2015-11-01

HISTORIA E DREJTUESIT TE KOMITETIT QENDROR QE SHPEJT U QUAJT “ARMIK I POPULLIT”, VUAJTJET, SFIDAT DHE SAKRIFICAT E NJE NENE PER TE RRITUR 4 FEMIJET E SAJ…



Dy vjet rradhazi, lapsat kopjativ hidhnin ne fletet e bardha, ndjenjat, dashurine, here here trishtimin… deshiren per te pasur prane gruan dhe kater femijet, apo qofte, per te pare permes hekurave te ftohte ndryshimet e njerezve me te afert. Nje histori e pamate dashurie qe shpesh tejkalon edhe imagjinaten, gjendet lehte ne librin “Leterkembim i dhimshem” te Tuk e Mita Jakoves. Letrat e zverdhura, disa prej tyre te kthyera ne ushqim per minjte e birucave, jane ruajtur me fanatizem nga gruaja e Tuk Jakoves, te ciles jeta nuk i kurseu dhimbjen qe filloi qysh ne vitin 1957. Fjala “armik i popullit” thirrte ne veshet e femijeve ende te parritur mire, diskriminim qe shkaterroi jeten e nje familjeje. “La vita e bella”, eshte filmi i luajtur me aq mjeshteri nga Roberto Benigni, subjekt i se cilit eshte djali i vogel ne kampet e perqendrimit, te cilit babai i thote se eshte thjesht ne nje loje per te fituar tankun e vertete. Keshtu ka ndodhur edhe ne historine e familjes Jakova, kur Tuku shkruante letra nga burgu se eshte mire me shendet, kur nxiste femijet e tij te mesonin, kur i shkruante se babai i tyre do te vinte shume shpejt nga sherbimi i punes.

Nga themelues ne armik

Tuk Jakova i lindur ne qytetin e Shkodres ne vitin 1914 ka qene nje nga pjesmarresit kryesor ne grupin komunist te qytetit te tij, bashke me Qemal Stafen, Zef Malajn, Vasil Shanton dhe si i tille ai mori pjese ne themelimin e PKSH-se ku u zgjodh nje nga shtate anetaret e Komitetit Qendror provizor te partise. Gjate luftes nacional clirimtare Tuku ka qene komisar i Brigades se Pare Sulmuese, i Divizionit te Pare dhe Korporates se Trete. Pas clirimit Tuk Jakova ka qene anetar i Komitetit Qendror dhe i Byrose Politike, deputet, zevendeskryeminister, gjeneral si dhe Hero i Popullit. Si nje nder njerezit me pozite ne ate kohe, Tuku ngriti idene se historia duhej te shkruhej ne baze te fakteve e dokumentave, ide qe i kushtoi shume marangozit te thjeshte shkodran. Ka qene viti 1951 kur Tuk Jakoven e perjashtuan si anetar i Byrose Politike, ndersa ne vitin 1955 u perjashtuan nga posti i anetar i Komitetit Qendror te PPSH-se. Ne nentor te po ketij viti Tuk Jakoven bashke me familjen e tij i internuan ne Berat ku vetem pas disa muajsh, ne vitin 1957, e izoluan ne kalane e Kanines ne Vlore. Ky ishte viti ku per familjen Jakova nisi kalvari i gjate i vuajtjeve, te cilat i kane ndjekur hap pas hapi ato deri pas viteve 1990.

“Sherbimi”

“Babi eshte me sherbim dhe e ka marre shume malli per ju”. Kjo eshte fjalia aq e rende qe ka dale me zorr nga goja e nje gruaje, e cila rriste e vetme femijet, ndersa te shoqin e kishte te burgosur, madje here-here nuk ishte ne dijeni per vendendodhjen e tij. Tukun me 24.5.1957 e izoluan plotesisht ne kalane e Kanines Vlore, ku nisi dhe leterkembimi i dhimbshem mes dy bashkeshorteve. Me kater femije te vegjel, me nje rroge minimale, gruaja e Tuk Jakoves, Mita, kursente 500 apo 1000 leke per t’ia derguar ne burg te shoqit, ndersa “genjente” cdo dite te vegjelit per vendndodhjen e babait te tyre. “Ne leter me kishe fute edhe 500 leke. Te me besojsh se u inpresionova mjaft kur i pashe, sepse m’u duk sikur ckula nga letra ndonje cope mish nga ai i kalamajve”, shkruan ne letren e dates 4.8.1957, shkodrani i urte. Gjate izolimit, Tuku perpiqej te ishte prane familjes se tij, edhe pse nuk donte kurre qe te vegjelit te mesonin per fatin e babait. Ne letrat e dhimshme, Tuku vec mallit e deshires per t’i pare, kryente detyren e babait te kujdeshem, duke i derguar femijeve probleme matematike per t’i zgjidhur, e kete ne nje leter te ardheshme nga familja e tij. “I juaji, te puth me mall, te perqafoj fort”, jane fjalet qe kane mbyllur cdo leter te bashkeshorteve Jakova, ndersa brenda tyre gjindeshin dhimbja, hallet, pamundesia per te bere me shume, lodhja…

Misteri i vdekjes

Me 17 prill 1958, Tuk Jakoves i behet gjyqi ne Tirane ku u denua me 20 vjet heqje lirie, denim qe nuk e kreu deri ne fund. Te vetmit njerez qe i kishin mbetur, ato qe e shihnin apo i sillnin ndonje ushqim e veshje, ishin gruaja Mita, nena Lucia si dhe i vellai Frani, qe pas arrestimit te Tukut u internua familjarisht ne Gramsh. Jeta e burgut nisi te brengoste cdo dite e me shume marangozin shkodran, i cili kohen e kalonte duke dizenjuar skica mobiljesh, madje provoi te merrte pjese nga burgu ne nje konkurs te shpallur nga Ministria e Ndertimit, pergjigje qe sigurisht do t’ishte negative. Ditet e gjata e te pafund te burgut mezi shtyheshin, ndersa kater femijet e Tukut, Vjosa Agimi Besniku e Bujana qe ishte me e vogla, kuptonin se rrefimet e nenes per babain qe kishte ikur me sherbim, nuk ishin te verteta. Gjate kohes se burgut Tuku kerkoi te shihte femijet e tij, dhe ne letren e dates 5.4.1959 qe i dergoi Mites, shprehet; E kam ende te fresket tablone e takimit. Vecanerisht me vjen para sysh Gimi qe ishte rrite aq shume brenda kaq muajve. Sic duket do i ngjase babait te vet edhe ne zhvillimin fizik”. Dy here ne muaj, Tuku dhe Mita i dergonin letra njeri-tjetrit, duke shkruar cdo gje qe ndodhte rreth tyre. Por ditet e zeza, ndiqnin si hije familjen Jakova, deri sa nje lajm i zi i tronditi thelle. Me 26 gusht, 1959, Tuk Jakova shtrohet ne spital ku vdes nga apandesiti akut, vdekje e cila per familjaret ka mbetur enigme.

Tragjedite pas vdekjes

Tronditjen e thelle familja Jakova e perjetoi edhe me shume kur menjehere pas vdekjes se Tukut, filluan perndjekjet e persekutimet. Miten, gruan qe mbante veshur te zezat, e hoqen nga puna si arsimtare dhe e caktuan punetore ne komunale, ne punishten e ngjyrosjes. Te rritur nen presionin se i ati i tyre, ishte armik i ketij populli, femijet nuk paten mundesi te siguronin bursa per vazhdimin e shkolles, vec Vjoses vajzes se madhe te Tukut, e cila ishte absolute ne mesime. Nga nje histori dashurie me nje djale, deshirat rinore dhe pamundesia per te ndenjur prane njeriut te shtrenjte, humbja e fletes se votimit ne nje aksion dhe epitetet bija e armikut te popullit, pesoi tronditje te thella, qe i shkaktuan probleme te parikuperueshme 21-vjecares Vjosa, e cila qysh ne moshen 9-vjecare ndjeu mungesen e nje babai te dashur, lodhjen dhe ne fund humbjen e tij. Agimi djali i madh i ciftit Jakova mbaroi Politeknikumin, ku u be elektricist i kategorise se shtate, ndersa Besniku mbaroi shkollen e mesme per kimi industriale. Bujana e vogel qe Tuk Jakova e perkedhelte me shume se te tjeret pasi mbaroi shkollen e mesme per shkak te veshtiresive ekonomike filloi punen. Ne fillim te vitit 1983, familja e Tuk Jakoves u internua ne Sheq Marinas te Fierit dhe vetem pas viteve ’90, femijet e “armikut te popullit”, iken larg ne emigrim, larg vendit qe i mori nje pjese te jetes se tyre. Por jeta e nje gruaje te moshuar, e cila vuajti qysh ne vitet e para te dashurise se saj, nuk mund t’i shpetonte, fatkeqesise tjeter. E lodhur, me Vjosen, vajzen qe u semur ne kulmin e rinise, nga SHBA-ja nje zile telefoni lajmeron Miten per nje humbje tjeter, vdekjen aksidentale te birit te saj, Besnikut, i cili si per koincidence vdiq ne moshen e te atit te tij, 45-vjecare. Kjo ishte nje histori e dhimshme dashurie jo vetem per ciftin Tuk e Mita Jakova, por edhe nje histori e dhimshme familjare.

Shume i dashur Tuk!

Nuk te shkruajta qe mbreme se prita mos merrja sot leter nga ti. Shpesh me vine letrat diten e hene. E mora ne kohen qe po pergatitesha per ne shkolle. Kjo leter me gezoi shume. Ne rradhe te pare qe je me shoke e ti nuk merzitesh, qe je mire me shendet (po s’ka gajle qe une u bera merak me shume se sa duhesh), qe me kerkon cercafe dhe ato sendet e tjera dhe me ne fund qe letren ma shkruaje me boje (kete te fundit e vune re edhe femijet). Mbasi ato ishin ne shkolle, ua lexova ne darke. U mblodhen te gjithe koke me koke. U gezuan shume qe ju shkruaje te gjitheve vec u bene pak xheloze se ne leter shprehje me shume dashuri ndaj Bujanes se sa ndaj te tjereve. Ju thashe se ajo eshte me e vogla etj., etj., por s’iu mbush mendja. Ata thane se Bujana di ca lajka dhe babi kujton mos e do ajo me shume se neve. Sikur ta di ai sa na ka marre malli! Vjosa kujtoi nje perralle qe quhet “Tri deshirat” dhe tha se po te ngjiste me te vertete ajo qe ngjiste ne peralle, une te paren deshire qe do kerkoja ishte te vinte Babi ne shtepi. E pastaj secili thosh te tijat. Bujana kish hapur syte, me shihte mua dhe perpiqej me kembe e me duar t’iu mbushte mendjen se Babi i don te gjithe. Kishin qejf te te shkruanin, por une s’i lashe se qene te lodhur nga mesimet, do te shkruajne heren tjeter. Kurse ajo shejtanka e vogel u ngrit qe sot ne mengjes dhe shkroi ne kete cope leter ato qe meson ne shkolle. Sa per letren kur te mesoj alfabetin e ka merak vete. Te gjithe jemi mire. Mos ki hic merak per ne. Per femijet do te flas kur te takohemi, mbasi kam kerkuar leje dhe jam ne pritje te pergjigjes. Ato qe me kerkon do t’i sjell vete kur te vij. I kam te gjitha. Por edhe sikur te mos i kisha une do t’i rregulloja megjithese ti do te me “hidhnoeshe seriozisht”. Me gjithe mend do te me hidhnoeshe. Tuk! Do me shanje nje cike ne leter dhe asgje tjeter.

Shume e dashur Mita!

Letren tende nr. 2 te 10 dhjetorit e mora. Me erdhi keq qe nuk kishe marre ende letren time te 5 nentorit. Ndoshta do ta kesh marre deri tani. Letrat tuaja si gjithnje me gezojne shume sepse aty mesoj mbi gjendjen tuaj. U gezova qe ishit mire dhe ne ane tjeter me erdhi keq qe e detyruar nga nevoja kishe filluar te punosh ore suplementare. Me preokupon ceshtja e shendetit tend mbasi fizikisht nuk je edhe aq e pershtatshme per te perballuar nje volum pune te dyfishte. Ne te vertete kjo inisiative jotja eshte nje inisiative fisnike, qe nga pikpamja e obligacionit per familjen arrine deri ne heroizem dhe si e tille mua nuk me mbetet vecse ta pergezoj me mirenjohjen me te thelle, por ne qofte se kjo (pamvaresisht nga gadishmeria e jote per sakrifice) demton sadopak shendetin tend, mua dhe femijeve na kushton shtrenjte. Per kete jam i shqetesuar dhe me kete rast deshiroj te theksoj edhe nje here se per mua nuk duhet te behesh merak, mbasi kam mundesi te rroj edhe ne keto kondita te burgut, dhe ne qofte se ti kete sakrifice je e detyruar ta besh edhe per mua, duhet te dish se me kete nuk me nderon, por me ven ne nje pozite te pandershme, te ngjashme me poziten e nje krimineli ndaj gruas dhe femijeve te tij. Prandaj te lutem te kesh kujdes shendetin, duke ju permbajte vetem asaj mase ne pune, qe nuk i kalon fuqite tuaja fizike. Me kuptove?!! Kam marre nga Frani nje kartoline per vitin e ri. Kishte ardhe ne Tirane me djalin se e kish pase te semure dhe i kish ardh keq qe nuk kishte pas mundesi me ardhe e me me taku. Dua t’i kthej pergjigje me 20 janar, prandaj ti mos u merzit qe nuk do te shkruaj ty ne kete date. Megjithese vone po ju uroj vitin e ri.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...