2015-11-01

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Deti i Bardhë II”

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Deti i Bardhë II” që organizohet në Tiranë në datat 29-31 tetor, sjell pranë lexuesve shqiptarë shkrimtarë nga Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.
21 autorë tregojnë përmes motos së sivjetshme të festivalit “Letërsi në transit” rrugëtimin e tyre letrar dhe reflektojnë me njëri-tjetrin mbi letërsinë dhe artin bashkëkohor në transit, si atë politik e shoqëror, ashtu edhe në procesin e tyre letrar përmes gjuhës.
Një pjesë e shkrimtarëve të ftuar shkruajnë në gjuhën e vendeve pritëse. Shembujt e autorëve shqiptarë që shkruajnë në gjuhët e vendeve ku jetojnë do të diskutohen nga afër me shkrimtarët Ilir Ferra, Arben Dedja dhe Ornela Vorpsi.
Në konferencën për shtyp, mbajtur në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Ministrja Kumbaro u shpreh se aktivitete me përmasa ndërkombëtare në fushën e librit nxisin librin si kulturë dhe integrojnë letrat shqipe në arenën ndërkombëtare.
unnamed (1)
Risi e këtij edicioni është aktiviteti frymëzuar nga Prishtina, “Tirana lexon”. Belfjore Qose, koordinatore e programit sqaroi ecurinë e kësaj ngjarjeje.
Në kuadër të festivalit do të mbahet gjithashtu edhe një takim shkrimtarësh që shkruajnë dhe krijojnë në dialektin gegë, një takimi për Stefan Zweig dhe veprën e tij në shqip dhe një punëtori me artistë të rinj nga rajoni.
Festivali synon të kthehet në një auditor të hapur mes të ftuarve dhe publikut shqiptar, i cili sipas organizatorëve në këto 25 vitet e fundit po përjeton një transicion të thellë politik e shoqëror.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...