2015-11-01

Lideri i AKR-së dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli zbulon tempullin e rrallë shqiptar në Dubrovnik

Lideri i AKR-së dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, thotë se në Dubrovnik të Kroacisë ekziston një tempull shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Mbretin e Albanisë.
Pacolli këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, të shoqëruar me një fotografi të këtij tempulli.

dubrovnik-e1445979576234

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit:

Dua të ndaj me ju një foto nga dita e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë, të një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi dAlbanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria).

Në këtë Tempull kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se “Meshari i Buzukut”, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.

Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë.

I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë.
dubrovnik-e1445979576234

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...