Floripress :Flori Bruqi
Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar.Ai është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Edukimi Universiteti i Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi.
Ka punuar gazetar në "Koha Jonë", Deutsche Welle Indipendent dhe Fondacioni Soros. Veprimtaria politike nga viti 2001-2002 Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme.
Libra të botuar
Të jetosh në ishull - 2008
Otello, Arapi i Vlorës - 2009
Shqipëria - 2011
Hëna e Shqipërisë - 2014
Kandidati - 2015
Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar.Ai është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Edukimi Universiteti i Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi.
Ka punuar gazetar në "Koha Jonë", Deutsche Welle Indipendent dhe Fondacioni Soros. Veprimtaria politike nga viti 2001-2002 Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme.
Libra të botuar
Të jetosh në ishull - 2008
Otello, Arapi i Vlorës - 2009
Shqipëria - 2011
Hëna e Shqipërisë - 2014
Kandidati - 2015
*****
Ka dy ditë që në libraritë e Shqipërisë është romani i ri i Ben Blushit “Kandidati”. Në këtë prozë të tij të katërt autori i vendos ngjarjet në ditët tona, madje në një mjedis që ai e njeh shumë mirë, në atë mediatiko-politik.
Ka dy ditë që në libraritë e Shqipërisë është romani i ri i Ben Blushit “Kandidati”. Në këtë prozë të tij të katërt autori i vendos ngjarjet në ditët tona, madje në një mjedis që ai e njeh shumë mirë, në atë mediatiko-politik.
Fabula e romanit të ri zhvillillohet në sfondin e një palë zgjedhjeve ku si për çudi megjithëse kandidati i qytetit të Basenit vdes, ai arrin të zgjidhet sërish nga populli.
Por ajo me të cilën pritet të surprizojë libri i Blushit është se lexuesit do të gjejnë aty ngjashmëri me shumë nga personazhet realë të jetës politike dhe gazetarisë së sotme.
Autori e ka vetportretizuar edhe veten në libër, ashtu sikurse bëri me portalin më të ri në tregun mediatik shqiptar “Kalemi”, apo me persanazhe të tjera të peisazhit mediatik.
Përngjasimi i personazheve letrarë me ata realë është një taktikë e njohur e përdorur nga shumë shkrimtarë me qëllim të tërheqjes sa më të madhe të kuriozitetit të publikut.
Ngjarjet e romanit të ri zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit.
Po kush është Kadim Sedini tek libri i ri i Blushit? Ai quhet Kadim Sedini dhe emri i tij ngjan shumë me atë të Qazim Sejdinit, që rifitoi Bashkinë e Elbasanit, ku Blushi është deputet.
Por ajo me të cilën pritet të surprizojë libri i Blushit është se lexuesit do të gjejnë aty ngjashmëri me shumë nga personazhet realë të jetës politike dhe gazetarisë së sotme.
Në subjektin e Blushit, zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtimit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet. Si dhe tre romanet e mëparshme, edhe “Kandidati” pritet të provokojë debatin politik për shkak se subjekti është marrë nga politika shqiptare, të cilën autori e tregon me të gjitha dritëhijet e saj përmes një gjuhe letrare, për të cilën Ben Blushi ka treguar se nuk ka munguar asnjëherë. Në vitin 2008, Blushi botoi romanin e tij të parë, “Të jetosh në ishull”, në vitin 2009 “Otello, Arapi i Vlorës” i cili fitoi Çmimin Europian të Letërsisë, në vitin 2011 botoi “Shqipëria” dhe në vitin 2014 esenë politike “Hëna e Shqipërisë”.
Megjithëse edhe në këtë rast ashtu sikurse ndodh rëndom, vetë autorët i mohojnë këto ngjashmëri, për shkak se ata i konsiderojnë personazhet e veprave të tyre si krijesa ekzluzive të fantazisë së vet.
Pikërisht ky debat dhe kjo kundërthënje pritet të shpërthejë edhe njëherë për “Kandidati-n”e Blushit, me të cilin sapo të ndeshen lexuesit përpos kënaqësisë estetike do të kenë marin edhe atë të përballjes me personazhe që i njohin shumë mirë.
*****
*****
Hëna e Shqipërisë Gjinia: Publicistikë. Autori: Ben Blushi.
Shtëpia botuese: "UET Press". Viti i botimit 2014. Faqet e librit 300.
Mbi librin:
Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh. "Ngjarjet e mëdha do të jenë me pakicë", thotë Ben Blushi në librin që mund të lexohet si një "Shqipëria ç'do të bëhet" e ditëve tona, por që përndryshe asaj të shkruar vite më parë prej Sami Frashërit, nuk ka brenda asnjë fije romantizëm dhe ndoshta për këtë është titulluar "Hëna e Shqipërisë".
Hëna në librin e Blushit simbolizon pesimizmin dhe libri shkon në këtë frymë, edhe pse Blushi bën në fund një kthesë dhe ndoshta kritikë edhe për veten. "Pesimizmi është i ngjashëm me diabetin. Ai është një sëmundje që e mpin nevojën për ndryshim. Është si diabeti për trupin e njeriut. Prek të gjitha shqisat, duke zvogëluar shpejtësinë e reflekseve dhe kalbur ngadalë", shkruan ai.
Por eseja e Blushit, e botuar nga "UET-PRESS" është më realiste sesa metaforat dhe figurat mbi pesimizmin. Ai bën një përshkrim të detajuar të asaj që është sot Shqipëria.
Një vend në krizë, që sipas tij do të vijojë gjatë me një politikë të paaftë për të bërë reforma dhe të lidhur fort me biznesin, saqë siç shkruan ai, është e pamundur tashmë të dallosh se cili është politikani dhe cili është biznesmeni. Edhe pse nuk ka ndonjë referencë apo përmendje, libri qartazi reflekton edhe mospajtimin me qeverinë e Edi Ramës.
Ajo shihet e paaftë të ndalojë pabarazinë që thellohet e që sipas autorit do të bëjë që shqiptarët e pasur dhe fëmijët e tyre të kenë më shumë në të ardhmen e të varfërit të jenë më të varfër. Një diferencë që do të theksohet në arsimim dhe do të prodhojë shtresa të margjinalizuara që do të shtyhen drejt ekstremeve fetare e nacionaliste. Nuk bëhet fjalë për fraza të nxjerra prej meditimit. Autori ka referenca për ndryshimet sociale dhe statistika nga institucione ndërkombëtare që tregojnë se si përkeqësohen treguesit socialë të vendit.
Libri nuk kursen askënd dhe dikush mund ta shohë edhe si një pasqyrë ku mund të shohim veten në të ardhmen (dhe të sotmen), sigurisht nëse gjërat nuk ndryshojnë prej atyre rastësive historike të cilave në të ardhmen u referohemi me sikur. "Sikur Enver Hoxha të ishte dashuruar në Francë, komunizmi shqiptar nuk do kishte qenë aq i përgjakshëm", thuhet ndër rreshtat e librit, duke perifrazuar disa paragrafë që Blushi ia kushton pikërisht paparashikueshmërisë së të ardhmes.
Libri në fillim mund të duket një përshkrim futurist. Një nisje prej fantashkence edhe pse i referohet disa prej parashikimeve më të besueshme të shkencës së klimës që e sheh të ardhmen e këtij "Kopshti Shkëmbor të Evropës Juglindore", siç e quante Faik Konica, më të varfër në pasuri me të cilat deri tani jemi mburrur.
Do të mungojë uji dhe klima sigurisht nuk do të jetë kjo e sotmja. Bota (ajo pjesë që investon dhe i beson këto ndryshime) është duke ndryshuar për t'iu përshtatur këtyre ndryshimeve, për të cilat në Shqipëri pakkush ka kohë të flasë i zhytur në të përditshmen e ngjarjeve të vogla.
Blushi bën pikërisht këtë. Ai flet për gjërat të cilat shihen ose si shumë të largëta, ose probleme që nuk na përkasin në një vend me njerëz të fokusuar në ngritjen sa më të shpejtë të pasurive apo të gjetjes së një pune me mik. Ai provokon duke gërvishtur besimet fetare, diçka që sigurisht do të krijojë shumë kundërshtime.
Nuk kursen asnjë prej atyre që ndodhen në Shqipëri dhe parashikon radikalizim të tyre. Një farë "lufte të vogël qytetërimesh", pasojë e arsimit të pakët dhe pabarazisë që rritet. Dhe mjaft mund të thonë se pjesërisht parashikimet e Blushit u bënë të vërteta ndërsa libri ndodhej në botim. Shqiptarë që luftojnë për shtet islamik në Siri nën flamuj organizatash terroriste apo të tjerë shqiptarë që "mbysin" me fjalë urrejtje njëri tjetrin në rrjete sociale apo gazeta për shkak të besimit fetarë. Mes tyre ai gjen edhe të kundërtën, pjesën tolerante që sipas tij duhet të përkrahet.
Blushi flet për të pasur që do të shtyjnë më shumë izolimin e Shqipërisë dhe pabarazinë e saj. Ngase kjo, parashikon ai, u krijon atyre mundësinë të ruajnë "feudet" që u japin pushtet dhe u garantojnë pasurinë. Ai beson se forca e tyre dhe shkrirja e kufijve mes politikës dhe biznesit do të vijë duke u zmadhuar, pasi në Shqipëri ka politikanë që duan të bëhen biznesmenë dhe biznesmenë që nëse nuk janë tashmë politikanë, duan t'i futen politikës.
Të thëna prej Blushit një personazh i politikës e gjithë kjo bëhet më e vërtetë. Por përtej kësaj autori nuk mëton të japë zgjidhje, edhe pse bën disa parashikime, për daljen prej krizës, për daljen prej pesimizmit. Ai shtron pyetjet që nuk janë bërë apo që bëhen nënzë dhe që ndoshta në këtë mënyre do të shtrohen edhe për zgjidhje.
"Çfarë do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do të kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit?
Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? A do të kryqëzohet raca jonë? A do të ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?". Këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve që ngrihen në libër. Një pjesë marrin përgjigje po aty, të tjera shtrohen për t'u diskutuar, ndërsa autori duket se i fton shqiptarët të reflektojnë për të ardhmen.
*****
"Otello, Arapi i Vlorës", është roman nga Ben Blushit.Një botim i shtëpisë botuese "Toena" maj 2009.
Ngjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën. Sfondi historik është real: Vlora e viteve para pushtimit turk dhe përpjekjet e kryezotit të saj, Balshës II, për të zgjeruar zotërimet e tij dhe për të përballuar vërshimin e turqve në Jug të vendit, vrasja e tij në fushën e betejës dhe drejtimi i principatës nga e shoqja, Komita Muzaka, aleanca me serbët nëpërmjet martesës së vajzës së saj, Rugina, me princin serb Mrkzha Zharkoviç, të cilin vlonjatët e pagëzuan Kasi, qëndrimi indiferent i Venedikut, si dhe i të gjitha principatave të tjera italike, duke e lënë të vetme Vlorën, si dhe gjithë Shqipërinë në përballjen me pushtuesit e rinj që vinin nga Azia e largët.
Familja Contarini nga Venecia, pasardhës të Marko Polos nga babai dhe vlonjatë nga e ëma, plotësojnë kuadrin historik në anën tjetër të detit Adriatik, duke na nxitur imagjinatën për tablonë e jetës reale të kësaj zone mesdhetare para më shumë se gjashtëqind vjetësh, temë kjo mjaft e preferuar për autorin e librit.
Por, gjetja më origjinale dhe intriga më e pabesueshme e autorit janë personazhet që gjallojnë në libër, të cilat ai i ka marrë nga Shekspiri, nga tragjedia e njohur “Otello, Arapi i Venedikut”, në të njëjtët role, por të vendosur në kohë gati 100 vjet më parë se tragjediani i njohur të kishte lindur.
Otello, Desdemona, Emilia, Jago, Kasi etj., janë figura të njohura të letërsisë botërore, por që në këtë roman veprojnë jo vetëm në Venedik, por më shumë në Vlorë, në bashkëveprim me shumë figura interesante vlonjate të krijuara nga autori, si mjeku i famshëm Stefan Gjika, trimi lab Andrea, turku pushtues Hamiti etj.
Romani i dytë i Blushit është mbi të gjitha një roman mbi dashurinë. Dhe atje ku ka Otello, Desdemonë e Jago nuk mund të mungojnë xhelozitë, tradhtitë, intrigat, ligësitë, vuajtjet e vrasjet në një shoqëri të zhytur në vese e interesa të paskrupullta.
Stili rrëfimtar, tashmë i njohur i autorit, gjuha e pasur dhe erudicioni i thellë, pa dyshim, e vendosin romanin “Otello, Arapi i Vlorës” në radhën e veprave më të bukura dhe më të arrira të letërsisë shqipe Gjendet në këtë roman edhe mënyra e mendimit të shqiptarit, forca e gruas shqiptare, këta njerëz që për luftën shesin dhe paqen dhe për këtë të fundit, shesin dhe vendin...Do të gjejmë në këtë roman edhe aleancat aty ku shqiptarët duan të arrijnë për t'u bërë më të fortë...do të gjejmë në këtë vepër edhe turqit, që Blushi na i sjell si biseksual (në kapitullin e përshkruar si homoseksual) por edhe intrigues, intriga, që pse jo i kanë mësuar nga shqiptarët. Por do të gjejmë edhe venedikasit, që e shohin Vlorën si një mall. Mall që ka një çmim. E jo si një tokë që ka diell dhe det; halle dhe varfëri; luftë dhe vdekje. Një Vlorë, që shet flamurin e vet për të shmangur luftën
Personazhet
Otello Është padyshim personazhi kryesor dhe i çdo faqeje. Është Desdemona ajo që e blen në tregun venedikas dhe më pas kërkon t'i gjejë një emër. Dhe këtu, Blushi, mendon se zezakut që vjen nga Afrika e Largët, ti vërë edhe emrin Obama, si presidenti aktual amerikan.
Por nuk është ky synimi i tij. Ky është një detaj, të cilin, studiuesit do ta analizojnë pse e ka futur. Ai do të ketë emrin Otello dhe fillimisht, do të jetë kukulla e Desdemonës. Otellon e njohim në Venedik si djalë të vogël që fillon të njohë jetën. Prindërit e shitën që ai të mos vdiste.
Babai i kishte thënë: "Ai që jeton vetëm me diell bëhet akrep, ai që jeton vetëm me ujë, bëhet peshk. Unë të nxora në diell, por ujin duhet ta gjesh vetë" (Otello, Arapi i Vlorës). Këtu fillon filozofia për jetën e Otellos, por edhe filozofia e vetë jetës.
Nga Venediku, Otellon e shohim në Vlorë jo rastësisht. Aty do të zhvillohet edhe vetë jeta e tij. Ai do të përdoret si kavie për të zbuluar sëmundje që në Vlorë fliteshin se i sillnin të zinjtë si ai; por do të konsiderohet edhe si xhind, si lugat, si njeri që sjell ters dhe jo i mirëpritur nga vlonjatët; por do ta gjejmë edhe në burg, fillimisht si të pafuqishëm dhe si një vajzë për turkun, më vonë si një burrë të rritur që Vlora e çon në luftë edhe kundër turkut.
Do të shohim një Otello të sinqertë që vetëm rrugës mëson se ç'është pabesia dhe poshtërsia, të cilën Otello e mëson nga shqiptarët; gjejmë një Otello që nuk shet, nuk shet as shpirtin as fjalën, por dashuron. Dhe për këtë edhe mashtrohet. Më vonë rikthimi i Otellos në Venedik. Pasi ka mësuar shumë nga poshtërsitë, nuk e lejon veten në poshtërsitë e kompromiset që i ofron Jago, e aty, sheh dhe fundin e tij.
Desdemona Vajza venedikase, por që në deje i rrjedh gjak shqiptari, paraqitet e butë, e sinqertë, e padjallëzuar. Një vajzë që ka humbur nënën shumë herët dhe që shpesh shfaqet naive. Otello është kukulla e saj, por është i zi. "Do ta blejmë, i thotë i ati, meqë e do.
Ti mund të bësh çdo gjë me këtë njeri: ta mësosh, ta ushqesh, la lash, ta krehësh, ta veshësh, ta rrisësh, ta rrahësh, ta përzësh, ta marrësh prapë, ta puthësh: por vetëm një gjë nuk të lejohet: ta duash" (Otello...faqe 38). Por në përfundim, a e deshi Desdemona Otellon?
Ajo ruajti shaminë e dashurisë së Otellos, që atij ia kishte falur nëna, por ngjarjet ndryshuan kur Otello shkoi në Vlorë. Në libër do të gjejmë fundin dramatik të Desdemonës, ashtu sikurse në tragjedinë shekspiriane, por si shkohet deri aty, do të zbulohet në faqet e librit.
Albano Contarini Është biznesmeni venedikas, vlonjat nga e ëma. Është personazhi që na jep më së miri rrëfimin për jetën. Një jetë që ka një çmim, sikurse çdo gjë tjetër. Një rrëfim brilant në librin e Blushit, në një leksion jete që ai u bën fëmijëve të tij.
"E ardhmja do të jetë më e shtrenjtë dhe më e pasigurt. Ne do të jetojmë mirë por kjo nuk do të na mjaftojë të blejmë ato që duam, apo ato që shiten. Ata që shesin e kanë mësuar këtë, ose më saktë ne që blejmë ua kemi mësuar këtë, atyre që shesin...Një arsye më shumë për të provuar se e ardhmja do të jetë e shtrenjtë dhe e vështirë..." (Otello...faqe 27).
Në fakt asgjë nga ato që Albano u tregon fëmijëve në vitet 1300 nuk ndryshon nga sot, dhe ky është elementi real i librit të Blushit. Duke u futur shpirtin e biznesit fëmijëve të vet, Albano shkon në Vlorë për të blerë kripë, por aty përballet me kërkesën e princeshës së Vlorës për të shitur qytetin. A ka interes Albano ta blejë me anë të senatit, një qytet që po pushtohet nga turqit? Po çfarë çmimi do të ketë qyteti shqiptar?
Stefan Gjika Personazh tipik shqiptar. Një mjek që u kthye nga studimet kur malaria përfshiu Vlorën dhe prej saj vdiqën nëna dhe motra e tij, pikërisht në duart e tij. Një njeri i dhënë tërësisht pas profesionit, me një personazh të skalitur gjatë në shumë faqe libri.
Ka edhe intrigën brenda personalitetit të tij, ka fortësinë, si një lab i sprovuar, por edhe një shpirt të butë. Është mjeku që përdor si kavie Otellon, vetëm për të zbuluar sëmundjet, me një këmbëngulje disa vjeçare. Një njeri që nuk beson te dashuria, aq sa ç'mund të besojë edhe tek jeta. Vdekja e tij nuk vjen për shkak të dashurisë për Vlorën, por për shkak të profesionit të tij.
Balsha II, Komita Muzaka, Rugina dhe Andrea Këta janë personazhet shqiptarë të skalitur në libër. Dy të parët janë Paria e Vlorës. Burrë dhe grua. Një burrë i etur për pushtet dhe për pushtim, një grua që kërkon paqe për popullin që e konsideron princeshë. Fuqia e një burri që qëndron te shpata, madje kërkon t’ia hedhë edhe vëllait të vet Balsha I.
Një personazh që tregohet i fortë dhe tinzar, tregtar dhe luftëtar. Nga ana tjetër, jo strateg. Ndoshta edhe pse ka hyrë dhëndër në Vlorë. Do të zgjerojë domenet e veta, por nuk mund të dalë triumfator para turqve. "Vlora nuk ka pasur kurrë sundimtarin e duhur.
Shqiptarët nuk i duan sundimtarët e vet dhe prandaj nuk u binden. Balsha ishte i çmendur dhe askush nuk u gëzua që e mori Vlorën si dhuratë paje dhe pastaj e përdori si një thikë për të sulmuar qytete të tjera..." (Otello...faqe 240).
Komita gjendet në vështirësi. E vetmuar, kërkon një prijës për Vlorën. Karakteri i femrës së fortë dhe të pamëshirshme shqiptare na shfaqet në romanin e Blushit te Komita Muzaka. Ajo nuk të fal. Ajo thjesht bën kompromise. Edhe Otellon e shikon si një peng për kompromis, por ndërkohë e shtyrë nga vajza e saj Rugina, që ka marrë shumë nga i ati për nga tipi i saj disi tinzar ajo arrin të mposhtë edhe inatin për ta kthyer në djallëzi.
Por Vlora ka nevoj për heronj. Dhe Blushi nuk e ka lënë pa të. Na ka dhënë në këtë roman Andrean, që hyri në burg se vrau dikë që i shau motrën. Ky është tipi i vlonjatit dhe sot. Nuk duron ti shash motrën. Por në burg hyn si një djalë me buzët ende me qumësht që prehjen dhe mbrojtjen e vet e gjen në krahët e Otellos. E më pas, e nxjerrin nga burgu për të mbrojtur Vlorën nga turqit. Këtu, del figura e tij prej heroi. Por heronjtë vdesin. Dhe koka e Andreas i shkon Komitës në një tepsi argjendi nga turqit.
Hamiti Blushi ka skalitur një personazh tipik turk siç është Hamiti. Fillimisht e njeh Vlorën nëpërmjet tregtisë së shpatave. Por ndesh në pabesinë e Balshës. Dhe pikërisht, në burgun e Vlorës, vazhdon e shtjellon pabesitë. Blushi na e sjell në roman si një homoseksual që gjen dashuri tek Otello.
Dhe prej xhelozisë që ka për të, nuk i toleron asgjë. Madje as kokën e Andreas. Por nga ana tjetër, Blushi na jep një turk që na tregon edhe karakterin e shqiptarëve. "Nëse shqiptarët do të dinin të ndryshonin veten, Vlora nuk do të ishte kaq e mjerë. Megjithatë, unë nuk i urrej ata.
Urrejtja që kanë për njëri-tjetrin, mjafton dhe më shijon sepse më shërben për t'i pushtuar shpejt, pa i lodhur ushtarët e mi...(Otello..faqe 241). Por duke marrë djallëzitë e Vlorës, ai i pabesë tregohet me Komitën, e cila e nxjerr nga burgu për ta ndihmuar, por që ai kthehet në Vlorë për ta pushtuar. Por diku-diku, na paraqitet dhe i dobët. Nuk do të luftojë me Komitën por kërkon të martohet me të. Sigurisht Komita nuk pranon dhe kërkon aleanca të reja. Po si?
Kasi Shqiptarët duket sikur dhe në shekuj s'kanë ditur të bëjnë aleancat e duhura. Edhe në vitet 1300-1400 kanë lidhur aleanca gjysmake. Në librin e Blushit, Komita, duke refuzuar Hamitin për martesë, marton Ruginën, vajzën e vet me një princ serb, Mrkzha Zharkoviç, të cilin vlonjatët e pagëzojnë me emrin Kasi.
Por ky, nuk e ka mendjen te Vlora. E ka mendjen te bukuria dhe dashuria. Nuk i intereson shumë mbrojtja e qytetit. Na paraqitet në roman një djalë i bukur, me tipare të qeshura, një djalë, që ka qef gjuetinë, kalërimin, seksin e dashurinë por jo luftën. Vlora është fatkeqe që ka gjetur këtë personazh për ta mbrojtur, sepse përveçse bëhet burri i Ruginës, ai na paraqitet në Venedik jo pranë senatit për të kërkuar mbrojtjen e tij, por për tu hedhur në krahët e virgjër të Desdemonës që e di shumë mirë se nuk e ka të sajin, as ai atë sepse është princi serb i shqiptarëve. Por që gjen ngushëllim nga dashuria. Po finalja? Lexuesit do ta zbulojnë në libër...
******
Ben Blushi -Te jetosh në ishull
Këtë e arriti Ben Blushi me romanin e tij "Të jetosh në Ishull". Arsyeja nuk është vlera artistike apo qasja provokuese e tunduese për shoqërinë shqiptare, sa është jehona e krijuar prej miqve të autorit dhe prej klases mediatike qe nuk kanë çfarë të shkruajnë e të flasin diçka kreative. Përparësia e beletristikes është se autori mund të shkruaj si të dojë dhe lexuesi ta kuptojë si të dojë.
Ne verën e vitit 1992 bashkë me mikun tim Edison Ypin shkuam tek Ismail Kadare në banesën e tij në Tiranë. Gjatë bisedës, Edisoni bëri pyetjen: "Aman Ismail na trego si e gjete aty tek romani "Prilli i thyer" kur vritet Gjorgu: nuk thua se e qëlloi plumbi e u shtri për toke, por u ngrit globi e i ra fytyrës". Ismaili u përgjigj: "Po, erdhi koha qe personazhi duhej të vritej dhe nuk po dija si ta beja këtë. M'u kujtua kjo mënyrë dhe e bëra". Ndërsa a e di se si ma shpjegoi ky miku im (Edisoni e kishte fjalën për mua): Kadare ka dashur të tregojë se Kanuni e ka zhvilluar personalitetin e individualitetin e shqiptarit, tendence kjo e kushtetuatave moderne, deri në atë masë sa mund të ngrihej globi e t'i binte sipër por assesi që Gjorgu (shqiptari) të shtrihet për tokë". Ismaili tha: "po nuk e kisha menduar kështu por kështu mund të jetë."
Në rastin e romanit "Të jetosh në ishulll" nuk është e vështirë për të kuptuar se çfarë ka dashur të paraqesë Ben Blushi. Që nga titulli i romanit shihet tendenca që autori e kupton botën e tij si një ishull në mes të detit. Ishulli ortodoks në dallgët e detit musliman. Projeksionet historike i ndihmojnë atij të shtjellojë idenë e ishullit. Sadoqe këto projeksione historike janë të pasakta, mitologjia e zhvilluar në kohën e romantizmit nacional e bënë të vetën.
Ideja se muslimanizimi i ka marre në qafë shqiptarët nuk është e re tek shqiptaret e madje edhe e dominon edhe sot mendimin snobist intelektual në Tiranë e Prishtine, kështu që libri nuk e ka anën heretike por atë trendi.(Prof.Dr.Nexhmedin Spahiu)
Në fakt, asnjëherë një popull i zhvilluar nuk mund të sundohet nga një popull më pak i zhvilluar. Sot Perandoria Amerikane sundon botën pikërisht për shkak se është kombi më i zhvilluar i botës. Në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kulmet e saj ajo ishte
shoqëria më e përparuar e kohës. Pushtimi Osman, përjashto këtu shkatërrimet që sillte lufta, sillte kulturë e civilizim. Këtë e dëshmon fakti që vendbanimet që u islamizuan të parat ishin qytetet e më pas fshatrat. Edhe Bosnja edhe Shqipëria e dëshmojnë edhe sot e kësaj dite se popullsia e krishtere kryesisht është e koncentruar në viset malore kurse ajo muslimane në viset e rrafshta. Me një fjalë, Perandoria Osmane ishte ajo çfarë është Amerika sot. Në një mënyrë apo tjetër ne jemi të pushtuar nga Amerika dhe do t'ishte absusde të themi se fshatrat shqiptare janë më të amerikanizuara se qytetet shqiptare.
Mirëpo pavarësisht se kush paraqet civilizimin e kulturën objektivisht e kush primitivizmin prap se prap secili individ apo komunitet ka të drejtë të ketë perceptimin e vet për kulturën dhe civilizimin. Në vitin 1998 tek po udhëtoja në autobus me një fshatar maqedon, për të hyrë në bisedë, i lavdërova presidentin e atëhershëm maqedon Kiro Gligorov si njeri që e shpëtoi Maqedoninë nga lufta. Fshatari reagoi fuqishëm: "Mos ma përmend atë pis të ndyer". Përse e pyeta. Si përse?- mu përgjigj- ai matuf të ketë dashnore. (Ne mediat e atëhershme ishte publikuar një aferë e tij dashurie me një aktore të re). Po i thash: edhe presidenti Clinton pat aferë dashurie.
Lëre Clintonin - më tha fshatari maqedon, ai është amerikan dhe nuk ka kulturë, po çfarë t'i bëjmë këtij pisit tonë Gligorovit që na turpëroi para botës. Pra, kështu perceptonte fshatari maqedon: Maqedonia e civilizuar dhe me kulturë dhe Amerika e pacivilizuar!.
U ndala dhe mendova: sa mirë që ka mendim aq të lartë për vetën e tij dhe komunitetin e tij maqedoni i shkretë me opinga të grisura. Kështu edhe Ben Blushi ka të drejtë të mendojë se sa superiore është kultura ortodokse e krishtere karshi asaj muslimane. Kështu duket se ai e përcepton atë dhe nëse nuk mund ta thotë këtë haptazi sepse si politikan i duhen votat e atyre qe mendojnë dhe ndjejnë ndryshe, e thotë këtë përmes gjuhës së personazheve.
Ai nuk e thotë se Sali Berisha është i keq sepse është musliman, por aluzioni i tij me personazhin Sali Benishi është i qartë. Thjesht, Blushi përmes romanit të tij tregon se Sali Berishën para se ta sheh si një përfaqësues të një ideologjie tjetër politike e sheh atë si një musliman. Ky fakt është tronditës për shoqërinë shqiptare dhe sëkëndejmi shoqëria shqiptare ndjehet e provokuar nga ky roman. Ishulli të jep ndjenjën e të qenët i rrethuar nga rreziku. Për Ben Blushin këta janë muslimanët e Sali Berishës, ndërsa për fshatarin maqedon këta janë amerikanët e Bill Clintonit të cilët i kanë futur virusin e marrëzisë presidentit Gligorov.
Botimi i romanit me temë provokative për mua është një element pozitiv për shoqërinë shqiptare. Sfidimi me të tregon një emancipim të shoqërisë shqiptare. Ky është fakt inkurajues. Botimi dhe buja e këtij romani u jep të kuptojnë të gjithë atyre që ndjehen se jetojnë në ishullin ortodoks në detin e dalldisur musliman se dallgët e këtij deti kanë një harmoni me ishullin dhe se trembja e ishullarëve është e pabazë.
Ky roman dhe buja rreth tij është një rast i mire për ta mposhtur një herë e mirë idenë dominuese në mesin e qarqeve intelektuale snobiste në Kosovë e Shqiperi se Perandoria Osmane është shkaktare e prapambetjes shqiptare, ide kjo që gjeneron arsyetim për mos të hululmtuar shkaqet e verteta të prapambetjes.
Nese bota lindore i paska lënë prapa shqiptarët, si spjegohet fakti se çdo kryeqytet i vendeve islamike eshte 100 here më i zhvilluar e më i rregulluar se sa Tirana e Prishtina? Popujt e tjerë muslimanë kane njerëz të shkences, artit, kultures, arkitektures etj, që i njeh bota, ndërsa një shqiptar mund të bëjë emër në botë vetëm nëse largohet nga Shqipëria, Kosova ...Shqiptarja më e njohur në botë: Nëna Tereze ka bërë emër jo duke ikur në Perëndim por në Lindje, në Kalkutë.
Vende islamike si Pakistani, e Turqia kane pasë kryeministra femra para disa dekadave. Kur mund te presin shqiptaret femer kryeministre? Nuk është islamizmi që i pengon shqiptaret të mos kenë ujë, rrymë e mos me dijtë me prodhu asnjë gjë origjinale që të tjerët t'i kopjonin këto produkte.
Edhe nëse diçka shqiptarët prodhojnë ajo është kopje e diçkahit që prodhohet diku në Perëndim apo në Lindje.
Të akuzosh shqiptarët muslimanë se janë pro-orientalë është njësoj si të akuzosh ortodoksët shqiptarë se janë pro-grekë. Realiteti është se anti-grekët më të mëdhenjë mes shqiptarëve sot i gjenë në mesin e ortodoksëve shqiptarë dhe anti- orientalët më të fortë i gjenë në mesin e muslimanëve shqiptarë.
Ben Blushi përbuzë shumicën shqiptare muslimane si shpirt mercenari, por në fakt ai nuk bënë asgjë tjetër, pos që e tregon mercenarizmin e tij në kohën moderne. Kur Perandoria Osmane ishte fuqi, shqiptarët ishin pjesa më e vrazhdë e këtij shteti. Tani kur superfuqia e vetme në botë është Amerika ne jemi populli më proamerikan në botë. Kjo tregon se shqiptarët nuk i ka afruar me Lindjen dashuria për islamin e as nuk i afron me Perendimin dashuria për krishtërimin, por ata kanë anuar në njërën apo anën tjetër të prirur për të qenë në krah me më të fortin.
Logjikë kjo të cilën e ndjek edhe Ben Blushi: nëse do që të të shitet libri atëherë bëjë atë çfarë është trendi në Shqipëri: shfryju ndaj muslimanëve. Ndonjë përkthim i mirë i romanit mund ta bëjë shumë të lexuar edhe në Perëndim jo për shkak të vlerave artistike apo të vërtetave historike sa për arsye që u jep ndjenjën e mirë atyre që ndjehen të krishterë.