Në një ngjarje ceremoniale të organizuar nga Illyrian Society of Law Enforcement Officers në SHBA, më 4 nëntor 2015, i është ndarë mirënjohje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,
Shpend Maxhuni për vizionin dhe lidershipin e jashtëzakonshëm të dëshmuar në luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar transnacional.
Maxhuni me një fjalë rasti para të pranishmëve falënderoi Illyrian Society of Law Enforcement Officers dhe zyrtarët e lartë të NYPD për bashkëpunimin dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës në luftimin e të gjitha trendeve negative.
Shpend Maxhuni është Drejtor I Përgjithshëm I Policisë së Kosovës.
Shpend Maxhuni karrierën e tij në Policinë e Kosovës e filloi në vitin 1999 fillimisht si zyrtar policor patrullues, për të kaluar me pas në sektorë të ndryshëm në kuadër të Stacionit Policor Nr. 4 në Prishtinë ku punoi deri në vitin 2001.
Në vitin 2001 u promovua në gradën Rreshter dhe pas një pune gjashtë mujore si mbikëqyrës i linjës së parë me kërkese të Drejtorisë së Përgjithshme caktohet mbikëqyrës në Sektorin për Inspektimit dhe Auditim në kuadër të DPP-s.
Në vitin 2003 z. Maxhuni u promovua në gradën e Togerit dhe kreu me sukses kursin e nivelit të mesëm të menaxhimit. Gjatë kësaj periudhe kreu detyrat e shefit të ndërrimit dhe shefit të operatives pranë Stacionit Policor “ Qendra”.
Ndërsa në vitin 2004 ai u promovua në gradën e Kapitenit dhe u caktua Komandant i Stacionit Policor në Ferizaj. Po ashtu në fund të vitit 2004 z. Maxhuni u promovua në gradën e Majorit dhe gjatë kësaj periudhe, kreu detyrën e Komandantit të Stacionit si dhe u caktua Zv. Komandant Rajonal për Operacione në Rajonin e Ferizajt.
z. Maxhuni në vitin 2005 u promovua në gradën e Nënkolonelit dhe u caktua në pozitën e Zëvendës Komandantit Rajonal për Operacione në Rajonin e Gjilanit. Për disa muaj mbajti edhe pozitën e U/D Komandantit Rajonal në DRP Gjilan, ndërsa në vitin 2006 u emërua në pozitën e Kryesuesit të Departamentit të Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme dhe po në këtë vit u promovua në gradën e Kolonelit.
Në vitin 2009 ai u caktua Ndihmësdrejtor i Përgjithshëm për Operacione ndërsa në pozitën e Ushtruesit të detyrës së Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Operacione u caktua në Prill të vitit 2011.
Në gushtë të vitit 2011 Shpend Maxhuni u caktua Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës ndërsa Drejtor i Përgjithshëm u emërua më 12 Tetor 2011.
z. Maxhuni diplomoi në Universitetin e Prishtinës ne Fakultetin për Kulture Fizike. Studimet Master në fushën e Menaxhmentit i përfundoi në Universitetin Internacional të Prishtinës. Tani vijon studimet e doktoratës pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Misiu” ne Tiranë. Ka vijuar disa trajnime profesionale jashtë vendit si në Qendrën Rajonale për siguri George C Marshall programin për ndërtimin e demokracisë në Kosove, Programin për udhëheqës te shekullit 21 dhe programin e Lidershipit Ekzekutiv, Programin për Menaxhimin e mbrojtjes në kontekst të gjerë të sigurisë në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, kursin Post diplomik në Akademinë Rajonale Diplomatike Shqiptare për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Gjithashtu vijoi të gjitha trajnimet për menaxhim dhe udhëheqje në të gjitha nivelet të organizuara pranë Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Z.. Maxhuni ka luajtur një rol te rëndësishëm në profesionalizimin dhe avancimin e PK-s në përgjithësi, veçanërisht në tranzicionin dhe bartjen e kompetencave nga misioni i OKB-s tek PK-ja. Për punën e tij të suksesshme është i shpërblyer me Medaljen e Nderit, Medaljen për shërbim dhe Medaljen Urdhri Ushtarak i shenjet “Constantiniano Di San Giorgio”
Jeton në Prishtinë bashkë me gruan e tij Luljetën dhe dy djemtë Gentritin dhe Shpëtimin.