Çka është e çka s’është kritika letrare?
Cila është historia e saj, respektivisht e kaluara e kritikës letrare shqiptare?
Çka do të thotë të krahasohesh me qenin? Kush janë e kush s’janë kritikët shqiptarë?
Përse përpiqen njerëzit të intepretojnë përrallat e shpikura të autorëve?
Ekziston ndonjë metodë vlerësimi që mund të pranohet e aplikohet si metoda më objektive, absolute?
Këto janë disa nga pyetjet, të cilave mëton t’iu përgjigjet ky ese.
«Nuk ekziston kritika e mirëfilltë letrare për arsye se nuk ekziston as letërsia e mirëfilltë», kështu tha paradokohësh një shkrimtar i njohur shqiptar. E sipas kësaj teze meqë nuk ekziston e para s’ka pse të ekzistojë as ajo e dyta – e cila jetën e ka të kushtëzuar me qenien e së parës. Interesantja e kësaj deklarate nuk qëndron tek vërtetësia e saj, gjë që mund të diskutohet deri në pambarim, por pse, kur, ku dhe si u bë ajo? Kjo tezë e plasuar në një rubrikë gjysmësatirike të një të përditshmeje nuk është e askujt tjetër përpos e shkrimtarit dhe dramaturgut Teki Dërvishi. Qëndrimi nihilist i Dërvishit për kritikën letrare (në këtë rast edhe për letërsinë) nuk është ndonjë fenomen i ri – dukuria ka një moshë poaq të vjetër sa edhe vetë kritika letrare – dhe ai nuk është i vetmi që mendon kështu. Pjesa dërrmuese e letrarëve, studiuesve dhe gazetarëve që merren me letërsinë, në diskurset e tyre janë duke përsëritur deri në neveri këtë qëndrim, përherë ashtu «rastësisht», fragmentarisht e në kapërcim e sipër, pa marrë kurrë mundin që t’i qasen seriozisht kësaj çështjeje dhe gjithmonë duke harruar se nuk janë vjelësit e rrushit të Rahovecit shkaktarë për qenien apo mosqenien e kritikës letrare, por edhe ata vetë.
Teki Dërvishi shprehjen e lartëpërmendur e lëshoi në etér gjatë një diskutimi «salloneve letrare e intelektuale» të Prishtinës rreth moralit dhe saktësisë së mendimeve të kritikës letrare. Kjo, pas publikimit të një eseu që mëtonte të rradhisë shkrimtarët e pesë dekadave të fundit në grupe e stile. Seleksionim që shkaktoi muhabete dhe që këtë shkrimtar e nxiti të reagojë në mënyrën e përfolur më lartë, pra «...s’ka kritikë letrare» dhe atë me pseudonim. Si shumë të tjerë, ai, nuk pati kohë ose nuk ia deshti të djersisë trurin as për ta trajtuar më gjërë e më thellë këtë temë e as të argumentojë qëndrimin personal, sepse, së fundi, pra bëhet fjalë për diçka që «s’është fare». Së paku për të.
Në vete ky shmebull nuk do të ishte edhe gjithaq interesant dhe i përveçëm po që se nuk do të demostronte qëndrimin negativ dhe injorues (në rastin e Dërvishit mohues) të opinionit ndaj kritikës letrare, respektivisht kritikut.
Prej nga ky qëndrim mohues, nënçmues? Është pasojë e mllefit të autorëve për shkak të mungesës së institucionit që do të merrej me vlerësimin e veprave të tyre? Apo kemi të bëjmë me një divizion ekspeditorësh të zhgënjyer që e kanë neveri një zhanër, i cili i ka refuzuar ata – kur kemi parasyshë se në gishta mund të numërohen ata autorë që nuk i kanë bërë ose vazhdimisht i bëjnë hapat e parë në këtë lëmi?
Sido që të jetë imazhi i kritikës letrare si institucion është përdhé. I kritikut si person edhe më keq. As në plan universal – përtej kufinjve të mendësisë shqiptare – nuk është ndryshe. Jo rastësisht ka lindur thënia «Come here, good dog», kur bëhet fjalë për kritikun. Gjeneza e saj daton madje edhe para lindjes së kritikut dhe kritikës si instutucion. Historia e arteve njeh vërtet simbolin e qenit të fjetur (kyon) dhe atij kafshues (kynikos) si amblemë të kritikut – i cili kur zgjohet bëhet cinik. Kush nuk e njeh vargun shumëdomethënës të megapoetit gjerman J. W. Goethe «Mbytnja qenin! Është rezensent» që është bërë moto e cilitdo autor sa herë që të dojë të hedhë gurrë mbi kritikën.
Po ky qëndrim degradues ndaj kritikës letrare manifestohet edhe në letrat shqipe. Vërtetë s’ka kritikë letrare shqiptare, por vetëm argatë «llomotitës» mbi letërsinë artistike, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë profesion të «denjë» dhe kanë përfunduar si deshifrues të enigmave parapoetike oborreve e klaneve letrare?
Po çka është kritika letrare? Cila është historia e saj, respektivisht e kaluara e kritikës letrare shqiptare? Çka do të thotë të krahasohesh me qenin? Kush janë e kush s’janë kritikët shqiptarë? Parasëgjithash: përse përpiqen njerëzit të intepretojnë përrallat e shpikura të autorëve; cilat janë kriteriet në bazë të të cilave vlerësojnë e gjykojnë kritikët dhe teorikët e letërsisë shqiptare librat e sapobotuar; cili është katalogu i vlerave që ata kërkojnë nga një tekst letrar? Ekziston ndonjë metodë vlerësimi që mund të pranohet e aplikohet si metoda më objektive, absolute? Këto janë pyetjet, të cilave mëton t’iu përgjigjet ky ese.
Flori Bruqi
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...