2013-12-05

Poezi nga LAURETA PETOSHATI




KAM PARË DETIN TË QAJË

Kam parë detin të qajë,
i shtrënguar në dhimbjen e tij të pamasë.
Kam parë detin të qajë,
I kufizuar në hapësirën e tij të mos flasë.

Kam parë detin vaj në vaj,
që lante fytyrën me lotët e kripur,
të cilët i thaheshin buzës, m’u në skaj,
kur heshtja shpotiste tronditur.

Kam parë detin të qajë
me dënesën që zbon pulëbardha, albatrosë,
cila tokë këtë det, vaj me det, do ta mbajë
varur pezull si në fije peri?! O Zot, Mos!

O Zot mos qoftë e thënë,
se nuk është hënë e ngrënë
por veç një det i tharë
shpërbëhet në një varr!

Kam parë detin të qajë,
lotët i rigonin me dritëhije,
thoshte: - i gënjyer jam, kam faj,
nuk kuptoja se brenda meje nuk kisha yje,
yjet në gjirin tim janë pasqyrim,
më vjen të plas si u gënjeva nga ky ndijim!

Kam parë detin të qajë,
detin vaj që vajtonte me lot të thatë
dhe yjet në qiell, në kupolë, atje në majë,
dënesa e tij i lante në shëmbëllim të qartë.

Pse qan me vaj, pa faj, i ndjeshmi det,
ti s’je gënjyer, ke ëndërruar se je poet!



Ti vogëlush me dialekt

Ti vogëlush me dialekt,
ti lule gishti, filiz mes baltës,
tingujpërzier, cigare shet,
në udhëkëmbimet e Tiranës.
çmimet rriten më shpejt se ti,
çanta me libra, halle, rëndon,
dhe pse duhanin, unë, nuk e pi,
ky shpirt, cigare nga ty, kërkon.
Ti vogëlush me dialekt,
i bukur si një perëndi
Tirana është kryeqytet,
ti vogëlush, kryenjeri.
Nuk je lypsar, me punë lyp jetë,
E sotmja, të ardhmen përditë ta merr
Hënëza në sy, ty, të rrëshqet,
Ndërsa sytë tanë.. zhyten në terr.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...