shteteve kolonialiste dhe imperialiste fqinje sllave (1912-2012), pa dhene llogari askush per lirine, ekzistencen dhe jetet e tyre, politikanet dhe diplomatet europiane te Tiranes, zyrtare nuk kane te drejte te mburren ne sy te botes, se qe njezet vite (1992-2012) “kane kontribuar shume” per zgjidhjen e statusit kolonial te shqiptareve jashte kufijve te Shqiperise londineze (1913). Perkundrazi, si rrjedhim i zero politikes dhe i diplomacise së tyre (1992-2012), parashtrimi, shqyrtimi, rinderkombetarizimi dhe zgjidhja e ceshtjes kombetare shqiptare dhe e Shqiperise Etnike ne Ballkan, ka ngelur jo vetem “limbo”, por edhe “molle e ndaluar”, ashtu sikurse ketu e 100 vjet me pare, ne “meshiren” dhe ne “listen e deshirave” te “koncerteve”, te koncepteve dhe te interesave te vjetra dhe te reja strategjike te ruajtjes se EKUILIBRIT dhe te REALPOLITIKES se marredhenieve te fuqive te medha evropiane.