Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e I.
ME 4 NANDOR 1990,
DON SIMON JUBANI
25 VJET PERPARA, KËTU NXORI “SHPATEN”...
Fillon riparimi i Kishës së djegun nder vorreza
(NANDOR 1990)
■RRËMAJI... SHKODER... JAVA E TË SHUEMËVE, 4 Nador 1990, ora 9.00 p. dr...
■Shoferi Mark Morana trokiti në deren e Don Simon Jubanit dhe i tha këto
fjalë: “Don Simon, Populli asht mbledhë nder vorreza dhe po të pret per
Meshë!..” Dhe, Don Simoni shkoi. Kjo ishte Mesha e Parë mbas “Revolucionit
Kultural të 1967”, në Kishëzen e vogel të Vorrezave të Rrëmajit, e cila u pat
djegë pak vite perpara nga sigurimi komunist...
■Don Simoni shkruen: “Spiunat e mbrendshem e të jashtem të paguem nga
sigurimi per të më poshtnue e per të ulë rrolin vendimtar që Shkodra ka luejtë
në të gjitha aspektet e jetës shoqnore këtu në Shqipninë tonë..., kanë shkrue
dhe perhapë fjalen mbrenda dhe jashta Atdheut, se unë paskam kenë i autorizuem
nga Ramiz Alia...” Asht e vertetë se ka qarkullue kjo shpifje, po koha vertetoi
se kush ishte Prifti Trim i Shkodres Don Simoni?
■Don Simon JUBANI asht le në Shkoder me 8 Mars 1927, në një familje
qytetare.
Ishte infermjer në sanatorium dhe merrej me futboll, ku spikati me
“Vllazninë”.
Në 1957 merr urdhnat e Meshtarisë nga Imz. Ernesto Çoba dhe emnohet në
Mirditë.
■Në 1963 arrestohet nga sigumi i shtetit komunist dhe dënohet me akuza
politike.
Ka vuejtë 26 vjetë burg në Burrel, si antikomunist dhe per kryefortësi, ka
kalue ditë dhe muej në një birucë që mbante edhe emnin e Tij, ma shumë se kater
vjetë pa shtroje dhe mbuloje, pa ushqim dhe cigare, vetem me bukë thatë dhe me
rracion ujit në tre vakte.
■Mbas ardhjes së Jozef Shtraus të Gjermanisë, me kerkesen e Tij per
“lirimin e të burgosunve politik...” edhe Don Simoni, asht lirue nga burgu i
Burrelit me 13 Prill 1989.
Asht rikthye në Shkoder, dhe ka fillue privatisht edukimin e Rinisë me
ndjesi fetare.
■Asht arrestue në Janarin 1990, kur Rinia Shkodrane organizoi Demostraten e
heshtun per heqjen e bustit Stalinit, asht torturue nga zv. ministri mbrendshem
Zylyftar Ramizi.
■Asht kenë nisiator per Lirinë e Fjalës dhe të Drejtat e Njeriut me
pikpamje Europjane.
Mbas Vepres Madhshtore të Meshës së Parë, me 4 dhe 11 Nandor 1990, Don
Simoni asht
i Pari Klerik Katolik Shqiptar, që asht thirrë në Vatikan me u takue me
Papen Gjon Pali II, vizitë e cila, asht pasue nga disa Personalitete botnore në
Belgjikë, dy herë nga vetë Administrata Amerikane, Parlamenti Rus, Franca
Gjermania, Italia, Spanja, Stambolli, Kajro, Izraeli dhe shumë institucine
jokristjane botnore.
■Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i ka akordue Don Simon Jubanit
diplomen “Honoris Causa” si protagonist i “një Epoke të Re në Shqipni”.
Shteti i Miçiganit e ka nderue Don Simonin me një “Special Tribute”.
■Don Simon Jubani ka shkrue: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë
supernjeriun, Enver Hoxhen, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror çka Kisha
e kishte fitue me lutje, zotësi, mund e djersë. Dhe si të gjithë tiranët që
skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u
shtyp si miza dhe perfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjithkëte,
salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..
Komunizmi na bani edhe ma të famshëm, se na shtoi numurin e Martirëve.”
***
■Me daten 6 Nandor 1990, Don Simoni u thirrë në Degen e Mbrendshme të
Shkodres nga kryetari Çapajev Taçi dhe shefi policisë Dilaver Papare, që e kercnuen
per mos me thanë me daten 11 Nandor, Meshen që kishte njoftue Popullin e
Shkodres me daten 4.
Don Simoni ishte pergjegjë: “Doni a nuk doni ju, unë Meshen me 11 do ta
them!”...
Vazhdon Pjesa II.
Melbourne, Nandor 2015.