2015-11-05

Zbatimi i TVSH-së krijon kaos me arkat Fiskale dhe bizniset

Nga Flori Bruqi

Image result for zbatimi i tvsh 18 % ne Kosove ka filluar me 1 shtator 2015


Zbatimi i ligjit për TVSH-në, si pjesë e pakos së re fiskale me normën standarde prej 18 për qind dhe normën e reduktuar prej 8 për, qind sipas produkteve të përcaktuara me ligj, ka krijuar kaos në zbatimin në praktikë.



Disa biznese kanë filluar zbatimin e dy niveleve të TVSH-së në pajtim me ligjin ndërsa disa të tjera  kanë filluar me vonesë të  bëjnë diçka të tillë.

Ekipi ynë  ka gjetur në terren se për produktin e njëjtë në njërin nga marketet është aplikuar norma e TVSH-së prej 8% kurse në marketin tjetër për të njëjtin produkt është aplikuar norma e TVSH-së prej 18%.

http://www.kafinstitut.org/apps/blog/categories/show/1867701-atk-administrata-tatimore-e-kosov%C3%83-s


“Administrata Tatimore e Kosovës ka licencuar kompanitë që merren me shitjen e arkave fiskale, të cilët kanë ekipin teknik për menaxhimin e pajisjeve. Ata janë të obliguar të merren me çdo ndryshim të pajisjes edhe kur ndërrohet ligji mbi tatimet”

Kompania Enternet n.t.sh., e cila ofron shërbime të shitjes dhe mirëmbajtjes së pajisjeve elektronike fiskale dhe pajisjeve përcjellëse të tyre për territorin e Kosovës.

Image result for zbatimi i tvsh 18 % ne Kosove ka filluar me 1 shtator 2015

Ata përmes telefonit kompania shpjegoi se bizneset të cilat nuk janë pjesë e pakos së garancionit duhet që pajisjen fiskale ta sjellin zyrat e tyre për ta rregulluar.

“Jemi shumë të ngarkuar kemi shumë punë, bizneset të cilat janë pjesë e pakos së garancionet për pajisje fiskale ekipet tona në teren dalin dhe i rregullojnë ato pajisje, përndryshe pajisjen fiskale bizneset duhet ta sjellin në objektin tonë që gjendet në Veternik për ndryshime”, tha një zyrtare e kësaj kompanie e cila nuk deshi të identifikohej.

Ekipi ynë ka kontaktuar edhe bizneset për t’i pyetur për problemet që ata kanë pasur për implementimin e pakos së re fiskale dhe ndryshimin e të dhënave në pajisjen fiskale.

Ata treguan se kanë qenë të detyruar t’i dërgojnë pajisjet në objektet e autorizuara për menaxhimin e tyre.

“Jemi duke i dërguar arkat fiskale për t’i rregulluar te kompania e autorizuar, arkat jemi duke i dërguar pjesë-pjesë sepse është e pamundur t’i rregullojmë të gjitha në një kohë”, tha Heset Grainca, menaxheri i marketit Super Viva.

“Arkat fiskale i kemi dërguar te servisi i autorizuar, përndryshe gjithçka është në rregull, nuk kemi pasur probleme”, tha menaxheri i marketit Interex, Besnik Kida.

Edhe në një restorant në Prishtinë se stafi e kishte të pamundur të dorëzonte një faturë fiskale duke u arsyetuar që kishin dërguar pajisjen për ta rregulluar sipas normave të reja të TVSH-së.

Bizneset kanë qenë të detyruara sipas ligjit që ndryshimet fiskale t’i pasqyronin në pajisjet e tyre para datës 1 shtator 2015 , por është e qartë se për një pjesë prej tyre, diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe ndryshimet kanë nisur pas ditës së hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

Image result for zbatimi i tvsh 18 % ne Kosove ka filluar me 1 shtator 2015



Ndërkaq, konsumatorët mbajnë barrën e pagesës së TVSH-së, ku dikush paguan 8% e dikush 18% për të njëjtin produkt.


Problem bukur të madh po kanë biznisët -Operatorët ekonomik , të cilët kanë fituar tenderet publikë  (Kontrata kornizë) para datës 31 gusht 2015 ,ku kalkulimet valide kanë qenë me TVSH 16% .

Fjala vije Departamenti për Buxhet dhe Finansa , gjegjsisht Zyra Ligjore e Policisë së Kosovës   në kontratat e kalkuluara me TVSH 16 % (para datës 31 gusht 2015) nuk lejon të bëhet pagesa e TVSH-së për 18% me arsyetim që Operatori ekonomik  duhet ta paguajë TVSH-në  (edhe për 2% më shumë e jo Policia e Kosovës) që sipas shumë  operatorëve një gjë e tillë është jo lirgjore.

Pra të gjitha Faturat  e kalkuara  të Operatorëve ekonomikë nuk paguhën me 18% por  më 16% pa marrë parasysh instrukcioneve  që ka marrur Prokurimi Publik i Policisë së Kosovës nga  KRPP-ja ,që Faturat  e pranuara duhet  të paguhën  me  18%,por një gjë e tillë në në Policinë e Kosovës  ende nuk  ka  ndodhur,ngase Buxheti i Policisë është i varfër.

Lypset që Ministria e Finansave,ATK-ja dhe KRPP-ja të dakordohen dhe të dalin   më një Komunikatë  që Pakoja e re ka krijuar një konfuzion  të Autoritetet Kontraktues,Operatoret ekonomik  etj. 

Operatoret ekonomikë janë të obliguar që ti paguajnë arkës së shtetit 18-përqindshin ....e sa i përket Buxhetit  të Policisë së Kosovës  etj., lypset që Qeveria të mirret  me shtimin e të njajtit  për 2 % ,sepse shteti duhet të mendojë edhe për 2% -shin,e Policisë dhe institucioneve tjera ngase blerësi i fundit  duhet ta paguajë 18 % ose 8% !!!




PAKO E RE FISKALE - Me 1 Shtator 2015 fillon zbatimi

  Instituti KAF on August 15, 2015 at 5:30 AM





Njoftim për tatimpagues – 


Me 1 Shtator fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale


LIGJI PER TATIMIN NE TE ARDHURAT PERSONALE, NR. 05/L-028 - http://modo.ly/1Ldyp8i

LIGJI PER TATIMIN NE TE ARDHURAT E KORPORATAVE, Nr. 05/L -029 - http://modo.ly/1TTHJNS

LIGJI PER TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR/SHTOJCA, NR. 05/L-037 - http://modo.ly/1JbNkct

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se Kuvendi i Republikës së Kosovës, me datë 22 Korrik 2015 ka miratuar Pakon e re Fiskale, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave.

Zbatimi i Ligjeve të reja, fillon nga data 01 Shtator 2015.

Me qëllim të zbatimit të ligjeve të reja tatimore, obligoheni që të aplikoni të gjitha ndryshimet e parapara me këto ligje.

Njëherësh, ju njoftojmë se Ligji i ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, përcakton dy (2) norma të TVSh, si:

Norma standarde e TVSh-së 18%, dhe Norma e reduktuar e TVSh-së 8%.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga data 01 Shtator 2015 duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit.

Gjithashtu, deklaruesit e TVSh-së, obligohen që para datës 01 Shtator 2015, të bëjnë rregullimet e nevojshme në programet e tyre, si dhe të vendosin normat e reja të TVSh-së, në Pajisjet Elektronike Fiskale.

Për të rregulluar normat e reja të TVSh-së, duhet të kontaktoni operatorin tuaj ekonomik, i cili do të kryejë procesin e vënies së këtyre normave në Pajisjen tuaj Elektronike Fiskale.

Ju lutemi, që sa më shpejt që është e mundur, të vendosni normat e reja të TVSh në Pajisjet Elektronike Fiskale, me qëllim që nga data 01 Shtator 2015 të zbatoni normat e parapara me Ligjin e ri të TVSh.

Aplikimi i normës së vjetër të TVSh-së prej 16%, do të bëhet vetëm deri më 31 Gusht 2015.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.
Administrata Tatimore e Kosovës



Kontratat Efektive do t’i Përshtaten Ligjit të Ri për TVSh-në

Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka thënë se kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për TVSh-në, punët e të cilave janë duke vazhduar, duhet t’i përshtaten këtij ligji.

Ky është interpretimi ligjor i KRPP për efektet e ndryshimit të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Në një dokument ku jep këtë interpretim ligjor, ky institucion thotë se interpretimi është kërkuar nga autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomikë.

“Autoritetet kontraktuese në mbështetje të nenit 2, paragrafit 7 dhe 8 të Rregullores për Prokurim Publik, duhet të rregullojnë kontratat e cekura me lart [kontratat efektive të tenderuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji] në harmoni me ndryshimet tatimore në pajtim me ligjin për Tatimin në Vlerën e Shtuar”, thuhet në interpretimin ligjor të KRPP-së.

Ky organ thotë që të përshtatet çmimi nëpër këto kontrata sipas ndryshimeve tatimore të hyra në fuqi me ligjin e ri të TVSh-së.

“Për këtë qëllim, Autoritet Kontraktuese duke u mbështetur në Kushtet e Kontratës (Kushtet e përgjithshme dhe te Veçanta), përkatësisht Menaxheri i Kontratës duhet të harmonizoj çmimin e kontraktuar sipas ndryshimeve tatimore (TVSH-së) te specifikuara në Ligjin mbi Tatimin ne Vlerën e Shtuar (Neni 18.3 i Kushteve te Kontratës)”, vijon sqarimi i KRPP-së.

Por nuk do të lejohet ndryshimi i çmimit të kontratës nëse kontraktuesi është vonuar në kryerjen e punëve.

“Menaxheri i Projektit nuk do të lejojë ndryshimin e çmimit të kontraktuar për shkak të ngritjes së tatimeve dhe/ose ngritjes së detyrimeve doganore, në qoftë se kjo ka ndodhur gjatë kohës sa ka qenë në vonesë kontraktuesi (si rezultat i vonesave te kontraktuesit)”, thotë KRPP-ja në interpretimin ligjor.

Ligji i ri për TVSh-në përcakton dy normat të TVSH-së, normën standarde 18 për qind dhe normën e reduktuar 8 për qind.



*********


Subject: Re: Pytje për interpetim të Ligjit për TVSH 18%
From: Info Krpp (Info.Krpp@rks-gov.net)
To: floribruqi@yahoo.com;
Date: Friday, 6 November 2015, 14:07


Të nderuar,

Konform nenit 87, paragrafit 2, nënparagrafit 2.8 të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik duke u bazuar në të dhënat e shkresës suaj, KRPP iu ofron interpretimin ligjor si në vijim:

Paragrafët 7 dhe 8 të nenit 2 të Rregullores për Prokurimin Publik përcaktojnë si në vijim, citoj:

7. “Në raste kur ka ndryshime sipas një vendimi të një organi kompetent, në tatime, normën e TVSH-së apo ndryshime në tarifat për import, çmimet e kontratës duhet të rregullohen në përputhje me rrethanat.
8. Autoritetet Kontraktuese nuk lejohen të bëjnë ndërprerjen e kontratave në proces si dhe kontratave për punë, shërbime apo furnizimeve dhe pagesave, kur ndryshimet nuk kanë qenë të njohura, si në rastet e cekura nën paragrafin 7 të këtij Neni”.

Në pajtim me paragrafët e lartcekur, KRPP ka nxjerrë dhe publikuar në ueb-faqen e KRPP-së “Interpretimin ligjor mbi ndikimin e ndryshimit të Ligjit mbi TVSH-në në kontratat efektive para hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Në pajtim me paragrafët 7 dhe 8 të nenit 2 të Rregullores për Prokurimin Publik, si dhe në pajtim me interpretimin e KRPP-së, AK duhet ta rregullon kontraten efektive para hyrjes në fuqi të këtij ligji, përkatësisht ato të cilat janë tenderuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji në harmoni me ndryshimet tatimore në pajtim me Ligjin për Tatimin në Vlerën e Shtuar.

Për këtë qëllim, Menaxheri i Kontratës duhet të harmonizojë çmimin e kontraktuar sipas ndryshimeve tatimore (TVSH-së) të specifikuar në Ligjin mbi TVSH-në (neni 18.3 i Kushteve të Kontratës), ndërsa Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit do të përgatitë një shpjegim me shkrim mbi arsyet e ndryshimit të çmimeve të kontratës dhe do t’ia bashkëngjitë Kontratës përkatëse.

Ju përshendesim,
Abdyl Limani-ekspert i prokuriit
Deparatamenti i Rregullave në KRPP




****************************************************************************************************************************
Vërejtje: Interpretimi i dhënë nga KRPP, i referohet vetëm pyetjes së parashtruar nga ana juaj dhe assesi nuk i dedikohet aktivitetit të prokurimit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...