Dikush i feston Përvjetoret thjesht sa për të numeruar vitet... Ndërsa ti Dibran, bashkë me vitet feston sukseset dhe lartësimet në artin që promovon. Uroj të kesh sa me shumë vite jete dhe sa me shumë arritje e vlerësime ne te! Gëzofsh gjithë bashkë me familjën!
(Mr.sci.Prof.Migena Arllati,shkrimtare nga Gjakova)
Shkruan Raimonda Maleçka
Vitet ecin, me dhimbjen e tyre, dhe pse diku 16 vite pas lufte, ende ruaj te fresketa takimet me bashkeluftetare te mi, me luftetrare lirie, qe si Shqiponja ne fluturim vinin nga te gjitha trojet, dhe sonte mu kujtuan ditet e netet qe pa ndal dhe ne menyre te vazhdueshme i beja te plagosurve ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Dibran Fylli
K: Para se të fillojmë me pyetje, Dibran, si keni dëshirë të ju quaj, zotëri, komandant, shok, apo…?
D: Unë jam një luftëtar i lirisë. K: Në mediat e ndryshme flitet se UÇK-ja, pas ofensivave të fundit që mori ushtria serbe në Kosovë, pësoi humbje. Sa është e vërtetë kjo?
D: Nuk është e vërtetë që UÇK-ja pësoi humbje sepse humje pësoi armata serbe. Sipas urdhëresës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ushtria jonë ndërroi vetëm pozicionet dhe taktikën e luftës.
K: Siç po shihet je i plagosur, a mund të japësh një përshkrim se si dhe kur jeni plagosur? D: Po. Unë isha në pikën time me disa shokë dhe ishim në radiolidhje me luftën që zhvillohej në Grykën e Llapushnikut.
Zejnullah Prokshi
Unë e ndjeva veten shumë i kënmaqur, jo sepse po shkoja në front, por se shkoja në ndihmë të shokëve të mij, që ishin duke rezistuar kundër gjithë kësaj force serbe. Me të mbërrirë atje, ne morëm urdhërin nga komanda e atjeshme dhe zumë pozicionet.
Shkrimtari Dibran Fylli ,në një enviniment letraro-artistik -2015
K: Ku dhe në cilin vend u pozicionuat?
D: Aty afër rrugës, ku pritej të kalonte armiku që ishte nisur nga Klina për tu bashkuar me forcat e tjera serbe në Komoran, meqenëse një helikopter i armikut mezi u shihte në lartësitë e qiellit, ne përmes radiolidhjeve tona mësuam se forcat serbe nuk mundën të derpërtonin përtej fshatit Mleçan, sepse helikopteri na kishte diktuar neve dhe kishim frikë për të vazhduar rrugën për tu bashkuar me forcat tjera që ishin në Komoran.
Kështu që forcat serbe atë ditë u thyen, sepse ishte e pamundur që ato forca të depërtojnë, sepse ne ishim në gadishmëri të plotë. Edhe pse armiku sulmonte nga të dy drejtimet, nga Komorani dhe nga ana tjetër, nga Kieva, me gjitha armët që kishte ushtarët e UÇK-së, as që janë trembur nga ky sulm i armikut.
Dibran Fylli,Shaqir Foniqi,Migena Arllati në një manifestim letrar
Në këtë betejë armiku la shumë ushtarë të vrarë, dhe humbi makineri ushtarake. Në mes shumë automjeteve të shkatërruara që la armiku ishte dhe një autoblindë mbi të cilën qe një mitraloz i rëndë.
Me kërkesën tonë morëm urdhër nga lart që të shkojmë ta marrim atë. Mirëpo para se t’i afrohemi asaj autoblinde, aty afër 120 metra, papritmas u lëshua një breshëri plumbash, në të cilën neve na u vra në vend shoferi ynë.
Makina u rrokullis dhe në këtë rast u plagosa në dorë, Zen Prokshi në shpatull të krahut, Kurse Ilaz Dërguti, Skënder Prokshi dhe Marsel Berisha morën lëndime trupore të cilat u shëruan në spitalin ushtarak në Kosovë.
Pra, na u vra bashkëluftëtari ynë Besim Halilaj, i cili ra për të mos vdekur kurrë.
K: A mund të tregoni se si u tërhoqët nga ky rrebesh plumbash dhe kush ua dhe ndihmën e parë? D: Fal shokëve tanë të UÇK-së, që ishin të pozicionuar në anën tjetër, që na erdhën në ndihmë dhe na dërguan në spitalin ushtarak, ku dhe na u dha ndihma e parë.
K: Sa kohë ka që jeni i plagosur?
D: Afër 6 muaj. K: Edhe pse nuk u shëruat plotësisht ju prapë dolët në front apo…?
Një kafe me luftëtarët e lirisë...
D: Po, i përjetova të gjitha ofensivat e fundit që kishte marrë armiku ndaj Drenicës. K: Tani ju gjendeni në shërim në Shqipëri. A është hera e parë që vini në Shqipëri?
D: Me andrra isha dhe ma parë. K: Si ju pritën këtu? D: Neve para se të nisemi nga Kosova ishim udhëzuar nga Shtabi i UÇK-së që të kontaktonim me njerëzit tanë që janë të autorizuar për këto gjëra, domethënë për të plagosurit që vinë nga lufta.
Shqiponjat vinin nga te gjitha trojet....
K: Këtu keni ardhë për intervenim kirurgjik që ju duhet në dorën tuaj? D: Po.Këto gjëra i din personeli i cili merret me të plagosurit nga Kosova dhe ne e falenderojmë për sjelljet e tij të mira ndaj nesh dhe që na mundësoi këtë operacion, që siç po shihet ka shumë sukses.
K: Pas shërimit a do të ktheheni prapë në Kosovë për të vazhduar luftën atje ku e keni lënë?
D: Gjithsesi. Nuk ka forcë që të mund të më ndalë nga frontet e nxehta të luftës. Edhe pse këtu në Shqipëri ishin një grup njerëzish matrapazë, që po mundoheshin të nxisin njerëzit që kanë ardhë nga Kosova që të mos kthehen më atje unë prap se prapë do të mbaj fjalën kur u betova para Flamurit Kombëtar.
K: Ç’ka mund të na thoni në fund të kësaj interviste, domethënë ndonjë dëshirë apo porosi? D: Dëshira ime është e shkrutër.
Që të nesërmen ta shoh Kosovën si një kopësht me lule, pa asnjë shka në tokën e saj, e posaçërisht e falenderoj Dr.Shaip Mujën, që pat një përkujdesje të lartë ndaj nesh dhe të plagosurve të tjerë të UÇK-së.
Mirupafshim në folenë e shqipes, ku shqiponja pret zogjtë e vet. Një intervistë ekskluzive për gazetën “Kushtrimi” i morëm dhe luftëtarit tjetër të UÇK-së, Zejnullah Prokshi, edhe ky i plagosur në betejën e zhvilluar me serbët në Grykën e Llapushnikut dhe që tani gjendet në shërim në Shqipëri.
K: Si e keni plagën?
Z: Mbas intevenimit kirurgjik të mjekëve, tani ndihem shumë më mirë, bile dua t’u them të drejtën se dëshira ime e flaktë ishte që krahu im të aftësohet hiç më tepër se sa të ngrehi këmbëzën e snajperës sime për ta qëlluar armikun mu në lule të ballit.
K: Meqenëse jeni këtu në Shqipëri, çfarë mendimi keni ju për organizatorët e autorizuar për të ndihmuar të plagosurit nga Kosova?
Z: Meqënëse ne ishim të plagosur dhe kemi ardhur këtu për t’u shëruar, e jo për të kontrolluar këto organizatorë, unë dua t’i falenderoj për sjelljet e tyre të mira ndaj nesh, pra kemi vetëm fjalë të mira për ta.
K: Unë sapo e shoh se këtu në Shqipëri ka shumë djelmosha që kanë ardhë nga Kosova dhe prezantohen si ushtarë të UÇK-së.
Çfarë mendimi keni për ta?
Z: Të gjitha ata që janë të aftë të ngrejnë gishtin e armës, vendin e kanë në Kosovë dhe jo në Shqipëri.
Ata mund të jenë refugjatë të ikur nga lufta, dhe kurrsesi ushtarë të UÇK-së, sepse ushtarët e UÇK-së, janë betuar njëherë e përgjithmonë që të vdesin duke mbrojtur tokën e Kosovës.
K: Çka mendoni për udhëheqjen politike të qeverisë së Kosovës dhe a pranoni ju opsionet e tyre per zgjidhjen e problemit të kosovës?
Z: Së pari neve si ushtarë të UÇK-së, nuk jemi të përcaktuar të bëjmë vlerësime politike (sepse ne e kemi përcaktuar përfaqsuesin tonë politik), por jemi të përcaktuar të luftojmë deri në çlirimin definitive të tokave kosovare të okupuara nga armiqtë.
Së dyti, çdo gjë që bën ajo udhëheqje, pa pjesëmarrjen e UÇK-së, në këtë marrëveshje, janë antikushtetuese (shiqo Kushtetutën e Kaçanikut).
Pra çdo gjë që nënshkruhet e që e len Kosovën nën Serbi, ne e quajmë Tradhëti Kombëtare.
K: Flitet se në Kosovë ekzistojnë dy ushtri?
Z: Keni të drejtë. K: Nuk ju kuptoj? Z: Po, ekziston UÇK-ja që lufton për çlirimin e trojeve tona, dhe ushtria serbe që mundohet të mbajë me dhunë ato troje.
K: E kam fjalën për FARK-un?
Z: Po, kur erdha këtu dëgjova se ata ishin diku në një 15-katësh.
Kush ikë nga jeta -vdes
K: Unë po mendoj në Kosovë?
Z: Në Kosovë ku luftohet nuk ka 15 katësh.
K: Për përfundim të kësaj interviste, çfarë keni dëshirë të shtoni?
Z: Dëshiroj që sa më parë bashkë me shokët e mij të frontit, t’i ngjeshim armët tona kundër armikut shekullior, deri në çlirim. I thërras të gjith ata që e ndiejnë veten shqiptarë të kontribojnë për çështjen kombëtare me vepra dhe jo me fjalë, pra mbi të gjitha VËNDLINDJA NA THËRRET.
Intervistoi për Gazetën Kushtrimi – Rajmonda Maleçka