Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/01

Historia e shtetit dhe së drejtës”, libri i ri nga Muhamet Kelmendi

Autori Muhamet Kelmendi ka botuar librin e tij më të ri, “Historia e shtetit dhe së drejtës”, të cilën ia ka besuar Shtëpisë Botuese AAB.

Në parathënien e librit autori thotë se lënda e historisë së shtetit dhe të së drejtës i takon grupit të lëndëve nga lëmit juridike, politike dhe shoqërisë së kaluarës. Ajo tregon shkaqet që ndikuan në lindjen e shtetit, pra të institucioneve shtetërore dhe të së drejtës, të cilat u krijuan krahas lindjes së pronës private dhe të ndarjes së shoqërisë në klasa.

Në këtë hyrje autori thekson edhe se këto dy fusha mund të kapen të ndara, të analizohen dhe studiohen, por kuptimin më të qartë e kanë vetëm kur gjenden në lidhshmëri në mes veti, sepse kështu mund të shpjegohen më qartë si lëndë dhe si fushë e shkencës shoqërore-juridike.

Libri, që ka tetë kapituj, radhitet në listën e literaturës së konsultuar mbi 75 libra tjerë shkencorë.

Prof. dr. Muhamet Kelmendi deri më sot ka publikuar një varg titujsh punimesh shkencore në revista prestigjioze dhe është profesori rregullt dhe dekan në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...