2015-05-05

LUAN HARADINAJ (17.11.1973-06.05.1997)VIGA-LIBERATORË RA NË ALTARIN E LIRISË PËR IDEALIN E NJË KOSOVE SOVRANE

480 x 360 10 kb jpeg luan haradinaj portal informativ lexoshqip http ...


Sot bëhen 18 vjet nga rënia e heroit të kombit Luan Himë  Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro - shqiptar.
Dy+legjendat+Luan+Haradinaj+dhe+Lahi+Brahimaj,+njeri+qe+udheton+ne ...
Beteja disa orëshe me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Në këtë ditë, Luan Himë Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Himë Haradinajn dhe grupin e përbërë nga Fehmi Ladrovci  e Xhevë Krasniqi - Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.

... play4win club rr luan haradinaj http www play4cash cc index php id 71

Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bien në një pritë që kishte zënë  Armata e ushtrisë  jugosllave(JNA), në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Në këtë pritë vritet Luan Himë  Haradinaj, plagoset Rafet Rama, e po ashtu edhe Ramush Himë Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.


17 vjet nga rënia e Luan Haradinajt
Trupi i Luan Himë Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjanin heroik, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.
82-luan-haradinaj.jpg
Luan Himë  Haradinaj lindi më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Viewing Single Post From: Kosova Albanians
Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Himë  Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryej duke ju bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës.

**************

 

Shkëlzen Haradinaj.jpg

Shkëlzen Haradinaj ka lindur më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit. Dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës. Ai mban titullin "Hero i Kosovës".

14 vjet nga rënia heroike e Shkelzen Haradinaj

16 prilli 1999, konsiderohet si ditë e vështirë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku pas një beteja të ashpër me forcat e armikut në Malet e Maznikut, bie heroikisht Shkelzen Haradinaj së bashku me shokët Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn dhe Hasim Halilajn.
Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.
Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, sipas bashkëluftëtarëve ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.
Shkelzen Haradinaj mbetet njëri ndër figurat më gjigante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pas parasysh luftën që ka bërë ai, karakterin e tij dhe portretin e tij prej strategu në luftën e drejtpërdrejt”.
Vendosmërinë për mbrojtjen e civilëve dhe luftën deri në dy e tri metra në afërsi e përshkruan edhe historiani Muhamet Mali, i cili madje thotë se Shkelzeni me shokë arrit që disa herë edhe bombat të ia kthejë andej nga kishin ardhur armikut.
“Ai në asnjë moment nuk u nda nga mbrojtja e atyre grave, fëmijëve e pleqve dhe së bashku me shokët e vetë ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
E ndihmës komandanti për logjistik në Zonën Operative të Dukagjinit, Mustaf Selmanaj, jep detaje për qëndresën e Shkelzenit.
Ai thotë se në betejat e para në Baballoq është plagos Shkelzeni.
“Ka pas një plagë shumë të madhe që nuk e ka besuar askush që mund ta tejkalojë atë plagë, ka qenë i plagosur në nofull këtu, ishim mjetet mjekësore ,nuk kishim, më kujtohet ka ardhur në ndihmë Shyqri Nema ku e kemi bo një operacion klasik në dysheme ,rrymë nuk ka pas me bateri, po aq ka qenë morali i fortë i Shkelzenit gjatë operacionit më thoshte Mustaf fshija djersët doktorit dhe aty më thotë Shyqri Nema nuk kam pa njeri të tillë dhe thotë moralin në ushtri prej Shkelzenit e kam fituar, ka zgjatë do ditë shërimi i tij ku me ka thanë nuk guxon tre muaj të hiqen telat e nofullës po Shkelzeni pas 15 dite më kish lanë do mjete, dana e ato, pas 15 dite Shkelzeni veç me ka thanë këputmi telat, edhe kam filluar me ia këput telat pa kanë mjek kur një herë”.
Kurse, Daut Haradinaj, duke u ndalur te beteja Malet e Maznikut thotë se 16 prilli ka qenë dita më goditëse për UÇK-në dhe familjen.
“Data e 16 prillit ka qenë njëra pre ditëve ndoshta më goditëse për UÇK-në po edhe për familjen tonë për shkak se ne e humbëm Shkelzenin por gjithmonë kur e kemi parasysh momentin e rënies së tij është një përparësi edhe është një lehtësim për shkak se e dimë se falë Shkelzenit dhe luftëtarëve tjerë, Fatmirit, Hasimit, Luanit, Agimit muj me thënë se disa qindra civil që ishin strehuar në Malet e Luboqakut sot janë gjallë po në të njëjtën kohë edhe Serbia ka marr një mësim të mirë që tash e tutje nuk ka me mujt me depërtuar në popullatë po edhe nga ai moment edhe nga ai pozicion prej 16 prillit e tutje më Serbia nuk ka mujt me thy pozicionet e luftës në Rajonin e Dukagjinit “, ka thënë ai.

Shikoni filmin dokumentar:

http://f.qytetiislam.info/index.php?media/296/media#axzz34bb5GqQD



FLORI BRUQI

*********************************


Nga Raimonda Maleçka


Shkelzen Haradinaj


 
Kangë dhimbje është loti i nanës 
që kraharorin kaq kohë ia lag,
Ah, sikur dhe njëherë i biri i saj të vijë,
S’ndalet monolog i nanës nga mëngjesi
në mbrëmje,
E i mat ditët e pritjes me kujtimet e të 
birit fëmijë.
 
Dhe një ditë nuk ndal mall e dhimbje e saj,
Jetë e të birit rrjedh nëpër mallëngjimin
e heshtur,
I shkon anë e m’anështëpis së vjetër,
E vazhdon dhimbja “rrugën” në rroba
zie veshur.



Kangë vajtimi asht dhimbja e motrës
për vëllanë,
Në pritjen e tij të pamundur asht ba qyqe,
Ku, ku, si zogu i dhimbjes nëpër bjeshkë
e shkretina,
Dhe motra e luftëtarit kështu, s’mund 
të qe ndryshe.

 
E n’shtrat rinorë me petka dasme e gëzimi
i kujtohet trimi,
Rritë në dhe të huaj a nën sytë e hasmit të zi,
Ah, sikur të ishte sot, këtu para meje e nanës,
Veç i gëzuem do të ishte për ne dhe vetëm ai.
 
E asht baladë djali e vllau për motrën,
N’gjokset e shtrenjta i shtrëngon mungesa
e vllaut e djalit,
Merreni këtë këngë e vereni në gojën 
e rapsodit,
Ta këndojë në odë, në dasëm, në mort,
në fushë a në vetminë e malit.
 
Trazohet za i vjetër i burrnisë shqiptare 
anës oxhakut,
Konak, po konak ka pasë përherë dera 
e shqiptarëve,
Dhe pse dhimbja për djalin lëmsh në
grykë i rrin babait,
Një rudhë tjetër në ballë ia ka msye 
si shenë e të vrarëve.
 
E nga thellinat e derës së shpisë e kah moti,
Fillojnë e vijnë të rënët, burrat, trimat 
e martirët me radhë,
S’ka dert pse oda e madhe mbushet me 
bjeshkë e ura lumejsh,
Kuvend ka për të gjithë sido me ardhë.






E pra, erdhën të vjetër e tr ri kur deshën
nana, motra e babai,
Lot në sytë e nanës, kangë vajtimi motra,
e rrudhë të re babai,
Mos thoni se nuk erdha, unë në ju jam,
Dhe pse ndoshta ndonjë ditë mungon vëllai.

Gusht-2012 Raimonda Maleçka

http://floripress.blogspot.com/2012/08/shkelzen-haradinaj.html


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...