2015-11-01

Si u formua ne Shkoder “Perpjekja Shqiptare”



Historia e levizjes antikomuniste ne Liceun e Shkodres e rrefyer nga nje prej ish-gjimnazisteve te saj. Si u krijuan grupimet e ndryshme dhe cfare aksionesh kryen

Deshmia e 73 vjecarit Ahmet Bushati: “Gjate viteve te para te pasluftes ne gjimnazin e qytetin tone u krijuan disa grupe antikomuniste si organizata “Perpjekja Shqiptare”, qe e kryesonte Bardhosh Dani, grupimi Social-demokrat me Mark Shllakun etj., te cilat kryen dhe aksione konkrete. Nga viti 1945 deri ne 1953 u arrestuan e u burgosen gjashtedhjete gjimnaziste, nga te cilet u ekzekutuan Bardhosh Dani, Brahim Derguti, Mark Caca dhe Asim Rusi”

Gjate viteve 1945-1953 ne Liceun e qytetit te Shkodres apo sic u quajt me vone gjimnazi i shtetit, u krijuan disa grupe antikomuniste te cilet e kryen veprimtarine e tyre si ne ambinetet e asaj shkolle ashtu dhe jashte saje. Kjo levizje antikomuniste e cila ne vitet e para te pasluftes hodhi baza te forta ne ate gjimnaz jo vetem qe nuk ka pasur nje udheheqje te vetme, por grupet e ndryshme qe u krijuan here pas here aty nuk kane pasur fare lidhje me njeri-tjetrin E vetmja gje qe i ka bashkuar te gjitha ata, ka qene urrejtja ndaj komunizmit”, Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 73 vjecari Ahmet Bushati, ish-Kryetari i Keshillit Bashkiak te Shkodres ne vitet 1992-1996 dhe ish-nxenesi i atij gjimnazi i cili ne vitet e para te pasluftes u kthye ne nje bastion te Levizjes Antikomuniste.

Vete Bushati i cili gjate kohes qe studjonte ne bankat e atij gjimnazi, ka marre pjese ne ate levizje dhe ka qene nje nga organizatoret kryesore te rinise nacionaliste te asaj shkolle, pranon te rrefeje nje pjese te vogel nga historia e saj, duke sjelle ne kohe disa nga ngjarjet e asaj periudhe te cilat i ruan ende te fresketa ne kujtesen e tij.

“Perpjekja Shqiptare”

Levizja antikomuniste ne Liceun e Shkodres e cila e ka zanafillen qe nga periudha e Luftes, vazhdoi edhe me pas nga viti 1945 e deri ne 1953 kur u arrestuan dhe pjestaret e grupit te fundit antikomunst me nxenesit qe kishin dale nga ajo shkolle. Lidhur me kete levizje e cila rifilloi ne gjimnazin e atij qytetit (pak kohe pas mbarimit te Luftes) me krijimin e organizates “Perpjekja Shqiptare” qe kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli, Bushati kujton: “Ne tetorin e vitit 1947 ne shtepine e Nihat Bakallit ne qytetin e Shkodres u formua nje organizate antikomuniste e quajtur “Perpjekja Shqiptare”, cila kryesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli. Per formimin e asaj organizate une u njoftova nga Bardhosh Dani i cili pasi me takoi me tha: Ahmet, na jena te rinj e pa ekseriencen e duhur, e kena nevoje me na drejtue dikush. Mua me ka shkue mendja te ti”. Pas fjaleve te Bardhosh Danit une hezitova qe t’i pergjigjesha menjehere dhe per te fituar kohe nisa ta pyes per veprimtarine qe kryenin ata. Pasi ai me foli gjere e gjate rreth veprimtarise se tyre, me tregoi dhe per nje vendim qe ata kishin marre ato dite, i cili kishte te bente me shkruajtjen e disa parrullave kunder pushtetit ne muret e gjimnazit. Une ia kundershtova ate aksion, sepse ata do te zbuloheshin nga Sigurimi i Shtetit, i cili kishte njerzit e tij ne gjimnaz dhe si rezultat i kesaj do te deshtonte i gjithe misioni qe ata i kishin vene vetes. Mbas keshillave te mija Bardhoshi u bind dhe me premtoi se se paku perkohesisht nuk do e kryente ate aksion. Pas kesaj bisede me Bardhoshin, une pranova te bashkepunoja me te dhe grupin e tij, por i vura disa kushte. Se pari une nuk pranova te isha ne rolin e Kryetarit te Grupit dhe i kerkova qe asnjeri nga antaret e grupit te tij, te mos e mesonte asnjehere lidhjen qe kisha une me te. Pas ketij kompromisi, une u bera nje nga kordinatoret kryesore qe mbaja lidhjet ne mes nxenesve te gjimnazit dhe kryetarit te atij grupimi qe ishte Bardhosh Dani. Per ta shtrire aktivitetin e asaj organizate edhe ne qytete te tjera, une bisedova me Xhevat Qukun, te cilit i rekomandova Ramazan Kthupin nga Durresi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjehere), qe ta zgjeronte grupin ne ate qytet, por lidhjet e mija me Bardhosh Danin nuk ia tregova. Mbas pak ditesh nga takimi qe pata me Bardhoshin, ne muret e gjimnazit te Shkodres u gjeten te shkruara me boje te zeze parullat “Poshte Komunizmi”, “Jashte rrebelet” etj. Pas kesaj une mora takim menjehere me Bardhoshin dhe i thashe se pse e kishin bere ate gje, por ai mu justifikua, duke me thene se nuk kishte pasur mundesi qe t’i ndalonte dot shoket per ate veprim, ngaqe ata ishin pergatitur shpirterisht per ate gje. Pasi nuk kishin kaluar as kater-pese dite nga ajo dite, ndodhi ajo qe une e kisha paralajmeruar Bardhoshin: u arrestuan dy shoket e mi, Remzi dhe Xhevat Quku e bashke me ta dhe Osja, vellai i vogel i Xhevatit,” kujton Ahmet Bushati ate periudhe kur u formua organizata antikomuniste me emrin “Perpjekja Shqiptare”.

Veprimtaria e Organizates

Po cili ishte aktiviteti qe organizata antikomuniste “Perpjekja Shqiptare” zhvilloi me pas dhe kush ishin personat qe moren pjese ne aksionet qe kreu ajo? Lidhur me kete Ahmet Bushati kujton: “Veprimtaria e organizates antikomuniste “Perpjekja Shqiptare” e cila u krijua nen drejtimin e Bardhosh Danit u zhvillua e shumeanshme dhe mjaft e dendur e aksioni i pare qe kryen antaret e saj, ishte ai shkruajtjes se parrullave antikomuniste ne muret e gjimnazit. Boja me te cilen u shkruan ato parrulla, u pergatit nga Mysret Muka ne dyqanin e Visho Barbullushit. Pas ketij aksioni, Sigurimi i Shtetit ra ne gjurmet e asaj organizate nepermjet njerezve te tij dhe si rezultat i kesaj u arrestuan nje pjese e antareve te atij grupimi antikomunist qe perbehej kryesisht nga maturantet. Pas ketyre arrestimeve situata ne gjimnazin tone u acarua aq shume nga survejimet e Sigurimit, saqe organizatoret kryesore qe e drejtonin ate, u detyruan qe veprimtarine e tyre antikomuniste ta zgjeronin dhe ta zhvillonin jashte mureve te asaj shkolle. Keshtu ne janarin e vitit 1948 me ndermjetesine e Viktor Lukes, kjo organiztae u lidh ngushte me grupin social-demokrat qe kishte si kryetar te saj Mark Shllakun. Ate kohe duke e pare situaten teper te acaruar nga ndjekjet dhe survejimet e Sigurimit te Shtetit, Bardhosh Dani me dy shoket e tij Brahim Dergutin e Mark Cacen vendosen qe te kalonin kufirin dhe te arratiseshin nga Shqiperia. Keshtu ne janarin e vitit 1948 teksa ata ishin duke kaaluar kufirin, u rrethuan nga forcat e ndjekjes dhe mbeten te vrare te tre. Kjo vrasje e demtoi rende organizaten “Perpjekja Shqiptare” e cila ne ate kohe u detyrua te riorganizohej per te zgjedhur njerzit qe do te merrnin drejtimin e saj dhe mbledhjet per kete gje u zhvilluan here pas here ne shtepite e Alfons Radovanit dhe Viktor Lukes. Mbas riorganizimit qe beri ajo organizate, filluan te behen dhe aksionet e para te cilat konsistuan ne shtypjen dhe shperndarjen e trakteve te ndryshme ne te cilat propagandohej kunder regjimit komunist qe ishte vendosur ne Shqiperi. Trakti i pare qe shtypi dhe shperndau kjo organizate, ishte ai me rastin e 28 nentorit 1948, trakti i dyte u shtyp nje vit me vone ne 28 nentorin e 1949-es dhe i treti u shtyp ne shtate prill te vitit 1950. Ne traktin e trete qe u shtyp nga ajo organizate, ne mes te tjerash thuhej: ” 29 nentori i vitit 1944 i cili festohet nga komunistet si dita e clirimit te Shqiperise, nuk ka ndonje ndryshim te madh nga dita e shtate prillit te vitit 1939 kur Shqiperia u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste”. Ne ate kohe keto trakte u shtypen me makinen e shkrimit te Mergim Danit, por me qe makina e tij nuk mund t’i perballonte dot ne te gjitha rastet qe kishte nevoje ajo organizate, u mendua dhe per nje makine shkrimi tjeter dhe per gjetjen dhe sigurimin e saj u caktuan Zef Vila dhe Agostin Dema. Keta te dy arriten ta gjejne makinen e shkrimit duke e marre ate fshehtas ne Drejtorine e Muzeut te Shkodres dhe me pas e nisen menjehere per ne Mirdite tek Gjon Marka Ndoj. Keto trakte qe vazhdimisht konceptoheshin nga Et’hem Bakalli, shperndaheshin me pas per ne Shkoder, Kelmend, Mirdite e Tirane dhe nje nga personat qe e kryente ate pune, ishte Ndoc Ljarja, i cili ne ate kohe ishte nxenes ne Teknikumin “7 Nentori” ne Tirane. Organizata “Perpjekja Shqiptare” ne ate kohe mundi qe te shperndante ne malesite e Shkodres elegjine kushtuar Prek Calit te cilin e kishte sjelle prej fshatit Vukel, Zihni Baja qe ishte mesues atje. Mbas disa kohesh nga dita e krijimit te asaj organizate, u arrestova dhe une dhe perfundova ne hetuesine e Shkodres. Gjate kohes qe isha ne burg mesova se Bardhosh Dani e kishte nderprere per disa kohe mbledhjen e grupit dhe veprimtarine e tij, por kjo nuk kishte zgjatur shume sepse ai e rifilloi perseri ate duke u thene antareve te grupit: “Perderi sa ne nuk po pesojme gja, tregon se Ahmet Bushati po reziston ne hetuesi, e na duhet te vazhdojme punen qe kena nise”, kujton Ahmeti ate kohe kur Bardhosh Dani e rifilloi perseri aktivitetin e tij antikomunist me organizaten “Perpjekja Shqiptare”.

Anetaret e organizates

Po kush ishin personat qe moren pjese ne organizaten antikomuniste “Perpjekja Shqiptare” dhe cili qe fati i tyre? Lidhur me kete Ahmet Bushati deshmon: “Studentet qe u grupuan ne ate organizate si ne kohen qe drejtohej nga Bardhosh Dani ashtu dhe pas vrasjes se tij, ishin: Ismail Baruti, Gjon Mark Ndoj. Viktor Luka, Et’hem Bakalli, Nihat Bakalli, Mergim Dani, Rrok Jubani, Xhevat Gjyrezi, Nexhip Osmani, Bardh Shiroka, Njazi Uruci, Injac Kujxhia, Ferit Myftia, Pjerin Vata, te cilet u arrestuan te gjithe ne periudha te ndryshme kohe dhe u denuan me burg. Kurse pjestaret e asaj organizate qe ne ate kohe munden te arratiseshin ishin: Zef Hila, Ali Llukaci dhe Lec Vasia. Po keshtu pjestare te asaj organizate qe u arrestuan me pas ishin dhe Ramadan Lumani dhe Rrik Prendushi, kurse Karlet Luka u internua familjarisht. Nga pjestaret e organizates qe munden te shpetonin pa u arrestuar ne ate kohe ishin: Agustin Dema, Sheuki Anamali, Sheuki Mati, Gjovalin Ujka, Rrik Kraja, Ramadan Sokoli, Shefik Jubica, Beqir Sukniqi dhe Hilmi Hoxha. Po keshtu u perjashtuan nga shkolla antaret e asaj organizate si Terezina Baba. (nje nga vajzat me te shquara te “Perpjekja Shqiptare”) Emil Prenushi, Suzana Kraja, Gjovalin Koci, Kolec Simoni, Rrik Kraja, ciljeta Simoni, Gjystina Kapedani, Alfred Marashi, Gjyljana Misloci, Madalena Misloci, Lali Glasovi, Albina Marashi (vajza e Llesh Marashit) Anica Maloku, Terezina Dajci, Gjina Dajci, Rexhina Kola e Marjeta Kici. Gjate asaj kohe pervec veprimtarise qe kryenin keta pjestare te organizates “Perpjekja Shqiptare”, ne gjimnazin e shtetit kishte dhe disa konviktore te cilet ishin te lidhur ngushte me Partine Komuniste dhe e kryenin me devocion punen e saj si P. F.,K.O., A.U. etj”, kujton Ahmet Bushati antaret e organizates antikomuniste te gjimnazit te Shkodres.

Grupet e tjera dhe profesoret

Po si vazhdoi me tej levizja antikomuniste ne gjimnazin e Shkodres dhe a u krijuan grupe te tjera pas arrestimit te antareve te grupimit “Perpjekja Shqiptare” ?Lidhur me kete Ahmet Bushati deshmon: “Edhe pas arrestimit te nje pjese te madhe te atyre nxenesve qe benin pjese ne organizaten antikomuniste “Perpjekja Shqiptare”, levizja antikomuniste ne gjimnazin tone nuk e pushoi aktivitetin e saj. Ne ate kohe krahas asaj organizate ne qytetin e Shkodres vepronte dhe grupimi Social-demokrat qe e udhehiqte Mark Shllaku i cili me pas u arrestua dhe u denua me vdekje. Po ne ate grup ne ate kohe bente pjese dhe Kolec Pikolini i cili ishte i lidhur me te arratisurit qe ndodheshin ne malet e Mirdites. Koleci u kap dhe pasi u denua me vdekje, denimi iu kthye ne burg te perjetshem. Me pas ai u arratis nga burgu dhe nga Shqiperia e perfundoi ne SHBA. Po keshti si pjestar i grupimit social-demokrat ishte dhe Martin Shyti i cili ndonese mundi qe te arratiset nga hetuesia, nuk e fitoi dot lirine sepse u vra nga kufitaret ne zonen e Oblikes teksa ishte duke tentuar te arratisej jashte vendit. Nje nga pjestaret e tjere te ketij grupimi ka qene dhe Martin Camaj i cili pasi u arratis nga Shqiperia per ne Jugosllavi, u vendos ne Gjermani ku dhe fitoi fame te madhe si shkrimtar. Nga pjestaret e tjere te ketij grupimi ka qene dhe Isa Beqiri i cili u arrestua dhe vuajti ne burg. Pas grupimit social-demokrat u krijua dhe nje grup tjeter antikomunist i cili nuk u zbulua dot nga organet e Sigurimit te Shtetit dhe antaret e tij ne ate kohe nuk u arrestuan. Ne perberjen e ketyre grupeve ishin Pjeter Filipi (Arbnori) Adnan Muka, Gjovalin Preka e Bep Jubani. Pas ketyre grupi i fundit qe do te zbulohej ishte ai i vitit 1953 me Ali Spahise dhe Llesh Topallin. Ky grup qe perbehej nga ish-gjimnaziste te Shkodres, shenoi dhe fundin e grupeve anrikomuniste te gjimnazit te Shkodreste cilet luftuan per tete vjet me rradhe pa e nderprere aktivitetin e tyre per te bere te mundur rrezimin e komunizmit ne Shqiperi. Nga gjithe vepritarria tetevjecare e ketyre grupeve antikomuniste qe dolen nga rradhet e gjimnazisteve shkodrane, u arrestuan dhe perfunduan burgjeve te regjimit komunist mbi gjashtedhjete nxenes dhe kater te tjere si Bardhosh Dani, Brahim Derguti, Mark Caca dhe Asim Rusi dhane jeten. Po keshtu gjate gjithe veprmtarise antikomuniste tetevjecare qe kryen studentet e gjimnazit tone, nje ndihme te madhe patem edhe nga profesoret tane te nderuar si Preng Kacinari Qemal Dracini, Prof Fundo, Kol Alimhilli, Gasper Jakova, Hydajet Ceka, Kole, e Ndoc Kamsi, Filip e Gjina Ndoci, Menduh Agolli, Abdyl e Eqerem Rusi, Adem Bazhdari, Zyhdi Sokoli, Tomor Dani (Sekretar i shkolles) etj.”, perfundon rrefimin e tij mbi levizjen antikomuiniste te gjimnazit te Shkodres, Ahmet Bushati, nje nga ish-nxenesit e asaj shkolle te fameshme qe sic thone shkodranet” I ka lene emen te mire vetit” Po cila eshte e kaluara e Ahmet Bushatit dhe e familjes se tij fisnike teper te njohur ne qytetin e Shkodres? Cili eshte aktiviteti i tij antikomunist dhe si i kaloi ia shtate vitet e burgut nen tortura pa iu nenshtruar askujt? Lidhur me keto Ahmeti nuk pranon te rrefeje per “Gazeten” duke u shprehur se per ate ka shkruar gjate ne librin e tij te botuar kohet e fundit te cilin e ka titulluar “Ne gjurmet e nje ditari”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...