2015-09-24

Dritëro Agolli: Zërat kritikë brenda partive janë pasuri, ja "shkëlqimi" i I Edi Ramës, Sali Berishës e i Lulzim Bashës

Dritëro Agolli: Zërat kritikë brenda partive janë pasuri, ja "shkëlqimi" i Ramës, Berishës e Bashës












Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli flet në një të përditshme për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku tregon se si e ka njohur atë në rini dhe më pas në politikë. Ai po ashtu ka komentuar Ramën si publicist dhe si kryeministër. Thotë se e vlerëson për reformat që ka ndërmarrë dhe e mbështet atë në aksionin për të bërë shtet dhe për të vendosur ligjin. Për zërat kritikë brenda partive, Agolli shprehet se janë “pasuri” dhe nuk duhen luftuar, madje ai thotë se duhen mbështetur, sepse tregojnë se funksionon demokracia dhe mendimi ndryshe. Autori i romanit “Shkëlqimi dhe Rënia e shokut Zylo” ka dhënë përshtypjet për “shkëlqimin” e politikanëve të rinj dhe për kujdesin që duhet të kenë ata në politikë. Ai këshillon Bashën, Veliajn dhe deputetët e rinj që të mos kopjojnë Berishën apo Ramën, por të demonstrojnë eksperiencën e tyre, duke i këshilluar që të lënë inatet personale. Sipas tij, të rinjtë kanë ambicie, por duhet të lënë anash zënkat dhe gjuhën vulgare të politikës së vjetër.
 
"Sali Berishën e kam njohur shumë herët. Madje, në shtëpinë e tij në Viçidol, më është bërë një pritje tepër bujare, nga pritjet më të veçanta. Jam ndjerë shumë i vlerësuar nga mënyra se si i prisnin njerëzit në atë anë. Ndërsa personalisht për mua ai është një nga njerëzit më lexues që kam takuar. Ishte gati e pamundur ta shihje Berishën pa libër në dorë. Nuk ka lënë vepër timen, por dhe të autorëve të tjerë në atë kohë pa lexuar. Sa herë që e kam takuar kemi diskutuar për autorë dhe libra të ndryshëm. Ishte lexues i përkushtuar. Nuk para e gjen shpesh entuziazmin e tij. Edhe si mjek ka qenë i përkushtuar. Më është i dhimbsur që e la profesionin e mjekut, sepse ishte i talentuar. Ndërsa sa i përket politikës ky është një kapitull që duhet diskutuar. Ai ka treguar se është një politikan impulsiv dhe ia ka dalë falë këmbënguljes. Vetëm një gjë nuk ia fal. Si mjek që ishte duhet të kishte bërë spitale luksoze dhe duhet t’i kishte dhënë më shumë prioritet arsimit.
 
Ndërsa lëshimi i stafetës ishte një hap i rëndësishëm për mua. Lulzim Basha është një djalë i kulturuar. Unë e kam uruar dhe kur fitoi në zgjedhjet lokale para katër vitesh, edhe pse socialistët u mërzitën për deklaratën time. Por unë si shkrimtar dhe duhet t’i motivoj të rinjtë që futen në politikë për të kontribuar ndaj vendit. Duhet të heqim dorë nga inatet dhe ndarjet politike. Është koha që të ulen tonet dhe të bashkëpunojnë të gjithë intelektualët për të mirën e vendit. Rezultatet kanë treguar se politikanët shqiptarë në këto 25 vite kanë qenë shumë grindavecë. Do të kishim ecur më shumë nëse s’do të kishin parë interesin personal. Unë i kam njohur shumë prej politikanëve dhe çuditem kur shoh që këta personalitete që me formimin e tyre kulturor janë për tu admiruar, në politikë sillen krejt ndryshe. Kush e di, politika ndoshta dikton të tjera rregulla. Ndoshta", tha shkrimtari i njohur.
 
Ndërkohë, Agolli ndalet edhe tek kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai e quan Bashën një djalë të zgjuar, të kulturuar, dhe që po e bën mirë kryetarin e opozitës. 
 
 
"Ai është një djalë i zgjuar, njeri që di më shumë dhe ka studiuar dhe punuar jashtë. E kam takuar dhe është një djalë i kulturuar. Për mënyrën se si po e bën kryetarin e opozitës, po më pëlqen. Ai duhet të synojë që të ndryshojë gjërat duke bashkëpunuar me qeverinë. E ka kapacitetin për ta bërë këtë. Ai ka këmbëngulje që t’u qëndrojë ideve të tij. Unë mendoj se ai deri tani nuk është për t’u kritikuar, sepse ka të tjerë që nuk kanë ide, hidhen nga një pozicion te tjetri. Ndërsa ai e ka të qartë se çfarë është duke bërë", shprehet Agolli.
 
Ndërsa, flet majft mirë edhe për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se rrezaton kulturë. 
 
"Ramën e kam ndjekur gjatë viteve ’90 kur shkruante, por edhe më pas. Ka stilin e tij dhe më ka pëlqyer stili i tij. Librin e tij “Kurbani” nuk e kam lexuar. Më ka bërë përshtypje gjithnjë e folura e tij. Rrezaton kulturë. Ndërsa, si kryeministër duhet vlerësuar për përpjekjen për t’i rregulluar gjërat. Iniciativa nuk i mungon. Pastaj çdo gjë do kohën e vet. Edhe Rama reflekton dhe transmeton botë të pasur. Është artist dhe duhet të shfrytëzojë këtë pjesë dhe në politikë. Ai ka një rol frymëzues dhe po synon që të sjellë në politikë parimet dhe vlerat të cilat i ka përvetësuar. Të gjithë palët duhet të kujdesen për klimën politike në vend. Politika është fushë e realizimit të idealizmave dhe ai si artist duhet të bëjë përpjekje ta realizojë këtë. Rama me sa duket po mundohet ta bëjë shtetin të kontrollueshëm. Në këtë formë, ai, e ka konceptuar ndërtimin e shtetit. Ai i merr seriozisht gjërat dhe jo në mënyrë hipokrite, sepse i ka të vërteta. Nuk ka deklarata për “sy e faqe”. Edhe me reformat mirë bëri. Me universitetet bëri gjënë më të mirë, pavarësisht se ç’thonë. Të gjithë janë të mendimit, si dhe unë, që studentët që studiojnë në këto universitete, nuk kanë njohuritë e një nxënësi të shkollës së mesme", përfundon Dritëro Agolli. 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...