2015-11-01

Kosova dinjitoze në “Frankfurti 2015“

7.100 botues 100 shtete 600 agjentë letraë 10.000 gazetarë 280.000 vizitorë 30 botues nga Kosova MKRS-ja ka ndihmuar me 9.500,00 euro pjesëmarrjen e Kosovës
 Një rekord i ri botëror
Sapo është mbyllur panairi i 67-të i librit, “Frankfurti 2015″, ngjarja më e madhe në botë e industrisë së librit. Morën pjesë mbi 7.100 botues nga 100 vende të botës, përfshi edhe Kosovën, me një stendë simpatike, dinjitoze dhe të pëlqyeshme, e cila në ditët 14-18 tetor 2015 u solli vizitorëve të shumtë rreth 350 tituj, nga të cilët gjysma të rinj, botuar brenda dy panaireve.
Image

Nuk do mend se kjo ngjarje e madhe në fushën e librit radhiti shtete e botues, agjenci të të drejtash të autorit, ofroi larushi botimesh, përkthimesh, promovimesh, por edhe kontraktimesh për një vit të tërë, botime që do shohin dritën e botimit deri në edicionin e ardhshëm.
Më se 10.000 gazetarë të akredituar, ndoqën në vazhdimësi të gjitha ngjarjet e këtij eventi me më se 280.000 vizitorë, shumë afër pritshmërisë së organizatorit, lakuar me të drejtë me shifrën 300-mijëshe…
Kosov a, pa dyshim, ruajti trendin e prezantimit gjithnjë në rritje, qoftë me numrin e botuesve, qoftë me tituj e ekspozuar, cilësinë e tyre, llojllojshmërinë, fizionominë…
Më se 30 botues nën siglën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, e përgjegjshme për afirmimin e duhur në relacione ndërkombëtare, u arrit një prezantim më se dinjitoz, përpos ekspozimit edhe me aktivitete të tjera, si promovime librash, takime me vizitorë të huaj e bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në këtë pjesë të Evropës.
Botimet e botuesve, sipas renditjes alfabetike: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, AIKD 99, Alb-Med, Albas, Anton Pashku, Artini, BSS, Buzuku, Cuneus, Dija, Drita, Dukagjini, Faik Konica, Fondacioni Ibrahim Rugova, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Koha, KREK, Libri Shkollor, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Mendimi pozitiv, Neokultura, Njeri L.L.C., Pa, Pema, Rugova Art, Tenda, Titanik, Universiteti i Prishtinës dhe Universum press.
Stendën e Kosovës gjatë katër ditëve e vizituan Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Z. Skender Xhakaliu, Konsulli i Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, Vehbi Miftari dhe Nysret Krasniqi, këshilltarë të lartë të Ministrit të Kulturës së Kosovës, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, përfaqësues e anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Poetëve të Mërgatës , botues të shumtë e delegacione të vendeve mike, disa edhe të rajonit, biblioteka e librarë vendesh të ndryshme, gazetarë e përfaqësues mediesh elektronike dhe të shkruara, por e veçanta është numri i madh i bashkatdhetarëve që ndoqën këtë ngjarje të madhe të librit, sidomos gjatë fundjavës.
Nga titujt e ekspozuar do të kenë zgjuar interesin pa dyshim monografitë dhe albumet shteruese të Kos ovës si “Kosova” shqip e anglisht e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Majestic – Kosova Madhështore” e Arben Islamit, nga i cili album është marrë edhe imazhi përfaqësues i stendës, tejet mbresëlënës, duke e radhitur stendën e Kosovës ndër stendat tejet simpatike të panairit, pastaj monografitë albumet: “Bekim Fehmiu, Odiseu i Kosovës” përgatitur nga Fahri Musliu, “Kosova – Vend për tu zbuluar A Land to Discover” e Ismail Gagicës, “Monumentet, 1-2″ të Artan Krasniqit,
Botuesi Buzuku solli Nobelin e vjemë, Patrick Modiano, me 11 tituj nga të cilët 7 qenë ekspozuar ndërsa të tjerët, sipas botuesit Besian Zeneli, pritet të dalin së shpejti nga shtypi, i cili bëri të ditur edhe për mundësinë e marrjes së të drejtës së botimit në shqip të Nobelit 2015, Svetlana Aleksieviç, një dëshmi kjo e të qenit koherent të botuesve të Kososvëme rrjedhat botërore të letërsisë dhe të përkthimit.
Image

Tituj e autorë të tjerë që duhet veçuar: “Emri i autonomis딝 dhe “Ambasadori i Melkizedekut” të Veton Surroit , poezitë e Xhevdet Bajrajt shqip e spanjisht, “Copa ime e qiellit Mi Cachito de Cielo”, “Veç Pavarësi, asgjë më pak Ibrahim Rugova në shtypin gjermanofon “ përzgjedhur e përkthyer nga Enver Robelli botime këto të Kohës; Dan Fante,Janis Ricos, Kujtim M. Shala, Jean-Paul Sartre, August Strindberg, Elisabet Kaestli, Roland Gjoza, Veli Karahoda, Adem Gashi, Albanë Mehmetaj, Xhavit Beqiri, etj. të Buzukut, “Diferentia specifica” e Ibrahim Rugovës, botim i Fondacionit Ibrahim Rugova, “Shqiptarët dhe shqipja” e Qemal Muratit, botim i Institutit Albanologjik, romani i Rexhep Murtez Shalës “Anonim profan word , “Rrëfimet e maestros” i Agron Y. Gashit, “Porosia ime për shqiptarët”e Mark Krasniqit, “Nga grupi revolucionar te Fronti i Republikës” me autorë Mehmet H ajrizi dhe Gani Sylaj, një bashkëbotim i Institutit të Historisë dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, “Mashtrimi i Madh” i Bardhyl Mahmutajt, botime të ndryshme universitare si ato të Universum Press, etj.
Image
Mbështetja e MKRS-së me 9.500,00 euro mundësoi që Kosova të prezantohet dinjitetshëm gjë që nuk mund të thuhet për Shqipërinë, e lënë në mëshirë të fatit, me një stendë modeste, për tu vlerësuar megjithatë, e botuesve Onufri, Minerva dhe Botimpex.
Image
Gjatë këtij panairi u arrit edhe një rekord i ri botëror nga Patrick Sinner,i shtetit gjerman Hesse,me dymbëdhjetë vullnetarë të tij, duke ndërtuar një zinxhir dominojemë të gjatin deri më tani me më se 10.200 libra, të botimit aktual Rekordet Botërore Guinness.
Panairi i ardhshëm, i 68-të,”Frankfurti 2016″ do të mbahet nga 19-23 tetor 2016, ndërsa mysafire nderi do të jenë Holanda dhe Flandra .


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...