2015-11-01

Zef Prela – njeriu qe i shkroi amanetet me gjak



Deshmia e Lili Ndocit: “Babai im Zef Prela ate nate para se te pushkatohej me ata 15 burra ne Penden e Kirit, neprmejt policit Sulejman Merxhani na dergoi amanetet qe i shkroi me gjakun e tij ne nje leter paqete cigaresh” Edhe pse baba ishte denuar me vdekje, ate vazhdonin ta torturonin. Nga qe nuk mund te duronte dot me torturat, nje nate para pushkatimit ai i tha shokut te qelise Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe une me ata burra qe do te vriten neser.

Dhe lutja e tij u be realitet. Ai u ekzekutua te nesermen me 11 mars te vitit 1948 se bashku me ata 15 burra qe ishin te denuar me vdekje dhe mbaheshin te izoluar aty ne burgun e fretenve, te cilet ishin: Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At ciprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdullah Kazazi, Pjeter Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gasper Simon Gasperi, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi. Perpara se ta terhiqnin zavrre per ta cuar para skuadres se pushkatimit, baba ju lut policit Sulejman Merxhani qe t` i conte nanes nje cop leter ne shenje amaneti. Polici e mbajti fjalen dhe ja solli nanes amanetin qe baba i kishte shkrue me gjakun e tij ne nje leter paqete cigaresh ku thoshte: Nane. Une po nisem per ne Lumnine e Parrajzes. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi. Lili Ndoci tashme ne moshen 55 vjecare, vajza e Zef Preles njerit prej atyre burrave qe dhane shpirt ate nate te larget marsi te vitit 1948 prej bresherive te armeve te skuadres se pushkatimit, rrefen per “Gazeten” historine e babait te saj dhe familjes qe vuajti per afro gjysem shekulli nen regjimin komunist.

Familja Prela
Familja Prelaj eshte me origjine nga fshati Gimaj i malesise se Dukagjinit dhe nje nga te paret e asaj shtepie qe eshte njohur ne te gjithe krahinen per burrni dhe trimeri, ka qene Kol Prela (babai i Zefit) i cili ka marre pjese ne luftrat e malsoreve dukagjinas kunder serbeve dhe malazezeve. Krisja e mardhenieve ndermjet familjes Prela dhe regjimit komunist ne fuqi e ka zanafillen menjehere qe ne ditet e para te pasluftes, kur forcat partizane nderrmoren ekspedita ndeshkuese ne malesite e mbi Shkodres per te carmatosur popullsine e atyre fshatrave. Kjo ekespedite e partizaneve qe kryesohej prej Xhemal Selimit, me te mberritur ne fshatin Gimaj beri kontroll ne shtepine e Gjelosh cunit (Prela) qe ishte vellai i Kol Preles. Pasi ne ate shtepi ashtu si ne cdo familje malsori kishte arme, forcat partizane menjehere pushkatuan te zotin e shtepise Gjeloshin me gjithe djalin e madh te tij, gje e cila do te sillte me pas armiqesine e perjeteshme te familjes Prela me regjimin komunist ne fuqi.

Kush ishte Zef Prelaj

Zefi, femija i pare i Kol Preles u lind ne fshatin Gimaj ne vitin 1922. Mbas disa vitesh familja Prela u vendos ne qytetin e Shkodres ku Zefi u regjistrua dhe filloi mesimet si konviktor ne Konviktin “Malet Tona” te gjimnazit klasik te atij qyteti qe njihej si nje nga me te fameshmit e asaj kohe. Ne ate gjimnaz ku mesonin shume prej nxenesve qe me pas do te beheshin eksponentet kryesore te luftes antifashiste nacional-clirimtare si Qemal Dracini, Tom Kola, Hajdar Dushi, Qemal Stafa, Emin Duraku, Fadil Hoxha etj, Zef Prela u lidh me levizjen antifashiste nepermjet Prof. Kol Preles qe do te behej me pas nje nga njerzit me te afert te tij. Aty nga viti 1943, pasi Zefi mbaroi maturen, i nxitur dhe nga Prof. Kol Prela ai u bashkua me rrethet nacionaliste te Qarkut te Shkodres qe formuan dhe ceten e tyre e cila udhehiqej prej Ndue Palit dhe kishte mbeshtetjen e disa eksponenteve te Klerit Katolik si Dom Zef Shestani, Pader Gjon Shllaku etj. Menjehere pas mbarimit te luftes, forcat e reparteve te ndjekjes ose sic quheshin ndryshe Brigadat e Mbrojtjes se Popullit, e arrestuan Zef Prelen me akuzen se kishte marre pjese si efektiv i Batalionit te Major Dode Nikolles me forcat e xhandarmerise duke luftuar kunder partizaneve ne Shqiperine e Jugut. Si rezultat i kesaj akuze, Zefi u denua me 5 vjet burg dhe u dergua ne burgjet e improvizuara te qytetit te Shkodres. Me rastin e nje vjetorit te clirimit, duke perfituar nga amnistia qe u dha per nje pjese te denuarish politik, Zefi mundi qe te lirohet nga burgu dhe te kthehet ne shtepine e tij ne Shkoder.


Arrestimi i dyte i Zefit

Pas lirimit nga burgu, Sigurimi i Shtetit nepermjet Gj.U. i beri thirrje Zefit qe ai te bashkpunonte me ato forca, por ai nuk pranoi. Presionit te Gj.U. Zefi ju pergjigj:” Sa te jem gjalle, kurre nuk do te bashkpunoj me forcat tuaja dhe komunistet, pasi ju jeni kunder Shqiperise. Arrestimit i deputetit Kol Prela aty nga fillimi i vitit 1946, i cili ishte zgjedhur ne parlamentin shqiptar nga zgjedhjet e 2 dhjetorit te vitit 1945, ishte nje sinjal i qarte dhe per Zefin i cili ishte nje nga bashkpuntoret me te afert te tij, qe kishte zbatuar porosite e deputetit per formimin e grupeve antikomuniste. Nisur nga kjo gje, duke pare rrezikun qe i kanosej, Zefi la qytetin dhe u arratis duke qendruar ne malet e Dukagjinit ku asokohe ne shpellat e asaj zone qendronin rreth katerqind burra te armatosur qe ishin kundra pushtetit komunist. Mbas deshtimit te Levizjes se Postribes, per forcat e rezisences antikomuniste pasuan dhe disa disfata te tjera qe cuan ne kapjen apo ekzekutimin e disa prej krereve kryesore te asaj levizje. Ne nje nga ekspeditat e forcave partizane te ndjekjes kunder pjestareve te forcave te rezistences antikomuniste ne zonat e malesise se Dukagjinit, si rezultat i nje tradhetie u gjet i rrethuar prej tyre ne shpellen e Gimajve dhe Zef Prela se bashku me disa te arratisur te tjere. Mbas nje perpjekje te gjate me arme ndermjet te ngujuarve ne shpelle dhe forcave partizane te reparteve te ndjekjes, u vra Dush Myftari shoku me i afert i Zefit. Me pas u plagos dhe vete Zefi, e forcat e ndjekjes arriten ta kapin te gjalle. Mbasi e mjekuan per disa kohe ne spitalin e Shkodres, ate e derguan ne qelite e hetuesise te cilat asokohe ishin mbushur plot me te burgosur politike kundershtare te regjimit komunist, te cilet ishin arrestuar te akuzuar si pjestare te Levizjes se Postribes, organizates “Bashkimi Shqiptar” etj, ku pjesa me e madhe perbehej prej klerikeve katolik.

Akuzat e hetuesise

Gjate asaj kohe qe Zefi qendroi ne hetuesi, ndaj tij u bene tortura te vazhdueshme duke i thyer gjymtyret dhe duke i fikur cigaren ne sy. Ne aktakuzen e hetuesise ne mes te tjerash thuhet: “Zef Kol Prelaj, i biri i Koles dhe i Katrines, vjec 25, i martuar me dy femije. I denuar me 5 vjet burg nga Gjykata Ushtarake, tuj fitue nga amnistija eshte lirue. Shqyptar i varfer me pese klase gjimnaz, lindur ne Gimaj te Shales te N/Prefektures se Dukagjinit dhe banues ne Shkoder. Ka dy kusherinj te ekzekutuar dhe vellane ne burg te arrestuar ne date 14.9.1945. Gjate luftes ka qene ne sherbim te gjindarmerise kuislinge me graden e rreshterit dhe si i tille ka bere pjese ne Batalionin e Dode Nikolles, i cili ka luftuar kundra partizaneve ne Jug. Mbas clirimit eshte arrestuar dhe me pas eshte liruar per te vazhduar perseri aktivitetin e tij kundra pushtetit. Duke u lidhur me deputetin Kol Prela eshte perpjekur te formoje grupe. Ne bashkpunim me te vellane e Kol Preles, Mark Prelen, bjen ne lidhje me policin Zef Marku etj., me te cilet bejne shume mbledhje ku vendosin te bashkohen me te arratisurit e Dukagjinit si Pal Thanin dhe bashke me te jane nisur ne Dukagjin. Ka qene per disa kohe korrieri i Mark Koles dhe i Nik Sokolit. Ai me Lorenc Vaten, Gac Cinin etj., nga te cilet cdo dite eshte furnizuar me materiale dhe lajme. Ka marre pjese me arme kundra pushtetit dhe per kete eshte plagosur dhe me vone eshte kapur nga forcat e ndjekjes. Ne bashkepunim me Mark Prelen duke marre udhezime nga deputeti Kol Prela vendosin qe te lidhen me elementet reaksionare dhe kriminele lufte me ane te policit Zef Marku per te filluar luften kundra pushtetit. Ne grupet qe ka formuar, ju ka bere propagande duke ju komentuar Radio-Londren per ndryshimin e situates ne vend qe do te ndryshonte me shpejtesi pas nderhyrjes se anglo-amerikaneve. eshte lidhur me kriminelin Pal Thani, i cili ishte fshehur ne Shkoder dhe eshte kujdesur per nxjerrjen e tij jashte qytetit per te mos rene ne duart e pushtetit. Ka shkuar dhe eshte takuar me me ish deputetin Kol Prela dhe kane biseduar shtruar ne lidhje me organizaten e tyre dhe mbi situaten nderkombetare, ku ju doli si detyre shtimi i rradheve te tyre. Pas kesaj ai hidhet ne ilegalitet dhe bashkohet me elementet e arratisur si Gjergj Vata e te tjere kriminele lufte, me te cilet fillon aktivitetin duke ju folur katundareve qe te hidheshin ne ilegalitet, duke share pushtetin e sotem, shkruhet ne mes te jerash ne aktakuzen e mbajtur gjate hetuesise per Zef Prelen.

Gjyqi: Denim me vdekje

Ne baze te ketyre akuzave te hetuesise, me daten 29 shkurt te vitit 1948, Zef Prela doli para trupit gjykues ushtarak te Shkodres qe kryesohej nga kapiten P. Alizoti, togeret B. Idrizi, A. Koroveshi dhe Prokuror Z. Shehu. Ai gjyq e denoi Zefin me vdekje dhe humbjen e te drejtes politike dhe civile si dhe me konfiskimin e pasurise se tundeshme dhe te patundeshme, duke ju ngarkuar dhe pagimi prej 162 lekesh i shpenzimeve te gjyqit. Pas pak ditesh nga dhenia e atij vendimi naten e 11 marsit te vitit 1948 ne burgun e fretenve ku Zefi mbahej i izoluar, qendruan dy makina te mbuluara ku policet hypen 16 te arrestuar qe ishin denuar me vdekje per ti derguar drejt ekzekutimit. Bashke me Zef Prelen ne ato dy makina te rrethuar me nje numer te madh policesh, zune vend dhe Imzot Frano Gjini (Zv/Nunsi Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At ciprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdulla Kazazi, Pjeter Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gasper Simon Gasperi, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi, te cilet ish denuar me vdekje nen akuza te ndryshme si agjente te anglo-amerikaneve, Vatikanit, pjesmarres ne Levizjen e Postribes, futjen e armeve ne Elterin e Shnandout etj.

Si i dergoi amanetet

Asokohe qe u ekzekutua Zef Prela ai kishte vetem nje vajze te vogel tre vjece dhe gruan shtatezane qe lindi me pas dhe nje vajze tjeter qe nuk pati fatin ta shihte kurre babane e saj. Lili Ndoci vajza e madhe e Zefit, kujton: “Edhe pse baba ishte denuar me vdekje, ate vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot me torturat, nje nate perpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut te qelise Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe une me ato burra qe do te vriten neser? Dhe lutja e tij u be realitet. Te nesermen me 11 mars te vitit 1948, ai u pushkatua se bashku me 15 burra qe ishin te denuar me vdekje dhe mbaheshin te izoluar aty ne burgun e fretenve. Une asokohe isha shume e voge, por kam degjuar nga njerzit e familjes se baba Zefi ate nate perpara se ta merrnin per ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani qe t’i dergonte nanes dy tre copa letre ne shenje amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarre per ta cuar para pushkatimit, me nje fije shkrepse te djegur te cilen e ka ngjyer ne gjakun e tij qe i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: “Nane, Une po nisem per ne Lumni te Parrajzes. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi.” Polici e mbajti fjalen dhe letrat e babes ai i pruni ne shtepi. Disa muaj pas pushkatimit te babes, lindi motra, por ne shtepine tone nuk ndihej asgje. Aty as nuk flitej dhe as nuk qahej, sepse askush nuk guxonte te vinte per ngushellim, sepse gjyqi kishte urdheruar dhe sekuestrimin e pasurise. Mbas dy javesh nga pushkatimi i babes, axha Marku qe ishte i arrestuar bashke me Zefin, u denua me 5 vjet burg. Kur doli ne vitin 1952 ai u arratis nga Shqiperia dhe kaloi ne Jugosllavi. Aty ai mbaroi studimet e larta dhe u diplomua per Filozofi ne Beograd. Ne vitin 1953(?) autoritetet jugosllave e kthyen ne Shqiperi duke e shkembyer me nje kosovar. Ketu ne fillim ai u denua me pushkatim dhe me pas me 25 vjet. Marku beri 17 vjet burg dhe kur doli punoi ne pune te renda e vdiq ne vitin 1994. Axha tjeter Pjetri pasi u lirua nga burgu ne vitin 1952, u arratis nga Shqiperia dhe sot jeton ende ne Kanada. Mbas pushkatimit te babes, axha i dyte Deda edhe pse ishte i semure, punoi hamall dhe se bashku me gjyshen Katrinen, moren persiper rritjen e dy femijve te vellait (timen dhe motres Irenes) ne mes halleve dhe vuajtjeve te shumta”, perfundon Lili Ndoci deshmine e saj mbi fatin tragjik te babait Zef Preles dhe familjes se tij, te cilet perfunduan burgjeve dhe internimeve per faktin e vetem se ishin kundershtare te atij regjimi qe u instalua ne Shqiperi ne nentorin e vitit 1944.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...