Muaji nëntor do të sjellë për të tretën herë në Nju Jork “Javën e filmit shqiptar”, ngjarje kjo që promovon kinematografinë shqiptare dhe që synon të bëhet traditë e shqiptarëve që jetojnë në këtë metropol.
Prej datës 30 tetor deri më 5 nëntor, në mesin e 32 filmave që do të shfaqen në kategori të ndryshme 9 prej tyre janë filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmat e QKK-së që do të shfaqen në kategorinë e filmave të metrazhit të gjatë janë “Tri dritare dhe një varje” dhe “Bota”, kurse ata të metrazhit të shkurtër që do të shfaqen ndër të tjerë janë “Çlirimi” nga Burim Haliti, “Kali” nga Alban Ukaj, “Shkurta” nga Arzana Kraja dhe filmat e studentëve, “Dita e pensionimit” nga Fisnik Muji, “Sonata” nga Durim Kryeziu, “Untold Story” nga Arbër Krasniqi.
Në mesin e dokumentarëve që do të shfaqen është edhe dokumentari i mbështetur nga QKK, “Toka e Grave” nga Orhan Kerkezi.
Pas edicionit të parë të zhvilluar për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në të cilin u shfaqën 100 filma të prodhuar në periudha të ndryshme kohore dhe nga regjisorë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, në edicionin e dytë festivali mori karakter garues, të cilin do ta bartë edhe këtë vit.