RRETH “NJERËZIT DHE KUJTIMET FLASIN" – FILMAT NARRATIV DOKUMENTAR
Viktimat e luftës së fundit në Kosovë akoma nuk janë dëmshpërblyer në aspektin politik, ekonomik dhe social. Ata qëndrojnë në kaos total dhe meritojnë më shumë dinjitet duke pasur parasysh vuajtjet e tyre gjatë luftës. Ata aktualisht shihen si pjesë e margjinalizuar e shoqërisë. Për shkak të situatës aktuale, viktimat ndjehen të vetmuar, të harruar dhe pa respekt për fatin e tyre. Në të njëjtën kohë, viktimat janë jo-bashkëpunues në proceset e demokratizimit dhe pajtimit.
Projekti “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” ka për qëllim që në mënyrë komode të ndërtojë mirëkuptimin e përgjithshëm shoqëror dhe rëndësinë e dokumentimit të tregimeve/përjetimeve individuale dhe kolektive të luftës, të kontribuojë në ndërtimin e historiografisë përmes tregimeve individuale, tu përgjigjet nevojave të viktimave, të rris të kuptuarit dhe të ndjerit e empatisë me njerëzit të cilët fizikisht ose materialisht ishin viktimizuar dhe të ngre vetëdijen e shoqërisë dhe përfaqësuesve institucional për të mundësuar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur dhe prurjen e autorëve të krimeve para drejtësisë.
Nga të gjitha mediet e popullarizuara, televizioni ilustron fuqinë e komunikimit masiv për të informuar, edukuar dhe të ndikojë publikun. Filmat dokumentarë janë rritur në popullaritet dhe influencim, duke ndikuar në ndryshime shoqërore dhe politike, si dhe njoftimin e audiencës me fushata, ide dhe individë. Derisa ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale është proces aq i ndjeshëm në shoqëritë post-konfliktuale, Integra synon të përdor mediet, dokumentimin vizual dhe qasjet kreative për të mbledhur kujtime të vërteta të viktimave të luftës së fundit dhe pas luftës në Kosovë 1997-2003.
Gjithashtu, përmes projektit “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” Integra synon të përdorë dokumentimin vizual, tregimin kronologjik dhe konstruktiv, dhe ueb platformat për të grumbulluar kujtime të vërteta të viktimave në mënyrë që të sigurojmë një burim të qëndrueshëm për aktivistët e të drejtave të njeriut, avokuesit dhe grupet kontrolluese, politikë-bërësit, studiuesit dhe artistët.
Integra ka arritur të prodhojë një numër të konsiderueshëm (59) me Filma Narrativ Dokumentarë (prodhimi vazhdon) me tregime të viktimave të luftës së fundit në Kosovë nga etni të ndryshme. Transmetimi i Filmave Narrative Dokumentare “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” filloi më 29 tetor 2012 në KTV (Koha Vizion – TV kombëtar në Kosovë), dhe nga kjo datë, ky produkt mediatik transmetohet çdo të hënë, prej orës 22:20.
Organizata Integra ka lansuar Platformën online www.peopleandmemories.org me Filmat Dokumentarë Narrativ “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin”.
Këto janë rrëfimet dhe përjetimet e viktimave nga profile të ndryshme etnike, gjeografike, fetare dhe profesionale, të cilët ishin dëshmitarë të krimeve të luftës në Kosovë gjatë periudhës 1997-2003.
Me këtë ne synojmë të kontribuojmë në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, të promovojmë dhe forcojmë kujtesën individuale dhe kolektive përmes njohjes së natyrës universale të vuajtjes njerëzore dhe të solidaritetit”, thuhet në komunikatë.
Deri më tani, Integra ka qenë e angazhuar në prodhimin e 59 Filmave Dokumentarë Narrativ, ndërsa qëllimi përfundimtar i Integra’s është prodhimi i 100 dokumentarëve për rajonin e Kosovës. Në të ardhmen, Integra synon të zgjerojë numrin e filmave dokumentarë narrativ duke përfshirë kështu viktimat e luftës nga vendet e ish-Jugosllavisë: Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Për më tepër, lansimi i kësaj ueb platforme, e cila ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në dokumentarët “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin”, është pasqyrim i përpjekjeve të vazhdueshme për të avokuar për të drejtat dhe nevojat e viktimave tek audienca e gjerë dhe politikë-bërësit, brenda dhe jashtë të Kosovës.
Shikoni rrëfimet dhe përjetimet e të luftës në Kosovë në ueb faqen www.peopleandmemories.org