Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/06

Lirohet Komandanti i UÇK-së z.Sabit Geci nga burgu

Zëvendësministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lirak Çelaj, e ka liruar të premten nga burgu të dënuarin për krime lufte, Sabit Geci, me arsyetimin se i duhet trajtim mjekësor.


Qeveria liron nga burgu Sabit Gecin
Z.Sabit Geci pritet të udhëtojë jashtë vendit ditët në vazhdim.
Vendimi i nënshkruar nga z.Lirak  Çelaj në emër të ministrit të Drejtësisë, Prof.Dr. Hajredin Kuçi, është bazuar në një raport të datës 20 korrik 2015, nga një ekip mjekësh prej tre anëtarësh të emëruar nga Ministria, në rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, për pezullimin e ekzaminimit të dënimit me burgim, në opinionin ligjor të Departamentit ligjor të Ministrisë së Drejtësisë të datës 2 tetor 2015, si dhe në shkresat e tjera të institucioneve shëndetësore.
Vendimi i tij pezullon për tre muaj vuajtjen e dënimit.

No comments:

Post a Comment

Me gjuhën e fakteve për kolonizimin e Kosovës nga serbo-malazezët si dhe për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore

Shkruan : Akademik prof.dr. Flori Bruqi, PHD.   Në mesin e vargut të shkrimeve publicistiko-historike në Kosovë, është edhe vepra e publicis...