Silvia Ferretto Clemento
“Mënyra e vetme për të larguar, ata që ju përkasin etnive të tjera, është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror. Mbetet vetëm një rrugë-zgjidhje, zbimi masiv. Kur forca e shtetit ndërhyn në luftën për treva, nuk mund të ketë sukses veçse duke reaguar brutalisht”.
Ky citim është marrë nga një tekst i titulluar “Iscljavanje Arnauta »( Zbimi i shqiptarëve ) që përfaqëson qartësisht një vepër teoriko-praktike për çrënjosjen e kulturës dhe të popullit shqiptar.
U paraqit më 17 mars 1937 si Enchiridion, në Rrethin kulturor serb të Beogradit dhe përpunuar nga boshnjaku Vasa Cubrilovic (anëtar i organizatës nacionaliste Bosnja e Re më 1937, këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më 1991) dhe që kishte si synim zhdukjen e planifikuar të shqiptarëve, që banoin në Kosovë.
Bëhet fjalë për një projekt të vërtetë që paraqet në mënyrë cinike rrugën për të kryer një « spastrim etnik » të trevave që duheshin fituar.
E hartuar fillimisht për t’u përdorur nga sërbët kundër shqiptarëve, në vitet 40 u zbatua edhe për popullsinë italiane te Istrias dhe më vonë, e ripastruar nga pluhuri, në vitet 90 nga Slobodan Milosheviç edhe një herë në Kosovë.
I ashtuquajturi « spastrim etnik » nuk është një risi tragjike e ditëve të sotme, por një dukuri gjithmonë e pranishme në marrëdhënjet konfliktuale të etnive në mozaikun jugosllav (A. Petacco, L’esodo, Milano, A. Mondadori Editore, 1999, p. 35.)
Michel Roux,në fjalën e tij kujton se « …rrënjët ideologjike të spasrimit etnik që kanë ndodhur në hapsirën ballkanike, vijnë nga Turqia e cila ka përcjellë zakone me origjinë nga Sharia, ligji islamik, sipas së cilit fitorja ushtarake dhe pushtimi territorial ligjërojnë të drejtën e zotërimit të jetës dhe pasurisë së të mundurve.
Nga turqit, kristianët e Ballkanit kanë mësuar se me shpatë, fiton apo humbet jo vetëm pushtetin dhe pavarsinë, por edhe shtepinë dhe pasurinë… »( M. Roux, in Europa e nuovi nazionalismi. I Balcani, L. Rastello (a cura di), Rivista Limes, Rivista Italiana
di geopolitica 1-2/93, ivi, p. 2.)
Ministri i ardhshëm i Titos, rrjeshtonte në projektin e tij shkencor të spastrimit, menyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :
« Asnjë veprim nuk kërkon kaq vëmëndje dhe durim. Për të patur nje largim masiv, kushti i parë është krijimi i një psikologjije të përshtatshme, që mund të ndikojë në shumë mënyra.
Shteti duhet të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore, në mënyrë të tillë që t’iu bëhet (atyre me etni tjetër) e pamundur të jetojnë midis nësh. »
Mjetet e këshilluara nga Çubrolloviçi dhe të praktikuara me besnikëri në Ballkan, në Venecia Xhulia dhe në Dalmaci për të përshpejtuar proçesin e largimit ishin : Gjobat, burgosja, përdorimi i të gjitha mundësive të policisë …përdorimi i punës së detyruar dhe shfrytëzimi i domosdoshëm i mjeteve të ndryshme që mund të përdoren me ndihmën e policisë.
« Në planin ekonomik : Refuzimi i njohjes së dokumentave të vjetra të pronësisë është një veprim i kadastrës (hipotekës) që në këtë rajon duhet të shoqërohet me mbledhjen e pamëshirshme të taksave dhe rikthimin me forcë të çdo detyrimi publik apo privat, anullimin e përdorimit të çdo kullote komunale dhe shtetërore, ndërprerjen e çdo konçesioni të dhënë, heqjen e liçencave për kafenet, për ushtrim tregëtar dhe dyqane artizanalë, largimi nga puna të zyrtarëve, te punësuarve privat e bashkiak »…( Cubrilovic citato da M. Roux, Lo scenario bosniaco: pulizia etnica e spartizione territoriale, p. 34.)
Por edhe :
“- praktika dhe masa ndikuese në fushën mjekësore
- zbatimi me force i te gjitha urdheresave ne vend-banimet private;
- shkatërimi i mureve dhe gardheve të larta të shtëpive”
Kjo pikë e fundit që u ideua më 1937, kishte si synim të godiste moralin islamik të besimit të shqiptarevë të cilët, sipas syres së Kuranit, ishin shumë të ndjeshëm për privatsinë e tyre dhe moralin tradicional.
Shëmbja e mureve dhe gardheve që rrethonin shtëpitë, i zbulonin gratë mysylmane ndaj vështrimeve të paturpshme në kundërshtim me privatsinë familjare të predikuar nga Kurani, dhe do të dobësonte e shqetësonte jetesën dhe zakonet e vajzave, motrave, grave dhe nënave.
Kjo praktikë megjithëse nuk kishte asnje kuptim, u zbatua edhe tek italianët.
Ishin të shumta rastet e persekutimeve dhe dhunës kundër klerit katolik, por edhe shkatërrimit të kishave dhe varrezave. “Ata (njerëzit e etnive të tjera) janë shumë të ndjeshëm në fushën e besimit. Megjithatë është e nevojshme të preken edhe në këtë pikë. Varret janë dëshmi të dukshme e përkatësisë nacionale dhe duke i shkatërruar, arrihej qëllimi i dyfishte : të fyenin të vdekurit dhe të fshinin dëshminë e ekzistencës së popullsisë etnike që donin ta zhduknin.
Edhe asimilimi duhej bërë pa lenë asgjë rastësisë. Kolonëve u duheshin shpërndarë armë. Veçanrisht duhej ndaluar hovi i malësorëve, përderisa shkaktojnë kryengritje masive”.( V. Cubrilovic citato da A. Vascon in Il libro bianco, cit)
Në programin e tij kishte përcaktuar malazestë, si kolonët më të përshtatshëm për këtë synim : duke qenë arogantë, të paepur dhe të pallogjikshëm, me sjelljen e tyre do t’i detyrojnë shqiptarët të largohen.
Ky konflikt duhet përgatitur dhe vënë në zbatim nëpërmjet rekrutimit të njerëzve të besuar.
Së fundmi duhen ndezur me mjete të efektshme konfliktet lokale që do të prekin zëmrat…
Nuk duhej bërë gabimi, për të zbuar vetëm të varfërit. Klasa e mesme dhe e pasur në fakt, sipas Çubriloviçit, përbënte shtyllën kurrizore të popullit dhe ajo që duhej bërë ishte ndjekja dhe zbimi. Të varfërit të mbetur pa mbështetjen e bashk-kombasve të pavarur ekonomikisht, do të nënshtroheshin më lehtësisht.
…duhet krijuar një « ndjenjë e largimit » duke filluar nga fshatrat (…) duke dëbuar familje të tëra, fshatra të tëra, duke goditur në fillim klasat e pasura dhe të mesme, më me ndikim, pa të cilat të varferit do të jenë të paaftë të bejnë rezistëncë.
Në Istria, në Fiume dhe në Dalmaci plani ishte detajuar me imtesi, kundër intelektualëve, tregëtarëve, sipërmarrësve, gjyqtarëve, peshkatarëve, artizanëve, studentëve, punëtorëve pa asnjë dallim.
Organizmi veprues i hartuar nga Cubriloviçi, ishte një strukturë e vërtetë ushtarake e vënë në fushe-betejë kundër “armikut etnik” të pafuqishëm.
Plani i Cubriloviçit në fakt parashikontë : “
a) Një strukturë të lartë drejtuese që do të drejtonte të gjitha « punët », e cila do t’i besohej Komandës së Lartë të Ushtrisë
b) Një Këshill shtetëror me direktiva vepruese të varura direkt nga Kreu i Shtetit.
c) Angazhimi i Policisë, Institucioneve shkencore për një mbështetje teorike, të Shoqatave kulturore, sindikale dhe të punëtorëve, shtypit dhe propagandës.
d) Shfrytëzimi i ndihmës private; duhej zgjedhur ay njeri, që dëshmonte lidhjen dhe pasionin për këtë vepër të madhe.
e) Emërimi i një Komisari politik për çdo Komunë të trevës që është objekt i kolonizimit.”
Ndërmjet 1945 dhe 1970 veprimtaria e ligjeslaturës jugosllave ishte shumë aktive. Sulmi i parë i organizmit jugosllav mbi popullin “e ndryshëm etnikisht” u bë duke përdorur “gjykatat popullore” dhe krimin e “fobis” (hedhjes duke i vrarë apo të gjallë në guvat malore) me anën e të cilave mbollën një terror të tillë tek popullsia sa menjëherë u krijua “psikoza e nevojshme” e dëshiruar nga Cubriloviçi: “ Shteti duhet të ketë të drejtën e pakufizuar të çpronësoj të mirat materiale dhe pronat e të zbuarve dhe menjëherë mbas largimit të tyre, duhet t’i popullojë me kolonët e tij.
Në shekullin e 20, vetëm një popull i banuar nga etnija e tij, mund të garantojë sigurinë e vet, kështu që detyra e jonë e përbashkët e çastit është të mos braktisim pozicionet strategjike të një rëndësie të tillë në duart e një të huaji armiqësor … »
Ngjashmërija e këtyre « strategjive » me ato të zbatuara në Venecia Xhulia dhe në Dalmaci nga drejtuesit komunistë jugosllave ndaj italianëve, që ishin me etni tjetër, është sa e dukshme aq edhe mbrese-lënëse. Edhe këtu synimi u arrit plotësisht :
ishin 350 000 ata që lanë të terrorizuar vendin e tyre. Një eksod me përmasa biblike që dëshmoi aftësinë dhe dobinë e planifikimit shkencor të pastrimit etnik të një hapësire, ku për 670 vjet zotëroi trashëgimija romane dhe 580 vjet ajo veneciane, ku kultura, arkitektura, gjuha, historia e disa regjistrimeve të popullsisë para fashizmit, dëshmojnë edhe sot përkatësinë italiane të këtyre tokave.
Vete gjuha e folur, është një element i gjallë që dëshmon origjinën e kësaj zone, ku gjuhëtarët studiojnë shumë fjalë latine e paslatine – gjurmët e të cilave kanë mbetur në dialektin e istrianëve dhe dalmatëve- dëshmojnë zhvillimin e pa ndërpre mijëravjeçar.
Në rast se spastrimi ka qenë « i lehtë » dhe i shpejtë, më i vështirë dhe i ndërlikuar është përfundimi për t’u çliruar nga një kulturë e formuar dhe e zhvilluar gjatë shekujve të historisë së këtyre trevave, pavarsisht « spastrimit kulturor» që edhe sot është në veprim si në Kroaci edhe në Slloveni.
Çubriloviçi, me dëshirën për të treguar bazën shkencore të projektit të tij, bëri edhe një lloj studimi mbi strategjinë, duke analizuar koston e veprimeve, rolin e Institucioneve të ndryshme, deri edhe hipoteza për reagimin ndërkombëtar.
Vënia në zbatim ishte kaq e rëndësishme, sa nuk duheshin kursyer paratë dhe as jeta e njerëzve. Çubriloviç e kishte parashikuar se asnjë fuqi e huaj nuk do të shkonte përtej një shprehje të butë të indinjatës për fatin e shqiptarëvë dhe kështu ndodhi në të vërtetë : në 37, sikurse edhe në vitet 40 dhe 90.
Edhe lufta civile në Kosovë dëshmoi një ngjashmëri të jashtzakonshmë në zbatimin e metodës dhe mjeteve të projektit të « spastrimit etnik »,që edhe një herë arriti përfundime « të shkëlqyera ». Nga ana tjetër Milosheviçi, për ta venë në zbatim planin e tij, pati mundësi të mbështetëj pikërisht tek personi i Vasa Çubriloviçi si njeri, i cili në rolin e të besuarit të udhëheqësit serb, mbulonte edhe në këtë rast një rol të rëndësisë parësore.
Nga fillimi i luftës në ish Jugosllavi (1991) masakrat dhe zbimet e realizuara, në kuadrin e « spastrimeve etnike » të ndryshme, kanë shkaktuar 200 000 të vdekur. Disa përllogaritin se më shumë se 4 milion e gjysëm, ka qenë numri i përgjithshëm i refugjatëvë dhe te çpërngulurve pas tetë vitesh lufte të zhvilluar në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e pastaj në Kosovë.
Më 1995 edhe në Serbrenicë, në fund të luftës në Bosnjë u krye një masakër nga ana e forcave sërbo-boshnjake që vranë komunitetin musliman të zonës, (më shumë se 7000 të vdekur ).
Më 1998 duke u nisur nga preteksi i veprimtarisë së Ushtrisë çlirimtarë kosovare (UÇK), presidenti i atëhershëm Slobodan Milosheviç nisi një fushatë të ashtuquajtur « antiterroriste » që u zhvillua si një « spastrim etnik » i vërtetë.
Popullsia e krahinës llogaritej në afro 2 milion banorë, nga të cilët 1,6 milion shqiptarë, 200 mijë serbë dhë 200 mijë nga etni të tjera (kroate, bosnjak, rome dhe turq). Numri i refugjatëve shqiptarë nga krahina qe i lartë, duke përfshirë mbi 700 mijë njerëz, që u detyruan të braktisnin banesat e tyrë për t’i shpetuar dhunës, përdhunimeve dhe masakrave.
Akti i akuzës i paraqitur në maj të 1999 në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë kundër Miloshëviçit dhe pjesmarrësve të tjerë të dhunës, që pësoi populli shqiptar në Kosovë, të kryera nga 1-20 maji i 1999, fliste për vrasje të qindra njerëzve. Numri i përgjithshëm i shqiptarëvë të larguar nga vendi i tyre, nga fillimi i spastrimit etnik, në mars të 1998 e deri në përfundimin e luftës, mbi bazën e të dhënave të Komisaritit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) arriti mbi 1,5 million.
Në kulturën sllave ka qenë e pranishme gjithmonë nje ndjenjë e fortë nacionaliste. Kështuqë nuk bëhet fjalë aq, për ndryshime kulturore, se sa për faktorin e fuqishëm nacionalist të kulturës serbe, e cila ka dashur të sllavizojë forcërisht një trevë nëpërmjet dëbimeve dhe masakrave mbi elementët e padëshiruar, nëpërmjet një formule fatkeqsisht tashmë të njohur botërisht, të « spastrimit etnik »(Gianfranco Lizza, Geopolitica itinerari del potere, ed. UTET.).
Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit të 1986-ës, shkrimtari i shquar nacionalist sërb Dorica Kosiç, që u bë më 1992 president i « Jugosllavisë se Re » të Milosheviçit, deklaroi : « Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Sërbinë e Madhe (…) suksesi i një veprimit ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të huaja »
Ettore Mo, duke rindërtuar zbatimin e përpiktë të projektit të Çubriloviçit të spastrimeve etnike të kryera nga sllavët, pohoi : « Bota duhet të punojë, për t’i berë serbët të kuptojnë, se zbatimi i planevë të tilla (si projekti i Çubriloviçit) nuk është patriotizëm, por krim i rëndë që ekziston » ( E. Mo, Pulizia Etnica un piano studiato 60 anni fa, “Il Corriere della Sera”, 4 maggio 1999.)
Spastrimi etnik
Studiuesi francez Michel Roux, profesor i historisë së Ballkanit, në Universitetin e Tuluzës, në shqyrtimin e emrit « spastrim » shikon një paraardhës tek manifesti bolshevik, në të cilin Lenini, duke nënqeshur me përbuzje, fshin nga bota, mbretin, priftërinjte dhe kapitalistët : « Shoku Lenin e pastron tokën nga krimbat ».
Duhet shënuar se në gjuhën ruse, sikurse edhe në gjuhën serbo-kroate, fjala « çistëj » tregon atë që është e pastër, pa ndotje. (12)
Shumë historianë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin faktin, se ngjarjet tragjike në Venecia-Xhulia, janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pushtimit italian të Jugosllavisë. Sipas Giampaolo Valdevit, nuk bëhet fjalë për « spastrim etnik » por «i dhunës shtetërore ».
Sipas tezës së tij, nuk ishte dëshira për të zhdukur elementin italian. Më shumë është një reflektim i një ndryshimi tragjik shoqëror.
Komuniteti, i lidhur me kulturën dhe ekonominë tradicionale në jetën e përditëshme, ju diktua një « modernitet » i përfaqsuar nga pushteti shtetëror komunist. Eksodi, dëshmonte mohimin e kësaj, pra ishte rrjedhojë e një zgjedhjeje.
Duke u bazuar në dokumentacionin që zotërojmë dhe mënyra e zbatimit të asaj që Valdevi e përkufizon “moderniteti i pushtetit shtetëror komunist” është e dukëshme se teza e “tejkalimit të reagimit” dhe “tërbimi popullor” e mbështetur edhe nga komisioni historik italo-slloven, nuk eshte në gjëndje ta justifikojë atë që ka ndodhur.
Krimet e kryera, dinamika dhe planifikimi i tyre deri në detajet më të vogla, nuk ishin sigurisht një dukuri kundër-veprimi, një përgjigje për çka kishin pësuar gjatë fashizmit, por një zbatim fanatik dhe i përpiktë, i asaj që ishte teorizuar dhe planifikuar nga Çubriloviçi në projektin e tij të “spastrimit etnik”.
Zhdukja fizike e etnisë italiane nuk ishtë fundi i politikës së Titos, por një periudhë e ndërmjetme. Ishte mjeti më i pashpirt, më i egër, por edhe më i suksesshëm për të shtypur çdo formë të ardhëshmë të mospajtimit me hegjemoninë sllave në këto toka. Në fakt, në vetë projektin e Çubriloviçit, synimi nuk ishte ay i zhdukjes së etnive të tjera, por ajo e krijimit të “mëndësisë së përshtatshme për një eksod masiv”.
Masakrat dhe barbaria duhej të tërrorizonin popullsinë deri në atë pikë sa ta shtrëngonin për t’u larguar, që do të sigurontë zonën « e zbrazur » prej etnisë italiane.( Siç kish ndodhur me pare me shqiptarët.
Në një hartë të 1937-ës, e lidhur me tekstin e Vasa Çubriloviçit, rajoni i Nishit në Kosovë, ishte shënuar me fjalën « zone e pastruar nga shqiptarët »- L. Rastello, « Europa e nuovi nazionalismi », p.2).
Nga e gjithe kjo është e dukshme se urrejtja nacionale ishte e ushqyer dhe e organizuar.
Synimi ushtarak në konfliktet etnike nuk është ajo e arritjes së fitores mbi forcat kundërshtare, por ajo e sigurimit të kontrollit etnik mbi territorin (…). Përparësitë etnike dhe politike kanë kushtëzuar shpesh ato strategjiko-vepruese (Miles, La guerra delle etnie: strategie, tecniche, scenari, Roma, Limes, 1993).
Pikërisht për këtë arsye,titistët vepruan me forcë kundër anti-fashistëve italiane, në vend që të vepronin kundër figurave të njohura fashiste, të cilët do të ishin të dobishëm për të riforcuar pamjen stereotipe të italianit = fashist (prej të cilit rrjedh edhe fashist = kriminel, pra italian = kriminel) që ju interesonte ta krijonin. Vetë intelektuali antifashist Biagio Marin, përfaqësues i Partisë Liberale ne CLN (Komiteti i Çlirimit Nacional) nënvizonte se shpesh fashistët më të njohur nuk u ndoqën, por edhe kur u arrestuan u liruan, ndërkohë që të gjitha qëndrat e mundëshme antifashiste të patriotëve italianë, (si në Fiume) u çfarosën në një mënyrë kaq të shpejtë dhe përfundimtare, sa është e pamundur ta pranosh si një rastësi. (G. Rumici, Infoibati, pp. 334-335.)
Masakrat, dëbimet dhe mijëra njerëz të hedhur në greminë, nuk ishte gjë tjetër veçse çmimi makabër për t’u paguar nga çdo shtet, ku komunizmi hypi në pushtet.
Nga ana tjetër barbarizmi i titistëvë u pasqyrua veçanrisht kundër vetë sllavëve, që nuk aprovonin politikën e udhëheqësit komuniste. Plani i përdorur nga partizanët e Titos për t’u çliruar nga kundërshtarët, është në fakt i ngjashëm më atë të adaptuar në të gjitha ato shtete ku komunizmi fitoi pushtetin. Në këtë drejtim është interesante ndërhyrja e Ernesto Galli Loggia : « Miliona e miliona viktima të këtij shekulli, nuk mund të dëgjohen. Nga Lenini e deri tek Pol Poti,që nga masat e fshatareve rusë që më gjakftohtësi u çuan drejt urisë, internimit dhe vdekjes gjatë kolektivizimit të tokës, nga genocidi i inaguruar prej Maos dhe vijuar deri më sot prej RP të Kinës në dëm të popullit tibetian, praktikisht nuk ka patur asnjë pamje historike të komunizmit, që nuk është shoqëruar me vrasjen e burrave, grave dhe fëmijve të pambrojtur, pra jashtë çdo pretendimi si « luftë civile »( E. Galli della Loggia, Il tabù storico della sinistra, “Il Corriere della Sera”, 25 agosto 1996.)
Teknikat e propagandës të çfrytëzuara gjerësisht dhe me sukses për të ndikuar mbi popullin, u përpunuan nga Gustave Le Bon në fillim të shk XX, i cili në një esse të tij kishte treguar qartësisht, se sa kishte nevojë turma për « mesazhe » të thjeshta dhe të përsëritura vazhdimisht.
Pamjet që krijoheshin në shpirtin e njerëzve,(prej propagandës) merreshin prej tyre si të vërteta (G. Le Bon, Psicologia delle folle, Milano, Oscar saggi Mondadori, 1980, p. 42.). Sepse turma është e ndjeshme vetëm ndaj ndjenjave të fuqishme dhe folësi i cili dëshiron ta joshe atë, duhet të abuzojë me deklarata të dhunëshme (të forta). Ekzagjerimi, pohimi, përsëritja dhe asnjëherë e asgjë, të mos e bazosh më fakte të vërteta. Perënditë, heronjtë dhe dogmat, diktojnë nuk debatojnë: kur debatojnë marrin fund.
Duke analizuar turmat kriminale Lë Bon, duke marrë si shëmbull masakrat franceze të ndodhura më 1792 pohon : « Nuk dihet mirë se kush dha urdhër të zbrazeshin burgjet për të masakruar mysafirët. Ishte Danton, siç duket e mundëshme apo ndonjë tjetër nuk ka shumë rëndësi ; mesazhi i fortë i marrë prëj turmës që masakroi, ishte i vetmi fakt që ka interes.
Ushtria e masakruesve, që përfshinte rreth 300 njerëz, përbën një copëz e përsosur, e shprehjes së një turmë heterogjene, ku një pjesë e vogël e kriminelëve profesionistë, të përbërë sidomos nga shitësit dhe artizanë të ndryshëm (…) nën ndikimin e ideve të caktuara, janë të bindur plotësisht se po bëjnë një punë patriotike. Roli i tyre është i dyfishtë: i gjyqtarit dhë i xhelatit dhe nuk e quajnë veten kriminelë.
Duke marrë parasysh numrin e madh të të akuzuarve, vendoset që fillimisht priftërinjtë dhe fisnikët,oficerët dhë shërbyesit e mbretit, dmth të gjithë njerëzit puna e të cilëvë vetvetiu shërbentë si provë e mjaftueshme për fajësi, në sytë e një patrioti të mirë, u masakruan masivisht pa proçes gjykimi.
Vijimi i ngjarjeve qe i njejtë. Tërbimi i turmës heterogjene dhe i masakrimeve pa dallim i të pafajshmëve, gjithashtu.
« Infobia » : të vrasësh një njeri dhe ta hedhësh kufomën në humnerë apo të vdesë nga hedhja në humnerë (kjo fjalë ka lindur në fund të Luftës II Botërore). Gjatë dhe pas luftës « fobie » (humnerat) u benë vënde të grumbujve të mëdhënj kockash njerëzore prej ekzekutimeve masive. Të hedhësh një njeri në « foibe » do të thotë ta quash një mbeturinë, duke e hedhur aty ku gjithëmonë njerzit e Istrias hidhnin gjërat që nuk u duheshin më (…)
Viktima e hedhur, zhdukej nga ekzistenca fizike,por edhe si emër në kujtesën e njerzve. Të vrasësh atë që e quan armik nuk mjafton ; duhej shkuar edhe më tëj, duhej fshehur trupi dhe vetë jeta, çdo gjurmë, sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. (G. Oliva, Foibe. Le stragi negate degli italiani della Venezia Giulia e dell’Istria, Milano, Oscar Mondadori, 2002, p. 86.)
Pjesa më e madhe e « të hedhurve në humnerë » u krye në dy periudha të dalluara :
8 shtator 1943 – 13 tetor 1943
Në dyzet ditët që pasuan pas armëpushimit të nënshkruar nga Badolio (8.9.43) Venecia-Xhulia, e lenë pa mbrojtje nga ushtarët italiane, akoma e pa vënë nën kontrollin e ushtrisë gjermane, u bë një pre e lehtë e partizanëve sllavë.
1 maj – 10 qershor 1945. Në dyzet ditë të pushtimit titist, në zonën e Triestes dhe Goricës, dukuria e « foibes » njohu kulmin e vet. Hyrja e Titos në Trieste më 1 maj, ndërkohë që partizanët garibaldinë ishin drejtuar drejt Lubianës, shënoi fillimin e një periudhe të një terrori të vërtetë, për banorët e vendit.
Urdhrat dhënë nga Tito dhe Ministri i tij i jashtëm Eduard Kardeli, ishin të qarta dhe nuk pranonin mëdyshje: Spastrim të menjëhershëm. Dënim të egër të gjithë nxitësivë të “shovenizmit dhe urrejtjes nacionale” (dmth anti-jugosllave).
U krye një gjakderdhje që nuk kurseu as anti-fashistët, anëtarë të Komitetit për çlirim nacional, që kishin luftuar në krah të vrasësve të tyre të tanishëm, apo të anëtarëve të Rezistencës liberal-demokristiane dhe lëvizjes për pavarsi të Fiume.
Ushtarake dhe civilë italiane, por edhe civile sllovakë e kroatë, u benë viktima të arrestimeve, proçeseve të montuara, dëbimeve, torturave dhe pushkatimeve. Paguan jo vetëm fashistët, por kushdo që i kundërvihej pushtimit të Venecia – Xhulias nga Jugosllavija.
Rrezikonte jetën e tij kushdo që ishtë italian dhe nuk i kundërvihej ndjenjës italiane të tij.
Kjo tezë është mbështetur edhe nga historiani Giovanni Berardelli. Faji i tyre kryesor ishte, për arësyen e përkatësisë së tyre nacionale, një pengesë për të vënë në zbatim projektin e Titos për aneksimin e zonës së Friulit dhe Venecia-Xhulias. Edhe historiani nga Trieste, Roberto Spazzali, e përcakton « foibe » prodhim i urrejtjeve të ndryshme : etnike, nacionale dhe ideologjike.
Qe një zgjidhje e egër e një synimi revolucionar të pushtimit territorial. Kush nuk pajtohej, eliminohej.
Masakra ishte shkatërruese dhe vazhdoi javë të tëra, pavarsisht mbritjes në Trieste dhe Gorica (2-3 maj) të Divizionit të dytë neo-zelandez e gjeneral Bernard Freyberg, e përfshirë në armatën e VIII britanike. Kësaj periudhe i drejtohet një dokument i Shtetit i firmosur nga dy Presidentë të Republikës, Luigi Einaudi e Giovanni Gronchi, ku njihet fakti se « Trieste (…) përsëri ju nënshtrua një pushtimi të rëndë të huaj dhe po përballej me krenari martirizimit, nëpërmjet masakrave dhe « foibise »,pa hequr dorë nga dëshira e lidhjes me Atdheun »( Cfr. www.leganazionale.it/storia.)
Persekutimi i italianëve vijoi deri më 1947, sidomos në zonën e Istrias afër kufirit, zonë e vendosur në administrimin e përkohshëm jugosllav.
Ferri titist
Se çfarë ndodhi në kampet naziste ka një dokumentacion të gjerë, përveç dëshmive të shumta. Përkundrazi, pothuajse është e pamundur për të rindërtuar përmasat e kasaphanës të bërë nga titistët dhe për të kuptuar atë që kishte ndodhur në Jugosllavinë e Titos dhe në kampet e përqëndrimit, për faktin e mungesës së dokumentave, dëshmive dhe sidomos mundësisë për t’iu afruar arkivave të shtetit dhe burimeve të tjera të nevojshme.
Asnjë telekamer nuk ka filmuar kurrë kampet jugosllave apo viktimat e tyre, siç kishte ndodhur në Gjermani. Mungesa e dokumentacionit të filmuar, përveç një qëllimi të caktuar, ka bërë që për kulturën tonë shumë të lidhur me imazhin, gjithshka të duket sikur s’ka ndodhur kurrë.
Ajo që kishte ndodhur, u harrua për një kohë të gjatë nga historiografia. Një tragjedi e madhe e varrosur qëllimisht, që peshon si një gurr i rëndë mbi ndërgjegjen e atyre që e dinin dhe nuk kanë ndërhyrë, dhe atyre që në emër të lirisë e të « vëllazërisë » masakruan pa mëshirë.
Në kampet e përqëndrimit jugosllav,u burgosën dhe humbën jetën mijëra njerëz, ushtarakë dhë civilë, fashistë dhë antifashistë, anëtarë të rezistencës, shumë të mbijetuar nga kampet e nazizmit, e deri komunistë.
Që nga qershori i 1948, pas përjashtimit të Jugosllavisë nga kozmosi sovjetik, ku rrotulloheshin vendet e lidhura me « Traktatin e Varshavës », konformistët, më saktësisht ata komunistë besnikë të ortodoksisë leninisto-staliniste të lidhur me Kominternin, që e kishte dënuar Titon, përfunduan në kampet e përqëndrimit. Qe një tragjedi e madhe, brënda së cilës u zhvillua edhe një luftë vëlla-vrasëse ndërmjet komunistëve.
***
Masakrat e humnerave
Tipari i përbashkët i të gjitha vrasjeve ka qenë mungesa pothuajse e plotë e njoftimeve mbi zhdukjen e njerëzve. Një mister që rriti klimën e terrorit në të cilën jetonte popullsia. Një vdekje e mistershme. Dëshira e fshirjes totale, e bënte akoma më të hidhur për të afërmit, prej faktit se zhdukja e trupave i linte për një kohë të gjatë në pasiguri, për shumë raste edhe në ditët tona, dhe pamundësinë për t’iu kryer ritet e varrosjes.
Ndërmjet të arrestuarve kishte shumë raste të hakmarrjeve përsonale,viktima të informatorëve që shfrytëzuan periudhën e ndryshimit të flamurit për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje me viktimat e tyre. Mbi fatin e të arrestuarve nuk kishte asnjë lajm, sidomos për arësye të një vëzhgimi të hekurt dhe heshtjes nga ana e zyrtarëve të policisë sekrete jugosllave (OZNA) si dhe mungesës totale të urdhërave të arrestimeve apo akteve të proçeseve, që do të dëshmonin fatin e mijëra fatkeqëve. Proçedura ishte gjithëmonë e njejtë :
Njerëz të panjohur trokisnin në derë të shtëpisë dhe ftonin, pak a shumë në mënyrë të sjellshme, njeriun e caktuar që t’i ndiqte në Komandën partizane (…). Nganjëherë preteksi ishte për të firmosur një dokument në Komandën partizane. Koha kalontë dhe familiarët e të ndaluarit, që donin të çonin ndihme dhe ushqim për të afërmin e tyrë, iu thuhesh të kishin durim, se duhej të prisnin disa ditë për kryerjen e disa veprimeve të domosdoshme proçeduriale.
Të arrestuarit e Istrias grumbulloheshin në tre vënde : në kështjellën e Montecuccoli të Pisino, në Pinguentë dhe në Barbana. Gjyqet popullore shqyrtuan një numër të madh proçesesh me proçedura të përshpejtuara. Të akuzuarve nuk ju afrohej asnjë mundësi që siguronte të drejtat e tyre, nuk u caktua në asnjë rast, avokat mbrojtës dhe nuk kishin mundësi të sillnin dëshmitarë në favor të tyre. Pas një proçedure të shkurtuar, të akuzuarit çoheshin para gjyqtarit, i cili me një formulim në dukje ligjor, shpallte vendimin mbi bazën e akuzave stereotipe (L. Giuricin, Il settembre ’43 in Istria e a Fiume, p. 106 in G.Rumici, Infoibati, cit., p. 87.)
Këto vendime pothuajse gjithëmonë të fajsise për viktimën, nuk kishin mundësi apelimi dhe për shumicën e rasteve parashikonin dënimin kapital (G.Rumici, Infoibati, cit., p. 87)
Mënyrat e vrasjes dhe eliminimit fizik të të dënuarve ishin të shumta, dhe varej nga pozita gjeografike e vëndit si dhe kushtet e veçanta të momentit.
Shpesh të arrestuarit para se të vdisnin duhet të hiqnin të gjitha rrobat e tyre dhe këpucët, kërkesë e vetë vrasësve të cilët më vonë i kanë veshur. Herë të tjera kriminelët i këmbenin rrobat e tyre të vjetëruara, me ato të mira të viktimave (…). Shumë persona u pushkatuan apo u vranë në mënyrë të dhunëshme dhe trupat e tyre u groposën në varre të përbashkëta, në puset arteziane apo të minierave. Të tjerët janë hedhur në det dhe u gjendën vetëm në pak raste. Një pjesë u hodhën në humnerat e maleve.
Pjësa më e madhe e robërve të mbetur në Istria, pësuan vdekjen nëpër humnerat. Mbas vendimit me vdekje, viktimat çoheshin në vëndin e ekzekutimit me duart e lidhura me një tel hekuri mbrapa shpinës. Udhëtimi bëhej me autobuzë me dritare të errësuara me bojë. Këto mjete u bënë të njohura në Istria me emërtimin si « karroca e vdekjës ». Kur mbaronte udhëtimi, të burgosurit vijonin me këmbë deri në buzë të greminës. Pasi mberinin në prag të saj, kriminelët fillonin ekzekutimin duke gjuajtur me një plumb nga pistoleta apo pushka, mbi kokën e viktimës së parë, i cili duke rënë, tërhiqte mbas vetes edhe shokun e gjallë me të cilin qe i lidhur. Ndonjërit i premtohej lirija në rast se do të ishte i zoti të hidhej nëpër rëpirat e humnerës, por ata të paktit që arritën, përsëri u hodhën në humnerën e tmerrshme.
Agonia e këtyrë fatkeqëve mund të zgjaste ditë të tëra dhe ulërimat dhe thirrjet e tyre për ndihmë, i kishin dëgjuar banorët e zonës, por frika dhe terrori që mbretëronte kudo, i pengonte t’iu afroheshin humnerave.
Asnjë nuk ndihej i sigurtë sepse kushdo mund të akuzonte dhe të ish i akuzuar si « armik i popullit » pa asnjë vështirsi. Lojë e një masakre djallëzore, ku sejcili nuk e ndjente veten të sigurtë as edhe në shtëpinë e tij.
Gjatë pushtimit sllav egërsia dhe barbaria e hedhësve në humnere, në raste të ndryshme çoi deri edhe në supersticione. Mbasi mbaronin « punën » me viktimat, në humnere hidheshin qentë e zinj të gjallë, të cilët sipas një besimi të lashtë sllav, do t’i pengonin shpirtërat e të vdekurve të ngjiteshin, për të gjetur prehjen, (pas një varrimi kristian) dhe paqen e përjetëshme.
Përcaktimi i viktimave
Ndërmjet viktimavë të zhdukura të Venecia-Xhulies dhe në Dalmaci, numërohen jo vetëm ata që përfunduan në humnera, por edhe ata që u mbytën, u pushkatuan, që u lanë të vdisnin gjatë rrugës, në burgje dhe kampet e përqëndrimit. Më vdekje në humnera u prekën vetëm një pjesë e të rrëmbyerve duke u bërë varri i qindra italianëve, por shumë të tjerë perfunduan në kampet e çfarosjes dhe në varrezat e përbashkëta.
Numri i viktimave, sipas burimeve është shumë i ndryshëm. Nuk ka të dhëna të sakta me qenëse në zonat e pushtuara nga ish Jugosllavija, shumë regjistra civilë janë djëgur, për të fshehur të vërtetat e pakëndëshme.
Vështirsia për të mbledhur trupat, nga njëra anë dhe shkatërimi i arkivave komunalë, nga ana tjetër, e bën shumë të vështirë, në mos të pamundur përcaktimin e saktë të numrit të viktimave. Sipas Roberto Spazzali, ky numër vërtitet rreth 4.500 – 5.000 njerëzve. Me këtë numër përputhet edhe Raul Pupo. Sipas Luigi Papo, numri i përgjithshëm i viktimavë, nuk është më i pakët se 16 500, nga burime të tjera numri i viktimave shkon deri në 20-30 mijë.
Një studim më i detajuar i Centro Studi Adriatici i publikuar më 1989 flet për 10.137 viktima.
***
Goli Otok
Ishulli Calva apo Goli Otok, janë dy mënyra të ndryshme për të quajtur të njejtin vend te cilin nga viti 1956 regjimi i Titos e ktheu në një ferr, në një vënd torturash dhe të vdekjes.
Goli Otok është një shkëmb i madh në mes të detit, i thatë, i shkretë, që përvëlohej prej diellit të verës dhe i rrahur prej shtrëngatave të ftohta të dimrit. Një ngritje shkëmbore e lartë afro 230 metra, e vendosur në mes të kanalit të Morlaccës, ndërmjet ishullit Arbe (Rab) dhe bregut dalmat. Këtu Josip Broz Tito burgosi nga 1949 deri më 1956, më shumë së 30.000 të dënuar politikë prej të cilëve afro 4.000 vdiqën për shkak të trajtimit çnjerëzor që patën.
Ay që arriti të dalë, ishtë i shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht, i çveshur nga çdo dëshirë për ribelim apo hakmarrje (G. Scotti, Goli Otok citato da D. Zandel, Gulag jugoslavo per soli comunisti, “La Gazzetta del Mezzogiorno”, 27 ottobre 2002.)
(…) Ishte më mirë një muaj në Dachau, se sa një orë në Goli, pohoi italiani Mario Bontëmpo, që kishtë qënë në të dyja kampet (R. Morelli, E Tito disse: inferno sia, “Il Corriere della Sera”, 14 luglio 2002).
Kush zbriste në Goli Otok siguronte një mirseardhje të tmerrshme: dy rrjeshta paralele të të burgosurve që ulërinin sllogane titiste, ndërmjet të cilëve i porsa-ardhuri kalonte nën goditjet e shkopinjve, shqelmave dhe të pështyrave. I burgosuri që godiste, e dinte se po të tregonte më pak egërsi, do të ishte rradha e tij të goditej prej të tjerëve.( A. Berrini, Noi siamo la classe operaia. I duemila di Monfalcone, Mi, Baldini Castoldi Dalai, 2004, p. 93)
Në kampet e përqëndrimit jugosllavë, fjala kyç ishtë « pendim ». I penduari është ay që pa asnjë lëkundje apo mëdyshje e kupton gabimin e tij dhe e mbështet me entuziazëm linjën politike të Partisë jugosllave. Për të vërtetuar pakthyeshmërinë e pendimit të tij, ai duhej të transformohej në persekutues. Është ay, më shumë se të tjerët, që përkushtohet t’iu shkaktoje vuajtje, atyre që akoma nuk janë penduar.
Është e pamundur të përshkruhet jeta në Goli, në këtë hapësirë të britmave të vazhdueshme prej dhimbjeve, goditjeve të shkopinjve, të thirrjeve të pandërprëra të parrullave, hymneve idiote të kënduara në kor, pa pushimin e torturave. Jo, nuk është e mundur të përshkruhet një gjëndje e tillë,në të cilën mijëra njerëz, të dëshpëruar, goditen dhe vriten midis tyre. Asnjë njeri nuk mund të tregojë këto gjera pa provuar tmerrin dhe asnjë nuk mund ta shprehe këtë tmerr. (G. Pansa, Siamo Stati così felici, Milano, Sperling & Kupfer, 1998, pp. 174-175.)
Këtij skenari të tmershëmi i shtohen edhe dëshmitë e shkrimtarit dhe akademikut Dragoslav Mihailovic dhe e një të burgosuri të kampit, Stipe Govic, sipas të cilëve marshalli Tito kishte përgatitur plane të zhdukjes së të burgosurve fatkeqë, duke u bazuar në hipotezën se sovjetikët kishin menduar për të ndërhyrë e « dënuar » shokët jugosllavë.
Përballe kësaj ndërhyrjeje të mundëshme sovjetike, që të gjitha objektet e këtij ishulli të mallkuar, duhet të hidheshin në erë, duke zhdukur në këtë mënyrë brënda natës, të gjitha dokumentet dhe të burgosurit e mbetur, në kuadrin e « zgjidhjes finale ».
***
Spastrimi historiografik
Sipas një pyetsori të realizuar më 2003 nga Eurispesne, bashkpunim me “Liberal”, me1000 studente të vitit të fundit të shkollës së mesme, 60% nuk kishin dëgjuar kurrë të flitej për « hedhjen në gremina ». Emri « foibe » ishte i panjohur për shumicën e nxënësve. Ata që pohuan së e kishin dëgjuar të flitej për “foibe” dhe ju kërkua të shpjegonin së ç’farë dinë: 64,9% e nxënësve nuk kanë dhënë përgjigje. Përfundimi që u arrit nga pyetsori qe “se bëhej fjalë për ngjarje që janë trajtuar minimalisht në programet shkollore, ndoshta edhe nga shkaku i vështirsive të mëdha të hasura në sigurimin e të dhënave të qarta dhe të saktësuara mbi ngjarjen”
Vitet e heshtjes
Proçesi i pabesueshëm kolektiv, i heqjes së historisë, një “spastrim historiografik ” i vërtetë, filloi menjëherë pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Për dhjetra vjet, tragjedia e humnerave dhe zbimit të 350 mijë italianëve u mbulua mbas një perdeje heshtje dhe mos-prekjes. Mund të pohojmë me bindje, se vetëm në sajë të kujtesës dhe nismave të shoqatave të refugjatëve xhuliano-dalmat e Lëvizjes Qytëtare Italiane, që këto ngjarje dramatike u përcollën ndër vite dhe mbritën tek ne, ndoshta më së fundi për sytë e të gjithë Italisë dhe Botës.
Është e qartë së kanë qënë të shumtë ata që kishin patur interes për ta groposur këtë faqe të historisë të quajtur si të papërshtatshme.
E para, Partia Komuniste italiane, e cila dëshironte të ndalonte të hynte në ndërgjegjen e popullit, idea se disa udhëheqës të saj i kishin dhënë një mbështetje të heshtur autorëve të krimit të humneravë dhe zbimeve.
Por edhe shumë qeveri italiane të pas-luftës, të cilat për të mos u përballur për disa probleme të sikletshme, preferuan heshtjen.
Vitë të tëra, për të folur për këtë problem, ka qenë pothuajse e pamundur, sepse kushdo që tentonte ta bëntë, akuzohej për keq-dashje, revizionist ose fashist, kështu që detyrohej të heshtë.
Ky qëndrim pati natyrisht ndërlikime të renda dhe përgjegjsi në fushën e formimit. Mjafton të shikojmë se në librat e historisë, të tre brezave të studentëve, nuk ka asnjë gjurmë të kësaj faqe tragjike të historisë.
Gjatë të gjithë këtyre viteve, heshtjes së teksteve të librave, u është shoqëruar ajo e pjesës më të madhe të shtypit, më përjashtim të rasteve të ralla si psh asaj lokale. Pjesa më e madhe e popullsisë italiane, e re apo e moshës së mesme, u la e painformuar për faqen më tragjike të historisë moderne të Vendit tonë.
Politika, për vite të tëra, në të njejtën mënyrë e ka anashkaluar çështjen dhe vetëm më 1959, për krimin në Basovizza u përurua nje monument në shoqërinë vetëm të autoriteteve civile, ushtarake dhe fetare lokale.
Në Gorica, Lapidari me emrat e 665 viktimave të ditur, u ngrit vetëm në vitin 1985
Dhe u desh të kalonin 40 vjet që një President i Republikës italiane të kryente homazhin e parë zyrtar.
Vetëm me rënjen e komunizmit më 1991, Francesco Cossiga vë një lule në Basovizza dhe vetëm në 1992 ky vënd u njoh si Monument Nacional.
Edhe në Gjyqsorin italian, pavarsisht krimeve të shumta të kryera gjatë disa dhjetvjeçarëve, nuk u hap me vite asnjë hetim për të hedhur dritë mbi genocidin ndaj popullit italian në tokën italiane, i kryer si në kohë të luftës edhe të paqes. Përpjekjet e para të hetimit dhe proçeset e para për të zbuluar autorët e këtyre masakrave u bënë vetëm në vitet 90.
Përgjegjësia politike dhe heshtja e Aleatëve
Për të mos armiqësuar Jugosllavinë, që në kohën e kulmit të luftës së ftohtë bëntë pjesë në “Vëndet e pa-angazhuara”, amerikanët sikurse edhe aleatët e tyre, nuk bënë hetime për çfarë kishin kryer jugosllavët gjatë luftës dhe as shkruan, kur po këta autorë, vijuan edhe pas mbarimit të saj. Nevoja thelbësore për Aleatët qe, për ta përdorur Jugosllavinë si “vënd-jastëk” ndërmjet dy blloqeve dhe për t’ia kundërvënë hegjemonisë sovjetike në Ballkan, gjë që çoi në zgjidhje shumë të vështira, për të cilat mijëra italianë i paguan mbi kurrizin e tyre.
Do të ishte shumë e vështirë, të arrihej t’iu shpjegohej opinionit botëror se për çfarë arësyeje Aleatët, megjithëse e dinin për spastrimin etnik që po bëhej në Venecia-Xhulia, nuk ndërhyne për ta mënjanuar apo për t’i dhënë fund kësaj kasaphane të tmershme.
Dhe nuk qe vetëm kjo. Aleatët i dorëzuan Marshall Titos, ashtu sikursë bënë edhe me Stalinin, dhjetra mijë refugjatë, civilë dhe ushtarakë, që ikën nga vete rusët, duke i çuar drejt fatit të tyre tragjik.
Këta të fundit në fakt, pasi mundën më shumë vështirësi ta kalojnë kufirin dhe t’i shmangeshin persekutimeve komuniste, u masakruan barbarisht, një ndihmesë e paçmueshme për Titon dhe Stalinin, nga ana e anglo-amerikanëve.