Historia e nje prej familjeve me te degjuara ne Veriun e Shqiperise e permendur dhe nga Fishta ne “Lahuta e Malsise”. Si u persekutuan nga regjimi komunist.
Si u masakrua familja e Marash Vates, bajraktarit te Shkrelit Deshmia e 79 vjecarit Prek Gjelosh Vata: “Familja jone qe rrjedh prej trungut te bajraktarit te Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kunder turqeve dhe serbo-malazezeve, u trajtua ne menyren me mizore nga komunistet. Pese burra u pushkatuan, dhjete te tjere u denuan me 126 vjet burg nga te cilat vuajten 92, shume u arratisen jashte vendit dhe i gjithe fisi yne perfundoi kampeve te internimit”
Dy vellezerit e mi Vata me Nduen pasi kishin mbaruar akedemite ushtarake ne Itali dhe sherbenin prane Gardes Mbreterore te Viktor Emanuelit, ne vitin 1944 u kthyen ne Shqiperi per tu bashkuar me xhaxhane tone Llesh Marashin ish-Qarkomandantin e Shkodres i cili qe ne 1943 kishte dale ne mal dhe me ceten e tij luftonte kunder italianeve.
Vata me Nduen mbeten te vrare me 19 mars te vitit 1946 gjate nje perpjekje me forcat e Sigurimit ku u rrethuan ne shtepine e Ibrahim Kupit ne qytetin e Kruje, ku u vra dhe i zoti shtepise me djalin e tij 12 vjecar. Po keshtu vellai tjeter Ndoci i cili kishte mbaruar per Teologji ne Rome dhe jepte mesim ne kolegjin e fretenve ne Shkoder, u arrestua ne dhjetorin e vitit 1945 dhe u denua me vdekje i akuzuar si pjestar grupit te seminarsisteve qe hodhen trakte ne zgjedhjet e 2 dhjetorit te atij viti. Ndocit iu fal jeta dhe beri 18 vjet burg ne Burrel. Po keshtu xhaxhai major Llesh Marashi ne vitin 1946 u var ne mes te qytetit te Shkodres, pasi ishte organizatori i Kryengritjes se Malesise se Madhe, kurse nipi Rroku qe u kap i gjalle se bashku me te ne shpelle, ne fillim u denua me vdekje e me pas perfundoi burgjeve dhe internimeve. Vellai tjeter Marku qe banonte ne fshatin Shullaz te Kurbinit, ne vitin 1979 u arrestua dhe u denua me 10 vjet burg i akuzuar se ne shtepi iu gjet nje radio-marrse qe lidhej me agjenturat e huaja. Nga pjestaret e familjes dhe farefisit tone qe rrjedhim prej trungut te bajraktarit te Shkrelit Marsh Vates, shume prej te cileve ishin diplomuar ne Akademite Ushtarake dhe universitetet e Europes, vetem une shpetova pa u denuar se kisha dale partizan. Gjate periudhes se regjimit komunist familja dhe i gjithe fisi yne pesoi nje tragjedi dhe masaker te vertete pasi u pushkatuan kater burra, dhjete te tjere u denuan me 138 vjet burg, nga te cilat vuajten 92 vjet, shume u arratisen jashte vendit dhe pothuaj te gjithe te tjeret deri te brezi i trete e kaluan te gjithe jeten ne kampet e internimeve”. Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten” eshte 79 vjecari Prek Gjelosh Vata, nipi i bajraktarit te Shkrelit Marash Vates, qe ka hyre ne Historine e Shqiperise si prijes i malesoreve te Shkrelit ne luftrat kunder turqeve e serbeve te cilat jane pershkruar me mjeshteri nga Pader Gjergj Fishta ne “Lahuta e Malcise” ku ndermjet te tjerash thuhet:
“Porsi rrfeja ne shterngata / duel prej Shkreli njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashk me a’t Gjin Pjetrin e Kurbinit /”
Teksa pi duhan me cibukun e tij qe s’e shuan kurre, i ulur aty prane oxhakut te shtepise se vjeter ne fshatin Gurez te Komunes se Fush-Kuqes se Kurbinit (8 km. ne perendim te qytetit te Lacit) ku banon prej me shume se gjashtedhjet vjetesh, Prek Gjelosh Vata rri e mendohet per nje cast sikur do te therrase ne kujtesen e tij gjithe te kaluaren e asaj familje qe para dyqind e sa vjetesh, e cila eshte misheruar ne legjendat qe jane thene e shkruar te cilat ai i ka fare te fresketa ne memorjen e tij. Po cili eshte i pari i shtepise se Marashvatajve dhe si njihet ai e trungu i familjes se tij ne historine e Shqiperise dhe cfare ka shkruar per te Gjergj Fishta ne vepren e fameshme “Lahuta e Malcise”?. Kush ishte Llesh Marashi, majori qe ishte diplomuar ne Vjene te Austrise dhe ne kohen e Monarkise sherbeu si Qarkomandant i Prefektures se Gjakoves e Shkodres dhe perse lufta qe ai beri kunder italianeve ne krye forcave nacionaliste qe komandonte ne fshatin Rec te Malesise se Madhe, per me shume se 40 vjet iu atribua vetem partizaneve ? Si e sulmoi ai me forcat e tija te armatosura qytetin e Shkodres ne ate qe njihet si Kryengritja e Koplikut dhe si varen Lleshin ne mes te Shkodres pasi e kapen te gjalle ne shpelle se bashku me nipin e tij ? Si u arratisen nga Shqiperia dy djemte e Lleshit, Alfonsi me Alfredin kur nuk ishin me shume se 12-14 vjecare dhe si perfunduan burgjeve e internimeve dy motrat e tyre Albina e Rexhina? Kush e vrau Alfredin (djalin e Lleshit) ne Marseje te Frances ne vitin 1979 kur ai ishte duke marre pjese ne nje miting antikomunist qe e kishte organizuar mergata politike shqiptare ne Perendim? Cilet ishin pinjollet e tjere te familjes se Marash Vates dhe si perfunduan ata burgjeve e internimeve te regjimit komunist deri ne fundin e vitin 1990 se bashku me grate e femijet e tyre?
Bajraktar i Shkrelit
Origjina e familjes qe rrjedh nga trungu i Marash Vates eshte nga fshati Zagore i Shkrelit i Malesise se Madhe ku edhe sot gjenden rrenojat e kulles se madhe te cilat me prezencen e tyre ne ate lugine te bukur ku fillojne Alpete Veriut, sikur duan te deshmojne lavdine e dikureshme te saj. Lidhur me te kaluaren e kesaj familje dhe burrat e shquar qe ajo nxorri gjate dy shekujve te fundit, 79 vjecari Prek Gjelosh Vata deshmon: “I pari i trungut te familjes sone ka qene Vat Marashi djali i Marash Vates, i cili ka lindur rreth fillimit te viteve 1800 dhe njihet per luftrat e tija kunder Krajlve te Serbise dhe Malit te Zi. Qe ne moshe fare te re kur akoma nuk i kishte mbushur akoma 25 vjec, Vata u be tmerri i Krajl Nikolles i cili i kishte porositur ushtaret e tij qe t’ja sillnin ate te gjalle dhe ai qe e sillte do te paguhej me flori. Pas vrasjes se Vat Marashit, nusja e tij nuk u largua nga ajo shtepi sipas zakonit, por qendroi aty dhe djalit qe i lindi pas tre muajsh i vune emrin e gjyshit dhe e quajten Marash. Familja jone e cila ka qene e vendosur prej qindra vjetesh ne Zagore te Shkrelit ka pasur nje miqesi te ngushte me familjet e degjuara shkodrane te Ded Jakupit, Hodo Beg Sokolit e Gjon Serreqi etj. Ashtu si gjyshi i tij edhe Marash Vata u rrit duke luftuar dhe mbajti bajrakun e Shkrelit te cilen familja jone e kishte te trasheguar ne disa breza dhe ne krye te malesoreve ai luftoi kunder turqeve e serbo-malazezeve. Per trimerite e Marash Vates dhe urtisine e tij ne kuvendet e burrave ka folur dhe Pader Gjergj Fishta ne “Lahute te Malcise” ku midis te tjerash ne ato kange qe kane perjetesuar ne histori legjendash emrat e burrave qe i bene emer vetit, ai shkruan:
“Porsi rrfeja ne shterngata / duel prej Shkrelit njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashke me a’t Gjin Pjetrin e Kurbinit / qe per pushke e per urti / e lan namin te dy ne Shqipni “. Po keshtu ne nje kange tjeter Pader Gjergji flet perseri per Marash Vaten.”E njai tjetri ma pertej /me ato mustake te medhenj / me i prek ne shoq qe ka bri vedit / nuk asht jo Diomedi / por ashte bajraktar i Shkrelit / si jaj pyrgu ne ball te keshtjellit / qe se trem as topi e as shpata / ja thone emrin Marash Vata”
Shkollohen ne Evrope
Po si rrodhen me tej ngjarjet ne familjen e bajraktarit te Shkrelit Marash Vata dhe gjashte djemeve te tij? Lidhur me kete Prek Gjelosh Vata deshmon: “Marashi u martua shume i ri qe ne moshen 18 vjecare dhe nga ajo martese atij i linden 12 femije, gjashte djem e gjashte vajza. Djemte e tij u quajten Rrok, Kanto, Pjeter, Gjelosh, Gjek dhe Llesh. Tre djemte Kanti, Gjeka dhe Lleshi pasi mbaruan kolegjin e fretenve ne qytetin e Shkodres, erdhen ne Tirane dhe perfunduan shkollen mbreterore te plotesimit te oficereve. Pasi ata te tre u diplomuan me rezultate te larte ne ate shkolle ushtarake, fituan nga nje burse shteterore nga qeveria e Mbretit Zog dhe vazhduan me tej studimet prane Akademise Ushtarake ne Vjene te cilen e mbaruan me rezultate te larta dhe u diplomuan e u titulluan si oficere. Po keshtu edhe djali tjeter Rroku pasi mbaroi kolegjin e fretenve ne Shkoder, vazhdoi studimet universitare ne Rome per Teologji dhe me pas erdhi ne Shqiperi ku sherbeu si frat ne disa krahina te Veriut. Dy djemte e tjere Pjetri me Gjeloshin nuk vazhduan shkollat por qendruan ne shtepi ne fshatin Zagore duke administruar ate pasuri qe kishte familja, ndonese Pjetri kishte graden e kapitenit si oficer ne rezerve” kujton Prek Gjelosh Vata lidhur me shkollimin e tre djemve te Marash Vates ne Akademine Ushtarake te Vjenes, si dhe te Rrokut qe u diplomua ne Teologji.
Ne mbrojtje te Zogut
Po cili ishte fati i tre djemve te Marash Vates te cilet u shkolluan dhe u diplomuan ne Akademine Ushtarake te Vjenes ne Austri? Lidhur me kete 79 vjecari Prek Gjelosh Vata deshmon: “Nga gjashte djemte e bajraktarit te Shkrelit Marash Vata, dy prej tyre Kanto dhe Rroku vdiqen ne vitet ’30. Kant Marashi pasi u diplomua si ushtarak ne Vjene, u kthye ne Shqiperi dhe u emerua si oficer i xhandarmerise Mbreterore ne Malsine e Madhe. Sipas disa deshmive Kanto u vra aty rreth vitit 1934 nga nje vrases me pagese te cilin e kishin shtyre disa persona me bindje te majta dhe perkrahes te KONARE (Komiteti Nacional-Revolucionar) qe drejtohej nga Fan Noli qendra e te cileve ishte ne Gjeneve te Zvicres. Kjo vrasje erdhi pasi Kanto kishte bere me ta nje debat te ashper duke u share Leninin dhe Bashkimin Sovjetik, per te cilet ishte shprehur “Kolera qe do te skllaveroj Shqiperine”.